Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel. Përgjigju!

6 Gusht 2024, 17:25Blog TEMA
Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel.

Nga Ardit Bido

I dashur Vangjel,

Tani që mbaruan zgjedhjet dhe mund të flasim bazuar në rezultate, po të shkruaj këto pak radhë. Përpara se të niste fushata zgjedhore, teksa disa gjithçkanalistë në kolltuqet televizive të Tiranës dhe disa eksponentë të partisë politike ku ti aderon të ulur në kolltuqet e kafeve që kafet nuk prodhojnë votë, flisnin që ti ishe kandidati që do të merrte votat e grekëve të Himarës, kisha shkruar se është një naivitet total dhe një mosnjohje totale e zonës që të mendosh se votat e personave me vetidentifikim grek në Himarë e në Dhërmi do të merreshin nga çdokush tjetër veç Belerit e Gjikurisë.

Sot, që rezultatet kanë dalë, ky tashmë nuk është të gjithëditurit dhe unë i gjithdituri, por është fakt. Dy vendbanimet që ke pasur rikuperim zero ose minimal është Himara fshat, ku shumica dërrmuese ka vetidentifikim grek dhe Gjileka, ku një pjesë e mirë e banorëve kanë vetidentifikim grek. Madje, Gjikuria ka shtuar në këto kuti votimi 5% të votave në krahasim me Belerin dhe nëse do të votonin edhe ata 50 veta me karta të skaduara që opozita u tregua e paaftë t’i nxiste ti rinovonin do të rriste votat e tij me 15% ndër personat me vetidentifikim grek në Himarën fshat. Ndaj, fitoren e more gjetkë.

Banorët e asaj zone dhanë një leksion sesi vota është mesazh proteste, ndaj të gjithëve. Dhe e bënë këtë aq të dukshme, saqë çdokush që ka dy pare mend nuk mund të bjerë pre ndaj propagandës. Argumenti i parë shkon në favorin tënd. Menjëherë pas zgjedhjeve u çuan lehësit mediatikë të thoshin se fitove prej presionit shtetëror, kur ky argument bie tërësisht poshtë teksa aty ku ka biznese si Himara e Gjileka (apo Dhrimadhes siç nacionalizmi politik grek ka bërë mbivjosësit ta qujanë) nuk arrite dot të marrësh as 30% të votave, po aq sa Goro, edhe pse normalisht presioni bie më shumë aty ku mund të bësh presion, pra te bizneset. Argumenti i dytë është sfidë ndaj teje. Teksa Gjikuria ka rritur votat e veta te të vetidentifikuarit grek, ai ka humbur dërrmueshëm në zona të tjera, sepse mesazhi kryesor i këtyre zgedhjeve ishte vota e protestës kundër vorioepirotizmit.

Lukova, për herë të parë, kaloi majtas bindshëm, teksa rezultati më i afërt ishte më 2015 kur Goro arriti të flirtonte me 50% të votave e, më herët, fitonin vetëm kandidatët e opozitës. Qeparoi fushë, Borshi, Vunoi, Fterra, Çorraj, Himara Kurveleshare të dhanë mbi 80% të votave, dhe Palasa, Qeparoi fshat e Piluri të dhanë rreth 70% të votave të tyre. U çuan e dolën të votonin, jo veç ata 300 banorë të rinj të zonës, që me sa pashë nga listat e zgjedhjeve që nxorën në rrjete sociale ca nga kundërshtarët e tu ishin himarjotë në origjinë shumica, por u çuan të të votonin banorët vendalinj që panë se si 1 vit të tërë beleristët e spiromilistët e Himarës fshat, Athinës dhe Tiranës, kaluan nga fushata brilante e Fredi Belerit, në tendenca irredentiste e vorioepirotiste me protagonist sërish Fredi Belerin.

Kthyen votën e tyre jo pak, por thuajse një në pesë votues që votuan Belerin për protestë të drejtë të të drejtave të tyre të mohuara në fshatrat e sipërpërmendura patriotike shqiptare dhe këtë herë votuan për ty përtej atyre që dolën për të votuar për inat të vorioepirotizmit. Mos e harro që mund ta kthejnë votën kundër teje sërish nesër e jo vetëm ata, por edhe të tjerët që protesta e tyre ndaj vorioepirotizmit mund të ndihen se nuk është kuptuar. Madje, pa habi për kë njeh zonën, kundërshtari yt morri vetëm shtatë vota në një qendër votimi, konkretisht në Tërbaç, se habiten vetëm ata që nuk u ka djegur shtëpitë dhe vrarë gjyshrit spiromilizmi që fatmirësisht nuk kishte as minoritarë e as himarjotë nën drejtimin e tij, por vetëm mercenarë kretanë.

Mesazhi i tretë në këto zgjedhje është protesta e merituar e nivicjotëve dhe shevasjotëve. Nivica dhe Shën Vasili janë dy fshatrat e vetme në Shqipëri që u thuhet se plazhi nuk është i juaji se jeni lart në kodër dhe plazhi i zonës suaj kadastrale ku paraardhësit e tyre kullosnin bagëtitë deri sa niste rëra i takon ndonjë binznesmeni të mbivjosës që e ka parë për herë të parë Kakomenë dhe Krorzën kur i thanë se ka plazhe të bukura jugu. Ua thonë këtë me banalitetin e paditurisë që çdo fshat është majë kodrës, që Palasa e Dhërmiu e Himara e Vunoi e Piluri e Qeparoi e Borshi e Lukova e Piqerasi e Sasaj janë të gjitha majë kodrës, por që pronat, me të drejtë, ky shtet ua ka njohur deri te rëra.

U kanë thënë që nuk keni të drejtë të shkoni në manastir e në plazh se këtu ka tra dhe unë habitem pse nuk ka tra në Palasë e Dhërmi, në Jalë e në Borsh, por vetëm te ta? Kush na qenka ky që ka marrë plazhin dhe e bëri rërën e manastirin pronë private, përtej pronës që ka marrë në kurriz të nivicjotëve? E nivicjotët e shevasjotët, ata që mbajnë flamurin kombëtar katër metra mes fshatit të tyre për t’i thënë vorioepirotistëve që edhe kur ju japim votën, jua japin që të dëgjojë Tirana dhe jo që të fitoni ju, bënë protestë të dyfishtë. Këto dy fshatra t’i mbledhësh bashkarisht janë të vetmet që kishte ulje të pjesëmarrjes në votime, në një bashki ku kishte 11% rritje në votime dhe edhe vota ndaj Gjikurisë ra me 10%. Një mesazh i qartë ndaj vorioepirotistëve që të ndërrojnë retorikë se do të humbasin dërrmueshëm, por edhe ndaj teje që të kthesh sytë nga këto dy fshatra se vota patriotike nuk është e mirëqënë në çastin që u bie në qafë.

Njësoj edhe Kudhësi, që dha mesazhin e katërt bashkë me çdo votë opozitare që humbe jashtë Himarës e Dhërmiut se priste një vit pas zgjedhjesh që votën e lartë të protestës ta rregullonte bashkia, duke asfaltuar atë rrugën e vetë e duke u dhënë më shumë se 45 minuta ujë në ditë, por që nuk e bëri dhe tani me të drejtë protestuan. Por kujdes, se të njëjtën tek rrugë të pashtruar ke edhe në Ilias e të njëjtin problem me ujin ke edhe në Vuno ku morre mbi 80%. Fito votat e të parëve e mos humb të të dytëve sepse shkon në dy kahë kjo histori.

Mesazhi i fundit e ndoshta më kryesori ishte në Himarën qytet, ku jo thjesht ndër votat e grekëve, por humbe edhe në votat e shqiptarëve. Është e vërtetë se fitove në lagjen “1 maji” që ka shumicë të ardhurish, por humbe në Stefanel, që po ashtu ka shumicë të ardhurish. Dhe këtu kthehemi te një fenomen thelbësor i lëmshit që Tirana ka bërë në atë zonë, me naivitetin e asaj që të shkruajta që në fillim. Himara qytet, ku vetidentifikimi është 50-50, për të mos thënë me shumicë shqiptare, është lënë pas dore përherë në shërbim të një “ëndrre” a “naiviteti” të pakuptimtë për të marrë vota grekësh. Kjo ka prodhuar që librazhdiotë e kuksianë e vranishtjotë, e më pak pilurjotë, vunjotë e qeparotas që kanë ende sfidat e tyre të brendshme, të bëhen beleristë pa u bërë joshqiptarë. Ke mjaftueshëm kohë aty Vangjel që të të pyes a “e di pse?”, por po e sqaroj për të tjerë që mund ta lexojnë.

Për shkak të zhurmës së nacionalizmit politik grek që bënë që Athina të bërtasë dhe që pastaj vjen në Tiranë e nga Tirana bëhen politikat e lëmshit në zonë, shqiptarët e qytetit të Himarës e kanë parë se kushdo që është në pushtet aty, beleristët kanë bizneset më të mira, mund të rrinë pa paguar edhe taksa nganjëherë e askush nuk i ngacmon, nuk u shkon njeri për gjoba siç u shkojnë lukovarëve e të tjerëve e me pak fjalë bëjnë ligjin në qytet. Ndaj, shqiptarët e Himarës, për shkak të lëmshit të Tiranës dhe ëndrrës naive se mund të merren votat e grekëve, kanë parë se po të jesh me Belerin dhe kundër Goros dhe Tavos nuk të cënohet asgjë në përditshmëri, po të jesh kundër Belerit humbet në përfitimet e zakonshme të përditshmërisë, edhe kur është PS apo ka qenë PD në krye të bashkisë.

Ky fenomen që e ka prodhuar Tirana me duart e veta është edhe në të gjithë bashkinë, ku përtej problemit të hipotekimit të shtëpive që është kudo, banorët e asaj zone kanë parë se si janë zhvilluar Palasa, Dhërmiu e Himara, pra tre fshatrat greqishtfolëse të zonës, kanë shitur prona dhe rrjedhimisht kanë përfituar banorët e atyre tre fshatrave dhe prapë nuk të votojnë në Himarë fshat e Gjilekë. Nga ana tjetër, plazhet fantastike të Kakomesë e Krorzës u thuhet se ju s’do përfitoni edhe kur të ndërtohet, ndërsa lukovarëve, piqerasiotëve, borshjotëve, qeparotasve dhe vunjotëve u thuhet që do prisni se do zhvillohen shumë më vonë plazhet e tyre, e jo vetëm kaq po as shëtitoren nuk do e shtrojmë deri atëherë si në Borsh. Pra, në tre fshatrat greqishtfolëse të zonës ka zhvillim, erdhi çasti të ketë edhe në shumicën dërrmuese të bashkisë, që janë fshatrat shqipfolëse.

I dashur Vangjel,

Mesazhi i këtyre zgjedhjeve ishte i qartë. Po u tentua flirtim me vorioepirotizmin, do të humbisni të gjithë bashkinë në mënyrë spektakolare, siç keni humbur votat e shqiptarëve të qytetit të Himarës, që kanë 30 vjet që shohin që në opozitë Beleri bën çfarë do. Mos mendo se nivicjotë e shevasjotë e kudhësjotë që s’të dhanë masivisht votën nuk lexuan Belerin dje që votat e tyre i përdori për të të kërkuar ty që të hapësh shkollë të mesme greke në Himarë dhe të jesh i sigurtë se janë gati ta ndëshkojnë me votë për këtë abuzim që bëri me votat e tyre. Mirëpo, ata kanë parë edhe që shkolla 9 vjeçare e vatrës së nacionalizmit grek u hap pavarësisht votës së tyre dhe ndaj votojnë Belerin se e dinë që flirtimi me vorioepirotizmin s’ka të bëjë me votën e tyre, por me naivitetin e politikës në Tiranë. Madje, nëse kjo shkollë e mesme do të hapej, votat e Belerit do të rriteshin eksponencialisht sepse shqiptarët e zonës do të kuptonin edhe njëherë që ndërkohë që urojnë me shpirtë vaftë në Strakëna për belerizmin, vetëm duke qenë me të mund të ndalojnë Tiranën të mos u bjerë në qafë në përditshmëri.

Prandaj, përtej faktit që duhet të kenë certifikata për shtëpitë e tyre që as i rikonstruktonin dot të gjithë banorët e Himarës, edhe po e tentove sërish për një vit që janë zgjedhjet e përgjtihshme të marrësh votat e grekëve të Himarës, do humbasësh edhe më shumë të shqiptarëve të Stefanelit e 1 Majit dhe të mbi 85% të bashkisë. Shqiptarët e Himarës që të dhanë votën folën: nuk ka bir nëne që vendos tra në plazh se plazhi është i askujt, edhe kur pronat rreth tij kanë pronarë e nuk ka bir nëne që ndalon banorët të shkojnë në Manastir. Shëmbe them unë, servitud kalimi thotë Kodi, rrini duarkryq e humbisni përjetë në Nivëc-Bubarin e Shën Vasilin krenar shqiptar, ju uron Beleri. Shqiptarët e Himarës folën qartë: aq gjoba sa u ratë në qafë lukovarëve a në Bunecin e Piqerasit dhe Sasajt, bjeruni edhe beleristëve, ose bëni çka duhet e mos i bini askujt në qafë. Shqiptarët e Himarës folën qartë: shëtitoren e Borshit e dimë se do vijë koha më vonë të zhvillohet, por një shtrim të thjeshtë sa për mos të prishur amortizatorët e pushuesve nuk ka ndonjë problem të bëhet, e të nisin të zhvillohen edhe plazhet e fshatrave shqipfolëse. Shqiptarët e Himarës folën qartë: ujin e Kuçit çojeni në Palasë e Dhërmi, por hapni tubat që edhe kuçjotë e vranishtotë të vadisin tokat e të pinë ujë, edhe kudhësjotë e vunjotas e pilurjot e qeparotas të kenë ujë më shumë se 45 minuta në ditë.

Shqiptarët e Himarës folën qartë: atë rrugën e Kudhësit, të Iliasit e Çorrajt, që kushton aq pak lekë sa një biznes i zonës që ka përfituar, nga beleristë a nga Tirana le ta shtrojë. Shqiptarët e Himarës folën qartë: Varrezat e Çorrajt e bujqësinë e Tërbaçit e Kallaratit mos e lini pas dore. Mbi të gjitha, shqiptarët folën qartë: nën 15% me vetidentifikim grek në Himarë të ketë të gjitha të drejtat që i takojnë brenda institucioneve shqiptare dhe jo greke siç janë lënë deri më sot, por po u flirtua me nacionalizmin politik grek duke tentuar ta nxjerrë Bashkinë Himarë dygjuhëshe, a minoritare, a të bëhet edhe ndonjë Gjilekë tjetër, që edhe greqishtfolësit e saj e quajnë Gjilekates, “Dhrimadhes” me bekimin, cytjen e mbështetjen e Tiranës, pisk keq i keni punët.

I dashur Vangjel,

Të uroj një mandat të mbarë, ndërsa fitoren tënde nuk ta uroj ende sepse shqiptarët e Himarës të sfiduan, nuk të dhanë votë thjesht për ty. Urimi u takon atyre, që me votën e tyre dhanë aq mesazhe që shpresoj t’i kesh marrë e kurrë mos të përfundosh si PD në atë bashki që vendosi të vetëzhduket përballë vorioepirotizmit që vjen nga Athina dhe jo nga Himara. Shpresoj t’i përgjigjesh sfidës së labëve krenarë të bregut dhe të labëve krenarë të Kurveleshit dhe shpresoj që edhe ajo pakicë me vetidentifikim greke në atë bashki të marrë prej teje shërbim të njëjtë, as më të keq, as më të mirë, sesa votuesit e tu që ishin shqiptarët e Himarës.

36 Komente

  1. B
    Buda

    Himara do te vazhdoje te vuaje kompromiset e Politikes Naive te sundimtareve te Tiranes me shovinizmin grek, qofte Sali Serbi, qofte Edwin Arumuni. Nese themi qe Himara eshte zemra e Laberise dhe Laberia zemra e Shqiperise, ne Himare duhet te zgjidhet nje personalitet me integritet profesional dhe moral puro shqiptar!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dash

      Rama arumun ??!! Ti qënke i marrë . Po kë quan shqiptar ti Buda kari , atë që quhet Mazllëm , Mahmut , Sherefedin , Abdulaqim ? O Zot i madh , Rama arumun ? Edhe këtë , s'e kishim dëgjuar gjer më sot !! Mirë thonë , sa të rrosh , aq budallenj do të takosh .

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Ky bideja , eshte qesharak dhe patetik. Po ishe grek si Vangjeli eshte patriotizem te te votoje 99% terbaci. Ama po ishe grek si Gjikuria ,nuk te votojne. Po ishe grek qe te njeh bideja behesh edhe minister mbrojtje , ama po nuk te njohu bideja je grek i keq. Ore ky bideja nga eshte me origjine qe ben sikur e njeh mire himaren???

        Përgjigjjuni
      2. E
        Erdogan

        Po me Vllehet cfare pate o kaush? Jane shqipetaret me te qyteteruar te ketij teritori.Jane dhe patriot sepse duan trojet ku kane lere e rritur, pronat dhe njerzine ne pergjithesi. Ne cate byrhen me Himaren a thua se eshte kerthiza e shqiperise. Gjithsej ka 23 mije votues potenciale, nga te cilet votuan vetem 8 mije. As sa nje lagje e Tirones eshte. Pjesa tjeter eshte larguar ca neper bote e ca ne Tirone. E per cfare duhet personalitet ne Himare me 8 mije votues gjithsej ne te gjithe zemren e LABERISE!

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cika

          Zgjidhja eshte zgjidhja e problemeve te banoreve dhe zhvillimi. PS i ofron keto alternativa. Fakti qe kryetari i bashkise ka nje etni ka pak rendesi

          Përgjigjjuni
        2. N
          NY, USA

          Hallal qumshti i nenes, o Bido. Lum prinderit e familja qe te ka. Lum Shqiperia qe te ka. Bido, paq jete te gjate e qofsh perhere faqebardh.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bravo e madhe

            100% dakord me NY, USA

            Përgjigjjuni
            1. N
              Naimi

              Amin!

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cika

                Shoqnia i ka urimet ne nature. Por ketu behet fjale per alternativa politike. Cfare ofron ky bido per zgjidhjr te qendruesjme? - asgje.

                Përgjigjjuni
              2. e
                emigranti

                nje analize shuem e sakte dhe shume me vlere, pertej urimit per fitoren kryetari ir DUHET ti beje nje analize fitores se tij dhe te nxjeri problemet qe kerkojne zgjidhje. Tashti qe eshte periudhe plazhi mundet fare mire te meret me rruget e fshatrave malore te zones dhe ne vazhdim me zones buze detit. Po ashtu duhet zhdukur epersia e belerizmit ne kete zone dhe te gjithe te jene te barabarte si perkundrejt te drejtave ashtu edhe te DETYRIMEVE. Edhe nje here urime kryetar.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqip folesi

                  Vangjeli e flet shqipen me mire se ty o dritezi. Po ti di ta perdoresh gojoren mire, dhe kaq. Rrace e shpifur, shko ne arkivat a sumshtetit se mos gjesh ndonje informacion per k'te timin. Burre kurve.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Graqiret Sumqire

                    Ti do jesh kurva e Saliut, Metes dhe Dules.

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kopetenti

                    Qe bashkia Himare te plotesoje nevojat e banoreve te shperndare ne mini fshtara me nga 10- 29 pleq duhet para. Sa te ardhura siguron vete Bashkia Himare? Cilat jane burimet e te ardhurave? Si do te rriten ato, sepse shpenzimet sigurisht qe rriten cdo vit. Kjo eshte sfida e nje Bashkie te siguroje te ardhura per te plotesuar nevojat. Nese mbytet me borxhe, perse duhet i zgjedhuri, pra kryekomunar? E merr ne dore qeveria duke emeruar nje administrator per sa kohe eshte ajo qe e financon.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shtjefen palushi

                      ` I dashur Albanistan me emtin hibtid, as mish e as peshk... si puna e atij (asaj kurves nga Algjerija, qe ne realitet eshte burre, dhe rreh grate........ Ti ...je nje MUT, qe ben patriotin.... je nje qen qe leh per ate qe te ushqen,,,,,,,,,, skam asgje me ty... me debilat e Meros e kam... qe per nje kafshate buke, me censurojne... 0 ------------

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Ladi

                        Nje te lumte te Madhe, por shume te Madhe vertet. Je shqiptar i mire. Shume urime dhe shpresoj qe fjalet e Tua te mençura, ti degjoje jo vetem Vangjeli, por edhe shteti shqiptar.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Ben

                          Who the fuck are you? Kush je ti qe perdor keto hartime sikur je specialist i madh i politikes? Duket qe ke shume mllef! Ata qe votuan kunder jane filo Grek qe akoma nuk e dine se ku i kane rrenjet por jane gengjyer nga ca dhrahmi dikur edhe Euro tani. Shko more djale edhe jeto ne Greqi me mire se nuk ndihesh Shqiptar!

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            Uje

                            Hahaha Himara Kurveleshase, sa qesharake. Himara dhe Kurveleshi jane dy gjera te ndryshme o kopil i bidonit...

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mire qe u q ropt grekeve

                              O uje te qifsha ropt ty dhe grekut

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Na mbyten antishqiptaret

                                Ti qe te jep uje me bisht te luges ose je antishqiptar ose je rrote cari. Po te kishe qofte edhe njohuri elementare mbi historine nuk do kepusje brockulla te tilla. Himara or cope kari me dy sy, ka pas te pakten 81 fshatra ku jo vetem Kurvelishi i poshtem por edhe ai i sipermi kane qene pjese e saj. Dhe kane te njejtat zakone e tradita duke perfshire dhe kenget e vajet. Besoj e kupton qe qesharaku je ti.

                                Përgjigjjuni
                              2. T
                                Traktori

                                Ky Bido-ja eshte goxha kopetent,analize nivel,fituesit duhet ta lexojne.

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  selam nga teqja e surrelit

                                  Bir i ´´popullit´´te ramiut,ose lej feni bido.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. f
                                    fredi

                                    O Bido, sa nje rroge vlen ti.... sa per ne labet...Tavo e Gjikuria jane te dy greke...ketu luhet xhepat e kujt do majmen ...te Rames e Zahos apo te Nokes e Berishes....ti je nje bol qe veteshitesh si historian...i zgjedhur ne ate post egzekutiv qe ke si perfaqesues i nje grupimi krahinor dhe jo si njeri i ditur...so shut the fuck up se na je bere me i shpeshte se birra Korca...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Graqiret Sumqire

                                      Boll i dhe gojes o sumqire. Shko kap sapunin dhe leri keto pune.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Duff

                                        E ca labi na qenke ti o lumadh. Po pse thote labi “so shut the fuck up”???

                                        Përgjigjjuni
                                      2. k
                                        kozmaj

                                        O Bido ,,ti myslyman je ? po pse fut hundet ne himaren orthodhokse ,,,,orthodhokset ,,,si ata qe flasin greqisht ,dhe si ata qe flasin toskerisht ,,jan vellezer ,,,,kot nuk martoheshin midis tyre ,,,,po ti do te jet si enveri ,,qe i basardoj me lab ,cam e kuksjan ,,,ne kohen e propagandes ateiste ,,,

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          BESNIKU

                                          Ja ke dhjere Baton Haxhiut o Ardit me kere shkrim qe si vet dora e tij edhe ti kerkon te reabilitohesh pasi u vet rrezove nga gomari qe te la yt ate ,duke menduar se kishe hipur mbi kale.Uroj qe mos te ta kete lexuar Edi se ai merzitet dhe me shume kur rri dalin perpara Batont .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Labi

                                            Shume sakte. Bravo Bido.. Vangjo lexoje me vemendje.. dhe echo perpara!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Leonidha

                                              Nje bravo e madhe per Z Bido. Jo vetem qe eshte nje patriot i madh por eshte nje njohes shume i mire i historise dhe i realitetit te tanishem ne Himare. Une ndjehem krenar qe kemi njerez te tille dhe vertet ka dhe te tjere te tille. Do ishte mire qe Arditi te gjente ato menyra se zgjuarsia si mungon, te behet bashke me te tjere zera patriotike te vertete qe te hedhin drite mbi gjithe ate politikane te shitur ose te kapur nga qarqe te caktuara fqinje, dashakeqe ndaj Shqiperise. Z Bido je nje zemer luan, por te lutem bashkohu me shoke te tille si vetja, qe puna jote te vleje dhe me teper per kete vend. Respekte dhe ta dish se ke mbeshtetje.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Leonidha

                                                Bravo Ardit Bido. Je nje zemer luan. Patriot i ditur dhe i guximshem. Bashkohu me shoke te tjere si vetja tju cjerrim masken politikaneve te shitur dhe te blere. Ata jane me keq se tradhetaret. Ke shoke dhe mbeshtetje. Pa bashkim nuk mund te arrihen ideale te medha. Njerezit e ndershem kerkojne lidere te vertete. Do duhet te crrenjosim dhe demaskojme gabimet e bera ne vite te politikes shqiptare. Pse shkolle te ngritur nga shteti grek ne himare, pse shkolle te ngritur nga shteti grek ne korce? Pse u ngriten varrezat e ushtareve greke ne kelcyre? ( e tmerreshme sesi u justifikua politika e atehereshme- u ngriten pa leje ndertimi , skemi cti bejme? ) . Nese sot nje gjyqtar po pezullohet se nuk shpjegon dot se ka nje makine qe kushton shtrenjte, po politikanet tane si nuk mbajkan pergjegjesi per cfare kane bere? Si nuk mbajkan pergjegjesi ata qe miratuan mareveshjen e detit me Greqine? Etj, etj. Duhet crrenjosur politika e shitur.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kleas

                                                  Sa për zemër e paske Himarën o. Bidoooo? Të shkon jeta qafe me qafe Bidooo! Nuk te pjerdh njeri ty dhe as studimet e tua per grekët në Himarë. Gjikuria fitoi në Himarë, kurse Tavo në Vranisht e Lukovë.. Këtë nuk e kupton dot ti, as himarjoti nuk do ta quajnë vranishiot dhe as e kundërta. Bashkimet kurverore që bën Rama me të vetët nuk janë reale. Kur ta burgosin Tavon flasim o çami i nënës....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Arian

                                                    Eeee fillove dhe ti tani te besh si ata analistet qe thua,pak me modest se keshtu fluturoni ju profesoret politikane puno e merru me ate qe di te besh me mire

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Arian

                                                      Eeee fillove dhe ti tani te besh si ata analistet qe thua,pak me modest se keshtu fluturoni ju profesoret politikane puno e merru me ate qe di te besh me mire

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Himarioti

                                                        Po shikojme se po perdridhesh per ti pelqier krietarit per tu bere deputet. Por ato pergjigjet pa firme qe ju jep qytetareve duke ju fshehur pronat qe kane ne arkive, jane si puna e dardhave. Krietar, quhet Ardit Bido, dhe ha dardha prapa kurrizit tend.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. a
                                                          astrit

                                                          Nga Dukati ne Sarande ne dimer kur mbarojne pushimet mazalla se she nja 100 veta rruges. Te gjithe ne moshe per te vdekur qe rrine neper kafenete e rrugeve e dremisin per shtate pale qejfe. Po te mos ishte interesi i parallinjeve per investime ne detin e bukur qe ka "bregu", do ishte nje hiç gje gjysem e vdekur.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. N
                                                            Nje Fshatar nga Golemi ne Emigracion

                                                            Po ja Astrit e paska nje gje qe te terheq ?Pozitive dhe kjo per te ardhmen e Shqiperise .Sa per ate qe aty ne dimer kane ngele vetem pleq , Zoti tju zgjase jeten qe te ruajne vatanin per femijet e tyre ??? Rinia si ne gjithe boten do te punoi per te mbijetuar ? Kush e ndjen vehten qe eshte Grek rrugen e hapur e ka , te liroje vendin se Toka eshte Shqipetare , te mare dhe raqet qe ka mos te lere qe nje dite kur ti vije koha ti zbojne si CAMET qe i perzuri GREKU dhe i lane te gjitha ca kishin .Toka do te vej tek i Zoti ????

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. f
                                                              fiqo

                                                              Sa i peshtire eshte ky djale.. ka nje mase bythlepirja ndaj Rames per interesa, por jo pa mase fare..

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje