Nga Dritan Hila
U marrofsh dhe e tregofsh, është një fjalë e urtë. Dhe nesër votohet nëse Himara do t’i kalojë Gjikurisë duke mbyllur kështu hapin e parë drejt unifikimit të brezit Himarë-Finiq-Dropull, dhe krijuar kështu brezin e fazës së parë të Asocacionit të Fshatrave Greke e më vonë autonominë e tyre si fazë përfundimtare drejt bashkimit me Greqinë. E kanë thënë hapur përfaqësuesit e OMONIA-a, Beleri, Marko e me radhë.
Ndërkohë ka një sens për ta lehtësuar këtë akt nga ana e opozitës shqiptare të përfaqësuar nga Berisha dhe Meta. Kanë çuar njerëzit e tyre të takojnë përfaqësues ekstremistë të së djathtës greke; kanë takuar Belerin në burg; përpiqen të bëjnë humor bajat me shqetësimin sikur kjo është një fantazi e patriotëve shqiptarë të mykur, ndërkohë që agjenda greke ecën e pandalur.
Opozita shqiptare përpiqet të relativizojë tradhtinë e saj. E ka bërë këtë me justifikime edhe në të shkuarën në Luftën e Dytë Botërore kur dorëzonte kurorën e mbretit Zog në Romë; kur priste krahëhapur pushtuesit italianë; kur justifikonte qeverinë kuislinge të gjermanëve me “Shqipërinë e Madhe”; kur justifikonte paktet për bashkim të Ballit Kombëtar me Napoleon Zervën; kur më pas demonizonte luftën nacional çlirimtare; në postkomunizëm kur i ka vënë kazmën gjithë trashëgimisë industriale dhe bujqësore, dhe sot kur zbardh dhëmbët ndërsa i është dorëzuar një projekti që quhet Megalidhe të gatuar këtu e 100 vite më parë nga një kryeministër grek i quajtur Jani Koleti, i cili kur u zu duke vjedhur, shpiku këtë teori të nacionalizmit ekstrem. Ndryshon nga kryeministrat tanë që kur zihen duke vjedhur i dorëzohen grekut ose serbit.
Le të mos fshihemi pas gishtit: Nesër është një betejë nacionaliste të cilën vendasit nuk e justifikojnë dot votën për pasardhësin e Belerit me argumentin se nuk kanë marrë dokumentet e pronësisë. Atë dokument nuk e kanë marrë në Malesi të Madhe, por nuk kanë kërkuar ndihmën e Serbisë; nuk e kanë marrë as në Lezhë apo Mirditë, por nuk kanë kërkuar ndihmën e Italisë dhe nuk kanë ndërruar kombësinë. Bregasit dhe labët, duhet ta dinë se nesër ndalojmë projektin grek të Asocasionit të Komunave Greke në jug, projekt i Dules, Belerit e Gjikurisë që tashmë nuk e fshehin përkatësinë në organizata që kërkojnë copëtimin e Shqipërisë dhe i trajton shqiptarët si të ardhur nga Kaukazi. Neser nuk është një betejë mes PS-së dhe opozitës, por mes Shqipërisë dhe bukëshkalëve që e shesin këtë vend për një karrige. Edi Rama sot është e nesër apo pasnesër nuk do jetë, por votimi i nesërm do të jetë një pikë referimi nëse Bregu dhe Labëria e thellë do mbeten shqiptare apo do fillojnë shthurjen e shtetit shqiptar dhe fitoren me votë të pasardhësve të andartëve të Spiro Milos që nuk e fituan dot me pushkë dhe kanë gjetur strehë tek opozita shqiptare./dritare.net
Në fakt do votohet se kush do grabisë pronat në Himarë, Rama apo Saliu.
avash or ti mos e traumatizo me shume se cduhet.
Uroj te mos shiten zgjedhesit e Laberise si radhen e pare
kam frike se neser gjerat do shkojne keq...kam frike nga realiteti ku jetojme...provoni te thoni ne kafene frazen "une e dua vendin tim", po nuk te quajten pederast...jetojme nje kohe te cmendur...vertet dyshoj, nese e duam apo jo vendin tone...ndryshe nuk shpjegohen dot piromanet qe duan te shohin vetem zjarre...ne urrejme vendin tone, per tu hakmarre per te kaluaren e varfer...ja nje fakt te jetuar: shumica refugjateve ne itali shanin fort shqiperine..aq sa u canin veshet italianeve...e pabesueshme por e vertete...kujtonin se dukeshin me simpatike duke nxire shqiperine...po ata idajetet qe e bene emrin jorgo, i keni harruar ?!...sot atdhe per ne eshte vetem leku, gomat e gjera te makinave dhe kopillleku...shkurt, kam frike per neser...jemi bere si lopa e cmendur, qe thyen koken ne murin e kasolles...jemi te cmendur...ishalla sna kan bere dhalle trurin me miellin e serbit...e egzgjeruar pak kjo qe shkruaj, por jane gjera qe ndodhin...sa here ne keto shekuj bota me ne ka tallur bythen, sepse na e di mendjen....me falni se u zgjata...nuk e kam fjalen per te gjithe, por per shumicen...te mos i bejme qejfin vetes..eshte realiteti...
KKKKARRR i fandaksur qe shikon endrra me sy hapur
Te kandidatet jane grek dhe i vetdeklaruar grek nga lobi i Vorioleehit. Asnje kandidat shqipyar nuk kane kandiduar. Tani, si fiton Shqiperia o “mendjendrituri gazetar”?!
Nuk gjetet nje shqiptar te kndidonte?
Prandaj kandiduan 2 greke etnikë. Ik tano futi i pilaf me karcaleca mos na trego përralla bq lushishteje
Po Shqiperia me ke perfaqsohet , se ata jane te dy greke , apo me ty? Lol.
Allah Ekber,,,,
N'a shkoi jeta me perralla me mbret. Populli kerkon nje banese, pune,arsim, shendetsi falas.Por me fitues Shqiperi, apo Greqi, Sh.B.A etj, etj...endrra me sy hapur Ne, perjetsisht jemi e do te jemi shqiptare...Populli don DEMOKRACI REALE E TE PREKSHME.....
Ja ky kellira tjeter i Ramutit.. Po ku je ti mor plere kur Rama jep Detin Greqise?