Ekziston një lidhje mes MEK, Berishës dhe sulmit hacker kundër Shqipërisë? Ja disa fakte

22 Qershor 2023, 19:40Blog TEMA

Ekziston një lidhje mes MEK, Berishës dhe sulmit hacker kundër

Nga Carlo Bollino

Kontrolli i ushtruar nga ana e policisë në kampin e muxhahedinëve iranianë me urdhër të SPAK, nxorri në dritë një lidhje të dyshuar mes këtij grupi misterioz refugjatësh politikë dhe bandës së Sali Berishës. Të parët që u hodhën në mbrojtje të muxhahedinëve (dhe kundër policisë) në fakt janë pikërisht Berisha dhe mediat e tij, të imituar sot dhe nga Ilir Meta. Idea që opozita duhet të kritikojë edhe hetimet e prokurorisë vetëm se bën opozitë, është një vizion anti-Kombëtar dhe anti-Shtet. Dyshimi në të vërtetë është se Berisha i mbron muxhahedinët iranianë edhe për ndonjë arsye tjetër.

Verën e vitit të shkuar Shqipëria u vu në qendër të një sulmi shumë të fuqishëm të hackerave, zyrtarish i atribuuar qeverisë së Teheranit që po sulmonte institucionet shqiptare si formë raprezalje për faktin se Tirana strehon në kampin e Manzës gati 2000 disidentë iranianë të MEK, një organizatë marksiste, armike e betuar e atij regjimi teokratik. Grupi që mori përsipër sulmin hacker kundër Shqipërisë nuk bëri asgjë për të fshehur qëllimin e vet politik kundër MEK dhe kundër Shqipërisë, deri në pikën që Tirana iu përgjigj agresionit kibernetik duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin. Pra, ato sulme kishin një firmë të deklaruar.

Shumë nga dokumentet që u hackeruan nga bandat e qeverisë iraniane u publikuan në disa faqe facebook dhe telegram të quajtura “Homeland Justice”. Çudia që e kishim vënë re që nga ditët e para të sulmit, ishte se ato faqe, para se të publikonin dokumentat e hackeruara, ishin krijuar për të publikuar lajme dhe video të protestave në shesh të organizuara në ato javë nga Sali Berisha kundër qeverisë së Edi Ramës. Në ato artikuj nuk kishte asnjë referim për MEK dhe as për disidentët iranianë, por vetëm sulme ndaj qeverisë shqiptare dhe lavdërime për protestat e opozitës.

Nga hetimet e SPAK, sot u zbulua se në prill të 2022, pra tre muaj para sulmit të sistemeve shqiptare të ndodhur me 15 korrik 2022, hackerat nga Manza kishin sulmuar bashkinë e Teheranit duke hackeruar mbi 5000 telekamera të vendosura për kontrollin rrugor. Një operacion shumë i ngjashëm me atë të bërë disa muaj më pas kundër kamerave të policisë shqiptare. Gjithnjë sipas hetimeve të SPAK në maj të 2023 u hackeruan shumë faqe ëeb të lidhura me ministrinë e jashtme iraniane duke vjedhur me mijëra dokumente me një volum total prej 50 terabite. Një sasi e jashtëzakonshme, shumë e ngjashme me atë “të vjedhur” nga sistemet digjitale shqiptare që më pas përfunduan në socialmedia të administruara nga “Homeland justice”. Edhe teknika e shpërndarjes online së materialit të hackeruar nga iranianët dhe anti-iranianët është shumë e ngjashme.

Dyshimi, që në këtë pikë duhet të verifikohet nga SPAK, është nëse ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes sulmeve të bëra në Manzë kundër sistemeve digjitale Iraniane dhe atyre të bëra kundër sistemit digjital shqiptar. Pra është e mundur që sulmet kundër institucioneve shqiptare të kenë nisur pikërisht nga kampi i Manzës për t’ja kaluar përgjegjësinë qeverisë së Teheranit? Në luftë quhet “false flag”, dhe është një teknikë shumë e njohur që synon që përgjegjësia e një sulmi të bie ndaj armikut, kur në të vërtetë është bërë nga një forcë aleate. Pra  MEK mund të ketë sulmuar Shqipërinë “mike” për të bërë që të akuzohej republika islamike, me të cilën në të vërtetë Tirana i prishi marrëdhëniet diplomatike.

Hackerat e Manzës që mundën të futen në sistemet informatike iraniane të superblinduara, të predispozuar për t’u mbrojtur nga sulme të CIA-s, kishin me siguri aftësitë teknike për të depërtuar në sistemet dixhitale shqiptare, akoma më tepër sepse duke punuar në territor do të mundnin të përfitonin dhe nga bashkëpunëtorë apo të infiltruar lokalë, plus dhe njohjen e mirë të gjiuhës shqipe, e domosdoshme për të seleksionuar materialin për të hackeruar në faqet ëeb të institucioneve shqiptare.

Pyetja tjetër që duhet bërë në këtë pikë, është se a ekziston një lidhje mes këtyre veprimeve terroristike kundër Shtetit shqiptar dhe personave të lidhura me Sali Berishën, që prej kohësh tashmë (dhe sidomos në ato muaj të fushatës anti-amerikane) është në kërkim të çdo rruge për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Bllokimi i aparatit digjital të Shtetit, siç ndodhi me sulmin terrorist digjital të verës 2022, mund të ishte një nga rrugët e mundshme.

Kur forcat speciale me urdhër të SPAK-ut u futën në qendrën e Manzës, dronët filmuan disa muxhahedinë duke djegur dokumenta. Cila ishte emergjenca e djegies së atyre dokumentave? Ishin kopje të pakuptueshme dokumentashnë gjuhën farsi të hackeruara në Iran apo material në gjuhën shqipe me dokumenta të hackeruara në Tiranë?

Për momentin janë vetëm pyetje të cilave urojmë që SPAK të mund t’i japë një përgjigje të qartë dhe pa ekuivoke. Përgjigje që do të duhet të sqarojnë edhe dy mistere të tjera të vogla: Përse prej dy ditësh Sali Berisha është kaq i shqetësuar për hetimet që po bëhen në Manzë? Dhe si shpjegohet që mes shumë avokatëve që gjenden në Shqipëri, si mbrojtës i muxhahedinëve, është emëruar pikërisht avokati personal i familjes Berisha?

32 Komente

  1. T
    Taulant

    dyshime llogjike dhe te argumentuara. Edhe une e kam pas ndjesine se muxhahedinet me pd-ne e saliut kane pasur dore ne sulmin kibernetik ndaj shqiperise.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hetuesi Fiskal

      Shoku Merobazetar! Pse çensuron si skuth? Ti sikur nuk pjerdh per njeri?

      Përgjigjjuni
    2. J
      Juli

      Shume e sakte: MEK jashte nga Shqiperia, ne burg te Recit Sali Rusia!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Bollino 1 euro....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Avniu

          Respekte Bolino! Te pakten dyshimet jane ne nje llogjike dhe hetimi do i vertetoje si te verteta. Po qe te dalesh e te mbrosh keta terroriste sic ben krimineli Sali qeni, nuk eshte asgje tjeter vecse lufte kunder shtetit shqiptar me te gjitha menyrat. Serbi i neveritur nuk ka rruge kthimi se e di cfare e pret.

          Përgjigjjuni
        2. T
          T

          Kjo sdo mend dhe lopa e kupton qe eshte sala mbrapa .zeni shkon te xhamia e atyre dhe falet .ca fkte doni ju .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ani

            Berisha ka hedhur ne ere digen ne Ukraine...Berisha I mban bamjet 600 leke, fikun 1500 leke te reja ....dhe Bollo do mari nje kapanon tjeter 1 euro si Ismeti Ceren dhe nje bunker tjeter....

            Përgjigjjuni
            1. k
              komentues

              dhe nendetesja qe po shkonte tek Titanic u sabotua nga Berisha.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                Po George Soros ku e le? Eshte ai qe lufton saliun sepse ky i fundit bashke me putinin duan fundin e botes. Por saliu do fitoj gjyqin ne Paris ndaj Biden dhe do ti hiqet njolla nga biografia. Me nje fjale do te ngordh i paster, i pa perlyer

                Përgjigjjuni
              2. H
                H

                Arrestojeni bla bla bla Pollino palino

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jugu

                  Forcat policore u futen me urdher te Amerikes dhe jo Spakut dhe kapakut. Ti o Bole-ino merr ato tokat me 1 euro metri katror qe te jep Rama dhe luaji fene, beje te zezen te bardhe per kete qeveri qe vetem per popullin nuk ka punuar nje dite. Per kete qeveri qe me shume do Vucicin se Kosoven. Per kete qeveri qe po e ben rinine te iki nga syte kembet. Per kete qeveri qe ju merr votat pensionisteve dhe me mbrapa ju jep Ramen/te gjatin, dhe jo tju rris pensionin. Pasurohuni sa te mundni se e keni bere monopol tenderat, koncensionet, reklamat, lekun, ndertimet, etc. Ai nuk eshte me vend per te ndertuar jeten me ndershmeri o Kar-lo, prandaj vidh sic ke vjedhur dhe bej yes-man me Ramen dhe Viva il Re.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    AY

                    Ky maskarai qe na vjedh me 1 euro pronat tona, edhe MEKun ia le Berishes.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Abdylmutalip Dardani

                      Dje i benit heronj sot qenkan kriminela ,nuk ngeli funksionar amerikan pa u pershendetur me keta muxhahedin sot i hedhin ne det, vari carin pune amerikone ne bashkpunimim me sociopatet

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        TURIEMIGR

                        SI GJITHMON I SAKTE . DYSHIMIN PER BERISHEN I KAM PASUR DHE UNE NE KETE CESHTJE !

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Albi

                          E gjeti armikun ky qeni i slites se propagandes se Rilindjes.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gurabardhi

                            Respekt për ju z. Bollino! Ju guxoni të thoni dhe mbroni të vërtetën.

                            Përgjigjjuni
                            1. Tuti

                              Asnjë çudi nuk ka ktu çdo gjë e MUNDËSHME

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vini

                                Sali Berishen nuk e dua qe kur u shpall demokrat ne 1990 dhe ishte nje prej arsyeve qe ika nga vendi im. Po te lexoj nje deshtak qe shkruan pa prova... pffff pepino qe fryn mendjet e fshatareve te mnetrur shqiptar..

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Texas

                                  Shume sakti zoti Bolino !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Niku

                                    Qe saleh Berishovic do qe Shqiperise ti dale flaka fund e krye kjo eshte e vertetuar prej kohesh,, Por SPAK eshte ne krye te kesaj pune qe tja beje betejen e duhur,,

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Q
                                      Qytetari

                                      Karlo ke superfakte! Krimineli Berisha nuk permbahet me maskaralleqet kunder Shqiperise. Rrofsh qe ja thua troç gjith popullit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dino Kalenja

                                        Muxhahedinet dhe Sali Berisha vellezer siamez ! Jane cibane qe duhen shtrydhur ndryshe do qelbin te gjithe shoqerine shqiptare euro atlantike!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. q
                                          qyfyre rilindjote

                                          Sa here bie ne hall ky i ziu Pushtet, fap del e i fshi djerset ky Car Boja i shkret / Sa here bie ne siklet kjo Ram-qeveri , nxjerr koken Car Bolja e rrefen perralla me Sali / O Car Bolja matuf o kokerr budalla, ata te MEK vec Rames askush ne bote nuk i mba / Pra per sa ndodh ne Manze shko kerkoja Rames, e mos u perdridh nga Saliu kot ashtu anes e anes /

                                          Përgjigjjuni
                                          1. PER ATDHETARET PA ATDHE.

                                            Njejte eshte dhe fati i Kosoves.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Luani

                                              Apsolutishtë e vërtetë , ky kërma është fare hapur kunder Shqipërise po çdreqin bëjnë organet e drejtesise..!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Luli

                                                Bolino, te mungon argumenti.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shqiptari

                                                  Kjo esht e vertet , llumi berishes dhe ata qe e ndjekin nga pas nuk njofin atdhe jan njesoj si kta te mekut , nuk esht çudi qe nepermjet ktyre iranianve ne manx berisha ka ber nderhyrje ne rrjetin shtetror per te sjell gjullurdi dhe pasiguri per shtetin shqiptar , ky maloku esht antishqiptar cmirzi kriminel antishqiptar i terbuar , ky lloj llumi me turmen e injoranteve pa tru qe e ndjekin nga pas si zombi malokun , mbrojn antishqiptaret kushdoqofshin ata , kta jan llumi shqiptar qe nuk njofin atdhe , esht 100 per 100 e sigurt qe ka dor saliu me kta te mekut, hetimin ta marin ne dor Amerikanet , shteti shqiptar ta perzer llumin e iranit nga vendi sa me par .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Trotski

                                                    Respekte Z.Bollino ! Gjithmone i sakte dhe i drejte.Llumi Berishian po e qelb vendin .Kur do te marre FUND kjo Menxyre e ketij Lugati Antishqiptar??? Bjerini ketij edepsezi dhe bandes se Tij sa nuk eshte ende Vone.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      Franci

                                                      Plaseni brenda kete kryekriminel qe vec fatkeqesi i ka sjelle shqiptareve. Ka fat ky funderrine pasi ne krye te SPAK eshte Dumani.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Berti

                                                        Lexoni si shkruajne me te njejten gjuhe te gjithe halabaket antiamerikane te nongrades Sali Ram Sheqere Berisha .

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Mohamed

                                                          Ato jo cdo dite por edhe cdo minute jane rrezik per ne. E dyta,ate lyshin qe vajti me thes duke djegur dokumentat,ja ka tregu njeri korbit apo ce do thuaj,ai e di me mire se kushdo cfar bejne ato aty????????

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Dumani pa derman

                                                            Ore Duman, po dhe sa fakte te tjera do more djale qe Berisha bashkepunoi me MEK per te nderhyre ne sistemin e te dhenave te shqiptareve. USA , te lutem, lereni Dumanin te vazhdoje projektin e Krajes, jane njelloj, mos me keq, por kape per zverku kete kriminel te shqiptareve dhe plase ne Guantanamo. Te lutem. Keshtu jo vetem i ndihmon shqiptaret por i cliron perfundimisht nga ky monster.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje