Edi Rama: Medalja e parë olimpike dhe miza nën kësulën politike

11 Gusht 2024, 12:21Blog TEMA

Edi Rama: Medalja e parë olimpike dhe miza nën kësulën

Nga Edi Rama

Dje Shqipëria fitoi medaljen e parë të historisë së saj në Lojrat Olimpike
Normalisht nuk duhet të kishte asnjë nevojë për të dhënë shpjegime sot, por ja që ne, shqipot, e kemi të vështirë të gëzohemi që të gjithë njëlloj kur Shqipëria bën një sukses.
Miza nën kësulën politike nuk na e lejon gëzimin e njëllojtë, po harbon duke zgjuar si përherë edhe mushkonjat e të shkuarës sonë të largët, të cilat e bënë Faik Konicën të shkruante dikur se shqiptarët të falin çdo gjë përveç suksesit. Fatmirësisht jo të gjithë më, sepse ka në Shqipëri prej kohësh sot, një shumicë solide, përgjithësisht të heshtur, e cila është mjaftueshëm e emancipuar për të menduar me kokën e saj e për t’iu gëzuar çdo suksesi të Shqipërisë, pa u ndikuar hiç nga tallagjarizmi masiv i kanaleve, portaleve e socialeve, e pa marrë mend hiçasfare nga shitmendësit e zhurmshëm të kënetës së madhe politiko-mediatike.
Si e gjithë kjo shumicë ku bëj pjesë, u gëzova shumë edhe unë duke parë flamurin kuqezi të ngjitej për herë të parë në shtizat e sukseseve olimpike dhe e postova fotografinë e medalistit tonë të parë olimpik në histori, pa e fshehur dot kënaqësinë e frytit të punës që qëndron pas këtij suksesi historik.
I menjëhershëm ishte rebelimi i mizës së lartpërmendur dhe mushkonjave pas saj, që u turrën ta ngrinin nga varri legjendën e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampurin, duke vënë kujën e nxjerrë gjuhën e infektuar, pse unë shkruajta që e mbrëmshmja ishte medalja e parë në histori. Sipas tyre e para ishte medalja e artë e Ymer Pampurit në Lojrat Olimpike të Mynihut në vitin 1972!
Por e vërteta është siç e thashë dhe siç e thotë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në postimin e tij të mbrëmshëm e në tabelën e tij të medaljeve në historinë e lojrave olimpike. Ymer Pampuri bëri një sukses e bujë të jashtëzakonshme duke dalë i pari në stilin e forcës (asokohe kishte tre stile gara e ngritjes së peshave), por i nënti në klasifikimin e garës olimpike të Mynihut, si rrjedhojë e rezultatit shumë më të ulët në tre stilet e kombinuara. Medalja e Ymer Pampurit nuk është medalje olimpike, por është medalja e artë në stilin përkatës në kampionatin botëror që atë vit luhej paralelisht në të njëjtën garë olimpike.
Ky fakt nuk ia heq assesi shkëlqimin paraqitjes befasuese të Ymer Pampurit në atë kohë kur Shqipërinë nuk e njihte askush dhe kur rezultati i tij në stilin e forcës i dha vendin e parë në botë në atë stil, po jo medaljen olimpike, e cila jepet gjithnjë për rezultatin e kombinuar jo për një stil të vetëm. Kaq dhe kështu është historia e paharrueshme e Ymer Pampurit, i cili po atë vit doli edhe i dyti në Europë në stilin e forcës.
Miza dhe mushkonjat prapa saj, nuk e lanë pa e vënë kujën e pa e nxjerrë gjuhën edhe për faktin se medalisti ynë i parë në histori, Chermen Valiev, është një talent nga Osetia - zona e pushtuar e Gjeorgjisë prej trupave ushtarake ruse - i cili erdhi në Shqipëri, mori nënshtetësinë shqiptare dhe derdhi shumë lotë pse një gjykim i dyshimtë i katër sekondave të fundit në ndeshjen e mëparshme, i hoqi mundësinë të garonte në finale për medaljen e arit, pasi ishte kualifikuar për në Paris duke eliminuar në mes të Stambollit kampionin olimpik turk të Lojrave të Tokios.
Padyshim që gjuhëjashtët e suksesit të madh të Shqipërisë mbrëmë, të cilët janë përgjithësisht po ata që nxjerrin gjuhën për çdo sukses ndërkombëtar e çdo progres të vendit tonë të përbashkët, jo vetëm nuk duan t’ia dinë se në kohët e sotme, në plot skuadra kombëtare të vendeve të Europës, në gjithëfarë disiplinash sportive, ka sportistë të lindur gjetkë dhe të birësuar nga vende të ndryshme për të arritur sa më shumë rezultate për flamujt e tyre, po as nuk kanë si ta dinë se çfarë gare bëhet nga federatat e komitetet olimpike për birësimin e këtyre talenteve. Dhe patjetër, nuk kam as si dhe as pse e fsheh, që fakti se Shqipërisë sot nuk ia birëson më as Greqia fqinje si deri dje, e as ndonjë vend tjetër, jetimët e braktisur nga atdheu i tyre si Luan Shabani, që u detyrua me pahirin e kushteve mjerane dhe indiferencës së injorancës sportive në pushtet në Shqipëri, që medaljet olimpike t’i synonte e t’i merrte si i birësuar nga Greqia, sepse sot, Shqipëria ka krijuar kushte optimale jo vetëm për talentet e veta në sportet individuale, po edhe pikërisht për të birësuar talente të ardhur nga vende të tjera.
Sot sportistët elitarë të ngjyrave të Shqipërisë në kompeticionet ndërkombëtare, jo vetëm shpërblehen më mirë se sa në shumë vende të Europës për rezultatet e larta në arenën e më të mirëve, po as nuk mbeten më rrugëve kur varin këpucët e garave në gozhdën e fundit të aktivitetit sportiv. Ata janë të integruar në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me grada sipas rezultateve, pagë deri në fund të jetës aktive, si edhe pension në bazë të gradës. Madje në këtë grup nderimi kombëtar, përfshihen edhe kampionët olimpikë të Kosovës, vajzat fantastike të trainerit gjenial Driton Kuka, i cili së bashku me të vëllanë, ka krijuar në palestrën e Pejës një oaz suksesesh mbarëbotërore.
Miza dhe mushkonjat e nënkësulës politike, kinse patriotike, e përqeshën gjuhëjashtë edhe numrin e vogël të përfaqësueses shqiptare në Paris, por nuk kanë se si ta kujtojnë dot që Shqipëria e deri para dhjetë vjetëve nuk kishte as palestra shkollash, as një pallat lojrash me dorë të standarteve europiane, as stadium për skuadrën kombëtare, të cilën e gjetëm në kushtin e tmerrshëm të FIFA-s dhe UEFA-s për t’i luajtur ndeshjet e shtëpisë jashtë Shqipërisë, që kishte një stadium për faqen më të zezë të futur në listën e zezë të UEFA-s e FIFA-s dhe që nga ana tjetër, nuk e kishte as një Komitet Olimpik Shqiptar që meritonte të quhej i tillë.
Sporti kombëtar nuk ngrihet as me frymën e shenjtë, as me dritëshkurtësinë kinse patriotike të mizës nën kësulën politike e të mushkonjave që i shkojnë mbrapa, e as thjesht e vetëm pse do një qeveri e radhës, po ngrihet me vizion e strategji afatgjatë, duke kultivuar farën e lëvizjes sportive nga moshat më të vogla dhe duke u mbështetur në partneritete të forta me Komitetin Olimpik të vendit apo Federatën e Futbollit, e cila për vetë peshën e sportit më popullor në botë kërkon dhe ha bukë veç.
Gjuhëjashtët e pandashme të rrugës sonë, nuk kanë se si të mos e konsiderojnë rastësi faktin që në dhjetë vitet e fundit kombëtarja jonë ka shkuar dy herët e vetme në histori në finalet e Europianit dhe nuk kanë se si të pranojnë që suksesi i mbrëmshëm historik i medaljes së parë olimpike të Shqipërisë, lidhet edhe me përpjekjet e përbashkëta të këtyre viteve, kur vizioni dhe puna e admirueshme e drejtuesve të lartë të FSHF-së e të KOKSH-it, janë harmonizuar me vizionin e me punën e përkushtuar të qeverisë për sportin, duke parë larg e duke bërë përditë nga një hap të vogël në një rrugë ende të gjatë. Po natyrisht pickimet e mizës e të mushkonjave tallagjare s’janë fare problem përtej këtyre shpjegimeve të imponuara, të cilat nuk do t’i kisha shkruar nëse nuk do të më kishte neveritur keqpërdorimi i legjendarit Ymer Pampuri, që mbrëmë hyri padrejtësisht e pafajësisht në listën e gjatë të të vdekurve të këtij kombi, të cilët miza dhe mushkonjat e pavdekshme të urrejtjes e të gjelozisë në këtë vendin tonë të vogël, i ngrenë nga varri për t’i hedhur në fushën e luftrave të tyre qorre, kundër sukseseve të Shqipërisë në çdo fushë, në çdo rast dhe në çdo kohë.

40 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Çaprashitje ne kete zheg Gushti...edhe rusit do me i marre meritat ky birbo...o delenxhi o te dhjefsha Kokshin, Fidelin dhe sportin tend o hajdut...ti je kryehajni, i qeverise me te poshter dhe me te paafte ne 112 vite shtet!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cika

      Gojere qenke ore komentues me pagese

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Propagande dylekshe. Fakti mbetet qe shqiptar skishte aty vec cecen e armen. Ndaj ikin shqiptaret nga ky vend se ka vec 24 ore propagande.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koha

          Lideri global(per Shqiperine e vogel ky nuk pjerdh), i mohon edhe sot medaljen e arte te fituar nga shqiptari ne v. 1972. Sepse me liderin global duhet te nis cdo gje.

          Përgjigjjuni
          1. K
            K

            Pikturisti i Surrelit ka shkruar nje carcaf per medaljen e bronzit nga nje cecen, duke permendur me shume ankesat e opozites dhe kundershtareve sesa te beje urime. Edhe nje medalje duhet ta ktheje ne politike. Kryeministri i vendit nuk duhet te merret me gjera te tilla polemike ne sport. Jep urimin si kryetar shteti dhe kaq. Mos bej llaka llaka kot se je kryeminister. Kreret e shteteve thjesht urojne per medaljet e fituara dhe nuk futen ne debate. Edhe vete presidenti i Frances, ku po mbahen lojerat olimpike, nuk eshte futur neper ceshtjet dhe polemikat e zakonshme te sportit. Thjesht uron per medaljet dhe mbaroi puna se kryetari i shtetit duhet te jete mbi te tjeret dhe mbi llafet boshe se perfaqeson kombin. Ky palaco si thashethemexhi shkruan carcafe te tera per mundesin e vitit 1972 dhe ankesat e Saliut dhe "mizat dhe mushkonjat nen kesulen politike". Eshte tamam si ata populistet e djathte qe duan te gerricen dhe ta kthejne cdo gje ne sherr. Debil muti.

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fitoren e meriton Sali gjakprishuri

            Urime Shqiperise. Por medaljen e fitoi Saliu se cdo gje vetem ai e Zeni i fiton ...., ashtu si do fitoje zgjedhjet mot, apo jo Mulo, Bardhi, Lubonja, Bushati, si thoni ju te mencurit e Rusise ne haremin pede te Saliut? Se pergjigjen e Qim Pekes dhe Shkullakut e dime paraprakisht.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Buda

              Shqiperia dhe vecanerisht Kryeministria duhet te krenohet me shqiptare jo me ruse e azerbajxhanas.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luani

                Ju qe shkruani perfshi Ramen

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Ju qe shkruani per medaljet pershi Ramen, ju ka erresuar mendjen propoganda dhe suksesin ja atashoni Fidelit te partise. Asnje fjale mirenjohje per kryetarin e federates se mundjes Sahit Prizrenin i cili eshte promotori i ketij suksesi. Turp por turpi skuqet nga keto te paftyre.

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Artur

                  Zoti Kryeminister mendoj se harxhoni kohen tuaj ku nje pjese eshte dhe e jona (si pjese e atyre qe te kemi zgjedhur ktyeminster) per nje sqarim qe mund ta bente nje specialist/autoritet i fushes. Duhet patjeter qe edhe per kete histori koti te luani ekspertin kur sigurisht para se ta botonit e keni konsultuar/lexuar me dike/diku. Keshtu po beheni si Prec Zogaj apo nje tufe e madhe gjithologesh.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Niku

                    Unë të kam dhënë votën ty Edi Rama, por nuk jam dakort me ty kur thua “madalja e parë” shqiptare dhe të mos përmëndet Ymer Pampuri i vitit 1972, i cili theu rekordin Olimpik në një stil ngritje peshe, që në Olimpiatat e tjera u hoq si disiplininë. Medalja e tij e Artë mbetet, pavarsisht nga ndryshimet që bëhen në Olimpiada, ku shtohen apo hiqen nga organizatorët. Këtu nuk ka vënd grindja mes PS-së dhe PD-së, apo politika që Pampuri e fitoi këtë medalje në kohën “komuniste”. Sporti është i të gjithëve dhe nuk dallohet politikisht sikurse u jepni ngjyrat ju, madje duke ngjyrosur edhe ata që nuk kanë ngjyrë, vetëm që krenohen me Shqipërinë. I pari ka qenë Pampuri dhe tani kemi medaljet e tjera. Ky është realiteti jo politik!

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cika

                      Edi e sqaroi sh mire suksesin e Y. P.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pampuri Munich 1972

                        Plotesisht me tyj. Mire te tjeret qe bejne gafa se aq dine, por ketij kryeminstri qe ka qene edhe vete sportist nuk i lejohen gafa te tilla.

                        Përgjigjjuni
                      2. W
                        Washington

                        Panorame e shkelqyer e realitetit shqioetar

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kris

                          Shume gjate.Nuk e lexova deri ne fund se e di mbeshtetjen e madhe qe jep qeveria per sportet

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles

                            Hahahahahaha

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            Sheqeri

                            Ke te drejte por cti bejme atij kermes qe eshte ende gjalle dhe hedh mut nga ballkoni per te ngopur minjte e haleve qe i rrine poshte

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Prec Ulaj

                              Ne fakt krye’kreu i agjendes serbe u vertetua se eshte dashnorja e vuqiqit kryehajduti-tradhtaro-pervers dhe mafioz edvin drogagji kristaq janullkartos ramoviqi he u qkerdhefsha rracen greko-gabelo kenetore o felliqesira. Kristac muti. Qyp bre zagar i Vuqiqit. Ta shkrdheft racen vllehe krejt Kosova e shqipetaria.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Momqirsi grekofoneve

                                O felliqsire turqeli. Nese te kane shkerdhyer serbet, nuk ka faj ortodoksia shqiptare te degjoje nje idiot si ty, te shaje te krishteret. Ty te kane ndryshuar fene turqit, egersirat e Mongolise dhe te ndaluan te shkruash shqip derisa te shiten tek serbet ne 1913. Pas kesaj mor mut i mutit, ti u linde, u rrite, u edukove nga serbet, punove dhe punon per serbet. Kur te mesosh te shkruash shqip dhe jo shçip, atehere do kesh zbritur nga pema o te qifte Kina gruan.

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  meta

                                  atij ja ndërruan fen por mu ai të mbrojti ty që të mos e ndërrosh etnicitetin. E për me të shit të ka shitur edhe ty turku po prapë ky që ndërrojë fen të mbrojti ty. Sa për ju shife ku ashtë Janina e Qamëria. Dhe e treta nuk e ka shkollu serbi po ashtë shkollu nga ne por kur kupëtoj se kush jeni ju humbi rrugën në oborrë të vet.

                                  Përgjigjjuni
                                2. I
                                  Ilir

                                  Vuqiqi... drogagji...o KARAGJOZE, O LEGENA... mesoni shqipen... o njerez me bisht!

                                  Përgjigjjuni
                                3. R
                                  Redaktori

                                  Sa shkurt qe shkruan gjatovina !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    X

                                    Piktori i Surrelit ka shkruar nje carcaf te tere per nje palo rus cecen qe vendosi te perfaqesonte Shqiperine ne lojerat olimpike prej luftes. Merru o idiot i gjate me hallet reale te vendit tend, se nuk ngeli suksesi dhe reputacioni i Shqiperise tek medaljet olimpike. Ato jane tangerlliqe te vendeve te medha. Shkruaji keta carcafe per pensionet, rrogat, krimin e organizuar dhe bosat e mafias qe fut ne zyren e kryeministrise, po lere cecenin se sapo te marre medaljen do shkoje ne Gjeorgi a Rusi nga ka ardhur.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Rezi

                                      Fantastike analiza, kush ka sy e lemon dhe e kupton, mizat le të rrinë në bythë të kalit. Urime Shqipërisë për dy medaljet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Miri

                                        Nuk ishin shqiptare ata qe fituan. Sna ngroh fare

                                        Përgjigjjuni
                                      2. J
                                        Jeni

                                        ……..direkt mbas medaljes se pare ne kete olimpiade , shqiptaret nga te gjithe anet e botes po kthehen ne Shqiperine tone “bahce me lule”…

                                        Përgjigjjuni
                                        1. C
                                          Cika

                                          Cfare do me thene "bahçe me lule"? Shprehjr qe nuk e degjoj ne jeten e perditshmr, por ketu e permendin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Cika

                                            Ne e dime qe nuk jemi bahçe ... Ik ore fuks udbash.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. B
                                            Ben

                                            Urime Shqiperise por nuk eshte merita jote o koqe! Kjo ndoshi per shkak te Putinit! Gjithashtu per ata qe komentojne ne menyra raciste, eshte mire te beni analizat se perse nje Gjeorgjian apo Rus merr mendalje ne emer te Shqiperise dhe Shqiptaret nuk jane te zote! Faji eshte i trefishte: qeverite Shqiptare, media, dhe vete shoqeria Shqiptare. Qeverite mbajne pergjegjesi se nuk jane marre serizisht me Sportin dhe artin e vertete ne Shqiperi. Politikanet e kane mendjen si te vjedhin dhe te pasurohen vete dhe miqte e tyre oligarke. Mbase te mos shtrohesh nje rruge tre here por te jepeneshin disa para per zhvillimin e sporteve qe Shqiptaret kane tradite. Se dyti eshte media Shqiptare qe promovon kurvellekun dhe shalet e femrave sesa sportistet qe djersisin per te arritur dicka. Sportistet jane ikona ne SHBA, dhe jo prostututat. Se treti eshte vete shoqeria Shqiptare ku te rinjte e kane mendjen ku te fitojne ca para me droge apo prostucion sesa te kene pasion sportin. Mentaliteti Shqiptar nuk perputhet me arritjet ne sport sepse te merresh me sport do perkushtim cdo dite dhe sakrificon disa "qejfe" te tjera!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kolegu i SPAK-UT

                                              Edhe ne sport ka grupe armiqësore sipas liderit global që ka pjerdhur plotësisht

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Panariti

                                                O peme pa kokrra, perse nuk mbani mire peshengritesit e Shtermenit?! Perse nuk ju vjen turp qe per shkakun e gjithe klases politike sportistet tane me te mire i mori grekqira. Tani mburreni me mall importing dhe me medalje bronzi.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  K

                                                  Cfare katundari kryeminister. Po ti c'pune ke si kryeminister qe te komentosh per nje ceshtje polemike sporti dhe te shkruash nje roman te tere a e ka marre apo jo me pare medaljen nje shqiptar ne lojerat olimpike te Mynihut te vitit 1972 apo u mor tani medalja e pare. Keto nuk jane te kompetences tende. Merru me punet e shtetit o gomar. As vete Macroni i Frances, vendit ku po mbahen lojerat olimpike, nuk merret me ceshtje sporti pervec urimeve per medaljet, sepse nuk merret kreu i shtetit me polemika sporti. Jep urimin si burre shteti serioz dhe kaq. Leri budallalleqet e tjera. Debil fshataresk.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Poseidon

                                                    JE GIGANTE!!!!!!!KERMAT E SALEHKARAXHICIT DHE ALBINDENOVICIT VDESIN NGA INATI......NJERZIT QE KANE VENE NE PUNE.....SHIKO SI SHKRUAJNE NE VEND TE SHKRONJES C PERDORIN SHKONJEN Q .....DUKET QE JANE KOQEVARET E ALBINDENOVICIT.........

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Dardajani

                                                      Shume koqe jeni kur thoni qe te perfaqesohemi me vetem Shqipetar ,Amerika e 360000000 popull ka shume te huaj qe kane qene sportiste ne vendet e tyre ,e me vone kane ardhur per te jetuar ne Amerike ku dhe shume perfaqsojne Ameriken ,po keshtu te gjitha shtetet pa perjashtrim qe kane sportist te lindur ne vendet e tyre e pastaj jetojne ne kete apo ate shtet ,por juve mor cecenet e bythe zgjebosurit e Non Grates po mute keni ngrene edhe akoma me shume mute do hani .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. m
                                                        mb

                                                        Individ me trillime...vetem ofendime! Bota e civilizuar mund ti marr se vine nga to smuar.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. I
                                                          Iliri

                                                          O kryeminister, pse nuk merresh me përdhosjen e Flamurit, i prodhimit kinez, në hapje të Lojrave, apo mendove se do të prishesh me Makronin. Kështu na doli flamuri përshtatur me fituesit e medaljeve varfanjake, gjysagjel.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            AS

                                                            - Ke mbetur prapa ore kryeminister qe kerkon te politizosh ne cdo kohe, ne cdo gje, dhe cdo njeri. - Tregohu me i madh ne shpirt: Gezo fitoren, leri te tjeret per te tjerat. - Per mua je me i miri nder kandidatet e tjere per te drejtuar vendin, por ne situata si kjo tregon qe ke trasheguar shume nga "geni" i te jetuarit ne Shqiperi/Komunizem. - Eshte koha qe te lejosh nje me te ri/re dhe te rritur ose edukuar ne perendim per t'a derguar vendin perpara.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Pon

                                                              Cfare ke shkruar gjithe kete roman per nje medalje bronzi nga nje cecen dhe na kthen politiken ne sport o corapekuq i mutit? Nuk te takon te flasesh keshtu si nje kryeminister i vogel inatci.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. B
                                                                Benito

                                                                Je i lodh, i ezauruar Ed Rama.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  Një patriot

                                                                  Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria qënka njohur nga bota, vetëm pas vitit 1990 dhe, veçanërisht, në kohën e qeverisjes së tij. Ja çfarë shkruan ky zotëria: "Ky fakt nuk ia heq assesi shkëlqimin paraqitjes befasuese të Ymer Pampurit në atë kohë kur Shqipërinë nuk e njihte askush dhe kur rezultati i tij në stilin e forcës i dha vendin e parë në botë në atë stil..." Sa për dieni z. Rama: Shqipëria, në kohën e diktaturës, jo vetëm që njihej nga e gjithë bota por, ishte një konkurente shumë e fortë, europiane dhe botërore, në shumë disiplina të artit, kulturës, sportit. Si duhet kuptuar ky njeri, kryeministër i shqiptarëve i cili, në të gjitha rastet që i jepet mundësia, në sytë e botës, e injorin historinë, artin, kulturën, sportin e vendit të vet? Pra, injoron identitetin dhe historinë e kombit tonë.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje