Për ata që e shesin Petro Gjikurian, si “politikan i ri”

6 Gusht 2024, 17:00Blog TEMA
Për ata që e shesin Petro Gjikurian, si “politikan i ri”

Nga Bledi Lumani

Një nga gazetarët e afërt të Sali Berishës, kishte bërë një shënim pas humbjes së zgjedhjeve në Himarë.

Dhe përpiqej të rrëzonte arsyen kryesore pse opozita nuk mund të fitojë më asnjë palë zgjedhje, pasi drejtohet nga politikanë si Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët tashmë e kanë mbyllur ciklin e tyre politik dhe kanë punë veç me drejtësinë.

Për këtë, hiqte një paralele mes Vangjel Tavos, një njeriu që merret për 30 e kusur vjet me politikë, dhe Petro Gjikurias, që përfshihej për herë të parë në jetën politike.

Humbja e këtij të fundit, sipas tij, rrëzon argumentin se opozita nuk fiton dot në zgjedhje, pasi i duhen politikanë të rinj, jo Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Vetëm se ky është një argument shumë i dobët, që as nuk qendron.

Petro Gjikuria nuk është fare politikan.

Ai nuk përfaqësonte asgjë politikisht dhe as nuk solli ndonjë ide të re politike.

Madje nuk përfaqësonte as demokratët, të cilët dolën publikisht kundër kandidaturës së tij (as Vangjel Dulen, që njeh vetëm Fredi Belerin).

Ai thjesht përfaqësonte Sali Berishën. Ndaj dhe humbi.

Jo se ishte politikan i ri dhe kishte ndonjë ofertë të re politike, dhe shqiptarët e refuzuan atë.

Se politikan të ri nuk të bën as mospërfshirja më parë në politikë, as mosha, të bëjnë idetë dhe oferta politike që ti sjell.

Gjikuria humbi pikërisht se përfaqësonte një kufomë politike, që tashmë nuk ka çfarë jep më, por kërkon veç të mbijetojë në politikë për hallin e madh familjar që e ka zënë.

Dhe këtë, tashmë e kanë kuptuar edhe vetë demokratët.

Ata që thonë të kundërtën, se nuk është Sali Berisha problemi, më shumë se këtij të fundit, i shërbejnë Edi Ramës.

Sa më shumë të mbrojnë Berishën, aq më shumë mbajnë në pushtet Edi Ramën.

Madje edhe të vjedhë, meqë e kanë në majë të gjuhës si akuzë!

6 Komente

  1. K
    Kutuzovi

    Bravo. Shume e drejte. Me Berishen ka vetem humbje.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Po ca lidhje ka Gjikuria me Berishen o gazetar hajvan, qe te ka zene syte urrejtja ndaj Berishes ? Na mbyten budallenjte . Gjikuria u caktua nga ata te PBDNJ dhe Berisha nuk e kundershtoi.

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesia

        Po te zgjidhej nga PBDNJ nuk do lehte Vangjel Dule kunder Gjikurise,por eshte i zgjedhur nga Saliu dhe pike! Dridheni si te doni,jeni te mbaruar

        Përgjigjjuni
    2. c
      ce

      Sa per Gjikurian desha te them se ishte shume poshte nga ana intelektuale me Tavon, karizma zero, asnje ide per zhvillimin e komunes. Do mbahet mend si nje grekoamerikan qe i ra kryq fshatrave te komunes , piu ca raki dhe diten e zgjedhjeve u braktis dhe nga vete drejtuesit e foltores dhe shyqyr qe i kishin paguar 2 byreke dhe nje shishe llalle si dhurate per ate lodhje qe beri i gjori.Me shume ngjante si kryeplaku i Bolenes se sa nje kandidat per kryetar bashkie ne Himare.Tani Gjikuria udhe te mbare dhe kthehu te shohesh ndryshimet pas 2 vitesh ne Himare.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opinioni im-opozitar i perjetshem

        Himara ka qene nje loje e piset, diku do t’i dale tymi, por kam bindjen se behet fjale per nje pazar te dyte, pas atij te kodit zgjedhor!! Nuk kish as me te voglin dyshim qe nje i zbritur nga kozmosi ishte vene per te humbur!!! Kam mbajtur anen e PD se Berishes pasi kjo baterdi vjedhjesh te prones publike e private nga Rama

        Përgjigjjuni
        1. S
          Stape Pashi

          “Gjikuria humbi pikërisht se përfaqësonte një kufomë politike (Sa-leh Berisha)që tashmë nuk ka çfarë jep më, por kërkon veç të mbijetojë në politikë për hallin e madh familjar që e ka zënë.” ( shkëputur nga një portal.) E dëgjove o Maksut Rapollari??? Kufoma politike është Sa-leh Berisha. Thiri mendjes se edhe ti je bërë si ai, Sa-leh Maksut Rrapo. Ç’interes madhor ke, o mavri, që bëhesh byth e brekë me te pa lyrët. Po të shkruan një person qe ka punuar me ty për naftën kur ishim të rinj. Mban mend ç’thoshim për të palyrët atëherë? Thrri mendjes o djalë, në daç të mos mendoj se vajte dëm!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje