Nga Denis Dyrnjaja
Kjo qe po ndodh me skandalet në shoqërinë shqiptare nuk është as fillimi, as fundi i dekadencën sonë. Është një proces i vazhdueshëm dhe i përditshëm, që nuk nisi me ngjarjen e fundit ku fatkeqësisht protagoniste janë 3 femra. Ka me dhjetëra raste si ky që nuk raportohen, apo nuk dihen fare, që ndodhin nëpër lagje të kryeqytetit apo qyteteve të vogla. Dhe kjo nuk është rastësi e as dallëdi e një periudhe. Por është rezultat i një mendësie të ushqyer në vazhdimësi prej kohësh si mënyrë dhe formë jetese. Këtë mënyrë dhe formë nga skutat e lagjeve e ngriti në dimension publik dhe shoqëror media dhe veçanërisht rrjetet sociale. Etja për të fituar para e famë, shoqëruar edhe nga varfëria kulturale ka futur në një garë të ethshme median audiovizive pra TV, me atë që njihet nga ana tjetër si media online që burimin e refenrcës e kanë nga rrjetet sociale që e kanë kthyer vendin në kontesktin kuitural në një “nevojtore shoqërore”.
Pra aty gjendet me shumicë promovimi i dhunës, promovimi i prostitucionit, promovimi i pasurimit pa punuar e të pamerituar, luksi i shfrenuar, kryesisht modelet shoqërore që e adresojnë gabim stilin e jetesës. Për më tepër modelet e referuara janë etalon injorancë, te cilëve u jepet hapësirë mediatike për të promovuar kotësinë e tyre, e cila në fakt për shkak të një kurioziteti të pakuptimtë masiv publik, janë shndërruar në të ashtuquajtur VIP. Pra pse bën shoqëria sikur habitet kur ndodhin këto skandale, kur në fakt janë të pritshme dhe krejt të natyrshme me këtë habitat banal shoqëror që është krijuar?! A nuk është adresuar gabim mënyra se si njerëz të pakualifikuar dhe të pamerituar, për shkak të hapësirave që lejon sistemi përfitojnë dhe pasurohen në mënyrë të shpejtë dhe abuzive?! A nuk ngulet publiku me orë të tëra para TV apo të klikojë çdo titull bombastik në portalet që shohin çdo çast përmes smartphonëve, për të marrë vesh kush u lidh me kë e kush u nda me kë, kush u rrah nga kush e kush sfidoi me fyerje e sharje kë, në programe televizive apo hapësira informative, pa patur pikë substance e vlerash njerëzore dhe komunitare.
Momenti më ka qëlluar të jem në spital për arsye familjare. Ju them me bindje dhe fakte se shumë prej jush nuk e dinë se ka një realitet tjetër përtej atij banalit dhe sipërfaqësorit që sjellin mediat. Në pavionet e spitaleve ka vajza e djem shumë të rinj që punojnë si infermierë apo mjekë dhe janë fantastikë. Unë i kam parë ata, i kam takuar dhe njohur, kam biseduar me ta. Ata ekzistojnë realisht. Janë model i jashtëzakonshëm shoqëruar vlerash. Kam parë aftësitë e tyre të shkëlqyera profesionale por mbi të gjitha përkushtimin dhe durimin njerëzor që kanë ndaj çdo pacienti dhe sidomos ndaj moshave të treta që janë më të vështirë në manaxhim.
Ata janë modeli fantastik shoqëror, janë shembulli sesi puna dhe eksperienca të japin vlerë dhe dinjitet. Edhe ata janë të rinj, kanë ëndrra e dëshira, kanë pasione e ndjenja, por këto nuk i dominojnë apo ç’ekujlibrojnë qëllimet themelore të tyre në jetë. I kam parë të gdhinë pa fjetur e në mëngjesin e pa gjumë përsëri të jenë zë butë e plot empati për të sëmurët. Ata kanë gjetur ekuilibrin mes asaj që duan dhe asaj duhet të bëjnë. Unë jam befasuar me faktin se ka një rini tjetër përtej injorancës, kotësisë, modelit që gdhihet e fle me qëllimin si të bëj flokët, ku do bëj tattoo-on e radhës, kush do jetë dashnori apo dashnorja e radhës. Por këto modele që po them e që ekzistojnë prej vërteti janë të padukshëm sepse media nuk shkon atje tek ata.
Nuk iu dedikon vëmendje atyre dhe vlerave të tyre. Doktoreshë Margarita Gjata, shefe në pavionin e Mjekësisë Interne në QSUT më thotë ndërsa bisedoj me të duke i shprehur befasinë time për këtë realitet të mrekullueshëm, se stafin e kam të mirë dhe kur e thotë këtë vërej se e shpreh dhe ndjen një lloj krenarie. Në fakt ata nuk janë thjeshte të mirë, sikurse thotë doktoresha që ka mësuar dhe edukuar breza të tërë mjekësh që nga bankat e universitetit të mjekësisë. Ata janë thjeshtë modele fantastikë. Vajza dhe djem që shpëtojnë dhe kujdesen për jetë njerëzish. A nuk është një mrekulli të shohësh dhe të dish se ata ekzistojnë e se ata nuk janë modele false, apo modele fake televizivë fundjavash?! Ata janë modele shoqërore që të bëjnë të thuash se përtej plagëve të qelbura të shoqërisë, që trukohen me make up mediatik ka vlera të jashtëzakonshme shoqërore e njerëzore. Po sa e sa të rinj punojnë në profesione të tjera për të cilat nuk flet kush në media.
Ka të rinj që futen në galeri minierash, ka të rinj që punojnë në rrjete shërbimesh, rrobaqepës, kasapë, servise makinash, ka të rinjt të tjerë që shkëlqejnë në IT apo profesione të shkencës e shumë e shumë syresh. Por jo për ta nuk ka vend në media, sepse vendin e tyre e zënë barbonët e pasur me injorancë e zënë modelet e vajzave që thonë se iu duhen 5 mijë euro në muaj për të qenë në kushtet e nevojshme që kërkon eskortimi femëror.
Pra nëse nuk do të ndryshojë referimi i modeleve shoqërore, duke mos patur qëllim skupet dhe skandalet që prodhojnë klikime e shikime asgjë nuk do ndryshojë, shoqëria më keq dhe më thellë do degradojë. E mira është aty thjeshtë asaj i duhet hapur vendi që i takon shoqëria përthith atë çka i ofron!
PO NUK KA SI TE NDODHE NDRYSHE KUR NE VEND TE EDUKATES MORALE ESHTE VENDOSUR EDUKATA SEKSUALE.SE NUK DI NJERIU I SHKRETE I KETIJ SISTEMI QE PO NDERTOHET NE SHQIPERI TE BEJE SEKS QE SEKSI ESHTE SHPIKUR BASHKE ME4 LINDJEN E NJERIUT.
Pavarësisht 'modeleve' apo sjelljeve negative, që shoqëria jonë (jo vetëm) i mbart, siç i trajton dhe shkrimi, personalisht jam i prirur të besoj dhe të pranoj, se gjithmonë dominon e mira. E mira nuk ka nevojë as për reklamë e as për përkëdhelje. Nuk them se këto nuk duhen, por ai/ajo që i mbartin, për të qenë të mirë, nuk është se kanë ndonjë nevojë për to, përkundrazi, ndonjëherë modestia e tyre të befason. Thënë kështu unë besoj në ato që thashë, se përndryshe botës do t'i kishte ardhur fundi. Por, edhe pse nëpër rrjeshta Dyrnjaja, duket sikur e ndjell atë, nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur. Në jetën mijravjepare të shoqërisë njerëzore, ashtu si dhe në atë natyrore (fizike), pjesë e së cilës është, e mira dhe e keqja, pozitivja me negativen (apo plusi me minusin), janë në simbiozë. Kur përkohësisht diku, prishet ekuilibri, natyra ka veti vetërregulluese. Historia e ka treguar këtë.
Njerëz mendoni për një moment:- aty ku jetoni ka me shumë njerëz të mirë apo të këqinj? Unë shoh, kudo, më shume të mirë. Kështu do shohesh edhe ti po pate të mirën në shpirt. Të keqen e shpik media {edhe ajo soci(h)ale } për t’i sherbyer politikës apo për disa klikime më shumë.
Denis, shume drejte e bukur e ben analizen,po me vjen keq, asgje nuk do te ndryshoje,qenka vete sistemi qe promovon kotesine,(ne ato kohe vleresohej njeriu i punes ndersa sot i .umes)
Bravo Denis, na duhet Shqiperia tjeter, Shqiperia e punes, e te rinjve te ditur dhe punedashes, te edukuar dhe qe punojne me dashuri ne postet e tyre. Boll me skupet e vajzave qe kerkojne 5000 euro ne muaj per salltanetet e tyre te peshtira.
Shumë saktë Denis, shpreh edhe mendimet tona, të njerrëzve me vlerë të shoqërisë. Faleminderit!
E dhimbshme dhe e turpshme!Ja,fillon sezoni i ri ne shtator:po qelbesirlleqe do shohim ne tv.Po keto plehra promovohen.Komisioni i medias duhet te ulerase per keto antivlera qe na "ushqejne"perdite.Le te merren me filmat e kohes se komunizmit,se ato po indoktrinojne popullin.Po e helmoni rinine dhe femijet me qelbesira,sa edhe ekrani neper shtepira vjen ere.Ku jeni,more artista,more aktore-politikane,doktore,edukatore,psikologe?Pse nuk flisni,ku i keni revoltat per kete degradim qe i behet shoqerise,te ardhmes,femijeve?Pse ju eshte mbushur goja me "lesh"'?A e kuptoni ku po shkojme me kete degjenerim social dhe shpirteror?Po kriminalizohet pjesa me vitale e shoqerise:a keni femije,a mendoni per te ardhmen ,e tyre,niperve e mbesave?A keni ndjenja njerezore dhe pergjegjesi shoqerore,o ju qe jepni leksione,se si jetohet ne luks pa punuar?Ju akademiket,profesoret,intelektualet e ketij vendi,apo ka vdekur intelektualizmi ne Shqiperi?Jemi bere per gjynah,po varferohet shpirit i njerezve.
Je totalisht jashte realitetit. Arsyeja kryesore dhe adn-ja e problemit shoqeror shqiptar eshte politika dhe simotrat e saja, kanaker televizive. Polirika fillon gjithmone nga qeverrisja. Dhe nje qeverrisje e sakte dhe me kembe ne toke, nqs ben punet mire, kjo reflektohet ne shoqeri dhe shoqeria e shikon sesi sillen ata qe qeverrisin dhe ndjek shembullin e sakte. Dhe vime tek faktet nje me nje te shkrimit tend-Thua qe rrejtet sociale pronovojne stil jetese te “ çrregullt” dhe te dhunsheme. A e di ti qe me nje te rene te lapsit( enterit ne kete rast) brenda nje jave “ zhduket” dhuna nga rrjetet sociale. Mjafon nje OPGj i cdo qyeti ( jo vetem i tiranes) qe te filloje procedim penal VETEVETIU dhe ne kallzim ze shiruaje se filan fisteku( ata 10-20 qe jane) perdorin gjuhe te dhunshme dhe te kerkoj burgosjen e tyre, dhe si me magji do shikosh qe keta nga “gjuhe te dhunshme” do behen me te kulturuarit e vendit”. Nje fillim procedimi, nje i vetem do mjaftonte. Ta garantoj. Pastaj po te bente ndonje ministri arsimi( larg qofte) a ministri drejtesie kallzim penal ndaj ketyre qe perdorin gjuhe dhunuese, tre vjet secili brenda dhe as qe behet fjale qe do mbanim rekord per miresjellje ne rrjetet sociale. Iku predimi i pare. Vime te keta punonjesit “ shembullir”. Po ku i ke gjetur mor aman?! Keta te shendetesise gjete?! Keta qe shikonin qe qytetareve u behej gjysem doze kimio e nuk hapen ASNJEHERE gojen?! Ore e kupton ti qe kur themi qe si shoqeri degjojme- pranojme gjuhe dhunuese do te thote qe secili nga ne eshte pjese e ketej degradimi shoqeror dhe ketu merr fund cdo “ shembull”. Keta djemte e vajza qe punojne ne spital jane ne te njetin kazan (m)?! Po a ishe vete ti Z. Dyrnaja qe u bere pjese e nje tiktoksi qe te vetem gje qe di eshte te shaje dhe ti i kerkove qe “ ta edukoje” dhe jo me shume se 10 minuta te shau edhe ty. E ke haberin se cdo te thote shoqeri e degraduar apo jeton ne bote tjeter. Do shembull shoqeror qe te merresh? U dogj parku arkiologjik i finiqit. Be nje shkrim se perse nuk ka min/ kultures asnje punonjes restaurues per parqet arkilogjike. Ka vetem pastrues barerash. Apo jane punet e partise tende e time keto?
Ik mer trap . Kopil vicidoli ish 80 leksh
Shkrim brilant nuk promovohen vlerat por antivlerat.Ka akoma shume te rinj te talentuar e punetore qe skane nevoje per reklamim.Tju rrojne nenes e babes qe i kane edukuar.
Programi me kot dhe që promovon antivlerat është "Përputhen". Na demoralizon me ate rini që paraqet në emision. Do të ishte ndërtuar ndryshe po të ishte Dritan Hoxha...
Epo ne do të promovojmë Luanën, Marinën, Albanën, Delinërat e budallaçka të tjera që vetëm dinë të hapin shallët se për libra jam e sigurt nuk dinë ti hapin, se po hapën një libër do tq kenë mbrapsht se nuk e dallojnë dot. Ne promovojmëStresin, Noizin, Elvana Gjatëm që bëhez bank e trafikantëve. Në shtypin tonë nuk ka vend për djemtë që me djersë mbajnë familjet, apo vajzat që lodhen duke punuar e jo të lodhen fuke harrxhuar lekë nëpër studiot e estetikës. Këto VIP tona, wë i promovojnë të gjitha mediat pa përjashtim për turp, nuk kanë tru as sa një pulë po dinë të zihen me njera tjetrën deri me shishe fytyrës për shtratin e ndonjë bosi po injorat. Ne një fjslë po shkojmë tëposhtë përditë. Duhet ti japim zë e figurë këtyre të rinjve që sakrifikojnë.
Po ti ku bene pjese o Denis apo je larguar nga kazani mdiatik edhe pse shoh nje pozitivitet ne formimin tend si gazetar.Sa per Margariten ajo eshte brum tjeter or Denis dhe me siguri qe ty te ra rasti ta njohesh sepse pjesa tjeter e atij brumi ose e perzune nga Shqiperia ose iken pasi nuk mund te qendronin ne bordellon e pas 90 -tes.Nuk ke bere keq qe ke shkruar por kete shkrim mund ta hedhesh per sensibilizim edhe nga ekrani ku ben pjese.Ka ardhur koha qe ky ze jo vetem duhet te ngrihet por edhe te ndigjohet nga ata qe duan ta bejne Shqiperine me shtet,qyteterim dhe emancipim ku funderinat qe kane zaptuar kryeqytetin per prostitucion duhet ti lene vendin intelektualeve qe me zerin dhe punen e tyre ti thone stop kesaj barbarie qe quhet dhjemokraci dhe qe ska asnje lidhje me demokracione. Vetem atehere mund te gjesh ne kete vend Margarita dhe Arben qe i jane perkushtuar ketij vendi me nivelin e tyre profesional dhe njerezor.Boll kohe ka kaluar per tu bere Shqiperia si nje qytete i rendomte i metropoleve Europiane e me gjere me nje popullesi prej 1.7 milion banore shumica fshatare pasi qytetaria ka 34 vite qe e ka braktisur kete vend jo per interesa monetare se sa per prapambetje shoqerore ku kembet jane bere koke e kokat kembe.
Shume mire e ke thene! Aresyeja eshte se Mediat Shqiptare i kane kapur ata njerez qe kane fituar para me pune te pista dhe nuk kane vete kulture shoqerore dhe u intereson vetem fitimi. Edhe familja Shqiptare eshte bastarduar. Ne rritem femijet ne SHBA dhe nuk kemi keto probleme me promovimin e kurvllekut. Pastaj, mos harro qe media perdoret edhe per pastrim parash.