Nga Andi Bushati
Dy ngjarje që kanë rindezur tensionet në Kosovën veriore, ajo e mbylljes së disa pikave të pa liçensuara të postës serbe dhe nisma e qeverisë Kurti për të rihapur urën e Ibrit, i kanë shpërbyer radios Evropa e Lirë për të bërë një vëzhgim lidhur me shtimin e antiamerikanizmit. Në hulumtimin e saj citoheshin reagimet e forta, zëmërimi, e pse jo edhe sharjet që kanë marrë hov në rrjetet sociale kundër deklaratave të diplomatëve perendimorë për këto dy raste.
Në fakt, në shembujt konkretë që citonte kjo media e financuar nga kongresi amerikan mund të gjeje plot mosdakordësi me politikën ditore të ambasadorit Hovenier apo të diplomatëve të Quintit, por nuk kishtë asnjë gjurmë anti-amerikanizmi.
Por, këtej nga anët tona bëhet rëndom ngatërrimi, shpeshherë i qëllimitë e shpeshherë nga mendësia provinciale, i kritikës ndaj një qëndrimi konkret, me qasjen kundrejt një kombi, një modeli, apo një kulture të caktuar. Nejse kjo është një histori tjetër.
E rëndësishme është të kuptohet, qoftë anti amerikane apo jo, a kanë sens qëndrimet kundërshtuese me direktivat që kanë dhënë ditët e fundit diplomatët perendimorë. Për të marrë vesh këtë duhet ditur pak a shumë e çfarë po ndodh.
Prej ditësh qeveria Kurti, pasi ka inskenuar një kërkesë të këshillit komunal të Mitrovicës veriore, po jep sinjale që do ta hëpë për qarkullimin e makinave urën e famshme mbi lumin Ibër.
Ajo ka qenë jo funksionale që prej çlirimit të Kosovës, në 1999, kur forcat franceze të KFOR, vendosën të ndanin de fakto Mitrovicën, në dysh, për të shpëtuar serbët nga hakmarrja e vendasve me emocione ende të trazuara.
Minoriteti lokal e kundërshton këtë qasje që varros njëherë e mirë simbolin më të dukshëm të një Kosove të ndarë. Duke qëndruar peng të kohës kur e kishin bllokuar qarkullimin me barrikada, ata kanë reaguar me protesta duke pretenduar se ky veprim i hap rrugën një persekutimi më të madh prej shqiptarëve.
Dhe këtu shkëqlen me gjithë verbërinë e vet hipokrizia e ndërkombëtarëve. Ndonëse që në vitet 2015-2016, në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit është vendosur për hapjen; ndonëse në raportet e saj BE-ja shkruan e zeza mbi të bardhë se mbi Ibër duhet të rifillojë qarkullimi, ndonëse vetë ajo e ka financuar me 1.5 milione euro rindertimin e saj, sërish diplomatët perendimorë shprehen tani kundër hapjes.
Midis parimeve, predikimeve për lëvizjen e lirë dhe urave që lidhin njerëz e komunitete, ata kanë zgjedhur status quo-në dhe stabilitetin e rremë. Mes të drejtës dhe mbajtjes nën kontroll të humorit të Aleksandër Vuçiçit, kanë vënë bast për të dytën.
Deklaratave publike të Albin Kurtit se ajo nuk është në dëm të askujt dhe se “Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, ambasadori amerikan iu përgjigj para gazetarëve me një gjuhë të drunjtë: “nuk e mbështesim një ndryshim të statusit të urës së Mitrovicës në këtë kohë”.
Janë pikërisht qëndrime si këto të Jeffrey Hovenier, që i bëjnë qytetarët të vënë mendjen në punë. A e kanë të lehtë amerikandashësit e Kosovës, që e adhurojnë këtë vend edhe për shprehjen e Reganit; “Mr. Gorbachev, tear down this wall!”, të kuptojnë ambasadorin e sotëm të SHBA-së? A mundet që ata të shpjegojnë logjikisht se pse mbi Ibër mund të kalojnë njerëzit dhe jo makinat?
A ka sens për ta se pse qarkullimi duhet ndaluar vetëm në këtë pikë simbolike, kur nga njëra pjesë e Mitrovicës në tjetrën mund të shkosh edhe me rrugë të ndryshme?
A i’a rrok dot mendja se si një çështje administrimi lokal, duhet shndërruar në pikë të dialogut me Serbinë në Bruksel, ku për më tepër, për këtë është marë vendim plot një dekadë më parë?
E pra, janë këto standarte të dyfishta, kjo hipokrizi flagrante dhe jo anti-amerikanizmi, që i bëjnë shumë njerëz të reagojnë në rrjetet sociale. Ata që kanë respekt për veten, për integritetin dhe mendjen e tyre nuk mund të rrinë dot pa e shprehur atë që mendojnë.
Por ama, ajo që është e vërtetë gjendet diku tjetër. Ajo shihet në moskuptimin që ka një pjesë e madhe e shqiptarëve, për kritikat që SHBA dhe BE i kanë bërë këto tre vite Albin Kurtit, se kërkoi të zbatonte masat e reciprocitetit, “pa koordinim”, se i shtyu e i zhvilloi zgjedhjet e pjesshme në veri atëherë kur i thanë aleatët, të cilët prapë e fshikulluan pasi dështuan të bindin serbët, apo se nuk pranoi që dinari të vazhdonte të qe monedhë lëgale e Kosovës.
Një pjesë të mirë të njerëzve e frustron ideja se vendi sot gjendet nën sanksione, ndërkohë që Vuçiçit, që frymëzoi dhe përkrahu një sulm terrorrist të arrmatosur në Banjskë, nuk i ka hyrë ende gjemb në këmbë. Këto po, që janë qëndrime të cilat ngrejnë pikëpyetje.
Nëse ato shumfishohen e shndërrohen në vijë sjellje, nëse qëndrimi i SHBA-së barabitet me atë të ambasadorit të saj Kris Hill, në Beograd, po patjetër do të vijë një ditë, që mund të flasim për anti- amerikanizëm.
Por kjo ditë duket ende e largët e atë s’ka gjasa ta afrojë një episod si ai i urës së Ibrit. Pasi edhe kur të kalojnë mbi të, pjesa më e madhe e shqiptarëve, me një optimizëm naiv, do ta bëjnë gjoksin gropë duke u mburrur se janë pjesë e popullit më amerikandashës në rajon.
Po nxirrni shkrimet e ketij idioti I lindur. Te gjithe e dine qe kush eshte ky, I kujt eshte, ku ka lindur, ku u rrite. Na cane trapin ky qelbesire. Po kush eshte ky idiot qe duhet ta lexojme ne se e servir Tema qe ne nengjes. Ky eshte nje askush, nje gazetar i nivelit me te ulet qe kam pare, qe te vjen per te vjell kur ja lexon, gjepura, idiotsira. I neveritshem…
Vazhdo të ëndërrosh për antiamerikanëzim ti këlysh komunisti. Nuk ia doli as idhulli yt dhe as gjyshi yt të na bëjë antiamerikanë o hienë që ushqehesh me kërma.
Ti je anti - amerikani me i ndyre , o Andi Bushati , sebashku me ate plehren Fatos Lubonja , qe vetem helm nxirrni nga goja Ju thafte pena dhe mallkimi i popullit ju rente .
Rreziku me i madh eshte raca e juaj qe doni pushtet te perhershem
Ja edhe ky cari qe po kerkon shesh te ndeze zjarr. Qellimi i "ketia" nuk eshte te beje gazetari por te luftoje demokracine amerikane, por ha ha ha, te pakten e ka kuptuar qe nuk merret kush me të edhe pse e ka gojen me mut; Imagjino cte bente "regjimi i gjishit te ketia" ne te anasjellten.
O spiun rus qe paguhesh me rubla. Turp te kesh kur merr ato para dhe leh kunder vendit tend. Ptu! Antishqiptar i ndyre.
ORE A JANE NE VETE KETO DEMOKRACITE PERENDIMORE!? -Urat bashkojne “ Perdet e Hakurta” izolojne, percajns, zezojne Cfare eshte gjithe kjo toollovi dhe cmenduri, presione e shantazhe te Perendimit demokratik USA-BE ndaj nje shteti sovran, te lire e te pavarur si Kosove lidhur me Uren e Libritt por edhe ceshtje te tjera !? Jetojme ne epoken e urave dhe qaekullimit te lire te njerezve, mallrave, idevs dhe urave me njeri- tjetrin e kurrsesi ne… Epoken e “ Perdes se Hekurt” !? Cfaredo leshimi te beje SHBA, BE-ja ndaj Serbise kjo eshte e lidhur si bija e nena, oembe e Koke me nenen e saj Rusine. Perkedheljen e perkrahjen e Perendimit Beogradi e shikon si dobesi te tij pasi Dielli i tyre lind e ngryset ne Krelin e ne Rusi … Ishte pokerisht Shen Petersburgu dhe Moska ato qe krijuan Golgoten Shqiptare dhe copetimin e salari min e saj. Cdo leshim e kehje bishti Beogradit dhe Serbise eshte miopi politike dhe kunderproduktie. Ura e Lumit te Ibrit nuk po hapet vetem per shqiptaret e Kosoves por edhe per serbet e kombesite e tjera. A nuk ishte Presidenti mendjendritur SHBA Ronald Reagen ai qe me kushtrimin e tij historik “ Tear down this wall Mr.Gorbachov” ( Shembe kete mur Zoti Gorbacov”) shembi “Perden e shkurt” dhe coi ne zhberjen e “ Perandorise se djallit” sovjetike e eurolindore pershi Jugosllavine !? Urat afrojne, bashkojne e u sherbejne te gjitheve! “Perdet Hekurta” dhe “ Perandorite e djallit” izolojne, percajns, dregojne e zezojne…mbare Boten. Botuar ne facebook me 8 gusht 2024
O nipi hisniut, populli shqiptar nuk behet kurre antiamerikan si puna jote o vemje.
Duhet ta ndajmë këtë shkrim të Bushatit, nga të tjerët e tij, të cilat për shkak të mllefit apo urrejtjes që ka ai për Ramën deformojnë realitetin politik në vend, me të cilat nuk kam qenë kurrë dakord me të. Duhet ta ndajmë sepse në parim, sa i përket disa ngërçeve që ka sot Kosova në raportet e saj me Serbinë dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve, ai ka të drejtë. Bushati në këtë rast dhe për çdo rast, nuk është Albin Kurti. Pra ai analizon situatën, por nuk është ai që merr vendime, përkundrazi, siç thotë populli në këto aspekte ai është 'bishti i kavallit'. Por është kush është ka ca gjëra që shkojnë shprehjes së famshme të Jezuesit drejtuar ndjekësve të tij: "Jepni Cezarit, atë që takon Cezarit!". Pra t'i jepet Kosovës ajo që i takon asaj. Të tjerat janë punë e politikës dhe diplomacisë, që janë përgjegjës për t'i zgjidhur, por kurrësesi në dëm të Kosovës. Këto nuk kanë të bëjnë fare me artikulime si 'amerikanizëm' apo, akoma më keq, 'antiamerikanizëm'. Ato, aq sa u takon shqiptarëve, për shumë arsye historike dhe aktuale që dihen, nuk janë relevante.
Po mor o nipi Hysni Kapos, ashtu eshte se kur te clirojne te tjeret ata te huajt dmth jane te mire ndersa kur te thone se ka faza per veprimet qe duhen ndjekur jane hopokrite. Po ty keshtu te ka mesuar Hysniu qe imperialistet amerikane jane armiqte tane. Por ik nga njeri se sa shikojme fyteren tende automatikisht i shtohen votat Edi Rames, o sahanlepires,, mos u ngopshi kure , por nhe zot lart qe da ta paguani nje dite. Kur te sdogji Sala te koha jone por mori ne qafe Zamir Dulen e shkrete bej ham-ham tere diten