Nga Namir Lapardhaja
Me zgjedhjet e pjesshme në Himarë, opozita e drejtuar nga Berisha, ka vulosur për të disatën herë humbjen përballë pushtetit të Edi Ramës.
Kjo nuk është më e re dhe do vijojë të përsëritet për sa kohë që turma e verbër të vijojë të bredhë e fantaksur pas një të dizenjuari “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, i cili i ka sosur ditët e tij politike.
Ironike është se Berisha kishte premtuar se nën drejtimin e tij jo vetëm që PD do të ishte më e fortë, më e bashkuar dhe më e motivuar për të fituar, por do t’i jepej fund pazarit dhe shitjes së zgjedhjeve, duke sulmuar drejtpërdrejt dhe poshtërsisht Lulzim Bashën.
Në fakt, këto zgjedhje e vulosën Berishën si humbës serial, por, mbi të gjitha, si një pazarexhi të rëndomtë, që më shumë se sa fitorja e një bashkie periferike në jug të vendit, ka rëndësi pazari në Tiranë, i cili nxori krye ende pa u përmbyllur votimi dhe pa filluar numërimi.
Bën pazar me qeverinë për amnistinë, për reformën zgjedhore dhe në fund sollën një kandidat nga SHBA për të kandiduar përballë një figure të njohur lokale dhe me shumë lidhje me zonën.
E sollën nga jashtë për ta humbur garën, sepse dihet që te elektorati krijon efektin e kundërt, ndërkohë nuk pyetën demokratët e Himarës dhe të zonave përreth. Aq më shumë që kishin premtuar se të gjitha garat zgjedhore në PD do të realizoheshin nëpërmjet primareve.
Dhe sapo iu dha mundësia e parë, ia dhanë shkelmin premtimit dhe bën ashtu siç kishin bërë përherë. Ia bën demokratëve fakt të kryer, duke mos i pyetur, por njëkohësisht duke u dhënë mesazhin e qartë se edhe në zgjedhjet e 2025 do të veprojnë po ashtu.
Tallje më të madhe nuk mund të ketë, ashtu sikurse nuk mund të ketë që sa herë bëjnë pazar me Edi Ramën e quajnë politikë dhe pastaj kur përballen në zgjedhjen ankohen se i vjedh Rama.
Por Rama nuk është budalla, që i do përballë.
I do pikërisht për këtë arsye. Edhe i rreh sa herë të dojë, edhe i bën të duken qesharakë dhe të pabesueshëm në sytë e shqiptarëve.
Gjikuria u tregoj të ashtuquajturve demokratë, se si duhet të funksionojë Demokracia.
Kete radhe nuk ke te drejte Namir. Vemja non grata nuk ka faj perderisa ka akoma qorra qe i shkojne pas. Kaq. Le ta provojne prape derisa te binden se me non grata s’ben kush krushqi, se jane me biografi kanceroze si ky dhe Argita.
Cfare thua eshte e vertete...por asnjeri nga ju nuk ben....mbase mbas 20 vjetesh Shqiperia do kete serisht opozite.
Pune korrakesh tourkalvanoi,vari kkkkkkk...
O shokeni, se sun e kuptoj. Ni pytje kam: Kush o ma i rand, druni i rrugaçve tropojan ne malokve qere qy rrafin kunershtart e Sahales napur qoshe, n errcine si frikacak, apo druni gjith kultur ne eleganc qy t jep Edi Rama sa her qy bo zgjedhje? He pra, kush o ma i rand?
E pame mbreme humbjen pa u mbyllur kutite ne fytyren e vrerosur te Dules qe mjaulliti nja 10 min., ne fytyren e shpifesit Muli molotovi i blerjes se votes 500 euro. Po ky eshte i pafytyre derisa sa djeg flamurin kombetar me 11 korrik me bushkolasit trushplare morragjinj te kurbinit. E pame mbreme ne surratin e nxire te krricit te faros humbjen e radhes te foltores se vicidolit dhe do ta shohim pas 10 muajsh perseri kur Edi Rama merr mandatin e 4t.