Ndryshimet e ministrave, si përdhosje e Kongresit

28 Korrik 2024, 17:57Blog TEMA
Ndryshimet e ministrave, si përdhosje e Kongresit

Nga Andi Bushati

Edi Rama mund ta zgjonte nga gjumi Bajaram Begajn gjatë çdo lloj të diele të zakonshme, për t’i dorëzuar dekretet për ministrat e rinj.

Ai mund të ishte treguar më i kujdesshëm me Niko Peleshin, që nxitoi të shpallte se ndihej i lumtur që nuk qe konsultuar as për trajektoren e fatit të vet.

Ai mund të kish zgjedhur foltoren e kryeministrisë për të shpallur ata që do degradonte apo do largonte nga kabineti dhe të rinjtë që do propozonte aty. Por ai preferoi t’a bëjë pikërisht gjatë kongresit të PS-së, të cilit i’a kishte ndryshuar disa herë datën në funksion të kapriçove të çarterit të vet.

Fakti që kryeministri zgjodhi këtë formë për të shpallur “surprizat e reja”, nuk është, as i rastësishëm, as i pafajshëm. Mesazhi qe i qartë: kongresi si forumi më i lartë i PS, nuk është asgjë tjetër veçse një vegël në shërbim të gjithëpushtetshmërisë së vet.

Në të vërtetë, i gjithë show-u i kësaj të diele fundkorriku ishte konceptuar si i tillë, si një him për madhështinë e prijësit që vendos i vetëm. Kjo u pa në performancën e turpshme të students Helenë, që lexoi fjalimin e parapërgatitur me fabulën e gjyshes së saj, që bënte be për udhëheqësin dhe besonte sy mbyllur se premtimet e tij do realizoheshin. Ajo u duk në venerimin që ministrja e negociatave tregoi për kohën e lavdishme kur i kish ndritur fati për të punuar me liderin e ardhshëm. Ajo vezëlloi me emfazën e ministres së fëmijëve, që këtë herë e shprehu përdëllimin e saj pa gafa të dukshme. Ajo shpërtheu me frazat e Mamicës që qe dëshmia më e qartë se servilizmi dhe lëpirja shpërblehen një ditë.

Të gjitha ato që u thanë me fjalë në tribune, për pushtetin absolut të një njeriu të vetëm, u konkretizuan edhe me mënyrën pa dinjitet sesi ai i serviri kongresit tekat e tij për qeverinë. Ashkush nuk e mori vesh për çfarë arsyeje iku Taulant Balla nga ministër i Brendëshëm. A kish punuar mire, apo keq? A i shërben më shumë partisë si polic, apo si roje i deputetëve? Në fund të fundit, se çfarë bëri ai në gati një vit në krye të njërit prej dikastereve më të rëndësishme? Po në më pak se dhjetë muaj, cili qe impakti i Ervin Metes te Financat? A ishin të vërteta aludimet se ai nuk hidhte firmat për çdo fantazi të çartur me synime grabitqare? A meritonte një diskutim forumi më i lartë i PS-së për ndryshimet në ministritë më të rëndësishme si Rendi, Financat dhe Mbrojtja? A mundej dikush të kishte ndonjë propozim më të mirë sesa të panjohurit nga publiku i gjërë: Ervin Hoxha, Petrit Malaj apo Piro Vengu?

Natyrisht le të mos bëhemi naivë. Askush nuk mund të priste nga Rama të konsultohej me të tjerë, se kë zgjedh ushtarë apo sejmenë për veten e tij. Këtu ai është koherent dhe na ka mësuar prej kohësh me këtë personalizim të skajshëm.

Por ajo që pritej, qe që së paku ai të tregonte më tepër skrupuj formalë dhe mos ta mblidhte forumin më të lartë të partisë, thjesht si sfond me ngjyra, ku shpall fermanet e veta.

Begajn mund ta zgjonte kur të donte, vendin mund ta zgjidhte si të kishte qejf, po Rama kongresit mund ti’a shmangte këtë përdhosje. Jo për gjë, por sepse ajo që duket si një sjellje koherente, në këtë rast pillte një kontradiktë dhe një paradoks të madh.

Shefi dhe ministrat e tij folën gjatë me fjalë për pratformën « deputeti që duam ». Ata i bënë thirrje militantëve që të zgjidhnin vetë përfaqësuesit e tyre, të ishin aktivë, të bënin propozime, të mobilizonin dhe të tjerët, për të pasur më shumë zë në vendimmarrje.

Po pyetja bëhet: ç‘kuptim ka të propogandosh të tilla pallavra, kur në fund jep mesazhin e fortë se vendimet merren unilateralisht nga lart dhe pa konsultim me askënd ?

Ç’do mendje normale këtu do të kapte një kontradiktë mes asaj që thuhet dhe asaj që bëhet.

Por as kjo, ndoshta, nuk ka qenë një rastësi. Profile të shumta autokratësh apo diktatorësh, në kohë dhe hapsira të ndryshme, tregojnë se pas nënshtrimit ata kanë kënaqësinë perverse t’i tallin turmat që i’u këndojnë hosana. Me gjasë kjo ka ndodhur në atë sallë pallati kongresesh, të ideuar që në gjenezë për shfaqe të tilla, ku nga njëra ana shefi i ftonte pjesmarrësist të ishin aktivë e të jepnin mendime dhe nga ana tjetar i trajtonte si kukulla që thjesht aprovonin vendimet e marra.

14 Komente

  1. P
    Pjell e regjimit komunist..

    Haha foli “turaku” nuk duroj te kalonte nja dy ore ,seje gje tjeter vec jashteqitje…..;;;;;

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      O Andush i Gjyshes Vito. Se jemi edhe kusherinj nga gjyshja jote. Në Britani u bene zgjedhjet kete muaj. A nuk e beri Kier Starmer vetë qeverinë, apo pyeti nja dhjete a njezet vetë? Qeverinë kryeministri e zgjedh. E ç'rendesi ka se e shpalli në kongres, në kafene, ne Facebook, apo nga ballkoni i Saliut? Edhe Biden në X e shpalli.terheqjen nga gara. Por ti, nga mania per ta sharë Ramën, na u bere si Gaz Bardhi. Kur i vari melçinë një miliard euro ne qafë "ujkut" Ahmetaj, dhe e beri shefin e Rindertimit mbas termetit, juve nuk thate gjë. Tani qaheniese Ka vene ministra disa we nuk i shani dot. Po Taulanti she Peleshiydo ngarkohen me zona fushate nor derdimen, dhe nuk duhet të ishin ministra të policice dhe ushtrisë.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vezhguesi

        Po cfare je ti more hordhia e rrumpalles. Ti je nje kelysh I edi Rames dhe ish-sigurimit te shtetit. Po rri more b.q atje ku je ne Angli dhe mos u kruaj as me Sali Berishen, as me Andi Bushatin.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bureto

        Uf, nuk e lexova dot deri ne fund! Çudi se si Rama nuk konsultohet qofte dhe ne distance me kete "koken' e madhe te politikes?!?! Kete koqen Rama nuk e llogarit as per t'i mbajtur çanten. Gjithsesi ky klyshi i Bllokut, nuk e kupton a nuk i konvenon te thote thelbin e levizjeve te zgjuara te Rames, si çdo here në funksion te strategjise se tij. te fitoje zgjedhjet. Dhe cili drejtues partish nuk do vepronte keshtu? Nese i kryetar partie (ju i njihni shume prej tyre), nuk e ben do ishte humbes siç rradhazi kane qene kundershtaret e tij. Pra cili ishte qellimi shume i lexueshem i Rames kesaj here? Kane nje vit kundershtaret por edhe spin doktoret e tyre si ky pinxhua e te tjere qe kerkojne "qeveri teknike", meqe zgjedhjet do vidheshin, qe e kane refren per alibi te humbjes. Ja pra ministrive qe kane ndikim, sipas tyre, ne zgjedhje si ç'jane ajo te Brendshme me minister super politik si Balla, e Mbrojtjes gjithashtu me Peleshin, minister super politik dhe e Financave jo me kete sttature, por që kontrollon parate qe mund te perdoren per zgjedhje, i zevendesoi me ministra jo politike, qe në fund te fundit deri në zgjedhje nuk do te arrijne te njohin stafet e tyre jo me t'i perdorin ato per fushate. Kjo deri ne zgjedhje,pra per 7-8 muaj, se mbas tyre, mbasi te siguroje fitoren e pritshme, askush nuk e ndalon Ramen që me atributet qe i jep Kushtetuta te beje qeverine e re, si do t'i duhet per mandatin e katert. ka nje shprehje qe te gjithe e dine, por po ua kujtoj: "Nuk i qahet halli kaloresit se nga i varen kembet!". Rama e ka thene vazhdimisht e tha edhe sot: "Nuk jemi më të miret, por më te mire se ne (dmth ai) nuk ka!". Mos gënjen apo tallet gjë? Në te kundert kundershtaret po te jene më te zote se ai le t'ia tregojne vendin. Kjo eshte politika, "Arti i te mundshmes". Të pakten deri me sot, Rama ka treguar se mundet t'i arrije ato që do.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mulkë Nokar Lelo

          Bushato, po ty, kush të ka përdhunuar ? Flitet e përflitet se të kanë përdhunuar kur ishe 14 vjeç. Është e vërtetë ? Prandaj ti ke miqesi me Gazmenda Bardhoshen, mbasi jeni të dy bythqirë.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Ariaja

          Fatkeqesisht you right, kete here, se ne pergjithesi je lwpires i Sales sa dhe kritike i Rames. A thua se Berisha yt eshte ndryshe!!!!. Por, keshtu do te jete persa kohe nuk ka parti te vertete opozitare...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti pa pension

            Bushat e ke qare! Ramuti hurin me gunga do mbaj ne byth dhe fundi nuk eshte aq larg sa ai mendon.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me ju koqet Rama do vdes km

              O pensionist po u mburre me Andin jashtëqitja e Saliut,po ke ndërmend të rrëzosh Ramën me mender Saliun,Mulin,gaz Beqirin,Tritan preshi e lista është e gjatë sa ti do ngordhësh si pensionist duke ngrënë fekalet e saliut

              Përgjigjjuni
            2. M
              Ministria e Vaginokulturës "Gonxhe"

              Edvin Suma ju bëri shurrën në kokë të gjithëve, pa përjashtim, dhe ju tha : Po bie shi ....si në Paris. Dhe të gjithë freskoheshin të eksituar nën "shiun frances" të globalit nga Surreli. Edhe Erioni me Maznikun, Mozi me Tualetin, apo Kumbaro me Spirokaripalin. Spirokaripali kish marë edhe kostumet e banjës që ti ndronte mbas banjës në "shi". Cfarë cupëlinash të shpërfillura kacavjerese spitulluara dhe pederastësh patitike bajgarë ishin mbledhur në Ansamblene Dasmore te KQ te PPSH Rripjellja !!! ...............Ne fund dhëndrit i dhuruan një veturë me mbulesë të ngritshme, me emrin e tij të gdhendur me shkronja gotike përposh markës së fabrikës McConigal. Nuses i dhuruan një kuti me një servis, tryeze "add-hoc mall bardhe dhe te kuq" për njëzet e katër vetë, të tërin prej ari. Prunë gjithashtu një trupë valltarësh dhe dy orkestra valsesh që të vrisnin veshin mes ahengxhinjve të vendit, lodërtarëve e fisarmonicistëve të shumtë. Familja Rripjerdhja banonte në një resort luksi, me mure prej plitharësh dhe me çati prej degësh...marijuane

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sadiu

                Filloj nevojtorja të nxjerrë erën e qelbur

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Salehu

                  Foli edhe ky fundrina e nevojtoreve te bllokut

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokratura shkaterron vendin

                    I sakte cristal clear.Ramiun do ta terheqin zvarre me keq se Enverin,por se gjalli. Nje drejtim skandaloz prej tij i partise dhe qeverise,qe ka shkaterruar demokracine brenda PS kampione e progresit ne vend.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Analisti

                      Bushat ndero analizen se ste ndjek me njeri flet si ne boshllek.Prandaj ose hiq Dore nga inatet ose bej ndonje pun teeter se te dolli boja

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Daniel

                        Ti pensionisti pa pension te te them tja rruhash Rames ste them dot se nuk ngrihesh dot nga prostati te te them shko qiu me Bushatin ste them dot se Bushati ka dashnore Gaz Bardhin te te them vdeksh ste them dot se edhe 2 muj te kane ngel por po te them nje gjo Shiko terezine tate mos u mer me gjona qe si kupton shko boj ndonje domino poshte ballkonit te Sal qirit dhe mbylle Halen

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje