Një histori me tokat e Edi Ramës që është halli i shumë shqiptarëve!

8 Gusht 2024, 10:51Blog TEMA
Një histori me tokat e Edi Ramës që është halli i

Nga Dritan Hila

Ka një valë sulmi ndaj Edi Ramës lidhur me disa toka që paskan marrë njerëzit e tij dhe i bie që do marrë pjesën edhe ai vetë, në majë të malit. Sesi është e vërteta mbetet ta shikojnë gjykatat, por puna është që andej nga vjen akuza, fut ujë. Kështu p.sh nga ana e akuzuesve është njëra nga Viçidoli që me emër fals ka 400 ha në Pishë Porro. Ose njëri nga Viçidoli që në Orikum e Karaburun, në emër të një shoku nga Dibra ka 360 ha. Madje kur donte të ndërtonte, desh la leshtë me dukatasit që e kanë historikisht pronë të tyre.

Duke ardhur te Rama, më kujtohet që nëntë vite më parë u ndalova në një restorant në Dukat, që është në krah të monumentit të Sado Koshenës.

Kur e pyeta të zotin për historinë e gruas, më tregoi që kur greku i ‘13-ës i ishte afruar Vlorës, ku ullishtat e saj ishin mbushura me shqiptarë të Çamërisë, dukatasit dolën t’i bënin ballë, por duke parë numrin e madh të grekëve u kthyen prapë në fshat.

-"Ku veni?"-i pyeti Sadoja.

-"Ishin shumë dhe nuk bënim dot dyfek me ta?"-ia kthyen burrat.

-"Epo hajdeni e futuni në çitjanet tona atëherë!"-iu kthye labja e sertë, duke i vënë në sedër burrat e një fshati të dalluar për trimëri e burrëri. E kështu, u kthyen duke zënë frontin në Llogara. Ndërkohë himarjotët me në krye kapedanin e krahinës Spiro Kolekën (stërgjyshi i Edi Ramës), u ranë në shpinë grekëve, që të ndodhur mes dy zjarreve, u tërhoqën, për ta harruar njëherë e mirë Vlorën.

Shpesh viktima të folklorit dhe tregimeve në bythë të rrapit, shqiptarët i tregojnë përrallat si histori të certifikuara. P.sh një nga këto është që Rama me Olsin do ndanin çadra nëse komunistët nuk do kishin përmbysur ca klasa të vjetra që quheshin bejlerë. Përralla. Gjyshi i Ramës, ishte përfaqësuesi fuqiplotë i Banca di Napoli dhe me një fjalë të tij i jepej kredi edhe qeverisë shqiptare, kurse tregtarët e Vlorës blinin mall me garancitë e Thoma Kolekës. Le të pyesin vlonjatët e vjetër se ua tregojnë.

Që të jemi konform me historinë, duhet të sqarojmë se familja nga nëna e Ramës, ishte një familje e madhe jo vetëm në Vuno, por edhe në Vlorë. Shtëpitë e dajave të tij janë edhe sot e kësaj dite në qendër të Vlorës. Spiro Koleka kishte studiuar në Itali, në vitet ‘30-të të shekullit të shkuar, për inxhinier dhe kjo nuk bëhej dot nga fukarenjtë dhe për të qartësuar dashnorët e historive të kafeneve, revolucionet nuk i bëjnë fukarenjtë.

Pavarësia u shpall nga bejlerë ose bajraktarë; Ahmet Zogu ishte princ i Matit dhe produkt familjesh të mëdha të Shqipërisë së Mesme, e për të ardhur më vonë në vitet ‘40-të, komunistët në shumicë vinin nga familje të pasura: Manush Myftiu ishte pronar i gjysmës së Vlorës; Mehmet Shehu ishte djalë i një Shehu; vetë Enver Hoxha vinte nga një familje e madhe gjirokastrite, e cila kishte qenë për 22 vjet kryetar bashkie i një qyteti zotërinjsh, për të ardhur në ditët tona, ku p.sh edhe vetë Berisha vjen nga një fis i madh dhe me emër. Prania e njerëzve me prejardhje modeste në krye të revolucioneve e të shtetit është më shumë shkak i rastësisë. E kundërta është rregull.

E nëse Rama duhet penalizuar për një gjë, kjo ka të bëjë me faktin që njerëzit e tij akoma nuk po marrin tokat se sorollaten gjykatave. Imagjino të tjerët. Kush ka marrë tokat me ligjin 7501, as i punon, as i paguan taksat, por t’i shet sa frëngu pulën. Shumica kanë ikur jashtë dhe i kanë lënë djerrë. Ata që kanë tokat e të parëve të tyre mbetën gjykatave dhe shikojnë si u janë mbivendosur ca që bëjnë edhe si të djathtë. Shikojnë sesi ca kompensohen te tokat e tyre ca falsifikatorë, kurse pronarët legjitimë po vdesin duke pritur vendimet e gjykatave. Ky po, që është faji i Edi Ramës. Dhe mbase kjo do t’i shërbejë që të vejë haka tek i zoti./dritare.net

37 Komente

  1. P
    PRONARI ......dhe Jo ish pronari.

    PER TE QENE I SAKTE ZOTI KRYEMINISTER I VENDIT DO ISHTE ME E DREJTE HISTORIKE DO TE THOJA QE NE KETE MOMENT KOHOR KU PS PO MER VOTA PA FUND PER TE QEVERISUR , DUHET TE DEFINONTE NJEHERE E MIRE PROBLEMIN E PRONAVE TE PRONAREVE TE VJETER E NJE NGA KETA MIJRA FAMILJE JAM DHE UN QE SHKRUAJ DHE DO HYJE NE HISTORI .TOKAT E TE PAREVE TE TIJ TI GEZOJE E NUK SHKON FARE HEQJA DORE NGA ANA E TIJ E PJESES SE PRONES SE NUK TINGELLON MIRE PER ATA QE KANE VESHE. FLM.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deda

      Bravo Dritan , kurrë nuk lajthit në shkrimet e tua , të lexoj me ëndje .

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Artikull i mire. lexohet me kenaqesi.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vajmedet

          Mirë puna e tokës së Romës, po këtij kush i kërkoi që të bëjë avokatin e Kryeministrit.

          Përgjigjjuni
          1. f
            flase

            Ti dukesh qe nga pseudonim qe ve u lumemadh : vajmedet! Ju jeni bajga e shqiptareve qe demokracia u dha lirine per te folur, por s'u ka dhe ne lir per te sunduar se do shkoni ne pith te sateme me keto mendje. Nuk ta fal njeri!

            Përgjigjjuni
            1. C
              Coli

              Ja kërkoi ndërgjegjëja Dritan Hila është burr me integritet të madh. Fakt për kë cilësi të tij është shërbimi që i bënë Ramës nuk është bukpërbysur Hila. Është sejmen që mbronë hapur dhe pa turp padishahun e vet

              Përgjigjjuni
            2. L
              Luri

              Paska dal me mbrojt pronaret, klyshi komunisteve e sigurimit qe ka duart e lyera me gjak dhe qe nuk denjojne as me kerku falje. VK. Edhe ju o ish te persekutuar, mire jua bejne, se nuk i moret gjerat me rradhe, por keni perfunduarf duke ju rene te filet neper rradha te merrni kestin e fundit te demshperblimit qe ju japin ish persekutuesit tuaj.

              Përgjigjjuni
              1. V
                VLONJATI

                O Luri , ha mut , ha .

                Përgjigjjuni
              2. n
                na mbyten servilet e patronazhistet.

                Doli ky servili te na tregoje historine e Rames. Ky ne te gjithe emisionet televizive e luan bukur rolin e qenit besnik. Sikur te dali ne konkurs per te lehur me garanci fiton vend nderi.

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qytetari

                  Bobo sa rende kyyy.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    AJET DELAJ New York

                    Nuk e lexova shkrimin e gjate te zoterise por mendoj qe e gjithe kjo histori mund te mbydhet me dy rreshta . Nese z Rama ka marre pronat e te parve te tije : ti gezojne por problemi nuk eshte ky . Ka premtuar se do e zgjidhte problemin e pronave ne 2013. Problemi eshte se nuk Ju a ktheu pronat pronarve legjitim e nuk Ju a shkurtoje duart atyre qe kane marre pronat e te tjerve. Ky eshte madje faktori kryesor i shpopullimit e korrupsionit. z Kryeminister nese realisht deshironi mandat te katert kthejau pronat pronarve te ligjshem se keni mbydhur edhe ceshtjen e korrupsionit ,

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tetovari2

                      Kryetradhëtari Berisha me ligjin 7501 i bëri lesh arapi si pronat ashtu edhe kadastrën!Jo Rama edhe një mijë Rama nuk mund t'a rregullojnë këtë gjendje.Berisha me përpikmëri të lartë e kreu detyrën e shtëpisë e dhënë nga UDB sërbe e inteligjenca greke,e bëri Shqipërinë rrush e kumbulla.

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Epope Berishiane

                      Krimineli i parë i pronave në Shqipëri ishte Enver Hoxha i cili i shtetëzoi ato duke u dhënë nga 3 dynymë për familje. Ndonëse i shtetëzoi pronat ai nuk i preku arshivat, pra ato egzistonin deri në vitin 1990. Krimineli më i ndyrë në gjithë historinë e Shqipërisë është Sali Berisha i cili jo vetëm që nuk i ktheu pronat por ndyrësia e tij kulmon me djegien e arshivave të gjithë Myzeqesë duke krijuar një kaos të qëllimshëm të cilin po e vuajm dhe do vazhdojmë t'a vuajmë gjatë.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zef Rahmolla

                        Shkurt dhe sakt ! Artikull I goditur ,analiz dhe konkluzione plot mend !

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zef Rahmolla

                          Shkurt dhe sakt ! Artikull I goditur ,analiz dhe konkluzione plot mend !

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kazani

                            Avokati e shëmtuar e dikujt që nuk e di as vetë se çfarë është. Mbasi jua vodhën tokat ish pronarëve real... Tanimë si duket s'ka shumë hapësira por po ju kthehen edhe atyre të 7501 se si t'jua marrin me stil. Mqs përmend Pishë Poro. Po të them se atje janë të ndara me 7501) mirë apo keq... Por a mund të më thuash se çfarë do Samiri andej tani që po ndërtohet edhe aeroporti... Me siguri nuk e besoj se ka ndërmend të blej me 10-ra Ha. Këtë po e lidh me sa më sipër. Grabitjet e rradhës... Si të tjetërsojnë ligjet që të përfitojnë.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              accidentally_genius

                              ja dhe ky haleja hila ,, qenef ku dhjet e gjithe qeveria, nje zagar qe nuk le bythe pa lepire ,, nje qen bir qeni.. i biri i nje vrasesi gjakftohte, nje sigurims qe ka futur ne varre me mijera shqiptare te pafajshem, vetem e vetem per te rene ne sy si idhujtar i komunizmit.. nje bythelepires komunist i ati, nje bythlepires i bjieve te komunisteve dhe i biri. hale te qelbura qe mbajne ere vite larg. kujdes njerez me mend ne koke , mos bini prehe e ketyre kelysheve te komunisteve. pyesni prinderit tuaj ca kane hequr,,, perbuzeni me neveri nje kocke qe ju japin keta per ti mbajt ere. jane fare helmuese, te poshter ne gen. e ketij qen bir qeni qe nuk le hale pa kullotur, ja qifsha gruan e femijet e ca ju mban pragu

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jam bir ish komunisti

                                Ikë more genius , zagar i fëlliqur , Dritani në kohen e Enverit ishte thjesht një adoleshent . I paska duart të lyera me gjak , s'ke turp qen e bir qeni , ti do të jesh pinjoll i ndonjë Hamit Matjani , që vërtet i kini lyer duart me gjak , maskarenj e vrasës . Unë e kam pasur babanë komunist , që punoi në galeri nën tokë për 27 vjet rresht , që na rriti , edukoi e na ushqeu me djersën e ballit dhe si babai im , ishin me mijra e mijra komunistë të thjeshtë e të ndershëm , që përveç të mirave të mëdha që i dhanë Atdheut , asgjë të keqe nuk i sollën .Krenar për babain tim .

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Jam bir ish komunisti

                                  Ikë more genius , zagar i fëlliqur , Dritani në kohen e Enverit ishte thjesht një adoleshent . I paska duart të lyera me gjak , s'ke turp qen e bir qeni , ti do të jesh pinjoll i ndonjë Hamit Matjani , që vërtet i kini lyer duart me gjak , maskarenj e vrasës . Unë e kam pasur babanë komunist , që punoi në galeri nën tokë për 27 vjet rresht , që na rriti , edukoi e na ushqeu me djersën e ballit dhe si babai im , ishin me mijra e mijra komunistë të thjeshtë e të ndershëm , që përveç të mirave të mëdha që i dhanë Atdheut , asgjë të keqe nuk i sollën .Krenar për babain tim .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jam bir ish komunisti

                                    Ikë more genius , zagar i fëlliqur , Dritani në kohen e Enverit ishte thjesht një adoleshent . I paska duart të lyera me gjak , s'ke turp qen e bir qeni , ti do të jesh pinjoll i ndonjë Hamit Matjani , që vërtet i kini lyer duart me gjak , maskarenj e vrasës . Unë e kam pasur babanë komunist , që punoi në galeri nën tokë për 27 vjet rresht , që na rriti , edukoi e na ushqeu me djersën e ballit dhe si babai im , ishin me mijra e mijra komunistë të thjeshtë e të ndershëm , që përveç të mirave të mëdha që i dhanë Atdheut , asgjë të keqe nuk i sollën .Krenar për babain tim .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. h
                                      hysni

                                      Jo,po i ati ka qene nje maskara ,nje vrases i qeverrise (vrases gras) qe sot njihet me emer ne te gjithe boten.Dhe i biri e ka marre ne mbrojtje kasten e babait,

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        accidentally_genius

                                        baben e pac me jete mor mik ,, ska fol kush per baben tend se nuk e njoh..te besoj cdo fjale qe baba jot paska punu ne miniere ,, ka qene i ndershem, ju ka rrit me djerse etj .. spo flet njeri per baben tende e per te tjere si baba jot qe ka qene i ndershem..por mos komento kot , kur nuk e di se biri i kujt eshte ky hila.. babai i tij ka qene kancer i njerezimit. e keqja me ty qendron qe ti beson se baba jot ka qene komunist ,e ti duhet me patjeter te ndjekesh e simpatizosh bijte e cdo komunisti qe na ka pi gjakun,, duhet te jesh i verber cfare tmerri po i ben kjo qeveri ketij populli ,, keta jane bijte e atyre qe na vrane e na masakruan dje.. ky qen bir qeni edmut ramovici ka sjell ne poste te larta te drejtimit te shtetit pikerisht bijte e atyre qe na vrane dje.. vete nje vrases si i jati kritqamut rama, mbesa e beqir ballukut, vajza e llambi keqpriftit, npi i hysni milloshit, familjare te hekuran isait, vllai i ketij qen kryeminister ne bisnes te piste me nipin e faraonit me te tmerrshem qe ka pas bota ( enver hoxhes).. etj etj ,... nese mundesh me thuaj vetem nje emer qe eshte ne qeveri qe e ke te ndrshem dhe nuk eshte nga bijte e gjakpirse te komunizmit .. ndaj o shoku mos fol kot..

                                        Përgjigjjuni
                                      2. M
                                        Mezi po ju presim

                                        Bravo accidentally , Shqipëria ka nevojë për rrugaçë , delinkuentë e sidomos për fjalorin tënd shumë të larmishëm . Mezi presim të vini në fuqi , që të na ndriçoni vëndin nga viti 2050 .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lasgushi

                                          Ti Genius,me siguri e ke patur plakën bashkëpuntore të Degës së II që është rekrutuar e mbajtur në lidhje nga gjiganti,babai i Tanit Mos ki asnjë merak,nuk i ka bërë gjë fizikisht.Se regulli kërkonte të bëheshim në prezencë të tretëve. Pranda ke konflikt 8nteresi me Dritanin që ka dhënë dprëheqien nga zv minister i mbrojtjes,veyë se nuk duronte sjelljet dhe politkën e lëtyrave të kategorisë Mimi K8dheli Rama.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. 1
                                          1

                                          Ti EPOPE BERISHJANE mund te jesh demokrat i thekur po duhet ti japesh hakun te zotit.Enveri beri nje reforme po nuk ndau tapi.Ndau vetem ne krutje tapi simbolike dhe e la me kaq.Per mos ti lene te embelsohen shume ua mori tokat dhe i kolektivizoi.Nuk e pengonte kush ti digjte tapit e vjetra po nuk e beri.Ishte me demokrat se Saliu dhe Fatosi qe bene ndarjen me ligjin famekeq dhe dogjen dhe hipotekat duke urdheruar te besuarit e tyre.Sa per tju ftilluar se artikullshkruesi nuk foli me emra Ne pishporo jane te Argita Malltezit kurse ne orikum i ka Shkelzeni me dokumenta Selimllari.Shkoni tani posht ballkonit ku Sala po u pshur nga lart

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Ilia

                                            Jeni i ditur dhe fisnik Dritan!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              HRr

                                              Dritan or mik !Nuk di në se keni patur spo jo prona dhe evnjeh problemin dhe bashkë me të edhe keqardhjen ,poshtërimin diskriminimin si të ishin ish pronarët dhe trashëgimtarët si të ardhur nga Bangladeshi ,Siberia apo Alaska ,por media të jep mundesi të flasësh,shkruash dhe të paraqitësh fakte që nuk kanë nevojë për komente .Ato flasin vetë dhe të vjen të hipësh mbi kalë bashkë me Skënderbeun dhe të ulërish e të vësh kujen në Tiranë për një supervaki që u ka rënë mbi supe shqiptareve . Ca çapaçula që nuk dinë nga lidhet gomari nxjerrin kobure dhe marrin jetë se u zihet një parkim a u gërvishet boja e makinës pa ebkuptuar se ç:është një rrip toke një baçë një tokë arë apo ullishte një gur i vënë me duart e të parëve tanë ,etj etj nuk ka rëndesi sa ke pasur nder breza ,rëndësia është ,pse e merr tjetri kur ne jemi pronarë e trashëgimtare të tyre me qindra vite ,jo të blera se kur kërkoje tokë dikur nuk e kërkoje t'a bleje por e nderroje me kapital tjetër që nuk e kishte ai qe donte ta shiste ,nuk jepte myzeqe por jepte shullë që donte mure donte dhe donte ujë që të quhej e shfrytëzueshme për të mos u mbledhur në darkë dhe të hanin të vegjëlit dhe pleqtë rracion ndërsa prinderit iknin me barkun bosh nga që nuk mjaftonte buka . Për 34 vite shteti ishte armiku ynë ,na vrau shpresën na la pa gjumë na ropi për së gjalli na mbajti peng dhe gërmuam e gërmuam për dokumenta por shteti nuk deshi të bënte atë që duhej por atë që i duhej atij Unë jam trashëgimtar por i një sasie modeste por me vlera të tokës ,qysh në 94 fillova gjyqin e pare pastaj me radhë 4 gjyqe dhe dy apo tre nga ana e b/shortes por litari për të tharë miell zgjatet pafundësisht sepse ashtu ja do puna Nastadinit qeverises.Akoma nuk kam juridikisht asnjë dokument per zhvillim prandaj Edi Rama ,edhe pse nuk katranosi gjë edhe për fajin e tij që vendosi grabitësa nëpër Kadastra dhe lëmshi u rrit edhe pse qepi handre me fije të kalbura Ai ka merita për vizionin dhe ornamentet por pjesa thelbësore çalon shumë ajo eshte problemi 1

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shoferi

                                                Nuk ngrihet pazari me fjalen tende, rrace spiuni.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kris

                                                  Hila ka hapur arkivat e venetikut per Kolekajt dhe ish antaret e byrose politike .Harron faktin se keta per te marre poster e larta be sistemin e kaluar ja falen pronat pushtetit.Per keta nuk duhet te kete kthim prone

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Nik

                                                    Ha ha ha, e fortë "Kris", fjalë me vënd!!!

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. g
                                                    goni

                                                    I biri i monstres se "Divorce Albanian Style" po i ben gojore Rames si i ati Enverit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      ANNA

                                                      po tamam do Zoti qe Edi Rama te beje dicka qe Toka te shkoje tek i zoti!! Ligji 7501 ishte abuziv sic u mendua , por edhe me abuziv sic u zbatua, pasi njerezit ne ish hipoteka u korruptuan nga njerezit qe moren toke falas me kete ligj dhe i ndane si dhe per ke deshen... Ish pronaret mbeten pa token e tyre te lighshme. Shpresojme se drejtesia do shkoje ne vend , por po se beri Edi Rama ska per tu bere kurre. keshtu qe sic thote gazetari, mbase tani Edi rama do mendoje per zgjidhje perfundimtare.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sufllaqja me qepe

                                                        O Dritan Hileja, ceshtja eshte pse nuk i marrim dhe ne tjeret pronat e te pareve? Pervec kesaj Rama premtoi ta mbyllte kete histori ne mandatin e pare.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. m
                                                          mirel

                                                          Na hengsh rrocken o Tani, Spiro Koleka ka qene fisnik, po luftoi per Shqiperine, dhe jo per ta shitur si Rama qe jep Det e Butrint per greket, Sazanin per serbe e Ruse, dhe Portin e Durresit per ruse e serbe. Sa per toka e luftetare, Vlores nuk i mbarojne emrat te Kolekajt dhe Manush Myftiu. Po jo te gjithe kane marre tokat e pronat, se kurvat si ty, Xhacka, ai spiuni qorr i Sarandes, qe ka bere kerdine ne Delvine, keni bere e po beni kerdine me tokat... Prandaj, lere kurverine e servilizmit dhe mos na shit pordhe me fisnike Se po te ishte pinjoll i denje i Kolekajve, Ramuti do e merrte token i fundit, jo i pari ne liste. Kuptove, apo jo?

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Dakord

                                                            Po pronat e pronareve (jo ish pronareve) perse nuk i kthen ky qelbesira? Sa m2 do marre tani? 10% e 220,000m2? Pra 2,2 ha? I mjafton te beje nje Surrel te dyte ne toke te vjedhur

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              Një banor i Tiranës .

                                                              Edhe unë jam dakord me ty "dakordi" që të vazhdosh të hash mut , se të bën mirë . Pse nuk ja kerkonje lexhendës , autorit të ligjit 7501, para 2013 -tës tokat e pronarëve ? Rama nuk do të marrë asnjë pëllëmbë tokë , e ka hequr vehten e tij nga trashëgimia . Kështuqë ti vazhdo e ha mut , se të bën mirë .

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. F
                                                              Flutura

                                                              Dukatasit, nuk kane qene nga ata qe futeshin ne citjanet e grave ne ato kohera, ndersa tani mundet, sepse ne si popull jami bastarde. Sa per revolucionet, qe i bekan vetem te pasurit eshte e vertete qe ka ndodhur ne Shqiperine tone fshatareske. Lenini psh, ishte nje njeri i bibliotekave, qe nuk e njihte askush. Napoleoni ishte nje njeri i papune me nje redingote te zbrujtur nga vjetetsia kur e thirren.. Hitleri ishte askushi, kur e thirren...

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje