
Nga Dritan Hila
Ka nisur sezoni i vajtimeve për reformën zgjedhore dhe sesi kjo fosilizon kastën e vjetër në pushtet dhe iu ndërpret të ardhmen partive të reja. Është një vaj që të vjen për të qarë e për të qeshur kur mendon se dikush e kërkon pushtetin t’ua japë Damiani dhe Ogerti, ndërkohë që Ramës dhe Berishës nuk jua ka falur njeri pushtetin ndaj nuk kanë pse ta falin.
Për gjithë këta që qajnë, më vjen në kujtesë që Berisha ia mori nga dhëmbët pushtetin Ramiz Alisë. Përrallat për caktim nga lart të Berishës si kryetar i PD janë për një natë dimri kur ke nge të dëgjosh të gjitha llojet e përrallave, edhe të disave që donin t’ia merrnin por mbetën tek gardhi i PD-së.
Sikurse Edi Rama e mori PS-në me 100 akrobaci të mundshme, diku me aleanca, diku me luftë, dhe pastaj e mori pushtetin herë me përballje në bulevarde e herë me bisedime mbi e nën tavolinë. Tani, për këta që e duan pushtetin qofte, ka një shprehje që qofte tek daja nuk ka.
A iu merret pushteti Ramës dhe Berishës? I merret që ç’ke me të. Puna është që kjo do pak këllqe hekuri. P.sh të përmendesh oligarkët me emër; të përmendësh Belerin (meqë jemi në prag votimesh në Himarë por askush nuk e përmend) dhe aleancat e partive shqiptare me Athinën; të krijosh ekipe; të dalësh në terren, qytet më qytet dhe fshat më fshat e jo të rrish studio më studio duke ligjëruar si kaposhi majë plehut për çështje që as ia ke haberin, as të ka thënë kush puna e mbarë dhe as ke ekspertizën mbështetëse. E shumë të tjera të cilat nuk ka vend e kohë të përmenden.
A ka gjë më të lehtë se të shmangësh nga loja Berishën, një aktor politik i anatemuar nga perëndimi dhe i mbyllur në burg? Por në vend se të zinin fushën bosh, morën koshat e prisnin t’iu binte pushteti në to. Kur Berisha, një 80 vjeçar, dilte qytet më qytet dhe bënte fushatë, revolucionarët e përsheshit ishin studio më studio dhe prisnin që Berisha të bënte luftën për ta.
Akoma më gaztorë bëhen kur kërkojnë që Rama të bëjë reformë sipas oreksit të tyre, d.m.th që të zvogëlojë votat e partisë së tij se ashtu duan disa që presin që t’ju lërë kalin këtyre që nuk kanë provuar as shalën.
Natyrisht që kjo reformë nuk lë shumë mundësi për qarkullim elitash, por duke parë që elita nuk ka fare, më mirë kështu. Më mirë Berisha e Rama sesa gjithfarë personazhesh qesharakë ku dikush pretendon për diversitet në unitet e ca të tjerë revolucione në gotë e të tjerë ta marrin pushtetin me gjykata. Të gjithë këta nuk vlejnë as për administratorë pallati, lëre pastaj për drejtues shteti.
Dikur, ca komunistë si puna e Berishës thoshin që “Pushteti del nga gryka e pushkës dhe mbrohet me pushkë”. Sot del nga vota dhe mbrohet me votë. Kush nuk merr vota, nuk ka zë në kapitull.
Natyrisht që Shqipëria është në një pikë stanjacioni moral dhe politik. Por ndoshta më mirë kështu në këtë krizë e cila me siguri do lindë diçka të re, sesa aktorë fallcë./dritare.net
Kush i ndalone ata qe duan te kandidojne me liste te hapur te dalin te pamvarur dhe te fitojne . Te puna jote kush vendose , gazetaret apo gruaja jote ? . Partiit jane institucion kane kryetar te zgjedhur , liste e hapur do te thote te sfidosh kryetarin partin nuk ka ne europe lista te hapura apo dekriminalizim ( vetem kur denohesh nga tribunali per mos pjesmarje ne sherbime publike ). Nga burgu Fredi Shehu shkoje ne parlamentin europien do hyje Shqiperia ne europe apo do hyje europa ne Shqiperi. La renaissance parti e Macron ishte partia qe zgjodhi kandidatet . E vertete qe ka figura te qelbura qe kane 30 vjet qe kane zene rrenje ne parlament si Fatmir Gerdeci, Dash Rrakia , Flamur Leshi e Tritan preshi keta i ndeshkone votuesi nese votuesi i votone mos fajesoni ligjin dhe kerkoni te shpikni forma td tjera . Kerkoheni te vetja mos votoni komunist te tipit Berrisha mos votoni spiune te ish sigurimit si Tomor Alileshi .
Ah po ne nuk pretendojmë që çdo plehrë që ka lekë të dalë deputet i pavarur duke blerë 7000 vota, ne populli pretendojmë që te lista prej 140 deputetësh që prap partia i cakton, të kemi mundësi të zgjedhim fituesit, por ata kryetarët kanë frikë nga kjo se mund të mos zgjidhen larot e tyre. A ka socialist që voton shalsin? A ka demokrat që voton Vokshin etj?? Nga ana tjetër zgjedhja nga populli i nxjerr nga rrjeshti deputetët.
Ja ke futur ti kot ama kot fare. Pyet si e ka suedia sistemin zgjedhor. Komplet te hapur, populli zgjedh ate qe deshiron ose nuk zgjedh fare dmth nuk I ve asnje shenje kandidateve po ja jep vetem partis qe do.
Malok mbete a derezi.Suedia i zgjedh e rendit deputetet nepermjet zgjedhjeve brenda partise,sepse ka demokraci te plote.Jo si te Sala e Ramiu
I nderuar "Ja ke fut kot". Jam plotesisht dakord me komentin. Vetem nje pyetje kam. Ku ndryshon komenti yt nga artikulli I ketij Dritan Hilës? Ju jeni ne nje linjë dhe vetëm perforconi njeri tjetrin. Prandaj nuk e kuptova me kë e kishe kete "ja ke fut kot", dhe se pse permende gruan e tij ne koment. Ne qofte se ate "Ja ke fut kot" e perdor si emër, në rregull, por prapë, gruaja e tij ç'hyn këtu. Ka shumë njerez flasin per grate e botës, por u vjen pak si hidhur kur u permend gruan vetë atyre.
Duhet të votoni braçen 22 vjeç deputet pa punuar asnjë ditë në jetën e tij Gramozin ish ministër i partisë së punës Xhafa sigurims i Enverit listë 2 gjatë
Ndërkohë që Ramës dhe Berishës nuk ua ka falur njeri pushtetin ndaj nuk kanë pse ta falin.-Thotë Hila. E para, Rama dhe Berisha janë personazhe super të korruptuar dhe të quash se kanë bërë luftë këta kryetarë bandash politike që shpopullojnë Shqipërinë, është jo normale, sepse këta duhet të konsiderohen si pushtues se kanë sjell vetëm shkatërrim dhe shpopullim, që ndoshta dhe pushtuesit dikur nuk e kanë bërë dot. Plus që nuk është se kanë luftuar ndonjë kushedi se çfarë për pushtetin që kanë marrë, në sensin politik. Saliut i'a fali Ramizi pushtetin me pakt të fshehtë, aq sa Saliu e falenderoi në Qytet Studenti, dhe Alia me të drejtë tha atëherë në një intervistë TV që ca sekrete të politikës do i merrte me vete kur të vdiste. Kurse Ramën e solli Nano nga Parisi, si hajdut ikonash që ishte. Se politika këta personazhe riciklon, hajdutët dhe mashtruesit. Fati i Ramës që Nano nuk ishte diktator si Saliu, por ishte liberal dhe dinte të hapte krahun, jo si Saliu që mblodhi bashkimbuzukët e vet dhe huliganët dhe iu vërsul Bashës dhe selisë siç ju vërsul në 8 janar. Edhe pse Basha në fakt ishte thjesht një pazarxhi politik dhe i paaftë për të qënë kryetar dhe lider, e çdo gjë e bënte Saliu në prapaskenë, deri në momentin që SHBA e detyroi të përjashtonte Saliun nga partia. Dhe tashmë me listat e mbyllura vërtetohet që Saliu nuk ndryshon shumë nga Basha për pazaret. Sa për Hilën, unë habitem si e kanë lënë akoma si gazetar te Dritare TV me gjithë propagandën që bën ai për Ramën!!! Duhet t'i kishin gjetur ndonjë vend më të mirë në ndonjë TV kombëtar.
@pazaret e...! Nuk po merrem as me shkrimin dhe as me komentin tënd, vetëm të kujtoj se në lidhje me paragrafin e fundit të komentit tuaj, Dritare TV dhe portali me të njëjtin emër, janë pronë private e familjes Hila, dmth Dritanit dhe gruas së tij Rudinës. Tung!
Nëse Dritare TV është media e tij atëherë suksese në jetë Dritanit. I paska bërë paratë me propagandën dhe të bërit avokatin mediatik të rilindjes dhe Ramës. Kot s'thonë që sahanlëpirja pa gjë s'të lë.
Enveristi i pandreqshem D. Hila ose vertete eshte zhytur ne erresiren e marrezise se pushteti fitohet dhe leshohet me gjak ose vertete eshte nje njeri i marre qe beson marrezite e imagjinates se tij te marrosur.
Kur shkruan si flet ( pa figura letrare te panevojeshme dhe pa referenca pseudointelektuale) edhe lexohe ky Hila.Termi oligark ka lindur ne Rusi , ne perendim i quajne lobiste( lobbyst) ose te organizuar ne kabinete konsultimi ( consulting firm) ! Keshtu funksionon bota dhe te gjitha sistemet sociale te njohura e praktikuara nga njeriu kane elitat e tyre ekonomike dhe historikisht te korruptuara ( Edhe ne vendet skandinave Ka oligarke qe ndikojne masivisht ne ligjberje por mendojne njecik me shume per plebenjte se keta tanet) !
Sali Berisha i mori pushtetin nga dhëmbët Ramizit dhe atij ia mori nga dhëmbët Rama?! Dikur thoja se keta bejne vete por sot them se keta jane komplet debila. Debila të dobishëm të cilët e kane vendin e sigurte sa të jetë Partia në pushtet.
Eshte realitet kjo qe shkruan Tani. Pastaj, çfare duhet dhe si, eshte tjeter gje. Nje gje mund te shtoj: luftarak si Rama dhe Berisha nuk kane dale akoma.
TI RAMA DHE SALIU JENI VLLEHE DHE SERBOBOSHNJAKE, JENI KOPILA PUSHTIMEDH I BYTHEQIRI HILA QE JE QIRE NE BYTHE QE NE KOPSHT ME GONIN...
O suflaqe kari , nuk ka vllehë myslymanë , por ka shqiptarë loqe , si puna jote .
Nuk mundet te krahasoni Ramen me berishen jane dy pole te kunderta ,o komentues .saliu e shkateroi ,Rama e ndertoi .PD nuk i intereson pozicioni i Shqiperise se i sherbejne rusit .saliu i ka duart me gjak ,tregoni nje njeri qe ka vrare Rama .PD parti fasciste.Fitorja e PS eshte e sigurt.
Hilja i borderose qeverise qe paguhen me Eurot e Inceneratoreve po hiqet si teper i merzitur nga gezimi Rames kur nuk ka tjeter alternative vecse te vdese duke pare Ramen brenda kryeministrise.
Ja ke fut plot Dritan Hila. Që të fitosh zgjedhje duhet të kesh këllqe dhe gurmaz të flasësh, por dhe njohje dhe kërkues i asaj platforme që do vendosesh njëkohësisht. Rama i ka këto me pozivitet, I ka dhe Berisha , por me negativitetin e tij e bën të hajë bukë edhe në 80 vjetët e tij..Ashtu siç është e ndarë dhe Shqipëria vetë. Tash për tash balanca anon nga poziviteti deri në vitet 2030 më pas ka balashi ç'të hajë dhe ç'të thotë.
Tash e 30 vjet Shqiperia sundohet rende nga Berisha Meta e Rama. A din ky popull te dali nga kjo treshe antishqiotare?
Po c'Meta o ty mbyllte.Meten ti e shikon qe shkon sa andej ketej.Njeriu me i yrruer ne Shqiperi.Le te dale i vetem ne zgjedhje .
Z. Hila, jeni shumè i saktè nè çdo rresht tè shkrimit t'uaj...lèri "anal-istet" te komentojne dhe tè thone broçkulla...
Mese reale kjo analize. Kam degjuar lloj lloj personazhesh te partive te reja dhe jane vertet njeri me delirant dhe injorant se tjetri. Nese pushteti do i bjere ne dore atyre do te jete me katastrofe sec eshte tani qe e ka Rama-Berisha. Shqipot do nisen te rregullojne vetullat dhe do nxjerrin syte. Lideret e partive te reja nuk bejne as per administratore pallatesh jo te merren me ceshtje me te medha se kaq
Nga presioni i pushtetit Lazgush Poradeci shkroi një vjershë për Partinë edhepse ishte anti komunist.Një shok i Lazgushit u revoltuar e i tha po ç'tu deshtë kjo vjershë,aq keq që doli shumë e dobët.Lazgushi u përgjigj:mut lypen,mut u dhash! Pra në Shqipëri këta i keni Salihun e Ramën vet i zgjidhni, s'keni më të mirë si duket apo këta po ua propozon UDB serbe e zgjedhësit memzi po presin t'i votojnë.U sjell Serbia bukë të bardh,po edhe ndonjë gotë raki,këto ju mjafton,meqenëse diniteti,patriotizmi e njerzia kanë vdek mbi tridhjetë vite.
Shumë i sakt Dritan analiz brilante.
Perfect! Elita formohet Brenda nje partie te caktuar politike, ndryshe Sandri dhe Irfani Jane gati te dhjesin demokracine me pasurine qe kane sot!!! Dhe Pas tyre dhe nje dyzine gazetaresh sharlatane dhe grabites.
Raifi une po shkruaj nje vjershe tjeter ndryshe nga ajo Lasgushit se me pelqeu pergjigja e poetit ??? Mbi te thinjun shesh te detit, era fryn dhe mblidhen rete , midis detit edhe reve kryelarte shkon Zgalemi ,si e zeze vetetime , prek me krahe ai dallget hidhet reve dhe gelthet , dhe rete gjegjin klithmes se asaj SHPEZE ......e te tjera ???? .Kete kerkon Saliu per te humbur gjurmet dhe te fshihet si STRUCI ,lind pyetja po Rama ???? Ka Shqiperia plot Intelektual te ndershem te pa koruptuar por dikujt nuk i interesojne keta lloj i duan te llojit Bejleri si keta qe jane sot ne PUSHTET .
Sikur coc regetin dicka e mekur . Ku ta dish , Mbase edhe per kete vend eshte nisur ora , po meton e mbara , Dritan ... Te kuptohemi , nuk behet fjale per mbaresi e drite parrajsore , Po , ne mos si te tjeret , aty afer . Ke naqet shqipua me ca gjasme , me ca te verteta ... Por , kjo eshte me keqja , Kam frike se keto lekundje te lehta zismike , perftesa te zemerimit te races se Hiles trokasin Tek Rama dhe te vetet , qe nuk u shtypi koken armiqeve te p . popullit , po Ben pazare me ta ( ka shume gjasa qe kjo te jete . Kur shikoni emrat e te pizmosurve !? ) Vec te zemeruarit , Hilet , nuk Kane faj . Ata nuk dine gje dhe nuk duhet te dine , sepse misionet eporositura prej skutave te zeza okulte , nuk Jane per ata ( Hilet ) , por per misionaret , si : S. Berisha , E. Rama etj. , qe dine ta ruajne sekreti , madje deri ne varr . Mos qofshin te tilla keto keto lekundje , Po ..Drita , Jo Dritan .
Hila, ne sherbim te Rames, te popullit desha te thoja, si i jati.
Po flet për karaktere tipikë shqiptarë Tano, buçkot, bythkot, lulushët, dhembshurakët fallco që janë mjeshtra supremë për intriga, PR dhe të futme që gëlojnë si krimba nëpër OJQ, parti politike, administratë, organizatat LGBT, media etj etj etj
Beri nje shkrim ajo Rudina e Hiles, "Rigonmbledhesi i Kucit" Shume tipa artistike keta Hilajt Ik mor zgjebe, lavir i ndyre Intelektuhal i papare je, morr bythe i Rames
O ti vlonjat mesoje se KOPILA PUSHTIMEsh kemi mbi krye qe i vinin pushtuesit pasi terhiqeshin se vinte nje pushtues tjeter ... Vlonjatet sikur jane patriote, qekur qenkeni bere dhe ju skllever te kopileve te pushteimeve??
Hila provoje ti te marresh drejtimin ne fushate me nje grup si vetja.Perfaqeso te majten qe eshte tradhetuar e do shperblehesh.Go Hila go