
Për të dalë nga parkingu i apartamentit të marrë për disa ditë pushime në fund të korrikut në Sarandë është sikur të fitosh një llotari. Pronarët e pallatit, të shndërruar në shumicën e apartamenteve B&B bëjnë më të mirën e tyre, por në një rrugicë ku pallatet kanë mbirë në hapësira të paimagjinueshme dhe në kohë të ndryshme, ku parkohet pa asnjë rregull dhe nën syrin e policëve rrugorë e ku askush nuk ndërhyn, sipërmarrja e suksesit apo dështimit mbetet individuale. Saranda sot është lënë e vetme të përballë një fluksi të konsiderueshëm dhe të kënqashëm turistësh.
E thonë këtë dhe pronarë restorantesh që vërejnë një ndryshim në cilësinë dhe në interesin e të ardhurve, më shumë se në sasinë e tyre. Ata shprehen se për herë të parë pas pandemisë po shohin se janë rikthyer të rinj e të reja nga Europa e veriut, Suedia, Finlanda, dhe sipas tyre kjo është një shenjë e mirë.
Sarandiotët bëjnë maksimumin që të ndjehesh komod në qëndrimin disa ditor. Do ta gjesh mikpritjen e tyre nga hoteleritë, në restorante e shërbimet në plazh. Janë shtuar anijet që bëjnë shëtitje ditore nëpër gjire, lodra për të rinj e fëmijë, por qyteti vazhdon të jetojë si një gjysëm i mbytur me litarin ende në fyt. Stresi i jashtëzakonshëm shihet përgjatë rrugës bregdetare nga shëtitorja në Ksamil, ku në të djathtë pallatet vazhdojnë të mbijnë me dhunë të paimagjinueshme karshi atyre ekzistuese, ndërsa në të majtë ato më të vjetrat vazhdojnë të vjetërohen përherë e më shumë të lidhur edhe ata nga rrjeti merimangë i telefonisë dhe fibrave.
Ngjarja e trishtuar e një biznesmeni sarandiot që shpërtheu me tritolin që e kishte përgatitur për të tjera biznese konkurrentë me të, për fat të keq sikur përfaqëson atë që zien nën pamjen festive të një qyteti bregdetar e turistik. Njerëzit dhe bizneset këtu lëngojnë. Janë lënë të vetëm me një infrastrukturë që nuk është kurrë në favor të punës që ata bëjnë. Dikush i akuzon privatët duke i quajtur përgjegjës të situatës së krijuar në lagje e bulevard, por një privat, qoftë ai në Zvicër, Angli apo SHBA, do të bënte gjithashtu “namin” në mungesë të rregullave e të rojtarëve të ligjit që rregullojnë bashkëjetesën mes njerëzve si të barabartë. Mjafton se si i kanë “prerë kokën” me leje apo jo, këtë vit Kep Merlit ku me siguri po përgatiten ta mbibetonojnë dhe mbipopullojnë, apo se si nga gjiri i vogël i Manastirit ndërtesat e rezortit që në planin e treguar me foto dukej një mrekulli, kanë dalë gjigande mbi kodër e deri në rrugën kryesore Sarandë-Butrint. Në gjithë ato ndërtesa aty se si do të shkohet me makinë dhe nga ku, vetëm ata që kanë dhënë lejen apo po e zbatojnë, mund ta imagjinojnë.
Sarandiotëve për pak do iu plasë zemra nga problemet që kanë për të bërë turizëm me gjëra që nuk shkojnë, se sa për tritol, herë pas here, po dijnë të tregojnë se duan ta përdorin, por po iu plas në dorë.
Une me te vertete nuk kuptoj!!kush I nderton keto pallate??kush I blen keto shtepi??se atje thone te gjithe po ikin,,pra kush I blen,,dhe duke ditur qe sa eshte rroga mesatare ne Shqiperi?? gjithe bota eshte ne krize,,ku gjenden gjithe keto leke,,??vetem se po jane cmimet e Shtepive sa nje biciklete kineze,,te thome te verten qe te bleshe nje shtepi ne Toronto!!duhet te besh 2 pune ne dite,,burre-grua dhe te paten per 25-30 vjete,,atje jane te gjithe me Mercedes dhe me shtepite e tyre,,,ngrej duart larte,,gjithe te mirat,,flm
E lexon artikullin pasi e mbaron se shkruaru apo jo se po perdor terma qe nuk kapin thelbin! Mos ia ve fajin shtetit kur Shqiptari nuk pranon konkurencen dhe do te bej biznes me force! Psh ti shkruan "Ngjarja e trishtuar e një biznesmeni sarandiot që shpërtheu me tritolin që e kishte përgatitur për të tjera biznese konkurrentë me të, për fat të keq sikur përfaqëson atë që zien nën pamjen festive të një qyteti bregdetar e turistik. Njerëzit dhe bizneset këtu lëngojnë. Janë lënë të vetëm me një infrastrukturë që nuk është kurrë në favor të punës që ata bëjnë." Sipas teje, ai u vra sepse ishte faji i shtetit! Po ata nuk jane biznesmena moj rrote, por jane kriminela si te kohes se Al Kapones! Ky qe e porositi krimin, dashka te beka konkurence me force! Ndrysho kendveshtrimin se po ia fut kot!
ka te drejte gazetarja o patronazhist! Keshtu eshte kur nuk e ke idene ca behet ne terren. Jep shteti licensa per biznese dhe priviligjohen patronazhistet per cdo gje. Nuk i kontrollon njeri per taksa per punesim ne te zeze per respektim te rregullave et. etj Kjo cmenduri i ben bizneset e te njejtit lloj ta urrejne njeri tjetrin, po ku dini gje ju debilat e partise se ca ndodh. Vetem kur tju vije juve tritoli te suma keni ndjeshmeri!
Une nuk jam fare ne Shqiperi or Sarandiot! Keta qe i vene tripolin njeri tjetrit nuk jane bizensmena por kriminela! Nuk kam simpati per klasen politike Shqiptare, por edhe ju "biznesmenat" nuk jeni te kulluar! Bashke me politiken jeni. Futjani njeri tjetrit dhe pastaj popullit se keshtu do dilni ne selamet! Mos u merr me keto terma se dukesh qe je i pashkolle.
Qenka e bredhur vajza....Mesa duket djersa dhe pronat publike te shqiptareve nxjerrin mire kur i falen Malltezit dhe moluskut qe ka per burre.
Epo u be çupe e Berishes te na jape mend per Saranden o pika! Po gjithe ata maloke qe keni sjelle me prona e pallate ne Sarande ci quani ju? Ata japin harac te vellai yt shkelzeni moj bibe. Sa per burrin e ka molusk e shkuar moluskut derisa i thur poezi babit tend Sali rame Berisha. Jazek ju qofte!
Ndërtimet janë problem I madh. Ndërto kudo, pa distanca, pa infrastrukturë rrugore, pa ambjente pushimi dhe argëtimi. Është detyrë e bashkive të mendojnë për qytetet e veta. Se vjen një kohë kur këto ndërtesa nuk preferohen më dhe vdesin.
Qyteti më i dërrmuar nga "tranzicioni" ...Durrësi pas Sarandës së shkretë vjen i dyti megjithëse tërmeti e ndihmoi ti afrohej ca....
Cmenduria e ndertimit pa kriter dhe plan ka pushtuar mbare globin. E njejta ndodh ne Canada, te zihet fryma nga 50 kateshat, nuk sheh me diell me sy. Te gjitha Jane prone e qeveritareve, re cilet miratojne ligje per heqjen e limitit te ngritjes se qirave qe Kane arritur shifra stratosferike. Parqet mbushur me te pastrehe, rruget mbushur me lypes. Keq.
Shkrime te tilla i lexon ga shkrues e ji gazetare qe e njohin Saeanden pas viteve 90. Eshte cudi qe shume prej ketyre shkruesve nuk shkruajn per nje fenomen qe ndodh ne jug,nga kane mbire verioret ne Ksamil e be butrint,mos te flas pastaj per ata qe dolen priten Gjekmarkajn ne Himare. Sot Saranda sipas banorve te vjeter eshte beton,nuk do jete e larget dita kur turistet qe sot kan mbushur Saranden do jene vetem ata qe kane lere shtepi atje,nuk ka lidhje me turizmin Saranda sot. Edhe deti e bregu detin eshte mbushur me restorante e caffe.Saranda sot punon tre muaj me turiste qe normalisht duhet te punonte 12 muaj.