“Gabimet” në fjalimin e Ramës

28 Korrik 2024, 17:06Blog TEMA
“Gabimet” në fjalimin e Ramës

Nga Edmond Arizaj

1.Nuk i uroi shërim të shpejtë Lindita Nikollës (zonja u tërhoq nga posti për shkak të sëmundjes, apo jo).

2.Akuzoi deputetët duke ngarkuar me përgjegjësi kreun e grupit parlamentar duke e zëvendësuar (ka harruar se është ai vetë që i zgjedh deputetët në lista).

3.Akuzat ndaj deputetëve që nuk i qajnë hallin popullit, ardhur nga udhëheqësi, revokojnë tjetër periudhë (uji vjen i pastër nga lart, po e turbullojnë këta poshtë).

4.Paracaktoi kryetaren e PS-së pasi ai vetë, pra Rama të mos jetë më në këtë botë (dmth deri kur Zoti ta thërrasë në PS nuk do të ketë zgjedhje?!)

5.Rrezikoi infarkt të ndonjë eksponenti politik, teksa dëgjonte emrin që i lëvizte andej këtej, apo që nuk i lëvizte (vetëm habia e Taulant Ballës dhe modestia e Elisa Spiropalit tregonte se jo të gjithë e dinin fundin e fjalimit të Ramës).

6.Absolutizëm krejt pa teklif në parashikim fitore, në drejtim, në pretendim 100 vjeçar pushteti, në emërime dhe shkarkime (për çfarë egziston kryesia dhe asambleja? A mund të imagjinojë kush çfarë ndodh me PS pa Ramën?!)

7.Pothuaj asnjë shpjegim esencial për reformën zgjedhore (deputetiqëduam. al dhe listat e mbyllura sikur nuk shkojnë me njëra tjetrën!)

8.Qejmbetja me Vlorën dhe vlonjatët për çmimet (imagjino sa vlonjatëve u ka mbetur qejfi me çmimet në Palasë, Jalë, Dhërmi, etj, nga personat që kanë marrë leje aktiviteti nga qeveria)

9.Fjalitë ku u përmend SPAK, këtë rradhë ishin të pagabimta.

20 Komente

  1. Q
    Qoftelargu

    E c’fare do te thuash zotrote me keto gabime apo lapsuse te Edi Rames?!!!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tan_Tironci

      Gjobevenie. Varja. Nuk eshte emer I vertete.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektesë

        Lexoje prapë or byrazer, po nuk e more vesh. Por problemi është vetem një, dhe Edmond Harizaj e beri pyetjen. "Çfare do ndodhë kur të iki Rama?" Do qajne njerezit, njesoj si qanë per Enverin? Sepse njerezit nuk bekan dot pa një udheheqës lexhendë. Lexhenda Sali dhe Skenderbeu Rama jane produkt i popullit. Pra Rama nuk po nderton një sister demokratik, ku ikën njeri dhe vjen tjetri. "Ka shumë socialistë që thonë (njesoj si enveristët) se po vdiq Rama, na mori lumi". Në 33 vjet, Shqiperia ka nderruar vetem tre liderë. Berisha, Nano, Rama. Ndersa imagjino sa kryeministra Jane nderruar në Angli, dhe sa presidentë jane nderruar në SHBA. Ja kete tha Edmond Harizaj. Po e ke kuptuar.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Për korrektesë, britania ka pasur 8 kryeministra që nga viti 1990, kurse Shqipëria ka pasur 7 që janë: Ylli Bufi, Alexandër Meksi, Sali Berisha, Bashkim Fino, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama. Sa për korrektesë, kuptohet.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dritan

            E harruat Pandin e pavdekshem?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sa korrekt je or "Dakord"!!!

              Për korrektesë, Vilson Ahmeti ka qënë kryeministër?

              Përgjigjjuni
              1. E
                E verteta

                Harove Pandeli Majkon, dy herë kryeministër, një herë në periudhën 2 tetor 1998 – 29 tetor 1999 dhe herën tjetër në periudhën 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002.

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kopetenti

                Pa korektesa, Margaret Thatcher ka qendruar 12 vjet pa nderprerje kryeministre ne Mbreterine e Bashkuar.

                Përgjigjjuni
            2. S
              Socialisti i fundit jo rilindas....

              Emo, ç'ja iq tomën Ramës. Rëndësi ka të jemi në punë dhe 4 vjet të tjerë..... . Pastaj dhe 4, pastaj dhe 4...... . Kjo ka rëndësi, po se është Rama, apo vjen Spiroleshi, kujt po i r.uhet.

              Përgjigjjuni
              1. d
                drejtesia

                Tani shikoni dhe qimet e bythes,nuk numeroni se sa pune eshte bere nga ferri qe gjeti nga shpellari dhe sa borxh kishte shqiperia pasi e vodhen,e rropen!

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qofteaferti

                  z. Edmond Arizaj ka ilustruar me 9 "gabimet" (ka shume e shume te tjera) si Rama e ka kthyer Partine Socialiste te Shqiperise ne Mauzoleun e Tij Personal.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Artibr

                    Ke shume te drejte shume arogande dhe pa respekte per deputetet i edhe si letra turp te Ken ata qe e degjojne e durojne kete arrogance e hedhe taulant ballen si leter bythe duke qene deputeti me i votuar né ps me 20mije vota dhe balle sapo paraqiti projekt ligjin né pl për policin e shtetit ai e flaku si leter bythe. Dhe pandi si dp zvencus gajaset se qeshuri parti shtet jeni tredhur te gjith turp tju vij per cfar ju duhet me mandadi kur jeni ber haleja njerezore e rames hape gojen tju dhjesi né goj qe tju bej prap deputet.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      STRUGA

                      Për Ju zotri GJIRIZAJ Të kritikosh dikë duhet s‘pari të jesh i nivelit të tij ose diçka më lartë se niveli i atij që kritikoni. Ju z. Gjirizaj veni në pah „lapsuset“ e Ramës! Mirë bëni, por ato janë shumë irelevante duke parë qëndrimin dhe punën që ka bë Rama deri më tani, po jua numëroj disa arritje: 1. Ai tha që SPAK është strukturë e parë e ndërtuar në historinë e shtetit shqiptarë, i cili duhet të vëndos ligjshmërinë dhe është i pavarur nga strukturat udhëheqëse qeveritare. Po e tha, dhe SPAKU egziston edhe pse opozita ishte kundër! SPAKkryen punon, ndoshta jo me atë ritëm që do të dëshironim, por SPAK egziston. 2. Ndryshimet zhvillimore, edhe pse jo në nivel të dëshiruar, janë evidente. Kryeministri Rama filloi luftën për bërjen e shtetit funksionsl me qëllimin final zhdukjen e korrupsionit dhe implementimin e vlerave perëndimore. Gjatë këtij rrugëtimi- angazhimi ai pati dhe ka shumë kundërshtarë, si nga partia e tij ashtu edhe nga partiçka e Like Mutaj‘t dhe Pede-ja e Birishkës. I dolën shumë tradhëtarë në këtë betejë, si në çdo betejë tjetër ato janë të pashmangshëm, por ai Rama ua tregoi vëndin, ky është fakt o Gjiriz! 3. Rilindja urbane, është fakt i pamohueshëm z. Gjirizaj. Tirana, dhe shumë qytete të tjera shqiprare, në kohën e qoftëlargut BIRISHKË ishin katandisur nga qytete të bukura në fshatra të mëdhej. Sot Rama i kthehu ato në gjenezë, i bëri qytete, etj, etj,… z. Gjirizaj dhe ju gjiriza të tjerë që s‘dini të bëni diferencën në mes asaj ku ishim dhe ku gjëndemi tani.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Loni

                        "Struga", realizimet e qeverive Rama nga 2013 deri më sot i numëron në mënyrën më brilante Lutfi Dervishi këtu tek Tema. Lexoje në rubrikën Blog.

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Demagogu !

                        Asgjë e re nga AL. Ky demagog se ka për problem të lepijë dhe atë që pështyn. Demagogjira komplet e llafe t'u mendu se po bën oratorin dhe se "kongresmenët" e tij do të pyesin veten: "çfarë tha merr jahu" !?. Demagogjira komplet negative ! Mqs pyet se çfarë ndodh pa këtë me PS... Fare e thjeshtë: "Po ikën pikiadë, dhe për lesh me hajnat dhe bundrat" me këtë "liderucin e madh në krye". Ky do ketë fundin e Saleh-ut dhe më keq madje. Se ai që vjen më pas nuk e fal!

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          anetari i PS i pranuar rishtas,

                          Cudi deputetet nuk punojne, ministrat shumicen i ka thirrur SPAK,si gjithmone luan me 4-5 figura, dhe thote :Jemi shume. Te cudit fakti se ca i largon dhe pa asnje shka i afron. Shembulli me tipik eshte fatmir Xhafaj, qe desh ta nxjerre jasht parlamentit se"kishte qelluar shtepine me gur" por kur ia mori me force , u terhoq. Dora qe s'kafshohet, puthet. Kryeminister modern.....

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Agim

                            Nenen! O STRUGE, patronazhist i ndyre. Edmond Harizaj eshte emer i vertete dhe jo nofke si emri yt. Eshte edhe socialist i vertet, e jo MAVI si rilindasit e Rames, qe i perngjasin Mavit te Greqise. Rama eshte armik i betuar i popullit dhe Shqiperise. Po largon nga Shqiperia shqiptaret. Po ben ate qe nuk arriten armiqte me te medhenj te Shqiperise. Bashkepunon me kriminelet. Po ata do ia hane koken, ashtu sic bene me Martinajn. Mbase te merr dhe ty me vete, o gjiriz.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              ENTSOE

                              Shikoje edhe njehere shkrimin, e ke bere per arritjen e normes SE Pune's, shikoje!

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Harri

                                Ik ore pirdhu.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Leksi

                                  Shum këtu në këtë portal, bëjnë ramën ose më shum se ramën. Po, rama me atë fjalim të gjatë, u lodh dhe vetë, ku filloj të shkasë e godasë dhe hoxhallare e priftërinj, ku në raste tjera, mburret për familjaritetin fetar. Edhe puna ramës, sa më gjatë në krye, do pësojë ato që po pëson sot berisha.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje