Nga Pëllumb Kulla
Eh, more Genc Pollo, kisha kohë që nuk ta kisha dëgjuar zërin!
Kishe mbetur po ai!E të them të drejtën më kishte marrë malli… Dhe të vura re: gjithmonë besnik, gjithmonë interesant, tejet kërkues, gjithmonë patriot me kërkesa të larta estetike!
Ja!... U kishe rënë në qafë atyre dy çeçenëve që morën medaljet olimpike nën flamurin shqiptar, pa ditur ata fakirët asnjërin nga vargjet e Naim Frashërit!...
Më ke vënë gjishtin në një nga brengat e mia…
Eh, si është bërë bota, more Genc i dashur. Kokolepsur e ngatërruar që mos e pyet! Prishur kufijtë dhe hapur portat e botës! Dhe sot ke në Shqipëri çeçenë, neozelandezë, taxhikë… Ama, ke edhe shqiptarët e tu, që bëjnë goxha biznese atje tej, në Zanzibar!...
M’u kujtua i ndjeri Devole kur rrëfente për nipërit e tij të veckël dhe qahej se nipi japonez i pat hedhur duart në fyt nipit tjetër të Koços, atij norvegjezit!...
Duke lexuar pakënaqësinë tënde për çeçenët që kishin ngritur flamurin a e Shqipërisë në Olimpiadë, m’u kujtua dhe ajo ndeshja e futbollit para 4 ditësh, po në Paris, kur skuadra franceze kishte nxjerrë në fushë njëmbëdhjetë lojtarë që të gjithë me ngjyrë! Asnjë të bardhë! Me siguri ishin shtetas francezë, por të ardhur nga Afrika! Leri pastaj amerikanët, që me kohë e kanë bërë sportin ujem. Morën medaljet saç morën të gjithë vendet e tjera, por i morën me sportistë me rrënjë të huaja, irlandezë, rusë, polakë, italianë, japonezë edhe kinezë. Se në fakt në Shtetet e Bashkuara thuajse amerikanë të vërtetë nuk gjen!
Edhe ty, sikurse mua, të erdhi mirë që dy çeçenët me ato dy medaljet e bronxit bënë të valvitej flamuri shqiptar, por ty të kishte ardhur mbase edhe një urdhër nga ai ballkoni, që ta ktheje e të bëheshe helm e pikë, ngaqë të dy ata nuk dijnë vargje as nga Fishta as nga Naimi! Në fakt, siç të kuptova unë që të njoh thellë, ti e kishe me Ramën, jo me mundësat, por gjej sebepe të tjera t’i biesh Ramës. E Ramës mund t’i gjesh sebepe plot. Dhe të jemi të hapur, as Rama dhe as ata që ngrohën para tij kolltukun e kreut të vendit, nuk se nuk i ze gjumi për sportin e për artet!
Sportistët nga Çeçenia pa ato vargje dhe morën bronxe! Të dinin të gjorët mundësa vjershat e Naimit, për nder, ata mund të kishin përlarë edhe medaljet e arit!
Por edhe të arta të ishin, prapë Ramës e Veliajt nuk do t’ua kishim për borxh vetëm se ngjeshën nga një vulë në ca kërkesa azili! (Bile ca thonë se njëri nga ata mundësat, po e humbte ndeshjen e tij, por në pushim mes raundeve, traineri i dha lajmin që në Tiranë i qe miratuar azili. I qe miratuar bash në fund të raundit të dytë! Dhe ai u ngrit vërtik, u kthye në tapet i shndërruar në tigër! Dhe fitoi!)
Sa kohë të gjendesh me sytë përpjetë nga ballkonet dhe penxheret, ti dhe shokët e tu, o i miri Genc, do vazhdoni të mallkoni edhe diellin që ngroh atë vend. Sa të jetë ky Ramë në pushtet, do të mos iu gëzojë as një lule që mbin në Shqipëri.
Bre bre, nuk ditkan sportistë të lindur kushediseku, vargjet e Naim Frashërit! Po ata të lindurit këtu, je i sigurtë se i dijnë?
Edhe unë u bije kot në qafë gjithë sportistëve… Merrua celularët deputetëve në sallën e kuvendit dhe u kërko, po nuk dorëzuan dy vargje nga Naimi do përjashtohen nga parlamenti!
Nga njëqindedyzet zor të të mbeten aty jo më shumë se njëzetepesë vetë!
Hë!... Kujt u nevojiten më shumë vargjet e Naimit për të merituar medalje!
I madhi Kulla.. mos vdekshë kurrë..!!
Cecenet jan shqiptar myslyman ,,
Zoti Kulla. Po pse e harxhon kot kohën dhe fjalën me gjakprishur që nuk u qesh buza kurrë. Dhe Ju i nderuar e dini se përse nuk buzëqeshin kurrë ca mender burra. Edhe nëse u duket se buzëqeshin ndonjëherë, buzëqeshja e tyre është një ngërdheshje pa shije dhe shumë bajate. Si përherë, lapsi yt ka lezet. Faleminderit.
Neandertalët çeçenë të Saliut nuk njohin as Naim e as Ismail,por vetëm legjendën maj ballkonit
Isha ne dyshim per pozicionin tim ne lidhje me "Bronzistat" Shqiptar te olimpiades por artikulli i Juaj me kthjelloi. Faleminderit
No comment! Pergjigje e sakte!
Pse do i pranojne ne fakultetin Gjuhe letersi
Gjithmone i madh!
Mos u merr me Genc Kuqin, kuqi me i mire qe njeh historia njerezore ka qi baben e vet ne bythe.
Kur ishte pollua minister arsimi I Saliut na I hapi udhe Kristal vitrinave qe dipllomuan shume gomere .Pastaj na ekuivalentoi arsimin me korrespondence me arsimin normal dhe krejt administrata na u mbush me ushtaret e saliut .Keta analfabete funksionale te pollo saliut sot jane ne çdo cep te administrates.
Faleminderit z. Kulla. Sarkazma bën nganjëherë punë më të mëdha se pushka. Personalisht e konsideroj qenien e Ramës kryeministër si diçka të padenjë dhe, madje, edhe të dëmshme, por kjo tufa e nënballkonësve mbetet krejt e padëshirueshme, krejt qesharake dhe fare e padenjë. Kjo tufë, së bashku me bariun e tyre mbi ballkon, meritojnë vetëm përçmim dhe neveri.
Bravo Profesor
Te lumte dora o Pellumb! Edhe… mos harro. Mot hidhu ketej nga atdheun se na duan keta palloshet per ti votuar. Free Berisha!
Ekselent si gjithmone zoti kulla,bravo,pollot e te tjere pasi zhvaten kete vend tani mundohen meqe ju eshte hequr kjo mundesi te hedhin helmin, kudo kuptohet me urdher.
Po mire i thua , po kujt ja thua more zoti Pellumb . Veshet dhe mendja e Pollos me shoke , degjojne veten ato qe thote Saliu . Pollo me shoke jane bere si jeniçeret e sulltanit dhe eshte e kote qe te merresh me 'ta . Pa ikur sulltan Saliu nga kjo bote , zor se flasin ndryshe nga ai Genci. , Titani e disa budallenj me te rinj se keta ne politike .
Brilliant ky model modern shqiptar Kur njeriu mbetet NJERI Pellumbi eshte rrit ne syte tane me pune e dituri Flm
Ka patur te drejte Beleri, skiptaret nga malet e Kaukazit…
O zot kush ka drejtuar ketu per 30 vjet. Po gjithe jeten te pa fat ne... lexojme Pollon akoma. Pellumb ngelesh vlere gjithmon.
Mos vdeksh kurre o P Kulla
Po ai vulëhumburi nuk i di vetë dy vargje…. Po ata shqiptarë që i bëri grekë në 2011, i thanë që kërcenin Zorbën apo recitonin Homerin? Njerëz të pështirë, pa shtyllë kurrizore.
Sigurisht që Pollo nuk e ka me ata por me këta!
ABAZ ALIU ZU TOMORR,,, ERDHI MIDIS NESH,,,,,,,,SHQIPERIA SMBET E GJOR,,,SE ALLAU E DESH,,,,,,,,,,,,,
E mori i gjori Pellumb me sa duket paske kohe qe nuk ke ardhur ne shqiperi se vargjet e Naimit nuk i din anje prej deputeteve perfshi dhe Pollon. Ju kujtoni se ishte si çemoti ne po shkojme vetem prapa nga ana intelekruale.
Ne PRIS 2024, sportistet e SHBA moren 126 medalje, nga te cilat 40 Ari, por asnje politikan, ndonese jemi ne fushate presidenciale, nuk vrapoi ne Paris te bente mundje me kreun e Federates Amerikane te Mundjes, as nuk mallkoi njeri ne rrjetet sociale, sic bene kreret e shtetit demofeudal shqiptar Edi Rama e Erion Velia. Shenim: une jam larguar familjarisht nga Shqiperia, i lemerisur nga krimet dhe vjedhjet e kreut te Agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit, Sali Sheqere Vuk Berisha dhe sahanlepiresit te tij te peshtire Genc Pollo, por per te qene i drejte, i nderuar Pellumb, nuk mbrohen asnjera pale e karrieristeve qe luftojne per pushtet dhe kulla deri 100 kateshe ne Shqiperi.