Guximi i Elisës…

31 Korrik 2024, 18:52Blog Rafaela Marteta

Rafaela Marteta

Pati një moment të guximshëm në fjalën e vendosjes së z.Spiropali si kryetare e Kuvendit.

Ndërsa shprehej për vlerën e mirënjohjes në përgjithësi, theksoi sidomos ndodhinë e rrallë të kësaj ndjesie “në jetën e përditshme të turravrapit kapitalist dhe arrivist…”.

Por çështja nuk është mirënjohja, që duket fjalë e huaj megjithatë…

Në të vërtetë, risia e madhe dhe e guximshme e fjalimit të saj është kritika (edhe pse) jo e drejtpërdrejt e kapitalizmit.

Pas ideologjive te Nënteqindës, kritika ndaj sistemeve dhe rendeve është shndërruar në kriticizëm me natyrë të varfër ideologjike, por mbarsur plot interesa ekonomike, interesa të mëdha ekonomike, që lidhen drejtpërdrejt me një natyrë të përzier e deri të dominuar të pushtetit politik prej atij ekonomik.

Besoj, për më shumë se 30 vite, NË SHQIPËRI, në sferën politike publike ai i Z.Spiropali ishte “qortimi” i parë për dashurinë e verbër të shqiptarëve me kapitalizmin.

Të kompleksuar siç kemi dalë nga mësimet e gjata të Enverit, kemi rrokur pa pyetje rendin kapitalist tout court.

Dhe vetëm fakti që dikush, aq më shumë një politikan “guxon” (edhe pse duhej të ishte një qëndrim i natyrshëm për një politikan të majtë) më bën të mendoj për mirë dhe të shpresoj për më mirë…

5 Komente

  1. A
    Arjan Cani fshatar i pagdhendur.

    Nje talente e re , qenke keput ne sume me kete shkrim , sikur ta ka shkruajtur nje nxenes i tetevjecares, bravo te qofte do ocesh shume perpara po vazhdove keshtu , do ja kalosh dhe idiotit Gjekamarkaj.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      E cfare tha zonja qe te paska "habisur" kaq shume!? Shkrim gjysmak.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Ore ma budallenj ju qe lexoni shkrimet ne Teme..qe nga permbajtja jane si Zeri i Popullit....vecse me gabime autografike ndryshe nga Zeri i Popullit.... ja , psh, ai ishte kriminel shqiptarë, ose sasie cash....lol

        Përgjigjjuni
      2. B
        Berti

        Titulli duhet te ishte:Paç fatin e kurves.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Ganiu

          Me pelqen kjo qasje e sofistikuar qe ka kap autorja e shkrimit, me kujton nje nga pjeset Humoristike te estrades se Tiranes ne Vite , kur ne nje moment te mbledhjes Kritike ,Pastruesja ngrihet dhe i merr leje shefit...:Me leje shoku shef , Te pi pak uje ......Dhe shefi qe i jep leje per te dale dhe i kthehet anetarev te mbledhjes....E KISHTE FJALEN PER DUSHET E NDERMARJES

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje