Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

7 Gusht 2024, 20:30Blog TEMA
Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Nga Ben Andoni

Humbja e fundit në Himarë ka sjellë shumë cinizëm në radhët e PD-së, si ata që janë nën hijen e madhe të kryetarit të padiskutueshëm Sali Berisha, por edhe mes veti. Plasaritjet e para kanë ardhur nga pak deklarata aty-këtu të anëtarëve të PD-së, pëshpëritjet e pamundësisë nën drejtimin e Liderit dhe në akuzat e lodhshme për Ramën, që shijon ndërkaq i qetë dhe i patrazuar pushimet verore në Rivierë.

Inercia e pamundësisë së opozitës në dy legjislaturat e fundit ka treguar jo thjesht dobësinë e përfaqësimit, por edhe atë që publiku e kuptoi mirë para disa ditëve, pas dakordësimit të Kodit Zgjedhor me mos prishjen e status quo-s mes tyre. Partia Socialiste, lexo Edi Rama, ka të gjithë pushtetin politik, kurse zbehtësia e goditjeve të drejtësisë i jep argumente pafund opozitës të tregojë sesa larg është ky pushtet ndaj pritshmërive. Po pse nuk ndryshon asgjë? Pasi në PS ka pushtetin e tre mandateve. Kurse në PD nuk duan të ndryshojnë ose më saktë, u pëlqen kjo lloj gjendje. Kasta e krijuar nuk ndryshon dot asgjë. Paçka se një grup i pakët njerëzish janë të rregullt nëpër protestat javore, që mezi mbushin pak dhjetëra vetë, ajo që kuptohet është se më shumë po punohet për listat e ardhshme dhe atë pjesë që do jetë e mbyllur sesa realisht ndryshimin, që e imponon koha.

Si mund të ishte formula e ndryshimit?! Është e vërtetë që kinse PD-ja e kërkon dhe fajëson Ramën, por ata janë të paaftë të ndryshojnë në thelb dhe të ndikojnë në ndryshimin e sistemit zgjedhor (duhet të kushtëzonin); PD-ja është e mbyllur për prurjet e reja dhe intelektualë që mund të bëjnë ndryshimin e kësaj force; kur firmosën për rrogat në kulmin e inatit me njerëzit e PS-së, askush nuk e ngriti zërin, që tashmë numri i 140 deputetëve është i tepërt; kurse pas rastit të Berishës dhe Xhaçkës me kolegët e tyre, shumë pak janë zërat në parlament që deputetët të mos kenë as edhe një imunitet; ato që po ndodhin tek PS dhe PD nuk premtojnë se ato do kërkojnë ndonjëherë reformimin e vetë Ligjit të partive, atë që sot e ka shpërdorur keqazi dhe demokracinë e vendit tonë; për të mos thënë një nga më të mprehtat, atë që lidhet me financimet politike.

Politologë mund të shtonin dhe pika të tjera, por fakti është se PD-ja kinse shikon si kundërshtar Ramën dhe nuk mund të shohë batakun, ku po zhysin bashkë me veten të gjithë vendin. Është e vërtetë që përballja me Ramën, po vështirësohet pafund nga “modernizimi” i teknikave për të fituar zgjedhjet, por opozitës i duhet një fytyrë e re dhe mbi të gjitha fryma. Nuk është më idealizëm, është kërkesë e nevojshme për ndryshim.

Dikur, një njeri që kaloi në kalvare të pafundme, që nuk mund të krahasohen me atë të kësaj kaste vegjetuese nga opozita shqiptare, shkruante: “Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm. Dhe për të pasur aftësinë më pas për të shpjeguar pse nuk ndodhi”. Quhej Çërçill dhe mbajti pushtetin, kur kishte pozitat më të dobëta dhe e humbi atë, bash kur kontribuoi si të rrallët kundër fashistëve, që ne i… përkëdhelim tani, por edhe kur besonte se ishte i pathyeshëm. Kuptohet ky nuk është rasti i PD-së dhe as krahasimi me personazhin e Ramës.

3 Komente

  1. rezart

    kush qenka dehur me shprehjen e ketij artikulli /????????? ja rama por ndryshimi more shurat e qelbura po a keni sy dhe veshe te shihni sa hajduta ministra jane fut te shtat penxheret ky eshte ndryshimi vidhe e vri sa te munesh kush ka ne dore se ke heq ne kuriz zotrote kete timen ne moshen 65 te heqin nga trungu familjar vetem se moren leket e babajte nga prona dhe kushe pjellat e babajte rugacet dhe hajdutet me ordinere qe ka shqiperija duke ber incest brenda familjes mbesa me burin e tezes por jo e vogel por plat 20 vjece bushtra ju fut burit te tezes se skishte baban dhe nene kishe nje me rugace se prostitutat plerat ja kto jan punonjese ne dikasterin me te lart tek kama karoqa do vije dita e inshalla skam vdek se do ja nxjer bojen se tani ben te forte rrugacja bllokon prinderit mos te flasin dhe mbron kriminelet qenga buri e djali i saje qe kan ber vrasja ciao ciao

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Pak me i qarte zoti Rezart se nuk kuptova gje.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mesuesi

        Tamam Ana! Per ta kuptuar as që kishe shans, por i gjithë komenti i @Rezartit, jo vetëm që ishte çorap nga përmbajtja, por nga ana gramatikore, duke qenë pa asnjë pikë e presje, komenti më së paku ishte një përrua psiqik.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje