Rreth 1900 emigrantë votuan vjet në Bashkinë Himarë, po sivjet?

2 Gusht 2024, 09:27Blog Nga Eduard Zaloshnja

Rreth 1900 emigrantë votuan vjet në Bashkinë Himarë, po

Zgjedhjet e prillit 2021 krijuan një mundësi unike statistikore për të llogaritur se sa zgjedhës të këtushëm votojnë. Kjo, sepse kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë dhe nuk mund të vinin emigrantë nga jashtë për të votuar.


Ajo situatë ishte veçanërisht domethënëse statistikisht për territorin e Bashkisë Himarë, ku votuan vetëm 5900 zgjedhës të këtushëm.

Dy vjet më pas në maj 2023, kur kufijtë ishin të hapur, në të njëjtin territor, votuan 7800 zgjedhës. Plot 1900 me shume se sa kur kufijtë ishin të mbyllur.

Nga analiza e pjesëmarrjes në këto dy zgjedhje, gërshetuar me rezultatet e një sondazhi që zhvillova fundjavën e shkuar, më rezulton se rreth 1400 votues që u shtuan vjet nga prurjet e emigranteve, erdhën të votojnë për Belerin dhe rreth 500 për Goron. Kjo epërsi e prurjeve nga jashtë bëri që Beleri ta zbuste supremacine 59% që kishte patur PS dy vjet më parë ne territorin e Bashkisë Himarë, kur vetëm zgjedhësit e këtushëm mund të votonin.

Po të dielën sa votues mund te vijnë nga jashtë dhe për kë do vijnë në Bashkinë Himarë?

Është e pritshme që për Gjikurine te vijnë po aq sa erdhën për Belerin. Dhe nëse për Tavon vijnë po aq sa erdhën për Goron, do të kemi një rezultat me fotofinish.

Por, nëse për Tavon vijnë më shumë se 500 votues, siç ka ndodhur në shumë fushata të tij të mëparshme, Tavo e vulos fitoren. Sepse sondazhi qe zhvillova para një jave tregonte se ai kishte një epërsi prej rreth 1000 votash ndër zgjedhësit e këtushëm.

7 Komente

  1. H
    Himarioti

    Tavo fiton pa diskutim

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lefter Marta

      Vangjel Tavos është fitues në garën për kreun e Bashkisë Himarë. Ka një program zhvillimi në infrastrukture,si rruget, ujin e pishem, energjinë elektrike dhe ne gjitha problemet e mbajtura në këto 34 vjet,ku Kryetarët e Bashkisë Himarë kanë qenë nga qyteti Himarë, Himariot. Gjithashtu perparesi do i japi legalizimit të pronave,shtepive shekullore dhe tokave bujqësore etj. Eshtë komunikues.me banoret,kur ishte perfekt zyra e tij ishte e hapur per gjithë banoret e Prefekturës Vlorë. Kështu do të jetë dhe zyra e Kryetarit Bashkisë Himarë me Vangjel Tavos. Vangjel Tavos do humbasin ne zgjedhje e ardhshme mbas dy vitesh,po nuk zbatoi programin qe paraqiti para banorëve të Bashkisë Himarë gjatë fushatës elektorale. Ne veçanti po nuk zgjidhi problemin e legalizimit të pronave. Po i legalizoi pronat, shtepitë,tokat bujqësore dhe te beje realitetin programin elektoral , Vangjel Tavos do rizgjidhet kryetar Bashkie në Himarë. Suksese Vangjel Tavos

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Programi eshte nje leter. Qe te behet realitet duhen para. Ku do ti gjeje fondet bashkia Himare? Sa te ardhura realizon bashkia? Nje mut te madh, nuk i dalin as per pagat e administrates dhe pastrimin nga pleherat.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lefter Marta

        Vangjel Tavos është fitues në garën për kreun e Bashkisë Himarë. Ka një program zhvillimi në infrastrukture,si rruget, ujin e pishem, energjinë elektrike dhe ne gjitha problemet e mbajtura në këto 34 vjet,ku Kryetarët e Bashkisë Himarë kanë qenë nga qyteti Himarë, Himariot. Gjithashtu perparesi do i japi legalizimit të pronave,shtepive shekullore dhe tokave bujqësore etj. Eshtë komunikues.me banoret,kur ishte perfekt zyra e tij ishte e hapur per gjithë banoret e Prefekturës Vlorë. Kështu do të jetë dhe zyra e Kryetarit Bashkisë Himarë me Vangjel Tavos. Vangjel Tavos do humbasin ne zgjedhje e ardhshme mbas dy vitesh,po nuk zbatoi programin qe paraqiti para banorëve të Bashkisë Himarë gjatë fushatës elektorale. Ne veçanti po nuk zgjidhi problemin e legalizimit të pronave. Po i legalizoi pronat, shtepitë,tokat bujqësore dhe te beje realitetin programin elektoral , Vangjel Tavos do rizgjidhet kryetar Bashkie në Himarë. Suksese Vangjel Tavos

        Përgjigjjuni
        1. m
          mender staticien

          Mos u bej merak,or turkoshak,pasi Tavoja do fitoje,me skrapalinjte e tu,te maskuar nga ramiu si himariot.

          Përgjigjjuni
          1. D
            DIDANI

            Vangjel Tavo ka nje avantazh te qarte per fitore. Himariotet kane probleme per te zgjidhur dhe keto do ti zgjidh me mire Rama qe drejton dhe do vazhdoje te drejtoje qeverine ....se sa Non Grata nga ballkoni

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kadri Beqiri antar partie

              Tani qe votojne dhe turqit e laberise se himares fiton p.s

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje