Qeverisja faraonike e kryeministrit Rama

3 Gusht 2024, 17:49Blog TEMA
Qeverisja faraonike e kryeministrit Rama

Nga Blendi Kajsiu

Qeverisja e faraonëve në Egjiptin e lashtë kishte dy karakteristika që të sjellin ndër mend qeverisjen aktuale. Së pari, ekzistonte një hendek sa i thellë aq edhe i pakalueshëm mes Faraonit që ishte (pothuajse) perëndi dhe vartësve të tij që ishin thjesht shërbëtorë të vullnetit të tij hyjnor. Së dyti, regjimi përqendrohej shpesh në ndërtimin e veprave monumentale që glorifikonin përjetësimin e Faraonit, siç janë piramidat e famshme.

Të dyja këto aspekte karakterizojnë qeverisjen e Edi Ramës sot, si në qeveri ashtu edhe brenda Partisë Socialiste. Kongresi i fundit i PS-së shërbeu mbi të gjitha për të thelluar hendekun mes liderit dhe vartësve të tij. Ishtë një tjetër piedestal që e ngriti edhe më lart figurën e liderit teksa ulte edhe më shumë profilin e vartësve të tij. Kongresi thërrmoi çdo iluzion se në PS mund të kesh karrierë politike, meritokraci, garë apo çdo proces politik demokratik dhe racional që mund të prodhojë figura me peshë politike jashtë vullnetit të shefit.

Vendosja e individëve anonim në poste kyçe të qeverisjes kryen dy funksione komplementare. Së pari, shkatërron çdo filiz karriere të ngritur mbi meritën dhe kontributin politik që mund ti bëjë sadopak hije apo rezistencë vullnetit të shefit. Në këtë mënyrë lideri privatizon procesin e prodhimit të kapitalit politik që duhej të ishte produkt i garës dhe i meritokracisë. Së dyti, dhe për pasojë, emërimi i anonimatit politik në poste kyçe të qeverisjes thellon hendekun mes Ramës dhe vartësve të tij si në parti edhe në qeveri.

Natyrisht që hendeku politik mes Edi Ramës dhe Taulant Ballës ishte mjaft i thellë. E megjithatë Balla kishte, dhe ka, një kapital politik të tijin brenda PS-së, pavarësisht simpative apo antipative që mund të kemi për profilin e tij politik.

Ndërkohë hendeku politik mes Ervin Hoxhës (ministrit të ri të brendshëm) dhe Edi Ramës është aq kozmik saqë mes tyre nuk mund të flitet për bashkëpunim por për ofrim shërbimesh. Në këtë mënyrë ministrat dhe zyrtarët transformohen nga bashkëpunëtorë në shërbëtorë të kryeministrit, ashtu sikurse dje ata ishin shërbëtor të Sulltanit apo pardje të Faraonit.

I njëjti transformim ndodh edhe me qeverisjen që reduktohet në funksion të glorifikimit të udhëheqësit më shumë se në funksion të nevojave dhe mirëqenies së qytetarëve. Ndonëse programi i rilindjes urbane të qeverisë Rama ka pasur suksese të dukëshme në shumë qytete të Shqipërisë, në Tiranë ai është përdorur për të imponuar dhe përjetësuar vizionin e kryeministrit më shumë se sa nevojat e qytetarëve.

Kullat e larta në Tiranë janë ekuivalenti simbolik i piramidave të faraonëve të Egjiptit. Ato shënojnë “kohën e Ramës” më shumë se nevojat dhe dëshirat e qytetarëve. Ashtu sikurse piramidat e faraonëve dje këto kulla sot shpesh ngrihen në kundërshtim me nevojat dhe dëshirat e qytetarëve. Kullat rrisin në mënyrë artificiale cmimin e metrit katror në Tiranë që nga qendra dhe drejt periferive, duke reduktuar mundësinë e blerjes së një apartamenti sidomos nga ciftet dhe familjet e reja. Ato uzurpojnë hapësirat publike dhe parqet që ishin të aksesueshme për të gjithë duke krijuar hapësira private ekskluzive për atë pakicë që i përballon cmimet e larta të shëbimeve që ofrojnë këto kulla.

E thënë ndryshe, qyetarët tanë sot në qendër duan parqe publike dhe jo kulla private. Problemi është se në një qeverisje faraonike vullneti i tyre është shumë më pak i rëndësishëm sesa përjetësimi historik i vizionit të faraonit. Ndaj nevoja e liderit për të lënë gjurmën e tij historike në fytyrën e Tiranës fshin nevojat dhe dëshirat e qytetarëve.

Ironia është së për historinë trashëgimia më e rëndësishme nuk është ajo materiale por ideore dhe shpirtërore (as Buda, as Jezusi dhe as Muhamedi nuk mbahen mend për tulla). Ndaj nuk është rastësi që ne sot kujtojmë me admirim Perikliun e Athinës, sepse mbrojti dhe zhvilloi idealet e demokracisë, shtetformimit, artet dhe letërsinë, shumë më tepër se faraonin Ramses të Egjiptit, trashëgimia e të cilit është thjesht një grumbull gurësh në formë piramide.

Trashëgimia më e madhe e grekëve dhe romakëve nuk është as Akropoli në Athinë dhe as Koloseu në Romë, por idealet e drejtësisë, qytetarisë, demokracia, republika, agora dhe senati. Janë koncepte politike që i kanë rezistuar kohës shumë më tepër se muret e akropolit apo të koloseut të shkatërruara nga erozioni dhe tërmetet. Në mungesë të tyre monumentet e qytetërimit Grek dhe Romak do ishin thjesht një grumbull rrënojash dhe jo simbole të qytetërimit dhe demokracisë Evropiane.

Ndonëse qeverisja aktuale flet vazhdimisht për modernizimin, demokratizimin dhe evropianizimin e Shqipërisë, ajo në fakt ofron modelin e qeverisjes faraonike që është e kundërta e idealeve të qeverisjes demokratike evropiane. Reduktimi i qeverisë dhe i Partisë Socialiste në instrumente të vullnetit dhe ambicieve të liderit mund të prodhojë rezultate të mrekullueshme infrastrukturore, kulla të larta dhe të shëndritëshme për një pakicë, por jo demokraci, barazi, dinjitet dhe aq më pak zhvillim të qëndrueshëm për qytetarin e thjeshtë. Ndaj ajo nuk frymëzon dot as brezat e sotëm, që për pasojë largohen vazhdimisht, dhe as ata që do vijnë.

77 Komente

  1. S
    Salehu

    Kajesia qe u ba turshi dhe perfundoje ne kazan hane mut tere diten

    Përgjigjjuni
    1. S
      Seneka

      Piramidat e faraonëve nuk janë vepra publike. Ndërsa, rrugët, tunelet, objektet social kulturore janë vepra publike o Kajsi pa bërthamë.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Ore, po pse merziteni? Blendi ishte pa punë dhe shkruajti nje gjë. Po mire mo Blendi, dakord qe Rama eshte Faraon. Si tha Jovan Bregu? "E njihke ti Sandrin, dhe nuk e njoh unë qe e kam djalë xhaxhai!". Pse kujton ti se popullit nuk e di se kush është Rama? E di me mire nga ty. Dhe perseri do votoje per te. Pse? Po sepse opozita qelbet ere Haxhi Qamili. Ja si thua ti? Me mire nje Faraon, apo nje Haxhi Qamil.Berisha, me Nul Nokën? Vajte e ngrite nga varriete shkretin Perikli qe ka nja dymijë e kusur vjet qe ka vdekur. E cilin ke ti si Perikliu këtu? Saliun, apo Nard Ndokën? Ore, ke ndonje variant ti se si rrezohet Rama? Apo deshe te na tregosh qe patatja rritet në tokë, siç tha i madhi Fadil Hasa? Si puna e ketij artikullit tënd, njerezit shkruajnë çdo mengjes në kafene. Ke ndonje variant pertej Haxhi Qamilit?

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vezhguesi

          Prape Saliu, e ka fajin, o mjerane patronazhista te PS

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Jo, jo vëzhgues! Hiç nuk e ka fajin Berisha, ashtu thom edhe unë. Fajtorë janë ca si ju, që shërbeni si pirgu me pleh i tij, ku ai hipën dhe këndo si gjeli çdo mëngjes. Mirë ata që i shërbejnë Ramës i quani patronazhistë, po vehtes i keni vënë ndonjë emër? Apo mirë e keni, "vëzhguesi".

            Përgjigjjuni
      2. T
        Taku

        Po more sahanlepires ke te drejte

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Pse, ti Taku, çfarë lepin? Apo bythën e ndonje deouteti qe te ka premtuar punë? Shumica e komentuesve këtu, ose punojne privatisht, ose jane emigrantë, dhe nuk u plas as per Ramën as per Saliun. Jeni ju, patronazhistët e te dy kraheve qe i keni bere varrin Shqipërisë me fanatizmin politike partiak. Perndryshe Rama dhe Berisha tani nuk do ishin fare ne skenen politike. Por Blendi Kajsiu nuk ka bythë te rinovojë PD-ne dhe bën shkrine pa vlerë per Ramën, a thua se te tjerët vijne nga hëna dhe nuk e dinë se kush është Rama. Njesoj si ai burri i kurvës, që i thoshte komshiut se pse e linte gruan te dilte me shoqet ne kafene. Ketej ja shkerdhejn gruan mbarë e mbrapsht, por ai e kishte mendjen t'i jepte keshilla komshiut. Edhe Blendi Kajsiu.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kajsiu e ka menderosur me kete analize

          Ja ke fut kot zoteri Kajsiu. Do te tregohesh i kenduar, por akoma nuk ja ke arritur. Po e ke per buken e gojes, dakord; ndryshe lere shkrimin e bej qejf sipas deshires. Turp qe nuk sheh progresin, edhe kullat duhen, cdo kryeqytet modern ka te till. Rama ben boll boll budallakira, por populli nuk ka alternative me te mire. Si thua ti te zgjedhim nongraten dhe te kemi ministra si Mul Noka, G. Bardhi, Vokshi, dhe rraca e tyre qelbanike hajdutesh antishqiptare e muslimane greke e serb? Edin nuk e votoj, por Shqiperia po shkon perpara me shpejtesi, kjo duhet pranuar, eshte para syve tona.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vezhguesi

            Po c'ke more Sa-leh, apo s'te le emri qe ke ?

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pjeshka

            O Blend, Po nuk eshte e domosdoshme te shkruash, sidomos kur nuk ke asgje per te thene! Po ç'krahasim eshte ky o Blend midis qeverisjes se Rames dhe asaj faraonike?? Dhe pastaj, me keq akoma, ç'eshte kjo barazi qe vendis ti midis ketyre 2 qeverisjeve? Nuk po te jap opinionin tim mbi kete çeshtje, sepse do te me duheshin disa faqe, por po ndalem ketu duke te bere drejteperdrejte vetem nje pyetje: ti si e ndjen veten intelektualisht, me siper apo me poshte Edi Rames? Pasi ti pergjigjesh drejte kesaj pyetjeje, ndoshta reflekton edhe nje here tjeter per sa ke shkruar me siper!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ariaja

              Po, pra, le te krijoi ai nje levizje anti Rama, te na binde, dhe i japim viten....leri faraonet ne punen e tyre

              Përgjigjjuni
              1. c
                cuf dabjoni

                harroni se Edi nuk ka opozite sepse arbitrave s'ju plasfare se ka korrupsion masiv, qe kane nja 20 vite e mesojme nga Deklaratat zyrtare te DASH dhe BE, e as nuk ju plas se shqiptaret po largohen po masivisht. Fati i keq i jone qe opoziten e ka shtri perdhe nje njeri qe vjen nga nje zone qe deri sa vet eshte i humbur ...humbte dhe gjithe shtepia e tij Blendo sa per ata qe te shajne tregoju per kullat, te cilat ne kuptimin e tyre ne teorine e arkitektures quhen -Phallos architectural Simbol-.... mjafton qe i pelqen Edit -ju bejin derman vetes

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kutuzovi

                Te barazosh qeverit e Faraonit me ate te Edi Rames sot,do te thot te jesh idiot. Mesa duket Kajsiu kerkon te beje opozitarizem te modelit Ardiana Kalaja,kjo idiote e paskrupullt qe me keto radikalizma,me budalleqe, kerkon t'a degjoi Saliu ne dritare dhe t'a beje deputete.Po mire ajo more Kajsiu se aq mend i ka dhene zoti,po ti çfare ke me Edi Ramen? Ne si popull po e shikojme se ai po punon mire,po lufton korrupsionin,popullin e ka pas vetes dhe e voton se Rama eshte i mire. Ama Sali non graten nuk e voton kurre.Madje e ka frike,se po erdhi edhe njehere ne pushtet Saliu,pastaj shqiperine e mori lumi.Per kete ka shume fakte qe kur ishte Saliu ne pushtet,ç'i punoi ai ketij vendi e ketij populli.Zjarr e flake,shkrumb e hi nga te kater anet e shqiperise.

                Përgjigjjuni
              3. K
                K O R C A

                Me duket shume keqdashes ky fare Blendi Kajsiu , qe kerkon qimen ne veze ! Apo eshte artikull i porositur e paguar majme ? !

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gazetari i Partisë

                  Kështu thonë edhe ata të syrit me pim çekun që e paguan Rama të shkruajë kundër Saliut. Por ju komunistët e keni në gen o me o armik. Nuk pranohet asnjë kritike në komunizëm

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nata

                    O gazekari i poise, kaq keq ta paskan fut komunistet sa nuk te del as per 100 vjet! Mbaje brenda me mire e mos u ndje! Kur flet per komunistet besoj se e ke per Salen, sekretarin e partise!

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Mara emigrante fare chinotto

                    Ku është gabim psh o bq lushishteje patronazhist legen

                    Përgjigjjuni
                  3. E
                    Emigranti 1991

                    Perfunduam ne "zeje" private të piktorit Edi Rama, që me sa duket, s,po gjen rehati me veten e tij. Telajo, projekt, koncept ide, draft, shkarravina dhe bukurshkrimi i tij e gjithe shqiperia. Shqiptaret!!? Të thyejne qafen, s' ka faj i shkelim telajon?! Haha. Na fal, i adhurueshmi, politalenduki, Edvin!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      P S E ?

                      Z.Emigranti qe komenton kaq shpesh budallalleqet e tua , si nuk ke kuptuar gje akoma , qe nga viti i larget 1991 , por je bere edhe me gomar se sa kur ishe ketu ? !

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dakord

                        Unë kuptova nga ky artikull që Rama ka bërë vepra madhore për Shqipërinë të krahasueshme me piramidat e Egjiptit dhe koloseun. Edhe krahasimin me ramsesin ia ka vjedhur Çanit. Mos u lodh kot kundër Ramës o mjeran gazetar se përsa kohë ekziston banda terroriste PD, Rama do votohet dhe pikë.

                        Përgjigjjuni
                      2. Y
                        Y. H

                        Po,pse o qifsh te teme nxjer vec helm nga goja?

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Y. H

                          Po,pse o qifsh te teme nxjer vec helm nga goja?

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Go West

                            Kam vleresuar maksimalisht Ramen per puneberjen e tij, por sot limitet jane tejkaluar. Shkrimin e Blendit e gjej pasqyrues te nje realiteti. Sot komunitet po shkelen me kembe. Faraonet kane qene kaq larg nga njerezit.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fatkeqesi kombetare

                              Ouuu, mire qe e zbulove, por çfare do bësh? Rri kenaqu.me zbulimin nja 5-6 vjet, se tjeter gjë nuk ke çfarë bën.

                              Përgjigjjuni
                            2. P
                              Poseidon

                              Tja lere Shqiperine krimineleve Salehalese Ilirpresidhjerit apo Lulbashovicit......SIDOQOFTE TITULLIN E MERITON ....JE VERTET NJE KAR ME SYZE..

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Hasoni

                                Thjesht nje shkarrashkrim qe nuk ka arsye as te shkruhet dhe as te botohet!

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Ana

                                  Jo or jo mos jua lere këtyre qe thua ti pushtetin por te jetë i pergjegjshëm se Shqiperia nuk eshte malli i babait te tij qe me te ai te realizoje fantazitë e tij shpesh te cmendura. Dhe PS nuk eshte prona e tij qe i heq dhe i vendos njerëzit si ka qef. Ky tipi duhet te rrezohet me zgjedhje qe të mund ti vijë me mendja.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Heretiku

                                    Diku, ne artikullin e mesiperm, autori thote : "Ndërkohë hendeku politik mes Ervin Hoxhës (ministrit të ri të brendshëm) dhe Edi Ramës është aq kozmik saqë mes tyre nuk mund të flitet për bashkëpunim por për ofrim shërbimesh. Në këtë mënyrë ministrat dhe zyrtarët transformohen nga bashkëpunëtorë në shërbëtorë të kryeministrit, ashtu sikurse dje ata ishin shërbëtor të Sulltanit apo pardje të Faraonit". Ketu autori duhet te sqaroje çfare ndryshimi sheh ai midis "bashkepunimit" dhe "ofrimit te sherbimeve" ne mes superiorit dhe vartesit. Ne rast se superiori eshte nje keqberes, ai i imponohet vartesit, qe ky i fundit ne kuadrin e "bashkepunimit istitucional", te hyje ne afera korruptive mafioze, ne favor te superiorit, siç ka ndodhur me pare, per ti "hyre ne zemer" shefit. Pra, si "bashkepunimi" ashtu dhe "ofrimi i sherbimeve" varet se si i imposton maredheniet shefi me vartesin, cilat jane qellimet e shefit ne detyren qe ka. Per kete duhet me pa fakte nga e kaluara, Rama dikur ka qene i pari i kryeqytetit, faktet flasin ne favor te tij. Nga nje WC ne qiell te hapur, e ktheu ne nje qytet ne kufijte e te pranueshmes, pra qellimet e tij ne rolin e superiorit jane per te bere mire. Ne rast se ne stafin e tij ai kerkon te fuse njerez te afte profesionalisht, te perkushtuar, me sens pergjegjesie, sens qytetar, sens detyre, atehere keta persona mire se te vijne. Ky personi i siper permendur, E. Hoxha, ne detyrat qe ka pasur, i ka demostruar parametrat e mesiperm. Atehere ku qendron e keqja e nje emerimi te tille ? Komuniteti ka nevoje per njerez te tille te afte dhe te moralshem, ofrojne sherbime cilesore, shteti veçse forcohet.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. g
                                      goshi

                                      O RRK kërkoheni të keqen te bashkimi me Sali non gratën se me Edi është gjigant që respektohet nga gjith BE....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lilu

                                        Me shume se sa faronike, po duket pa identitet si qeveri kuislinge...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zeri I arsyes

                                          Mungesa e apartamenteve (me pak kulla me shume parqe) e rrit cmimin per meter katror o z. Gazetar. Oferta dhe kerkesa.....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lemja

                                            Po pse perdorni sharje te pista dhe nuk sillni fakte per te hedhur poshte analizen brilante me plot vertetesi te te nderuarit Bledi Kajsiu? Po, keni te drejte, ka nje pasaktesi z. Kajsiu qe po e plotesoj une duhet ta etiketoj qeverisjen shqiptare Rama te nje faraoni te çmendur, paranojak, aluçinant, te dashuru me veten, pervers, me nje psikik cop cop qe frymezon veç te ngjashmit e tij strategjik dhe ju vulgare te paedukate qe ne anonimat veç dini te shani me fjalor te piste.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Labi

                                              Po ja, mi Lëmë, e drejtë që kërkon të mos ketë sharje e fyerje, por ti i përdor vet o Leme ziu! Kaq i paaftë je sa nuk di çfarë shkruan?

                                              Përgjigjjuni
                                            2. E
                                              Erdogan

                                              "Ato /kullat, uzurpojnë hapësirat publike dhe parqet që ishin të aksesueshme për të gjithë duke krijuar hapësira private ekskluzive për atë pakicë që i përballon cmimet e larta të shëbimeve që ofrojnë këto kulla." - thote Kajsia. Genjeshter me brire. Te gjitha ndertimet private jane bere ne troje jo publike, ku pronaret e trojeve kane kerkuar ne rolin e investitorit zhvillimin e prones se tyre dhe sipermarres privat kundrejt lejeve te ndertimit nga organi kopetent zhvillojne pronen. Me thuaj nje kulle qe eshte ndertuar ne toke publike nga sipermarrjet private!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. t
                                                tirona e vjeter

                                                Nje sqarim per komentuesin Erdogan. Lexova para disa ditesh qe ne truallin ku ndodhet statuja e "Partizanit te panjohur" do te ngrihet nje kulle 100 kateshe. (Nqs e kam gabim ju kerkoj ndjesë). Ne kete rats duhet ta dini qe trualli ku do te ngrihet kjo ndertese i u takon disa familjeve te vjetra tiranase. Me sa di une, ka jo pak familje te cilave u perket ky truall, qe te kene rene dakort me ndertuesin dhe faktikisht nuk dine asgje. Edhe trualli qe shtrihet nga kjo statuje e deri ne afer xhamise (ndermejt sahatit dhe pallatit te kultures ka zot dhe nuk eshte truall qe i perket Bashkise (dmth shtetit). Te zoterit e kesaj pjese ku kane qene dyqanet e tyre deri nga mesi i viteve '80, jane futur ne burgje politikisht (!?) nga shteti komunist dhe deri më sot nuk kane marre asnje kacidhe nga shtetet "demokratike "Berisha-Rama", apo edhe nga kryetaret e Bashkise se Tiranes

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Erdogan

                                                  kulla prej 100 kate dhe 300mm mbi toke, do te ndertohet ngjitur me kullen qe ka filluar tashme mbrapa pallatiti te kultures dhe nuk do preke deri tek ushtari i panjohur, por do te jete ne trojet e banoreve te lulishtes se sotme, ose te ish gropes se Hajdin Sejdise. E gjitha ne truall privat te tironsve uatokton.

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. F
                                                FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                                Pas 33 vjetesh po lexoj nje shkrim nformacion.Bravo!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Taulant

                                                  Po ngrihuni krijoni subjekte politike dhe rezoheni faraonin me vote, kush ju pengon? Aq me teper qe ju eshte mbushur mendja qe populli nuk e do faraonin. Cfare prisni o Kajsi e pa pjekur? Me llap neper portale eshte gjeja me e lehte. Shqiperia ka ecur perpara ne cdo drejtim. dhe sigurisht eshte merite e Faraonit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kajsiu Koti

                                                    Kajsiu, sikur të quheshe Fiku, Molla apo Rrushi, edhe mund të të besoja diçka. Punë Kajsie, futja kot. Ti dukesh se je një i vremosur. Rama bën zgjedhjet dhe zgjidhjet më të mençura dhe, më të mirat e mundshme.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      PRoShi

                                                      Tani të jesh kundra patronazhistëve deri në ekstrem sa t'ja kërkoni Gjykatës Kushtetuese ta ndalojë këtë qasje partiake tek të rinjve socialistë si prag karriere për tu bërë politikan e më pas të ndalemi e të kundërshtoni rastet kur ka kapërcime të këtij standardi them se keni mungesa të thella të të gjykuarit, ose nuk dini se çfarë filozofije kundërshtuese të përdornin për ti quajtur si të vërtetë. Rama përdor të dy alternimet, biles dhe duke marrë politikanë të rinj përtej kufirit, kosovarë. Rama teston, ndërton, ndryshon përherë qasjen ndaj politikëbërjes. Përtej politikës ai kërkon përkushtimin dhe palodhësinë. Është kjo e fundit që ai me të drejtë qarkullon elitat. Basketbollisti më i mirë i shba- së nuk luan më shumë se 15 min. Nga 40 minuta që përbën gjithë loja. Arsyeja të mos kalojë asnjë lojtar në stërmundim.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Lili

                                                        Disa kane nje shpegin tjeter per kullst: sa ma shume i le fuqia e aletit te tyre aq ma shume e kompensojne me ngritjen e kullave te cilat jane po ashtu sshpesh paralajmerimi i perfundimit te plotfuqise politike te tyre!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Arion

                                                          Të shkruash koqe kumbulla edhe ti o Kajsi, nu ma merrte mëndja !

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. N
                                                            Njazi

                                                            Qe ti kuptosh levizjet e Edi Rames duhet te Kesh nje nivel inteligjence te perafert me te! Thene kjo duhet te arsyetosh pse u bene keto levizje tashti 8 muaj para zgjedhjeve! Askush nuk tha qe ata ministra qe Lane postet ishin te paafte por z.kajsiu jane pesha te renda per fushaten e ardheshme zgjedhore, fushate qe PS ka kohe qe e ka.nisur ! Pra shikojini me vemendje strategjine qe po ndjek sot Edi Rama!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Lili

                                                              Ata ministra kane te gjithe dosje qe analizohen nga te huajt: rama i largon para se t’i plas m.. ti e te perlyet edhe ai,sic veproj ma perpara me disa ministra , asgje ma shume po tash edhe dosja e Rames eshte aq p’ot se edhe miqte e tij s’po muajne me me mbrojtur pa shkaktuar reagime!… Deri ne zgedhjet e ardhshme se duhet edhe nja dy tri ´marreveshjé me grekun e me serbin, se pastaj s’i duhet askuj Rama ma!

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. f
                                                              fatmiri

                                                              O Kajsi,po kush mer vota ne popull,km.apo ministri!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. d
                                                                duaje

                                                                shkrim per ata qe duan te kuptojne, jo per patronazhiste.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. E
                                                                  ENTSOE

                                                                  Turp per kete shkarravine, besoj me sponsor nga Vucidoli dhe trusti I geshtenjave dhe boronices, shkrim pa sens dhe llogjike, analogji antihistorike!!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Artan

                                                                    Nje kendveshtrim shume interesant dhe I drejte

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. J
                                                                      Jeta

                                                                      Ti Kajsi nuk ke qene ndonjehere pa krah ose i majte. E verteta eshte se je rritur ne gjirin e PD se Sales. Po mire o Kajsi mban mend ndonjehere ti qe Presidenti Berisha ti kete marre mend qofte edhe kryeministrit Meksi, apo Kryeministri Berisha te kete pranuar te diskutoje qofte edhe me ministrin e mbrojtjes apo shefin e shtabit per problemet ushtarake te vendit (nuk po flas per civilet se ato ja kishte lene trashegim Shqerja qe ti zgjidhte me koken e vet). Te vetmin kryemister qe delegon ti e quake faraon!!!??? Jo kaq trap me symbyllur Kajsi, te kam rixha…

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. G
                                                                        Genti

                                                                        Po te ishe ne vend te tij mund te na thuash Blendi, cfare do benje? Pervec krahasimit me antikitetin?

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. J
                                                                          Jeta

                                                                          Ti Kajsi nuk ke qene ndonjehere pa krah ose i majte. E verteta eshte se je rritur ne gjirin e PD se Sales dhe duhet te dishe dicka nga PD o Kajsi. Mban mend ndonjehere ti qe Presidenti Berisha ti kete marre mend qofte edhe kryeministrit Meksi, apo Kryeministri Berisha te kete pranuar te diskutoje qofte edhe me ministrin e mbrojtjes apo shefin e shtabit per problemet ushtarake te vendit (nuk po flas per civilet se ato ja kishte lene trashegim Shqerja qe ti zgjidhte me koken e vet). Te vetmin kryemister qe delegon ti e quake faraon!!!??? Jo kaq trap me symbyllur Kajsi, te kam rixha…

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. M
                                                                            Mimoza

                                                                            Jam dakort me shkrimin, tek e fundit i ka pohuar vete Rama , ( ne menyre te sofistikuar) me ndryshimin qe punon per qytetarin… , kurse gazetari thote te verteten, per te lene gjurme dhe adgje me shume…

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. S
                                                                              Stef

                                                                              Hendeku ndermjet Rames dhe cdokujt ka qene prej kohesh dhe kete nuk e beri asambleja e PS. Asnje individ ne Shqiperi apo edhe trup diplomatik (perfshi US) nuk ka cfare i ben Rames ne sensin qe mund ti imponoje dicka. Te gjitha figurat e lashta te permendura jane perdorur vetem per te krijuar insinuate dhe mund te pranoj qe qendron si metafore, por jo ne thelb. Rama pervec se ka hendekun, ka kuptuar qe prej kohesh vullneti i lire nuk ekziston. Ka perdorur prej kohesh influenca neprmjet shume menyrave per te percaktuar vullnetin e njerzve dhe i duhet thene bravo i qofte.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. N
                                                                                Nardi

                                                                                Mos Kajsi çbere keshtu,si guxon ti te kritikosh Sulltanin e Surrelit.E shef si tu turren qente e partise dhe lali hajdutit sa qe shesin bythen per nje rroge ne shtet megjithese e dine çfare thua jane 100% te verteta.Varu trapin Belndi,te majtet njesoj si Saliu jane.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. Z
                                                                                  Zeneli

                                                                                  Nuk jam dakord me te gjith ata qe e kritikojne apo fyejne Z. Kajsiu. Une i lexoj shkrimet e intelektualeve te nivelit te Kajsiut, duke refuzuar te humb kohe me ca shkrime bajate te nje deputeti qe vjen nga fusha e arsimit, nje kuqalosh ne mos gabohem me mbiemer gjekmarku, nji deputet qe hidhet nga dega ne dege, qe shkruan gjoja pjese humoristike, e qe kerkon te fitoje edhe nje here karrigen e deputetit. Ndersa Kajsiu, nje intelektual me integritet dhe me shume bagazh per moshen e re, eshte nje vlere qe duhet ta respektojme. Ai nuk shpif kurre, nuk merr neper goje njeri, kritikon me te drejte sa majtas e djathtas, ka nje stil serioz ne te shruarit e argumentimin e gjerave qe ngre. Prandaj duhet te bejme kujdes. E them me siguri qe Z. Kajsiu qendron me lart se shumica dermuese e deputeteve dhe perben nje vlere per demokracine shqiptare. Ne duhet ti inkurajojme keto intelektual qe pa asnje interes privat ngrejne probleme me interes kombetar.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. J
                                                                                    Jimi

                                                                                    Ore xhanan, leri filozofite se me to ky milet eshte i ngopur deri ne gryke, por jep xhevap per ato privatizime te paligjeshme per te cilat akuzohesh !

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. Z
                                                                                      Zani

                                                                                      Eshte nje analiz me te verte per tu vlersuar, te kritikosh Ramen nuk do te thote te jesh me Berishen. Rama do te qeveris per sa kohe qe Berisha, Noka, Paloka, Salinji…… jane ne PD.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. S
                                                                                        Sadiu

                                                                                        Dakort jam me ty skllavi e faraonit të katit tetë. Edhe ti po ta lexosh ato që ke shkruar nuk i kupton dotë, po do marrësh një që ti dëshiroj. Edhe për ato katet e larta ke të drejtë, ty duhet të dëgjoj Rama, ore të ndërtohen në qendër në bllok po pati në Astir ndonjë vënd bosh kasolle lopësh, kasolle për dhi për dërrasë. Do kujtuar tradita " bij çobanësh..... Dakorto Kajsi

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. S
                                                                                          Sanie

                                                                                          Bravo Blendi! Ka kohë që populli po e shikon këtë masakër që po i bën Rama demokracisë në Shqipëri. Njerëzit çdo ditë e më shumë po varferohen dhe rraskapiten. Marrtë hak Zoti dhe e goditte Ramën aty ku i dhemb më shumë.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. Z
                                                                                            Zoni i Allahut

                                                                                            Kurv e qelbet, ty istalla ke ato shpifurinat qe ke pjell!!!

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                          2. P
                                                                                            Pensionisti

                                                                                            I ke ra pikës...më keq se faraon ai me gjithë atë që I ka mbi në gojë vetëm llafi " u rrit vlera e pronës" a thu se populli është tregtar pronash.Po çfar të bësh kur lexon komentet e më sipërme...e kemi kismet e do ta vuajm....

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. f
                                                                                              fredi

                                                                                              STUDIM TE THELLE KE BERE O KAJSI,NEJSE, TREGON QE DIC KE LEXUAR

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. a
                                                                                                atdhetari

                                                                                                Blendi , ti je nje gazetar serioz dhe i sakte , por me kete shkrim ke rene ne medriokritet , duke me kujtuar gazetaret e Syri Tv , qe jane shume te indokrinuar dhe shpifesa . Duhet te dish o Bledi qe pushtetin Rames ( gje qe ti e di shume mire ) , ja jep vota e popullit dhe jo ja grabit. Puna e tij e shkeqyer ne ndryshim e Shqiperise , gje qe nuk e bere asnje Kryeminister Shqipetar qe nga 1912 , i ka dhene atij mendesine qe te fitoje 3 mandate , dhe ne 2025 mandatin e katert . Kjo eshte e verteta , qe i çmend kuneshtaret dhe i gezon admiruesit .

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. B
                                                                                                  Boston

                                                                                                  Nivel shume i ulet gazetaresk……. Kush flet… nje nga ata qe vene falen ne faraoni i ballkonit ……Shkrim fare kot…:

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. P
                                                                                                    Pisha

                                                                                                    Ke bërë një shkrim pa lidhje o byrazer.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. K
                                                                                                      Km

                                                                                                      Ky shkrim hartim mund te kuptohet Edhe si elegji per fatin e keq te Kajsise kumbulltharte."Si eshte e mundur,pas ketij kontributi 30 vjecar,Edi Rama nuk me ben mua ministrr ,por zgjedh tre anonime".

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. r
                                                                                                        rrofte kumandari !

                                                                                                        shkrim i goditur me situaten

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. M
                                                                                                          Mara emigrante ne Itali

                                                                                                          Kaji apo zerdeli si te quajne ,e fitove rrogen e nje viti ,por turp per gazeten TEMA qe ti bottone keto krahasime te nje foshnjori .Nuk ja arin dot qellimit sepse populli shqiptar e di se kujt do tia japi voten .Do tia japi njeriut qe punon dhe mbron interessato kombetare , jo atyre qe e shkateruan dhe po e djegin .

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. M
                                                                                                            Miku i qimekuqit te Permetit

                                                                                                            Ndoshta jane te verteta konstatimet e Kajsiut qe njihet si deshtak ne politike . Po jane vetem konstatime , po ndonje ide per rrugezgjidhje te kesaj situate , a mund te jape ky Kajsiu ? Si mund te zgjidhet kjo situate paradoksale ? Pse nuk vepron konkretisht ky filozof , duke krijuar parti te reja me koncepte te qarta demokratike dhe me njerez me begraund te larte kulturor e politik ? Eshte shume e lehte te konstatosh dhe shume dukuri nga ato qe thote Kajsiu jane reale ne politiken e sotme dhe absolutisht ne te dy krahet e politikes . Duhet kurajo dhe pergjegjesi e larte politike per te perballuar keto dukuri qe dobesojne demokracine e brishte shqiptare .

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. T
                                                                                                              Toçe Kandari

                                                                                                              Miremengjes, Ja dhe trimat e qeverise dolen ne pah. Me duket se po kthehet koha e Enver Hoxhes qe kur shan apo kritikon udheheqesin , shkelqesine duhet patjeter te dalin sekretaret e partise ose komunistet anonime qe te mbysin cdo mendim ndryshe nga ato qe thote udheheqesi i madherishem ose sic e thote shume mire ne shkrim faraoni yne. Shpresoj qe shume shpejt keto shkrime be te ardhmen e afert te ndalohen me ligj dhe ai qe i shkruan te denohet me burg per agjitacion propagande. Besoj se shume nga keta qe kritikojne cdo mendim ndryshe ose paguhen (ose lepijne nje kocke ne shtet) nga PS ose jane 121-isha. Hajde ta gezoni udheheqesin e madherishem derisa te mos dilni para tij dhe te provoni "dashurine dhe kujdesin " e tij.

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. P
                                                                                                                Pistoli

                                                                                                                Doni s'doni ju o bythqire gazetare pa nivel e parazite qe nuk beni asgje, vetem llapni si qener nga mengjesi deri ne darke, Edi Rama po ndryshon Shqiperine .

                                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                                1. A
                                                                                                                  Ana

                                                                                                                  Një shkrim për të hapur sytë e të gjithë militantëve që veprojnë me emocion dhe jo me logjikë.

                                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                                  1. G
                                                                                                                    Grand

                                                                                                                    Thjeshte nje leksion nga e kaluara qe duket qesharak nga cka po ndodh ne kete kohe dixhitale. Faraon! Nuk duket keshtu kur e mendon qe "Perekliu" I Ballkonit shparrtaloi Partine Demokratike, duke e kthyer ne nje "grumbull guresh" si piramide! Sigurishte! E bukura eshte se Kajsia mbron Taon ( qe sipas gojthururit te Ballkoni k8 e kishte motren prostitut), dhe te pjeses tjeter te drejtuesve te PS. Blend nese te vjen keq per PS dhe bene avokatin, te theme se eshte koha per antaresim! Por kjo do te thote Politike! Dhe politika done byth te forta! Si psh Edi, Sala, Luli, Nard Ndoka Dash Shehi, Gon Bujqesor Duka, etj. Ku keta te dytet kane 30 vjet qe skan as kryesi partie. Pra s'ka dhe s'lejohen elite te reja. Per Salen kjo eshte vertetuar katercipishte. Rames I ka mbetur edhe nje 4 vjecar qe te plotesoj egon e tij. D.th te gjej zevendesuesin dhe te mos lejoj transition politike kor, nese opozita ( grumbulli I gureve) nuk gjen vehten. Transition I tile I pamerituar eshte thike per Demokracine. Se fundi... cte theme, leksioni yt me duket si vajtim, per te ndryshuar gjendjen politike duke perdorur argumenta te vjeter, plote pluhur, dhe te pavlera per ti mbushur mendjen militanteve dhe drejtuesve politik te ps. Gabon! Sot duhet ndergjegjesim dhe moral politike per tu perballur ne politike!

                                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                                    1. T
                                                                                                                      Taku

                                                                                                                      N’koke i ke rene

                                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                                      1. D
                                                                                                                        Dashamiresi i FARAONIT

                                                                                                                        Shkrimi qe ju vjen natyrshem te gjithe atyre vertet intelektuale qe zhvillimin e vendit e shohin jo vetem tek kapacitetet intelektuale individuale te nje lideri te momentit, porse tek vlerat demokratike te respektuara ne ate pike qe nepermjet konkurences se lire mund te nxjerri individe te rinj e te rnj te tjere pa fund, pa pritur qe seicili nga keta te beje thagmen derisa te filloj te quhet FARAON. Ky gjithsesi eshte Faraon me vizion per te lene pas fizikisht disa gjera qe potencialisht edhe mund te vleresohen ne te tashmen apo ne te ardhmen … por sjellja ndaj te gjithe te tjereve intelektuale eshte ajo e nençmimit … Qe heret a vone per vet Faraonin do sjelle bunerangun

                                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                                        1. P
                                                                                                                          Padroni

                                                                                                                          Sikur ishte strukur diku ky miu i hales? Përse qënke burrëruar përslrimo Kajsiu, ku ke lëpir deri tani? Lëri faraonët merru me ne këru që kalojmë në ura të reja, në tunele, rrugë , shkolla , spitale të gjitha të reja. Prandaj nuk kam çfarë të të them tjetër vetëm vazhdo dhe ha mut…

                                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                                          1. Ana

                                                                                                                            sa qenke lodhur te shkrush kete hartim me fugura letraro-historike. Deri ne futjen e Shqiperise ne BE, Rama duhet te qendroje ne krye te partise dhe te qeverise more gomar mediatik. Nese ke bythe dhe vizion ke kohe deri ne 2030 te ngresh nje parti politike opozitare. Provoje nese je medemek analist patriot.

                                                                                                                            Përgjigjjuni

                                                                                                                            Lini një Përgjigje