Me Ramën përballë nuk ka më shpresë

5 Gusht 2024, 11:40Blog TEMA
Me Ramën përballë nuk ka më shpresë

Nga Andi Bushati

Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës ku “greku” i Ramës i mori vendin “grekut” të opozitës kërkon një shpjegim që e kapërcen kurthin e dasisë etnike, ku e futën me pahir, prej një viti, këtë çështje. Nëse në majin e shkuar, Fredi Beleri fitoi me më pak se 20 vota, katërmbëdhjetë muaj më pas, Vangjel Tavo e njëqindfishoi diferencën në favor të tij. Pra pyetja që shtrohet është: si ndryshuan kah plot 1500 votues? Kush i bëri atyre magji? Si ndodhi kjo përmbysje në një kohë kaq të shkurtër?

Në fakt, po të jetonim në një shoqëri normale dhe në demokraci të pranueshme, kahu i gjërave do të duhej të kishte qenë tjetër.

Diferenca e ngushtë që Fredi Beleri arriti të krijonte në 14 maj 2023, do duhet të ishte shtuar prej rastit unik të arrestimit të një kandidati, dy ditë para garës. Ajo do të duhej të thellohej, pas injorimit të zbatimit të vullnetit popullor, që vendosi ta çojë atë në zyrën e kryebashkiakut të Himarës.

Zakonisht, kur janë të lirë, njerëzit reagojnë dhe revoltohen para padrejtësisë. Kur shohin një polici politike që fabrikon prova, kur ndeshen me një administratë që fallcifikon dëshmitë e penalitetit, kur kanë para syve SPAK dhe GJKKO që pranojnë dëshmitarë të rremë dhe nuk lejojnë ballafaqimin e tyre, kur përballen me prokurorë specialë që fshehin vendimet e gjykatave, kur ndjekin në aksion gjykatën e Durrësit, atë të Apelit atë të Lartë dhe Kushtetuese, që me urdhër politik bëjë ping pong me njëra-tjetrën, për ti penguar betimin një kandidati të zgjedhur, pra kur vihet përballë kësaj dhune, në kushte lirie, çdo kush ka tendencën të rebelohet.

Ky rebelim mund të kishte qenë edhe më i madh, po të shikoje tredhjen e turpshme të institucioneve të pavarura: një KQZ, që zbaton standarte të dyfishta vetëm për t'i shpallur zgjedhjet në ditën që ka paracaktuar Edi Rama; një president republike që, si një kapter i rëndomtë, nuk pret as kohën e domosdoshme të ankimimit, për të caktuar 4 gushtin si ditën e re të zgjedhjeve.

Pra, kjo masakër demokratike teorikisht duhet ti kishte yshtur votuesit të bënin të kundërtën e asaj që i’u qe imponuar përdhunshëm. Me këtë logjikë, do duhej të njëqinfishohej diferenca prej një dyzine votash e Belerit dhe jo të ndodhte e kundërta, të rriteshin ato pro Vangjel Tavos.  

Madje madje, ky efekt kundërshtues prodhohet edhe në shoqëri thellësisht autokratike, por që duan të ruajnë një fasadë legjitimiteti popullor, si Turqia e Erdoganit. Kur në 2019, neo-sulltani vendosi të anullojë fitoren e kandidatit të opozitës Imamoglu, në Stamboll dhe shpalli zgjedhje të reja, votuesit i’u përgjigjën me një shuplakë të fortë, duke i dhënë një fitore dhe më të thellë të preferuarit të tyre, me gati 10% diferencë. Katër vite më pas, Rexhep Taip Erdogan nuk tentoi më ta ndalonte fitoren e opozitës në ish qytetin e tij. Qoftë dhe formalisht satrapi turk e kapërdiu hidhërimin duke lënë të jetojë iluzionin se në vendin e drejtuar prej tij është populli ai që vendos.

Në Himarë, Edi Rama e vrau edhe këtë iluzion. Dhe problemi nuk është se regjimi i tij është më i egër se ai i vëllait të vet anadollas, por se ndryshe nga tjetri, autokrati shqiptar nuk duron më as të përkundet në ajër shpresa qoftë dhe e rreme se, në këtë vend, mund të vendosë dikush tjetër përpos tij.

Në këtë kuptim, ajo që ndodh prej një viti në Himarë është një pikë kthese qoftë për demokracinë e çalë 30 vjeçare, qoftë dhe për vetë regjimin rilindas. Eshtë hera e parë që kundërshtarëve nga tre, i lihen vetëm dy mundësi: ose humbja ose prangat. Përveç të drejtës për të fituar ata janë zhveshur edhe nga e drejta për të shpresuar.

Ky është lajmi i ri i këtij 4 gushti. Vrasja përfundimtare e mirazhit se dikush ka forcë për të ndryshuar diçka me votën e vet. Dhe kjo është tragjedia e vërtetë e asaj që ndodhi këtë të dielë. Ajo nuk duhet kërkuar në manipulimin artizanal të votës, as tek njerëzit e ardhur me autobuza, as te shtimi i zgjedhësve të zhvendosur nga Gjendja Civile, as te pengimi i atyre me karta identiteti të skaduara, as te ndonjë joshje me dhënie tapish në zonën e lumit të Vlorës. Të gjitha këto marifete meskine kanë ndodhur edhe më parë.

Risia e Himarës qëndron jo tek batakçillëqet e vogla por tek ndryshimi i filozofisë për zgjedhjet në Shqipëri: deviza e tanishme është: të votosh nuk ka më vlerë se rezultatin e shpall tjetërkush. E këtu Himara përbën provën gjenerale të zgjedhjeve të ardhshme që na presin, ato kur në vend që të rebelohen përballë padrejtësive, njerëzit fillojojnë të mësohen dhe akomodohen me to. Ky dorëzim përpara së keqes shpjegon edhe pyetjen e ngritur në fillim të këtij shkrimi se si ndryshoi kaq thellë, në kaq pak kohë, rezultati i 14 majit të shkuar. Përgjigjja e tij vjen edhe nga statistikat. Kur në kohën e opozitës, Edi Rama ishte ende i panjollë, pa investitorë strategjikë, pa plazhin e Olta Xhaçkës, pa zaptimet e trojeve dhe hotelet e 5D në bregun e Dhërmiut, PS nuk merrte më shumë se 35% në Himarë. Ajo arriti në 49% një vit më parë.

Por kur në taborët e saj përfshiu përpos këtyre aleatëve 10 vjeçarë edhe policinë politike edhe SPAK-un, edhe GJKKO, edhe Gjykatën e Lartë e Kushtetuese, edhe KQZ-në, edhe presidentin, e ngriti Vangjel Tavon në 59%. Votuesi i gjendur fillikat përballë një aparati të tërë represiv, uli duart i dorëzuar, i bindur se tashmë t'i drejtohesh kutive të votimit do të thotë të marrësh pjesë në një farsë të kotë. Rama po e instalon suksesshëm këtë mentalitet dhe prandaj në të ardhmen ne do të shohim fitore triumfale Vangjelësh të tjerë që i vetëofrohen tavës së pushtetit. 

49 Komente

  1. A
    Ardian

    Magjinë shqiptarëve ja u dhanë ata grekët..që kërcenin për belerin sikur kishin pushtuar Shqipërinë..kaq e thjeshtë është.. Patjetër edhe ca gazetarë gojë pis si ty qe

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ortodoks nga Jugu - Jo Vorioepirot

      Çfare lloj njeriu është ky Bushati? I futi në dhe të gjallë Mehdiun dhe Verën me kete maskarallekun e tij prej shpirtziu patologjik. Pergjigjen ja ka dhënë Arbëri më poshtë, se njerezit nuk votojne më Ramën. Ata votojne kunder Berishës. Per me shumë, kjo ishte vote patriotike dhe Rama nuk hyn fare këtu, pavaresisht faktit se u tregua shumë i zgjuar dhe ja dogji letrat Miços se Taqos në dorë. O debilat e PD. Hiqni Saliun dhe klikën e tij, që të keni shpresë të mundni Ramën. Perndryshe po e detyroni popullin me zor të mbajë Ramën ne pushtet. Edhe me keto paçavuret e Andi Bushatit, njesoj. Sa me shumë shkruan Andi, aq me shumë i shtohen votat Ramës. Duhet parë kjo punë, sepse me duket se Rama e paguan vetë Andi Bushatin që ta shajë. Por pastaj Andi si delenxhi që është merr paratë e Zenit gjithashtu duke pretenduar se "unë e shaj Ramën per llogarinë tuaj". Ky luan dyfish më duket, se nuk ka mundesi. Hallall, Kur ka gjetur debilë ta paguajne se i rrit votat Ramës, pse jo! Por kjo nuk e bën më pak maskara. E gjithë klasa e politike e djathtë duhet ta perqendroje luften tek heqja e Saliut, Bardhit, Nokës, Palokës, etj, pra tek pastrimi i PD. Lereni Ramën ne punë të vet, deri sa te forconi shtepine tuaj. Por askush nuk ka bythë te dale kunder nje plaku 78 vjeçar që i ka kapur të gjithë nga koqet, dhe i kthen ne eunukë ne punë minutash. Sepse që Tomorr Alizoti dhe Agron Gjekemarkaj të badhkohen me nje komunist, hall të madh duhet te kenë per zotin. Se Andi dihet qe është komunist, nuk i plasi shumë. Opo lere. Nuk kane mbetur më në PD, as burra as intelektualë. Jane vetëm nje grusht ish-sigurimsash dhe lapangjozë që kanë nga mbrapa një tufë me maskarenj dhe me katunarë pa shkollë, pa tru, dhe pa dhembe. Flasim kot, se nuk na degjon njeri. Fati i Ramës që i ka rene llotaria.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aldo

        Bushatit varja aman… gjynah se shkruan me stil te mire por i ka komplet karlleqe. I jane errur syte aq shume kunder Rames saqe nuk llogjikon me dhe shkruan traplleqe si ky shkrimi. Ndoshta ka arsye personale kunder Rames, po kjo e ndan gazetarin nga varikarin.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lumi Vlores

          Ky eshte nje rrote kari dhe zgjatim i zorres bythes se Saliut

          Përgjigjjuni
        2. L
          Loni

          Ky rron veç për të urryer Ramën. Mund t'i binte hemoragji cerebrale po të merte vesh se dikush tjetër e urren Ramën më shumë se ai. Ajo që më habit mua qëndron në faktin se si ky individ me kaq urrejtje në shpirt, e paraqet veten si mbrojtës i flaktë i demokracisë dhe të drejtës!!! A duhet dikush t'i thotë këtij individi se demokracia nuk buron nga një shpirt i mbrujtur me urrejtje, si dhe nuk mbrohet po nga një shpirt i tillë?

          Përgjigjjuni
        3. A
          Arber

          O psikopat, nuk eshte se njerezit votojne per Ramen por votojne kunder Berishes Meta. Keshtuqe mjaft me teorite e tua ArberIdiote.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Genc

            Jo Arber nuk eshte e vertete. Eshte pazari Berishes dhe Rames. Analisti Bushati e di qe keto ndajne pazarin per biznese me ndertim, hidrocentrale dhe karburant Rama-Berisha, pellet Saliu kot te ballkoni, djali i tij pasurohet me tendera e kulla. PD parti e felliqur ende Saliu, Basha vertiten, qerohen dhe te dalin te rinj, jo kelyshat e ketyre qe jane me vite ne PD. PS parti hajdute dhe korruptuar, qe perfiton nga pazaret e tepsive Rama-Berisha deri te Meta, Idrizi kellirat. Rama duhet ta therrasin te huajt, qe ke krijuar shtet narkotik. Ndryshe ky nuk largohet dhe votat i vjedh se ka bere biznesemen ndertimi kapot e droges te denuar neper bote. I strehon ketu ose i fsheh ne Dubai ne kembim per gatishmeri (presion) ndaj popullit ne votim per PS. Kush po i nderton kullat (mafia e krimit me politikan te fshehur ne ortakeri), do zbulohen shpejt se nuk shiten njesite e kullave, do falimentojne.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daj Tirona

              Amin ????

              Përgjigjjuni
            2. D
              Daj Tirona

              Fiks Arbër, dhe un mendoj njësoj. Po dhe ti mos e shaj mer burr se vetëm €50 per emision merr ky pinjolli i piranjave.

              Përgjigjjuni
            3. T
              T

              Ptuuu,paske qene rasat qeni o Bushat, nuk firoj Edi Rama por shqiptaret dhe Shqiperia kunder Saliut dhe shovinizmit grek qe jane bashkuar kunder interesave te Shqiperise.

              Përgjigjjuni
              1. m
                mirel

                Ka me rrasat te ndyre se ju PiSat e Ramutit? Kur behet fjala per Detin, Butrintin, Portin e Durresit, Sazanin, nuk e hapni gojen fare Cfare qelbesirash te ndyra qe jeni Rama i mbushi ne Jug tabelat me gjuhen Greke Efkaristo para para dhe para poli tha ne Finiq Beleri eshte tradhetar po aq sa une, deklaroi Rama me pare Sot, u kthyet patriote te kulluar, per te mbrojtut vjedhjet e Olta Xhackes Funderina te peshtira

                Përgjigjjuni
              2. D
                Demokrati i vërtetë

                Andi, po ta kishit përballë Ramën ku ma gjen, por jeni në bisht të tij dhe kështu, po nuk iku vetë ai, aty do ngeleni. Ndonjë fitore të ëndërruar do ta arrini kur të shikoni majën e veshit. Kështu ngushëllohuni dhe jepni kurajo vetes, duke brohoritur: Rrnoftë don Kishoti, "non-grata" alias Lexhenda dhe Ilir Sançua i tij.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rechina

                  O Andi topja por per Tavon votoj edhe gjyshi yt Hysniu nga Terbaci,si e shpjegon ti tru salce kosi e thartuar kete vote te gjyshit?

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Ymeri

                    O Mero Baze! Mos ja nxir me surratin ne gazeten tende ketij maskaraj, ketij tradhetari qe vazhdon ne rrugen e gjysherve te vet tradhetar, ata qe penguan bashkimin e trojeve shqiptare ne nje shtet te vetem ne kohen e Ali Pash Tepelenes. Ky shkrim ka nje vlere: ate te justifikimit te humbjes se Sali Berishes ne zgjedhjet e ardheshme. Ik o Bushat tani te Qimi e mer parat se e bere punen e zagarit.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gimi

                      O Mero ,o gjigand po ku i ke 17 komente.Coi varyesit nga gjumi se te kemi njesh

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trimi

                        Qe te boj nje femer kurven e kuptoj Po ky pederasti eshte karakurve.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Speci

                          Ky delli di vetem te vjelle vrer.. Yyyy….racw e keqe

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            mirel

                            Andi, na rrofsh roper…

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tironci

                              Ky beqir komunist ne gen dhe natyre vazhdon dhe I bie fyellit sipas qejfit te non grates. Po na tregon se me Edi Ramen nuk paska zgjedhje prandaj ai duhet te largohet, pastaj do te kerkoje per te tjere koka te PS te largohen e keshtu me rradhe qe non grata komunist ta fitoje ne tavoline sic e fitoi ne 1992 kur PS I kerkoi popullit te mos votonte per te ose sic e fitoi ne 2005 kur ai legeni socialist po ashtu ja dha pushtetin ne tavoline partise qe ky legen mbeshtet. Nuk e kuptoj pse gazetat ja postojne shkrimet ketij maskarai.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tironci

                                Ky beqir komunist ne gen dhe natyre vazhdon dhe I bie fyellit sipas qejfit te non grates. Po na tregon se me Edi Ramen nuk paska zgjedhje prandaj ai duhet te largohet, pastaj do te kerkoje per te tjere koka te PS te largohen e keshtu me rradhe qe non grata komunist ta fitoje ne tavoline sic e fitoi ne 1992 kur PS I kerkoi popullit te mos votonte per te ose sic e fitoi ne 2005 kur ai legeni socialist po ashtu ja dha pushtetin ne tavoline partise qe ky legen mbeshtet. Nuk e kuptoj pse gazetat ja postojne shkrimet ketij maskarai.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tironci

                                  Ky beqir komunist ne gen dhe natyre vazhdon dhe I bie fyellit sipas qejfit te non grates. Po na tregon se me Edi Ramen nuk paska zgjedhje prandaj ai duhet te largohet, pastaj do te kerkoje per te tjere koka te PS te largohen e keshtu me rradhe qe non grata komunist ta fitoje ne tavoline sic e fitoi ne 1992 kur PS I kerkoi popullit te mos votonte per te ose sic e fitoi ne 2005 kur ai legeni socialist po ashtu ja dha pushtetin ne tavoline partise qe ky legen mbeshtet. Nuk e kuptoj pse gazetat ja postojne shkrimet ketij maskarai.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Muzaka i Ri

                                    Po pse nuk del zotrote ta mundesh Ramen, bej nje parti me Libonjen dhe provoje,ju jeni dhe rrace e fisme de, do tu votojne popullit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vaj me det

                                      Hahahahahaha! FAJIN e ka Rama?! E kuptove me në fund,që me Ramën përballë nuk ka asnjë,po asnjë shans të fitojë opozita!!!! Mosfitimi i zgjedhjeve nuk është nga Rama o ditëzi,por opozita nuk ka asnjë ide( program) për qeverisje!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        atdhetari

                                        ik more kèrme pseudo gazetar . Shko more qen dhe beri fresk Sali kriminelit e Ilir hajdutir. Heeè...plehre dhe tu thafte ajo pena , e goja jote e ndyre.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sako

                                          O kurve i ashtequajtur gazatar, shpresen ku e gjen ti tek Gjikuria dhe Bejleri, o gjak prishur, qe per inat te Rames shkon e gamises me grekun

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Niku

                                            Burre me kurve se ti bushat nuk ka ne gazetarine Shqipetare,, U shkul e gjithe greqia per te aneksuar Himaren kurse shkruan gopin e sateme,,

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              Une.

                                              Nji pyetje do te kisha per Bushatin. Ne Shqiperi a ka me shume renegate a patriote.?? Qe jane aty afer e di por po te pyes ty qe mund te jesh me i informuar se je ylli i renegatve.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Andi gjyshit Hysni bllokmen i lodhur

                                                U lodhe Mehdi spiuni u lodhe gjyshi Hysni e shoqe Vito u lodhe Gaqo Neso Xhelil Gjoni Miho Zicishti u lodhe xhaxhi Enver e shkolluan Andushin per frengjisht per ta bere dipllomat haaa po Andi ngeli bole komunist teper i lodhur langaraq studiosh .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. s
                                                  shqiptari

                                                  ky Bushati vazhdon te kembengule qe fajin e kane te tjere.Si nuk pyete njehere veten o gazetar A po ja fus kot gjithe keto vite qe sponsorizoj Berishe mavrine? Ngaqe mendoj se nuk je budalla, besoj se e ben per leverdi personale. Si ai (Berisha) ca favore te shijeshme ja ka bere gruas tende te pare e si rrjedhoje djalit tend te vetem dmth trashegimitarit tend. Sti thua, e ben llogarine per shqipetaret, apo per veten. He djale i mbare, se na kujton budallenj

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. q
                                                    qazim

                                                    O nipçe o Andi,ketij te gjatit qe ty te del vazhdimisht ne enderr per keq,ky popull duhet ti ngreje monument vetem per faktin qe shporri dhe zhduku Sali lugatin dhe Ilir hajdutin. E jo vetem i shporri por ja zhduku dhe partite ketyre pisave.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Populli

                                                      Ha ,ha se te ben mire

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Himarioti

                                                        Mister urrejtja nuk mund të rrinte pa shkruar paçavuren e rradhës, shqiptaret e duan vendin e tyre nuk janë si ty dhe Sali Berisha dhe Ilir Meta tradhëtar antishqiptare që të helenizojne Himarën. Je një i sëmurë kronik kundër Ramës,ato njerëz janë kundër tradhëtarëve si puna jote dhe Sali Berisha prandaj votojnë ps or trap

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. t
                                                          tefik

                                                          I paguar nga greket.Ky merr para nga te gjitha anet.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Eri

                                                            Ti do që shqiptarët të votojnë sipas dëshirës dhe urrejtjes patologjike që ke ti për Ramën,ti do që të falin Himarën siç bën padroni jot Sali Berisha,llogaritë i bën sipas shkallës së urrejtjes që ke dhe mendon se ashtu është e drejtë,je një debil dhe antishqiptar që të ka errësuar sytë urrejtja dhe të marë be qafë dhe llogjikën. Me pak fjalë je një plehrë

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Selim kadri myftyu

                                                              Nipi i gjyshit nuk jammpederast po te qifsha ne bire te bythes, dhe kete e bej qe ta bej emision Blendi Fevziu ku titullimi eshte na qine nje shok timin dhe te berishes, qeveria ta marrin masa.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. E
                                                                ENTSOE

                                                                Ky birbo i keq I kerkon nga Rama, qe kur te shkoi per nevoja personale ne WC te mos dhj.....se keshtu e duan analizat bajate te ketij miu!!!!! Me nje fjale futja kot, rrime te rrijme , shkruajme ndonje gje, marrim ndonje euro!!!!!!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. S
                                                                  Shqiptar

                                                                  Bushat, veq titullin e lexova, sepse skam kohe te tepert . Dhe meqe nuk ka shprese me Ramen, beje ti nje parti qe te shpresojme se do fitosh..!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Varileshte ka rhene Xh.

                                                                    Andi, ky postim we ke bere mendoj se kushton 1500 Euro! Kush do te paguaj?

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. X
                                                                      Xhulio

                                                                      O kërrmë, o neveri, ti je më grek se greku vetë. Po fitoj shqiptaria o fundrrinë, se pe çar bëri greku me një vrases, me një burgaxhi, duke e mbrojtur belerin. Po ti o ndyresirë vetëm për të ngaterruar ke qënë gjithmonë. Derrat një turi kanë, shiko ty, shiko neshën e metës, nga hunda dhe nga shpirti, njësoj jeni. Ti vazhdo të hash mut se populli ta ka vënë ksulën. Vetëm tapi të bëri tarbjet ty, dhe që nga ajo ditë ty s’të punon më llogjika. Yt plerë, yt neveri, bushat e burr aspak.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. T
                                                                        Tani

                                                                        Fitoi me 20 vota Beleri sepse i bleu,po mos ti blinte do kishte humbur po me kete diference qe humbi ky i radhes.....Kaq e thjeshte eshte

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. K
                                                                          Klevic Fadhi Badhiu

                                                                          O Bythat ketyre pytjeve qe ngre ti mund tu japi pergjigje plaka jote po me shume gruaja jote , duhet t'ja marrin ne goje Rames , po halli si e quan ti ai do e kete me xhunga po porositi nga pak vaj ulliri me vehte ta zbutin se ai mire thua eshte autokrat i ka ngjare atij tjetrit . Je nje shekull mbrapa botes e megjithse ja mban ne goje Salkarit prap nuk e kupton qe nongradat jane te pa deshieushem kudo jo vetem ne Amerike , tere bota e di vetem ju qe ne vend te trurit kane mut pe Salkarit nuk e kuptojne .

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. P
                                                                            Plaku

                                                                            Komunistet nuk kenaqen pa fituar 99.99%. Tani Jane tek 88%. Gallata fillon pasi fitojne 99.99% e fillon e I hane koken njeri tjetrin. Si Enveri qe vrau shoket nje nga nje. Ata qe I zhgarraviten si Baze me shoke do kene fatin e Beqir Ballukut, Abdul Kellezit, Kadri Hazbiut. Ska me mire kur hane njeri tjetrin. Duroni dhe pak se sezoni 2 do filloje. Sa per njerezit e ndershem largohuni sa me pare nga ai vend. Lejini kellirat bijte kriminele te Luiza Hoxhes te hane koken e njeri tjetrit e ta mbushin vendin me plehrat nga cdo cep I globit. Do vrasin njeri tjetrin se nuk do kene me oponence. Amerika eshte e madhe e ka vend per njerez punetore. Ikni sa nuk Jane mbyll dyert.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              T

                                                                              Ha mut o bushit pederi .kurve bure .per lek njeriu ca nuk ben por jo kte qe beni ju kurva .

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. L
                                                                                Laze Ndreu i Ri

                                                                                Nje birbo nje megolloman dhe nje shpirt katran

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. D
                                                                                  Davidi

                                                                                  Nese nuk duan te identifikohen si shqiptare, pra te nxjerrin ne kohe kartat e identitetit, sipas thenies se Ben Ahmetaj: te vene ne te s'ëmës! Artikull i mire. Ramen e nxjerr ashtu siç eshte, nje Putinist i pështirë. Po me i pështirë eshte Berisha, qe e di se me ke ka te beje dhe preferon te kete ne dore nje argument per te zgjatur agonine e vet, se sa te binde njerezit te pajisen me karta kudò qofshin, edhe nepermjet ambasadave.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. L
                                                                                    Linza

                                                                                    Andi funderrina, artikullin nuk ja lexoj, por komentet ishin shume te bukura, me ngjyra, krahasime, si poezi letrare. Ju lumte ju komentues! I keni thene te gjitha s’kam çfare te shtoj

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. K
                                                                                      Kostandini i Madherishem

                                                                                      Mendoj se ky Andi apo Muti i politik berjes opozitare, eshte nje Hale , nje njeri Djallezor , nje Qelbanik ne analiza berjesh te Politikes , qe ka per moral e te vetmin objekt perfitimet financiare vetjake te ketij personi me sakt te ketij Gjirizi Mediatik prej 3o vjet.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. K
                                                                                        Kostandini i Madherishem

                                                                                        Mendoj se ky Andi apo Muti i politik berjes opozitare, eshte nje Hale , nje njeri Djallezor , nje Qelbanik ne analiza berjesh te Politikes , qe ka per moral e te vetmin objekt perfitimet financiare vetjake te ketij personi me sakt te ketij Gjirizi Mediatik prej 3o vjet.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. N
                                                                                          Nari

                                                                                          Sa te kete perballe Sali nongraten dhe klanin Kapo me ty si perfaqesuesi i tyre,Edi Rama aty do jete ! E kemi te qarte qe ty Rama te del cdo nate ne ender dhe te prish gjumin,por do ta vuash nuk ke se c'ben !

                                                                                          Përgjigjjuni

                                                                                          Lini një Përgjigje