Himara, Shqipëria moderne, vjetërsirat e Greqisë dhe kalbësirat e Albanisë

5 Gusht 2024, 18:30Blog TEMA
Himara, Shqipëria moderne, vjetërsirat e Greqisë dhe

Nga Ilir Yzeiri

Zgjedhjet në Himarë ishin një test për të matur disa parametra të gjeopolitikës shqiptare dhe ato të fqinjit tonë jugor, Greqisë. Ishin, po ashtu, edhe një tregues që të ndihmon të shikosh se deri ku ka shkuar politika zyrtare greke me zellin herë të hapur e herë të fshehur, për ta parë Jugun e Shqipërisë me sytë e sillogjeve greke dhe ideologjisë së panhelenizmit e të vorioepirit. Ishin, po ashtu, për fat të keq, edhe një dëshmi tjetër që na vërtetoi edhe këtë radhë se një pjesë e klasës politike shqiptare është e kalbur dhe, ashtu siç ndodhte në prag të Pavarësisë ose edhe pas saj, kjo pjesë e politikës shqiptare është gati që të shesë jo vetëm interesat e një pjese të Shqipërisë, por edhe Ballkanin po të mundnin, vetëm për të qeverisur ose për ta plaçkitur këtë vend.

Po le t’i shohim gjërat me radhë. Beleri si figurë politike me veprim tw dyshimtw antishqiptar dhe si zëdhënës i interesave okulte të qarqeve nacionaliste greke, u mbështet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në lojën politike mund të pranohen kompromise brenda së njëjtës trupë politike derisa të marrësh pushtetin. Makinacionet, marrëveshjet me atë që deri dje mund ta kishe pasur kundërshtarin më të egër, njihen dhe në politikë kjo quhet transformizëm.

Trump, fjala vjen ka zgjedhur për zv/president të tijin në këto zgjedhje zotin Vance, i cili, kur Trump fitoi mandatin e parë e pat quajtur atë Hitler dhe rrezik për Amerikën. Edhe Edi Rama ka bërë kompromis me Ilir Metën për të marrë pushtetin dhe deri këtu jemi brenda logjikës politike të asaj demokracie që e kemi pranuar të gjithë. Mirëpo, jo vetëm në Ballkan, por askund në botë nuk mund të ndodhë që një forcë politike të bëjë aleancë me grupe apo përfaqësues që kanë ideologji dhe platforma shoviniste, aq më tëpër një forcë politike si opozita që kërkon të marrë pushtetin nesër. Himara është një vend i qetë me njerëz të mrekullueshëm e paqësorë.

Problemet aty kanë ardhur gjithnjë nga jashtë dhe nga qarqet shoviniste greke. Si ka mundësi që në një zyrë elektorale të Himarës kandidati i opozitës vendos posterat e dy fashisëve grekë që kanë kryer masakra mbi  disa fshatra të jugut, Spiromilo i ri dhe Spiromilo i vjetri dhe opozita shqiptare bën propogandë nën hijen e atyre kriminelëve. Dhe kjo ndodh në vitin 2024.  Himara shfaqi edhe një anë tjetër. Pikërisht atëherë kur u duk se marrëdhëniet mes Greqisë e Shqipërisë ishin mbi normalen, aq sa kryeministri Rama e shoqëroi Micotaqisin në vendin ku do të vendoset busti i babait të tij në Dropull, mu në këtë periudhë, Beleri shkaktoi një çarje të thellë mes dy vendeve tona.

Befas, Greqia mike dhe europiane, shfaqi gjithë zemërimin dhe kërcënimin e ideologjive të vjetra shoviniste. Beleri arrestohet në flagrancë për trafikim votash. I hiqet mandati si kryebashkiak dhe në të gjitha shkallët e gjyqësorit shpallet i fajshëm. Edi Rama e menaxhoi me qetësinë më të madhe këtë krizë dhe qysh në fillim i paraqiti Greqisë fytyrën e Shqipërisë moderne që ka institucionet e saj të pavaruara. Ndërsa Micotaqisi tregoi atë fytyrë që politika e vjetër greke nuk e ka hequr nga shfaqja në marrëdhëniet me ne. Në të gjitha institucionet euroatlantike u paraqitën dy modele: Micotaqisi që e paraqiste Belerin si viktimë të shkeljes së të drejtave të minoritetit në Shqipëri dhe Edi Rama që i përsëritte Micotaqisit se Shqipëria tashmë ka insitucionet e saj moderne dhe të pavarura.

Nëse Beleri shpallet fajtor atëherë në Himarë do të shpallen zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi, pat deklaruar Rama. Asnjë nga institucionet ndërkombëtare, as Departamenti i Jashtëm i Shtetit dhe asnjë institucion i BE-së nuk i dha të drejtë Micotaqisit. Dhe ai për të sfiduar Shqipërinë dhe për të fyer Greqinë e kandidon Belerin si eurodeputet. Ndërkaq, në Himarë vjen një tjetër përfaqësues nga jashtë. Beleri e përshëndet në greqisht nga burgu.

Ndërsa PS-ja zgjedh Vangjel Tavon dhe ky i fundit i fiton zgjedhjet. Mirëpo është e paimagjinueshme se si në Shqipëri askush nuk shqetësohet për këtë ndërhyrje flagrante në jetën politike të vendit tonë të narrativave dhe ideologjive të sillogjeve greke. Si ka mundësi që askush nga ata që shajnë e telendesin Edi Ramën duke e akuzuar për të qena e të paqena, nuk ngrejnë një pyetje të thjeshtë. Pse Shqipëria nuk dërgon në Greqi përfaqësuesit e saj që të kandidojnë në një krahinë që dihet botërisht që është shqiptare dhe që quhet Çamëri.

Përse nuk i kërkojmë Greqisë që në Prevezë, fjala vjen, të shkojë të kandidojë edhe Shpërim Idrizi. Nëse ka një problem të vërtetë mes nesh dhe Greqisë ai është problemi çam. Po si është e mundur që shumw analistë e opinionistë nga mëngjesi në darkë merren me Edi Ramën dhe pranojnë që në një krahinë të Shqipërisë të bëjnë propagandë të hapur përfaqësuesit më të egër të shovinizmit grek siç ishte Beleri dhe ata që e mbështesin atë. Si është e mundur që narrativa e gënjeshtërt se qeveria e Tiranës po u merr pronat minoritarëve pranohet edhe nga një zulmë e madhe gazetarësh vetëm për inat të Edi Ramës.

A mund të ndodhë në Greqi apo në një vend tjetër në Ballkan që opozita kryesore e atij vendi të mbështesë përfaqësues të një vendi tjetër me të cilët ka probleme të pazgjidhura historike ose narrativa të ngarkuara me emocion nacionalist. E patë se çfarë ndodhi me presidenten e Kosovës në Shkup, si e fyen atë ? Pse ? Sepse fryma e nacionalizmit shovinist edhe në një vend si Maqedonia ku shqiptarët janë në qeverisje, nuk është shuar. Edhe në këtë rast për t’i dhënë pak aromë Himareje asaj ngjarjeje, shkon në Shkup Albin Kurti dhe nuk merakoset shumë se çfarë i bënë presidentes së vëndit të tij. Në nënvetëdijen e Kuriti kjo është një hakmarrje e ëmbël që i kujton Osmanit se nuk duhet të dalësh nga reshti i Albinit. Po interesat e Kosovës? Ashtu si në Himarë, njësoj.

Të kuptohemi drejt. Ajo që ndodh në Himarë nuk ka të bëjë me grekët dhe popullin e Greqisë. Sot mes dy vendve tona, sidomos në lëmin e kulturës po shënohen arritje të mrekullueshme. Autorë shqiptarë po përkthehen në greqisht dhe autorë grekë po vijnë në shqip. Ëshë një brez i mrekullueshëm qytetarësh shqiptarë nga minoriteti i etnisë greke që po i shërbejnë këtij përafrimi, ashtu sikundër shkrimtarë himariotë me famë ndërkombëatare si Christos Amanda Ghezos po ndihmojnë në përafrimin e Athinës me Tiranën. 

10 Komente

  1. s
    selam musaj i dergon selam haxhi qamilit

    Allah ekber ,,,

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti 1992

      Nje verejtje nese mundem. Degjoj nga shume gazetare, politikane, analiste e.t.j qe me ekstremin e djathte kemi problem ne Greqi se populli grek eshte ne rregull. Besoj se e kane gabim. As populli grek nuk na do asnjehere s'na ka dashur. As e majta greke nuk i do shqiptaret (Cipras nuk vizitoj asnjehere Shqiperin) . Dhe ndjehen superior ndaj nesh duke na pare qe ne nuk jemi bashke per politiken e jashtme.

      Përgjigjjuni
      1. P
        PO , PO

        Shume sakte i ke , te gjitha sa thua , i nderuari Emigrant `92-it . Nuk mund ti levizesh as pike e as presje . Respekt per ty e ndjenjat e tua shpirterore . Cuditem si ta paskan publikuar komentin , se keta te TEMES punojne me orar shume te kufizuar .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Servili i partisë

          Shumë qartë emigranti 92. Ky Yzeiri është lëpirës partiak shkruan me zell sikur çdo gjë është fushe me lule. Për Yzeirin greku i Ramës është më i mirë se greku i Saliut

          Përgjigjjuni
        2. F
          FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

          Po me fjalen 'moderne' c'fare kupton o 'filoqylsi'Yzeir!?Qe ish SHqiperija eshte kthyer ne Origine,pa' shtet informacio,pasuri,KUFI qe Tere hapsirat ajrore detare,tokedore na i 'RRUAN' fQInja GreQI....apo mjekrrem e shallvaret e nje EDvin-bojaxhi!?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Timi

            Duke shfaqur probleme në Himarë Greqia fsheh problemin Çam. Sulmi është mbrojtja më e mirë.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daj Spiro Koleka

              Yzeir akoma bie era bajge, ne kasollen e bagetive te ka pjelle jot eme.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tanush

                Shume nga komentet qe lexoj shprehin nje ndjenje gezimi qe nuk fitoi Petro Gjikuria, se ai perfaqeson te njejten extem si Beleri. Jam darkord duke pare nga ky kendveshtrim i ngushte. Por ne nje pamje me te gjere, ka humbur Shqiperia. Ne Himare, nje minoritar eshte zgjedhur kryetar bashkie, jo nje shqiptar, jo mje hmariot vendas. I gjithe proicesi u be sikur aty eshte zone minoritare. Greqia fitoi shume pike, ate qe donte e realizoi pak a shume, ta kthente Himaren ne zone beteje per minoritet, dhe ja ka arritur deri ne njefare pike, duke e bere fushaten si zone minoritare. Edi Rama duke zgjedhur nje minoritar per tu hedhur syve Greqise gaboi, do ti kthehet ne bumerang. Greqia do ta perdore ne favor to saj. Beteja tjeter e Greqise eshte ta nderkombtarizoje kete zone si zone minoritare greke, dhe ky proces ka per te filluar shpejt nga ana Greqise. Poliika jone eshte si ajo e dy qenve qe zihen dhe ujku u ha bagetin. Turp per te dyja palet e politikes adhe injrantet militante qe i mbeshtesin. Shqiperia humbi...dhe kete them me trishtim.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Operativi

                  Kur flet dhe ky evgjiti miush ish bashkëpuntor i sigurimit

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trapajane hesapi

                    E drejta e tij te flase,Sic Ke te drejten ti qe cdo mendimtar te kunderto ta konsiderohen spiun i sigurimit.Se pari mos kini frike nga sigurimit.Ai nuk ekziston qe nga 1991.Se dyti,sigurimit Ka bere detyren.E shikoni sot sesi Jane ulur kembekryq agjenturat e huaja ne Shqiperi.? Po' ne amerike ,kush i zbulon spiunet ruse? A nuk eshte sinonimi i sigurimit?Dhe i denon gjukata.Dhe nuk behen te persekutuar kur dalin nga burgu.Pse? Sepse Ka nje vendim gjukate dhe titullin spiun i persekutuar nga sigurimit e fiton vetem Nese merr vendim pafajesise ne gjukate.Spiunet mbeten vetem spiunet qe i sherbejne te huajve kunder vendita tend.Edhe keta Jane shqiptare,por i sherbyen ...Asfalise,UDB.Dhe sot Jane patriota te medhej si Saliu YT ,apo Iliri.Po,po' Edhe Iliri.Po ku do te mbeshteten ATA,vec te patrioti Bejdhjere i Progonati,te Mul Noka i UDB,te Luan Rama i Rusise,etj.Dhe kjo ndoch se ...nuk Ka me " sigurimit shtetit", Ka vetem neokoloni amerikanet.Ndaj eshte Edhe koha e rehabilirimit qe nga bashkepuntoret e nazifashizmi,deri tetradhetaret e atdheut.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje