Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën berishiste për "vjedhjen" e zgjedhjeve

30 Maj 2025, 18:33Blog TEMA

Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën berishiste për

Nga Blendi Kajsiu

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me shitblerjen e votës dhe me administratën publike. Sipas kësaj përralle nëse do ekzistonte një Shqipëri e lirë, pa ndikimin e krimit dhe blerjen e votës, që nuk zbrazet si pasojë e regjimit Rama, ajo nuk do votonte për Ramën dhe PS-në por për Berishën dhe PD-në.

Fatmirësisht për ne, dhe fatkeqësisht për berishistët, një Shqipëri e tillë ekziston dhe voton, ajo quhet Bashkia e Tiranës, zona urbane, njësitë administrative 1 – 11. Kjo copë Shqipëri nuk kontrollohet nga krimi i organizuar dhe nuk vuan nga shit-blerja e votës sepse aty jeton popullsia me nivelet më të larta arsimore dhe ekonomike. Ajo nuk është zbrazur nga qytetarët shqiptarë, ndryshe nga shumë zona të tjera periferike të vendit ku është e vështirë të ndash mospjesmarrjen në votime nga emigracioni.

Në këtë aspekt Bashkia e Tiranës, që nuk përfshin zona rurale (si Zall Herri, Petrela, Dajti, Farka, Kërraba, Vaqarri, Bërzhita, Kashari, Baldushku, apo Ndroqi) ku vota mund të blihet dhe shitet më lehtë, përbën një kampion ideal për të kuptuar tendencat elektorale të vendit jashtë ndikimit të manipulimit elektoral të pushtetit apo të krimit të organizuar. Edhe për faktin se monitorohet në mënyrën më intensive nga mediat dhe vëzhguesit elektoralë.

Por Tirana urbane është një kampion ideal edhe për të kuptuar tendencat elektorale në rang vendi, për tre arsye. Së pari, numri i votuesve në Tiranën urbanë është shumë i madh, bëhet fjalë për qindra mijëra votues në 11 njësi administrative, pra kemi të bëjmë me një kampion shumë të madh. Së dyti, Tirana urbane është përfaqësuese e popullsisë shqiptare në përgjithësi pasi aty jetojnë të ardhurit nga e gjithë Shqipëria, nga mesi, jugu dhe veriu. Së treti, Tirana nuk është një bastion elektoral, sic janë Shkodra apo Vlora, vota e saj ka ndryshuar herë majtas dhe herë djathtas. Në këtë aspekt Tirana është shumë më përfaqësuese e tendencës elektorale në rang vendi se çdo bashki tjetër.

Të gjitha arsyet e mësipërme janë të mjaftueshme për të arritur në dy konkluzione. Së pari, rezultati i zgjedhjeve në Tiranën urbane reflekton qartë vullnetin e elektoratit kryeqytetas. Së dyti, ky vullnet elektoral pasqyron edhe tendencën e vullnetit elektoral të pjesës tjetër të vendit.

Nuk është rastësi që në Shqipëri asnjë forcë apo koalicion politik nuk ka mundur të fitojë zgjedhjet pa fituar Tiranën. I vetmi përjashtim ka qenë Partia e Punës në zgjedhjet e vitit 1991, e cila humbi Tiranën por fitoi pjesën tjetër të Shqipërisë. Por edhe kjo fitore ishte e shkurtër sepse në zgjedhjet e vitit 1992 PP-ja e humbi edhe pjesën tjetër të vendit.

Le të shikojmë atëherë se si ka votuar Tirana Urbane, njësitë 1- 11, në zgjedhjet parlamentare të vititi 2025 dhe 2021. Tabela 1 më poshtë tregon votat që ka marrë PS-ja dhe PD-ja, bashkë me aletatë e saj, në vitin 2021 dhe 2025 në njësitë administrative 1-11 në Tiranë.

Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën berishiste për


Tabela 1 na tregon të njëjtën tendencë si në nivel kombëtar. Më shumë se me fitore të Edi Ramës dhe PS-së kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Sali Berishës dhe PD-së. Së pari, PD-ja nuk ka fituar në asnjë nga njëmbëdhjetë njësitë administrative të Tiranës Urbane. Para ndeshja ka dalë 11 me 0 për PS-në në Tiranë në nivel njësish administrative.

Në total PS-ja mori 126 320 vota ndërsa PD-ja vetëm 85 771. Pra vetëm në Tiranën Urbane, ku as vetë PD-ja nuk është ankuar për krim elektoral dhe blerje votash, PS-ja e vetme mori 40 549 vota më shumë se PD-ja dhe koalicioni i saj.

Por fitorja e PS-së nuk erdhi nga rritja elektorale e saj, përkundrazi në Tiranën Urbane PS-ja në zgjedhjet e viti 2025 mori 15 423 vota më pak se në vitin 2021. Pati rënie elektorale në të gjitha njësitë administrative. Ajo që e rriti fitoren e PS-së ishte rrakapjekthi elektoral i berishizmit që ra me 40 549 vota në raport me vitin 2021.

Nëse në vitin 2021 PD-ja fitoi dy njësi administrative në Tiranë, 8 dhe 11, në vitin 2025 nuk fitoi asnjë.

Është e rëndësishme të theksojmë se rëniet e mësipërme nuk mund të shpjegohen thjesht me faktorin e emigrimit sepse Tirana Urbane është një bashki që ndryshe nga pjesa tjetër e bashkive në vend nuk është reduktuar në popullësi, përkundrazi.

Ndaj rënia e votës për PS-në mund të interpretohet si rritje e pakënaqësisë ndaj qeverisjes Rama, ose si efekt i arrestimit të Erjon Veliajt dhe i dobësimit të makinës elektorale socialiste në Tiranë, ose si një kombinim i këtyre dy faktorëve.

Ndërkohë që rënia e thellë e votës për PD-në është një refuzim i qartë për Berishën dhe berishizmin nga një elektorat që voton me vullnet më të lirë se cdo elektorat tjetër në vend. Kemi të bëjmë me një rënie shumë më të thellë se ajo e PS-së. Nëse PS-ja ra me 11% në Tiranën urbane në vitin 2025 në raport me vitin 2021, PD-ja ra me 32%, pra gati tre herë më shumë. Ky është kyci i triumfit elektoral të Ramës në Tiranë.

Statistikat e mësipërme vërtetojnë tezën e stërthënë, se shqiptarët janë të lodhur me qeverisjen Rama por refuzojnë shumë më tepër opozitën Berisha. Është një fakt që koha gjithnjë e më tepër e vërteton sa më shumë berishizmi e anatemon si një tezë kriminale që artikulohet nga palaco-analistë apo idiotë të dobishëm të regjimit.

Natyrisht të thuash që Berisha i humbi zgjedhjet nuk do të thotë se Rama fitoi pa ndihmën apo ndikimin e krimit të organizuar. Ndërhyrja e këtij të fundit në Elbasan apo Durrës në favor të kandidatëve të Partisë Socialiste është gjithnjë e më evidente. Ashtu sikurse është gjithnjë e më i qartë penetrimi i pushtetit socialist nga krimi i organizuar edhe nëpërmjet modelit zhvillimor Dubai që ofron mundësi për larje masive të parave të pisëta.

Ama fitoren spektakolare Ramës nuk ia dhuroi krimi i organizuar, por Sali Berisha me rrudhjen spektakolare që i bëri PD-së dhe elektoratit të saj. Të paktën këtë na tregon Tirana Urbane. Nëse sistemi ynë politik vazhdon të mbetet bi-polar i njëjti Berishë do i dhurojë Ramës zgjedhjet e radhës në vitin 2027 dhe 2029. Ndoshta ky është misioni i tij.

11 Komente

  1. r
    robi

    Analize perfekte, bravo, le te cirret vicidoli 7 here ne dite ne konferenca qesharake qe ben per te qeshur dhe femijet me paranojen e tij . Nje humbes serial qe ka lajthitur ne grahmat e fundit te jetes politike dhe fizike.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qefalia

      Doli prape ky Blendi Kajsiu qe e ka fytyren si pidh lope... Tani ty ropi ky Kajsiu mund te duket si kokepidh!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Trapajane hesapi

      Mund ti biesh legenit si te duash. Por ne Durres pressioni ndaj votuesit, ndaj popullit votues ka qene zero, zero, zero. Si Jane caktuar kandidatit ne lista ate e dine Partite. Mbase mund te kete edhe "luften klanesh", SIC grini sallate ju anale-istet, jo Dako, jo troplini, jo karqini. Por nga sa kam njohje unenuk Kane rol percaktues. Difekti eshte ne rendesi e e jetes dhe rolit aktiv TE antarsise dhe perqendrimi I vemendjen te matematika e votave. Ne te dyja forcat POLITIKE ka djem dhe vajza qe do I jepnin me shume vlere figures se deputetit. Por perzgjedhja e Tyre perqendrahet jo ne vendimmarrje massive te antarsise. Kjo tregon per faktin qe fryma e demokracise se vertete mungo te vete partite. Kjo deformohet me keq nga element et negative Ne krye te partive. Mund te presesh nga Sali Berisha, Flamur NOKA? Asgje, vetem kultin e individit nga element me veprimtaria TE mirefillte kriminale. Dhe e keqja me e madh qe Nderkohe keta element edhe pas vdrkjes. Varri I Azem Hajdarit ne varrezat e deshmoreve te kombit. Statua ne mes te Durres it. A ka turp me te madh. Me siguri edhe Saliu do e varrosin ne krah te tij, se ka "merita" me, vec te tjera e, 4000 te vrare.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luarasi

        Analizë mjaft interesante dhe serioze,por(ka gjithmonë një por)kur përmend bandat e PS mos harro që. në listën e hapur të PDishte një kandidat,që desh la kokën nga shoqëria me bandat e vërteta në Durrës.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jari N

          Ty o Byrazer e ke në rregull analizën që ke bërë, unë them se në Tiranë si të futësh në lista të mbyllura njerëz si ; Fatmir Mediu, Klevis Balliu, Tedi Blushi, Flamur Mut Noka, Xhozefina Topalli Vjollca pa Brekë etj, është më mirë të ja dorzosh vetë zgjedhjet Ramës , kështu që deri sa të jetë në krye të PD - së, Sali Non Grada zgjedhjet i fiton 70 %, PS.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lana

            Analize statistikore krejt e paanshme! Nje tjeter drite mbi realitetin e rezultatit te zgjedhjeve????

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bero Maze

              Saliu e ka fiksim që në rini konceptin se ai nuk mundet dot nga askush.. Kjo i ka shërbyer shumë në rini,në profesion edhe në politikë njëfarë kohe. Sot politika është tjetër gjë,është të bësh diçka kundër rivalit tënd dhe ai jo vetëm të mos të kuptojë gjë por madje të të falenderojë. Praktikisht siç duhet të bëjnë demokratët me Ramën. Rama i hoqi gurin e themelit murit të vet,tregoi rrugën sesi ai vetë mundet... Largoni berishizmin dhe bujrum në pushtet u tha forcave rivale,duhet t'a falenderojnë. Nuk duan? Nuk ju ka faj askush. Nesër do të thonë shprehjen idiote që përdorën komunistët për të justifikuar krimet kur u shemb komunizmi..." E kishte fajin ideali" thanë. "E kishte fajin Saliu "do thonë! Ashtu është ,por italianët kanë një shprehje: " I lajmëruar është gjysëm i shpëtuar"! Ju lajmëroi Edi Rama. T'a falenderoni.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bari Falliu

                Analize objektive, e mbeshtetur ne statistika, qe jane fakte kokeforta. Prandaj dhe ta mbush mendjen. Megjithese nuk besoj qe Noka, Paloka, Vokshi, Balliu junior, Mziu e kamikazet e tjera te plakut Sali, ta kuptojne ate. Ata njohin si analize e argument vetem llomotitjet e xha Saliut. Ndonse as ai vete nuk i beson ato qe thote, por i thote se ashtu ia do puna.

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qimi

                  Ja ke fut pordhes kot or daku analist.856000 shuplakat socialiste I pordhen mu ne turinj vetë saliun dhe kelyshet mediatike te saliut dhe perrallat e tij me banda ,droge edhe masaker zgjedhore.Saliu edhe kokpordhat e tij mediatike nuk kane fituar asnje pale zgjedhje nga lokalet e korrik 1992 deri sot.Sa me shume genjejne kelyshet mediatike te saliut aq me shume vota merr PS dhe Edi.Ne 2029 duhet te merren mbi 95 mandate nga PS,Saliu 35,partite e vohla 10 deputete.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Asd

                    Bashkua e Tiranes qelibar? Ha ha ha.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Ethem Lalaj

                      Analizë PERFEKTE.Por,në PD nuk mbahen statistika,nuk bëhet analizë humbje,Nuk pranohet humbja që nga 1992..dhe DERRIT I THON DAJO.! -100 % e antarsisë së PD e dinë se FAIN E KA NON GRATA,por nuk guxojnë nga FRIKA,TMERRI TIJ.Ai ka eleminuar shokët e tij si dikur Enveri në diktaturën e Proletariatit. -Nëse në PD do zgjidhej KRYETAR-ROJA I SHQUP..,E.RAMA nuk do I merrte 83 mandate.Dhe Saliu e dinte se nuk fitonte.Ai kishte deklaruar disa herë se..Unë nuk kam nevojë më për PARA,IFIQE,KARIERË..unë dua të bie në Pushtet PD-në për të ndryshuar e shpëtuar Shqipërinë nga KRIMI,DROGA,KORRUPSIONI..sikur populli nuk e dinte kush ishte

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje