Këmbëngulja e një të dyshuari fajtor të luftojë me duar bosh

31 Korrik 2024, 10:03Blog TEMA
Këmbëngulja e një të dyshuari fajtor të luftojë me

Nga Bajram Peçi

Zhurma nuk prodhon asgjë. Mund të kakarisësh jo tek një, por te më shumë TV, jo njëherë, por dhjetra, e të mos provosh asgjë. Ndodh kjo, kur nuk ke gjë ndër duar! Nëse Arben Ahmetaj i akuzuar penalisht, i kërkuar nga drejtësia sepse i është shmangur asaj, do kishte në duar një armë (kupto: një provë) kundër Edi Ramës ose një tjetër socialisti, që sipas tij e kanë tradhtuar, do e kish bërë publike! Është i dyshuar të jetë fajtor, por duhet gjykata të japë cilësimin, është apo nuk është?

Në kushtet dhe pozitat ku ndodhet, nuk ka pse i mban provat ende për vehte (nëse ka)! Është momenti i duhur t’ja vejë në dispozicion organeve të drejtësisë, së pari, të ndihmojë vendin e tij, duke çuar para hetimit kryeministrin apo këdoqoftë; së dyti, të pastrojë veten nga akuza e rëndë e vjedhjes së pasurisë publike përmes shpërdorimit të detyrës. Është momenti Arben, ktheu dhe na ndihmo të bëjmë drejtësi, të ngremë shtet mbi kolona të forta institucionesh të sistemit të drejtësisë!

E çfarë kuptimi ka kur i di, por nuk i nxjerr e si bën publike vjedhjet, abuzimet, shpërdorimet e kryeministrit, keq përdorimet e dënueshme të pushtetit përmes vendimmarrjeve? Deri tani, në daljet publike te Syri TV, përpos se ke hamendësuar akuza, ke hedhur dyshime, ke spërkatur me copa balte ata që i mendon si armiqtë e tu, përfshi dhe SPAK-un, nuk ke denoncuar përmes ndonjë prove!? Me dyshime dhe hamendje nuk vret dot kënd, Arben!

Si shumica e shqiptarve, që dikur nuk kanë patur besim te drejtësia dhe institucionet e saj, edhe Ahmetaj mund të ketë të drejtë kur dyshon se institucioni kushtetues Drejtësi, një nga tre pushtetet i ngarkuar të zbatojë parimin “Barazia para ligjit”, nuk është i aftë ose përdoret politikisht!

Arben Ahmetaj nuk harron dhe ne të tjerët nuk ka pse të gënjejmë veten, duke u mbajtur si demokraci, për shkak të ligjeve të shkruara, por që në temperamentin e pushtetit mbajnë erë autokratizëm. Harruat ju se çfarë i bëri drejtësisë autokrati Sali Berisha?; se si e quajti kryeprokuroren lavire; se si nëpërkëmbi gjithë shtetin, duke urdhëruar mos zbatimin e urdhërarresteve për vrasësit e 21 janarit në bulevard, se si e quajti presidentin horr; se si urdhëroi shkatërrimin e serverave të KM, që mbanin provat filmike; se si u hodh poshtë eksperiza amerikane e një vidiokasete të Priftit (ndjesë se nuk është më mes nesh) dhe pranuan ekspertizën e një langoje të pushtetit.

Qershia në tortë, ajo që i vuri shkelmin në fyt drejtësisë, (jua ndërmendim edhe njëherë) ishte ajo shishja e verës. Barazia para ligjit varet nga mjedisi moral. Shishja e verës që Sali Berisha mbante në duar, duke shkuar ”për darkë” në shtëpinë e Ilir Metës, në prag të gjykimit të nesërmen, ndonëse e Drejta Kushtetuese, vë në dukje se efektiviteti i sistemit demokratik dhe garancia e lirisë lidhen me ndarjen strikt dhe të barazpeshuar të pushteteve brënda shtetit, nuk parashikohet. Pushtetet, thotë e drejta kushtetuese, duhet të jenë të organizuara në atë mënyrë që njëri të mund të frenojë fuqinë e tjetrit, por nuk parashikon si shishen e verës ashtu dhe avujt e dehjes nga pushteti.

Rrugëtimi i shkurtër i ish kryeministrit, qëllimisht i bërë publik për mediat, ishte për të shprehur qartazi vullnetin e tij se Ilir Meta nuk duhet dënuar. Besoj, i nderuar lexues dhe ju Arben Ahmetaj, se si në konferencën e ”shtypit”, mes të tjerash, Saliu ”gjeti kohën” të fliste edhe për cilësinë e lartë të verërave të pira në darkat me njeriun, që frika tani i shtrëngon të bëhen ortakë. Do të donte t’u tregonte mediave atë grykën e shishes, si mesazh për drejtësinë, si për ta poshtëruar atë, se shishen do ua fusë në prapanicë, nëse nuk shpallin vendimin “I pa fajshëm, nuk ka prova!”.

Ky ka qënë momenti kulmor i rrëzimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, punonjësit e së cilës, siç po provon tashmë Vettingu, kanë qenë në shumicë të motivuar për pasurimin, mundësisht të shpejtë, që e përdorën vendimmarrjen në dobi jo të drejtësisë, por të horrllikut.

Zbatimi i parimit “Barazia para ligjit” varet nga struktura e shoqërisë. Në mbi 30 vjet nga “starti i barabartë në nisje”, hendeku mes të pasurve e të varfërve vazhdon thellohet. Sa më i varfër të jetë një shtet e një popull, aq më i korruptuar është sistemi i drejtësisë. Nga ana tjetër, korrupsioni është e do mbetet një bashkëudhëtar i sistemit kapitalist, çka na detyron që të kemi një sistem drejtësie të  besueshëm. I ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, z. Wisner. këto ditë theksoi në dieni të opinionit se, “Ka presion politik, por reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe afatgjatë”.

Asnjë vend që ka respekt për veten, nuk lejon që drejtësia të rikthehet në rrënimin e kohës së Sali Berishës! Ne shpresojmë tek ju Arben Ahmetaj se do nxirrni provat e do i jepni drejtësisë dritë për të parë se deri në ç’llum është zhytur administrata e lartë shtetërore. Bëjeni këtë dhe do ju jemi mirënjohës. Ju presim!

4 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles

    Ahmetaj ka te drejte ne rastin e Belindes te Met Hases. Dhe pjesa interesante eshte qe Met Hasa ka si truproje personin qe beri Mero Bazen per spital, Fatos Skejen, ish truproja i Shkelzen Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Otua

      Met Hasa, vellai i Bujar Hases. E ka shkep Belinden sa i ka dale shpirti te pallati i Refik Halilit te Selvia. Fiknin dhe kamerat kur hynin e kur dilnin. Keta i dine njerezit budallenj, por jane qindra deshmitare e komshinj dhe fjala shkon vesh me vesh. Nejse befshin qejf e paste k*rin e mbare Meti.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Titvasil shkollëshumi

      Ky Vito na bën me dije se Fatos Skeja, na paska qenë "gardist"?! Pse ka patur trup roje "sy peshkaqeni"?! Thashë 'gardist', me që sot e paska Met Hasa i Belindës. Aaa, jo, ka patur roje private, epo kështu dakord! Po nga cilët ruhej ai? Nga ata që babai i vet, tashmë nën hetim nga drejtësia dhe së bashku me të, mamanë dhe motrën janë shpallur "non grata"? Atëhere po qe kështu, ka patur dhe ka të drejtë të ruhet! Bile dhe kur shkon në tualet! Ç'ti bësh, babi ka bërë shumë armiq, sepse ka vrarë apo u ka hyrë në hak shumë shqiptarëve dhe populli ka një shprehje si, "borxh pa larë e hak pa marrë mos ler!".

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me prokurë të posaçme

        @Vito, meqë i përmend me emër e mbiemër, dmth se i njeh, a mund të na sqarosh se ç'përfaqësojnë M.Hasa dhe F.Skeja?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje