Nga Dritan Hila
Historia e shteteve moderne njeh jo pak raste kur të huaj kanë bërë për një vend shumë më tepër dhe besnikërisht sesa disa prej vendasve që e kanë tradhtuar. Sarkozy ishte me origjinë hungareze; Bernadot ishte marshall francez i Napoleonit për t’u bërë më pas mbret i Suedisë dhe Norvegjisë; Katerina e Madhe, Aleksandri, ishin gjermanë por bënë Rusinë të madhe; vetë shtëpia mbretërore e Britanisë është gjermane, por askush nuk e vë në dyshim besnikërinë e saj ndaj kurorës, sikurse për t’u afruar këndej nga anët tona, Greqia u bë e madhe nga ca gjermanë.
Duke ardhur në Shqipëri, në 112 vitet e shtetit shqiptar nuk kanë qenë të pakët grekët, pjesë e minoritetit, që i kanë shërbyer me besnikëri dhe devocion atij. Nganjëherë në sferat drejtuese, por më shumë në administratë, ata shquheshin për korrektësi. Për të ardhur më vonë në vitet e postdiktaturës ku emra si të Leonard Solis apo Vangjel Tavos, pa përmendur edhe shumë të tjerë, kanë qenë emra të dashur për publikun shqiptar.
Caktimi i Vangjel Tavos si kandidat i socialistëve në Himarë, nuk ka asgjë për t’u trembur nga pikëpamja strategjike me arsyen se de fakto Himara i lëshohet Greqisë.
Vangjel Tavo historikisht ka qenë pjesë e të majtës shqiptare. Deputet i socialistëve, ai asnjëherë nuk rrëshqiti në pozitat e nacionalizmit të shëmtuar. Përkundrazi, ka qenë i hapur për të majtë e të djathtë, për socialistë, ballistë e demokrat; për lazaratas, dervicianas, lunxhiotë e gjirokastritë. Largimi i tij nga PS-ja më shumë erdhi për shkak të luftës së brendshme sesa për arsye parimore. Tavo tregoi që dinte të ishte faktor edhe pa tesera.
Vangjel Tavo është çuar në Himarë edhe si grek, por jo për interesat e Greqisë. Është çuar aty si politikan përbashkues dhe paqetues; është çuar si një njeri që të hap telefonin dhe të mbaron punë; është aty sepse e njohin labët, por do ta njohin dhe himarjotët.
Në ndryshim nga Gjikuria, Vangjel Tavo është politikan race; në ndryshim nga Vangjel Dule, Tavo i ka dalë gjithmonë ballas betejave dhe nuk është fshehur nën fustanellën e Athinës apo tirqet e Berishës. Është tipi që e njeh si rrallëkush gjuhën e elektoratit, humorin e votuesit dhe situatën e Tiranës. Pasi në vend se të binte në pozitat e nacionalistit provincial, diti të bëhej një politikan shqiptar dhe të fliste shqip njësoj e në mos më mirë si greqisht.
Ndaj më shumë sesa një fitore në 4 gusht, që duket një rezultat i mbyllur, Tavo do të jetë njeriu që do ju mbarojë punët e hapura e të pambyllura të Himarës, Dhërmiut, Qeparoit, Borshit, Kudhësit, Çorrajt, Tërbaçit e të gjithë atyre që fshatrave që presin që një ditë të bëhen zotër të tokave të tyre./dritare.net
Po kur kur vajti ky Tavoja te Kacifa nuk ishte greku yne .Shume shpejt do ta merrni vesh se Tavua eshte Grek me i krq nga te gjithe greket dhe ju do ini qe do mbushni çarçafe gazetash guke e share.
O hajdar turkallbanos ,,,,himara ka ne gjirin e saj vetenm 7 katundet orthodhokse ,,, skan pune me himaren ,,,terbac kuc e vranisht ,,,kto jane te Selam Musajt ,,,himarjotet jan te Spiro Milos ,,, hajde ,,,Selam Alekum
Mendoj se Vangjeli eshte nga te rrallet deputet qe nga e Premti deri te Dielen ka qene prezent ne zonen e tij elektorale si per hallet ashtu dhe per gezimet e votuesve. Himara eshte me fat qe ka nje kanditat si Vangjeli.
Re fytyr pandolfe me lekur deri,ske len resht ne shkrimet e tua pa shar greket,sot is ushtari i mir Shvjek i perkulesh rames sta tesera....njeri pa shtyll kurizor .....
...greku une eshte greku i mutit
Himariotët janë popull shqiptar por edhe një pjesë ndihen grek se kanë dokumenta greke, kjo është puna e tyre. Por Vangjel Tavo duhet të fitoj për interesin e të gjithëve dhe për inat të Mario Sulit dhe atij llapaqenit Dhulit.
O Himarjot, te vlersoj se si gjykon Por ne kete a mund te zhvlish Iden tende per kyt Dhulin a Zhulin llapaqen! Se mua me duket edhe pak I lehte. Dhe kur flete ne TV si grek I fshur per Shqiperine dhe Himaren duke perdorur PD nongrata, pasi I kerkoj ndjese me mendje te tjereve ne program, e kthej stationing! Ndjehem keq! Ky I bene deme Himares me shume se Beleris! Bene finokun e zgjuar! Llapaqen mire e ke! Nje lutje : Berisha mos e fut ne liste! Nuk bene per Parlament. Mjafte ke aty we te cajne b....
Himsra pervec atyre vlleheve qe arriten nga confusión nuk ka patur asnje lidhje me greket ,vete shikoini mbiemrat,,,jane puro shqiptare,,orthodoksia e bregdetit eshte shqiptare,,me habit hasta qe lushma mvan veten grek ka vene nje S SI KE EMRI ASHTU KE MBIEMRI,, PO BELERIT DHE DULES SI I BEHET QE KANE MBIEMRA TURK,,,, TI WWW,,mos u mondo ti japesh shkrimit ndikim fetar,,,, Orthodoksia shqiptare nuk ka lidhje me fundalentalizmin orthodoks GREK,, O PALI...KARI
himara dhe gjith orthodhokset jane te besimit grekorthodhoks 2000 vjet ,,,,
O idjot pa' 'HILA'! Ne nje vend ku Ka shtet te se drejtes 'Demokracia'eshte SHUMICA e poqese Himara eshte shqqiptareduhet te xrejtohet nga SHQIPTAR!
Dritdhjere mbiemri yt flet shume, cdo gje e ke me hile ne favor te PS, nuk e tradheton origjinen dhe ADN.