Vangjel Tavo e di që do fitojë!

3 Gusht 2024, 21:10Blog TEMA
Vangjel Tavo e di që do fitojë!

Nga Xhensil Shkëmbi

Në fillim Qershori isha në Himarë, kur në zyra e OMONIA festohej mandati i Fredi Belerit si eurodeputet. Gjatë tre ditëve që qëndrova aty, takova drejtuesit politikë të të gjithë anëve, edhe Bollanon. E dinte që sytë e Tiranës e ca të tjerëve nuk ishin tek ai.

Vangjel Tavon (e njoh prej kohësh, falë disa ndihmave humanitare që ka bërë) e telefonova për të pirë kafe, por nuk ishte në Himarë. Kishte lëvizur nëpër fshatra.

Unë i thashë se po bënte fushatë por ma mohoi në gjuhë diplomatike.

"Prefekti nuk takon njerëzit derë më derë, kryebashkiaku po - gjithsesi, paç bekimin e atyre të tjerëve" - dhe këtu u mbyll biseda jonë.

Sot e mora përsëri në kamera.

"Tavo, doli fjala ime?"

-Ti the se do fitoj mo, jo se do jem kandidat. Ti më the kryebashkiak.

"Tavo, ti e di se do fitosh"

-Po ta dija, nuk punoja kaq fortë në fushatë bre.

"Po e ke marrë bekimin e atyre të tjerëve, se të Tiranës e ke patur në xhep. Jo se të duan por se u duhesh"

-Fillove ti të ngacmosh tani?

"Ti e di se kam të drejtë por nuk po të lodh më tepër. Urime kryetar i ri i Himarës"

-Dashtë Zoti. Dashtë Zoti.

Vangjel Tavo e di që do fitojë. Të tjerat janë llogje politike e televizive. Tavo u tregua qysh herët i zgjuar. Diti të marrë bekimet e Tiranës e atyre të tjerëve.

Ndaj ata të tjerët qëndruan kaq qetë këtë herë, djalin e tyre e kanë Eurodeputet, nacionalizmin ekstrem e morën përsëri në krah si shenjë fitore edhe se djali i tyre po bën burg. Misionin e përfunduan.

Tavo u duhet se di të krijojë urat e lumenjve të minuar prej vitesh...

6 Komente

  1. R
    Republic banana......

    Citjoneziu o vesh si arab i getove amerikone...

    Përgjigjjuni
    1. e
      em

      qaji hallin kalorsit se i varen kembet. duhet te marri leje cdo shqiptari se cfare do veshi?

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vlora

      Je direkt per minister shoku Xhensil 1- Je anonim 2- Emrin e ke te perdorshem per te dyja gjinite. Fiks sic i ka qejf Komandanti

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjel Tavua

        Sahanlepiresi i Metes Tavua endeshe ne kafenete e Tiranes me pare si sekser, sot lepihet te ky baskebollisti i popullit shqiptar. Ky i gjati eshte ngul me jave ne Himare me Klosin dhe fryn listat per te rrit kot pa lidhje votat, aty gjithkohes jane personat qe marrin pension ne greqi. I merr ne rrethet sikur kane shtepia ne Himare, pra banore per te votuar patronazhistet ( palacot per pushtet)

        Përgjigjjuni
        1. I
          Illo

          Ky Ballano a nuk duhet te ishte ne burg per vrasjen ne aksident rrugor te djalit të shkretë vetem 17 vjeç?! Apo është grek dhe për ta drejtësia nuk funksionon!

          Përgjigjjuni
          1. p
            piktori,qe u be sulltan

            Kujt kombesie turko-arabe,i perket kjo qenie me kete veshje,qe duket sikur po u shpjegon atyre qe ka ne krah,se ku mund te ndertoj nje xhami,sic ka bere ne kryeqytet ne vendin me te mire te tij,dhurate nga Baba i tij shpirteror islamiku terrorist erdogan.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje