Berisha i shmangshëm

8 Gusht 2024, 10:39Blog TEMA
Berisha i shmangshëm

Nga Fatbardh Kadilli

Ky është shkrimi i tre vjetëve më parë. Demokratët ende në ëndrën e unitetit kundër çdo zëri kritik. Të dy Kryetarët, Basha dhe Berisha, ishin ende në besë të njëri tjetrit. Bashkë ishin dhe tifozët përkatës.

Shumica dërmuese ishin kundër pozicionit dhe ftesës time. Disa edhe agresiv.

Sot, pas tre vjetësh, opozitarët kanë çdo provë të nevojshme, që Berisha dhe Basha janë jo vetëm të padobishëm. Janë të DËMSHËM

***  ·

Berisha i shmangshëm

Të “pashmangshëm” e quante dikur miku im Lela, duke iu referuar peshës dhe forcës politike që Berisha kishte akumuluar në vite. Rritja e peshës dhe forcës së tij ka shkuar në drejtim të kundërt me peshën dhe forcën e anëtarit të thjeshtë të PD, dhe të çdo figure të spikatur në PD. Këto, pesha dhe forca, ia jepnin luksin të sillej si institucion i pakohë, por ai gjithnjë zgjodhi t’i përdorë ato në çdo kohë dhe për çdo gjë.

Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD. Strukturoi partinë sipas profilit të tij dhe e dominoi me fanatikët e tij sipas kalkulimeve të veta politike. E çoi majtas dhe djathtas. E hapi dhe e mbylli sipas interesit të tij politik. Krijoi mitin e tij. Dishepujt e afërt ishin ata që përfitonin, në mos shumë të paktën shikimin e tij. Dishepujt e largët, janë ata që kërkojnë një idhull, që besojnë se fitojnë kur e gjejnë.

Dy herë që PD fitoi zgjedhjet ai ishte prijësi dhe si rrjedhojë dhe përfituesi më i madh. Në vite krijoi monopolin e vet në PD. Ky monopol ishte për atë me i rëndësishëm se PD.

Por, edhe pas gjithë këtyre, Berisha është plotësisht i shmangshëm. Ashtu si çdo kush tjetër në këtë jetë. Shmanget kur ai vetë nuk e kupton që duhet të hiqet mënjanë. Shmanget, kur ai vetë nuk e kupton se nga i dëshiruar është bërë i padëshirueshëm. Shmanget, kur është bërë problemi, nga zgjidhësi i problemeve që ka qënë dikur. Shmanget, kur nga frymëzim është bërë pezmatim. Kur nga përparim është bërë prapësim. Kur nga e reja është bërë e vjetra. Shmanget, kur nga dhënës është bërë marrës. Shmanget, kur ngulmon të ruaj monopolin e tij dhe të zgjatimit të tij, kryetarit aktual mbi PD. Shmanget kur nuk lejon PD të ringrihet.

Berisha është një institucion në PD që gjithsesi duhet shmangur. Jo për tu hedhur poshtë. Aspak. Por për t'i dhënë shancin që nga gremina ku ndodhet dhe vazhdon të përpëlitet të mund të zërë vendin që i takon për veprat e mira që ka lënë.

Shmangia nuk vjen nga mungesa e respektit. Nuk vjen nga mosmirënjohja. Shmangia nuk vjen nga mungesa e ndjeshmërisë. Shmangia nuk vjen nga mungesa e parimeve. Perkundrazi. Shmangia nuk vjen se e kërkojnë amerikanët, por se ishte prej kohësh e nevojshme dhe sot është jetike për PD.

Po kush ta shmangë?

Asesi nuk mund të shmanget nga ata që prej dekadash ia kanë falur veten atij. As nga fanatikët e zhurmshëm. As nga ata që jetën e kanë ndryshuar kryekëput prej favoreve të atij, prej lëshimeve apo vendimeve të atij. Nuk mund ta bëjnë ata që veten ia dorëzuan atij t'i udhëheqi pa u menduar për rrjedhën, as për pastërtinë e ujrave, as për drejtimin e tyre. Nuk mund ta shmangin ata që kur u del përpara ndonjë pyetje të thonë, "do ketë menduar ndonjë gjë Doktori". As nga ata që çdo arritje personale dhe të PD e kanë menduar se u vjen prej tij. Ata që çdo fitore ia dedikojnë "magjisë" së tij. As nga të pafajshmit që kanë adhurimin për liderin që ishte.

Shmangia vjen nga besimi se PD është më e madhe se ai, shumë më e madhe se ai. Shmangia vjen nga bindja se ai i ka dhënë PD, por PD i ka dhënë atij shumë më shumë se ai e përmend ndonjëherë. Shumë më shumë se ai të ketë qenë mirënjohës.

Shmangia vjen nga bindja se PD duhet të rinovohet dhe të shkëputet nga çdo gjë që e mban peng. Shmangia vjen që ne si parti të plotësojmë misionin tonë. Që ne si parti të ngremë lart dinjitetin e demokratëve, dinjitetin e votuesve të djathtë, dinjitetin e njerëzve të papërfaqësuar që kërkojnë një propozim alternativ ndryshe nga ky pushtet që na sundon. Që duan të shpëtojnë nga Rama por nuk duan të kthehen pas. Pa kuptuar këtë detyrim ndaj dinjitetit të gjithë shoqërisë, kjo parti nuk ekziston. Ky është misioni i PD.

Duhet të shmanget që PD të krijojë një projekt të ri. Larg monopolit të atij që e përdor të mbetet i pashmangshëm. Shmanget që PD së pari të çlirohet nga paradigma e personalizimit të arritjeve politike. Që të çlirohet PD nga mentaliteti i rremë i liderit çudibërës dhe të gjithëditur. Që PD të shkëputet nga praktika e partisë shpk. Shmanget që PD të rigjallërohet si një forcë që ushqen me shpresë shqiptarët. Që PD të çlirohet nga klanizmi dhe të zgjerojë mbështetjen atje ku është ekonomia, ku është tregu më i madh, punësimi më i madh. Që PD të jetë konkuruese, së pari brenda vetes. Pastaj ta zgjerojë konkurencën tek gjithë shoqëria. Konkurenca është magjia e lirisë. Rotacioni nëpërmjet kufizimit të mandateve dhe qarkullimi i elitave është magjia e demokracisë. Për këto, për lirinë dhe demokracinë që aq fort i brohoriti, por që aq shumë i ngurtësoi, Berisha duhet shmangur.

Këtë duhet ta bëjë PD. Këtë duhet ta bëjmë ne që duam të kemi PD dhe jo kryetar dhe ish kryetar. Ne që duam më shumë lirinë se sa liderin. Ne që duam demokraci jo autoritet. Ne që duam partinë e anëtarit dhe jo të kryetarit.

Në PD sot ka një shumicë dërmuese që e di dhe e kupton kështu si unë këtë peshë që na qëndron e lidhur në këmbë. Që e ka të qartë që zgjatimi pertac i Berishës, kryetari aktual, është një shëmbull i përfitimit nga oportunizmi që po e asfikson PD. Vetëm kjo pjesë e PD mund dhe duhet ta shmangë Berishën. Kjo pjesë e PD duhet të rimarrë peshën e vet në PD, duke e çliruar veten nga dorëzimi përballë autoritetit të Berishës. Duke u shkëputur nga oportunizmi që nxit oferta gënjeshtare e kryetarit aktual. Duke u çliruar pa drojë nga emocioni që e mban peng të historisë. Kjo pjesë e PD duhet të reagojë si shumicë që është.

Unë e shmang lehtësisht. Kurrë nuk kam pasur adhurim për askënd. Kurrë nuk e kam falur lirinë time. Kurrë nuk kam njohur idhuj dhe autoritet. Këtë ofroj unë. Këtë nxis unë. Këtë reagim nxis tek çdo demokrat, tek çdo koleg. Si unë mendon shumica dërmuese e PD, mendon e djathta parakomuniste. Mendon shoqëria që kërkon një alternativë. Kam shërbyer dhe vazhdoj të shërbej që këtë rrugë ta përqafojmë të gjithë. Këtë kam shprehur në Manifestin Politik për Ringritjen e PD. Çdo demokrat që e do PD më të madhe se kryetari, ka një mundësi të bëj ndarjen e madhe. Çdo demokrat që e do PD me të madhe se vet PD, ka një mundësi ta shkëpusë veten nga e djeshmja për të ndërtuar një të ardhme. Kur shmanget Berisha si model, fiton demokrati.

12 Komente

  1. G
    Gjeli

    Sala eshte nje kriminel qe duhet varur ne litar dhe ti je nje bythe lepires i tij ,ne qofte se ke frike mos shkruaj gomar e bir gomari kur thua se nuk na mungon respekti per te e k bere gjera te mira .Byth qire ropt kui ke

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stape Pashi

      Gjeli, berishizmi nuk eleminohet me sharje, fyerje, mallkime etj. Unë nuk mendoj se berishizmi është lehtësisht i atakueshëm. Berisizhmi nuk është thjesht një moçal që mund të thahet lehtësisht duke e ekspozuar në diell. Për tharrjen e kënetes ( moçalit ) BERISHIZEM duhen bërë drenazhime te thella. Drenazhim do të thotë të punoni me njerëzit, që të kuptojnë që me Berishën nuk mund të ketë PD fituese. Të kuptojnë që ai nuk është njeriu i duhur i ringritjes së PD-së. Ai është varrëmihësi i saj. Sot ka vetëm një alternativë:- “ Të kuptojmë përfundimisht që kush do pa kushte Saliun, nuk mund të pretendojë që është demokrat i kulluar, me zemër.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tartufi

      Ky nuk duhet te shmanget ,por duhet te hidhet si nje qelbesire qe qelb gjith lagjen. Te qenurit antar i nje organizate teroriste 25 vjet resht ,,,,do te thote ,qe ne mendjen e tij te qelbur te urejtjes per lufte kunder te gjithe atyre qe nuk plotsojne detyrat e kesaj organizate terroriste [ organizata e partise komuniste ] nuk shikon paqe njerezore ne ndergjegjen e kesaj organizate,por vetem urejtje dhe lufte . Ajo turrme e mashtruar qe ndjek kete pisllek nuk i duhet as nje shoqerije normale dhe kjo turrme e ndyre mijra votusish duhet te harohet si pislluku i ketij mileti shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        "Berisha eshte nje institucion në PD, që gjithsesi duhet shmangur. Jo për ta hedhur poshtë. Aspak! Por për t'i dhënë shansin që nga gremina ku ndodhet dhe vazhdon të përpëlitet, të mund të zërë vendin që i takon për veprat e mira që ka lënë."-shkruan Kadilli. Kadill gabon! Sepse, do s'do dhe ti, si i brendshëm që ke qenë, je i molepsur me idenë se Sali Berisha ka bërë dhe gjëra të mira të cilat i duhen njohur!! E mirëkuptoj këtë qëndrim tëndin, por e ritheksoj që është i gabuar. Ti, për synimet e tua politike që në njëfarë mënyre t'i përkrah, përsëri i druhesh humbjes së atyre që për shkak të idhujtarisë, qorrlllkut, interesave perverse e të tjera si këto, sot janë ndjekësit e tij?! Nëse kjo është arsyeja, atëhere dhe ti bëhesh i pabesueshëm, jo për ata më sipër po për shqiptarët, që njohin mirë sa Berishën po aq dhe berishizmin. Për t'u marrë me Berishën, për ta 'shmangur', siç po thua, duhet më shumë guxim, dhe jo indulgjenca për të. Po pse mor zotëri, diktatori Hoxha, parë me syrin e një pjese, (si ata të sotmit e mësipërm, ngjajshëm me Berishën), nuk bëri ndonjë gjë të mirë?! Si frymë them (se fizikisht shkoi te të shumtët), ç'u bë me të? I'u njohën meritat, apo u flak? Sali Berisha nuk bën përjashtim! Së pari se ai si shërbëtor i regjimit komunist, është i infektuar edhe nga enverizmi, por që në kushte të tjera, alias demo(n)kratike, u konvertua në berishizëm. Berisha është një Demon, po duhet edhe Monstër, dhe ai ashtu si Hoxha duhet flakur. Me këto qëndrime oportune, ju po kontribuoni që, ashtu siç ndodhi me PPSh-në e Enverit, bashkë me Berishën t'i vijë fundi edhe vetë PD-së, që gjithsesi mesa duket misioni i saj ka mbaruar vërtet. Mbas humbjes së zgjedhjeve të pranverës 2025, të tjera procese politike do të ndodhin. Për të mirën e popullit opozitar në përgjithësi, por dhe të djathtës shqiptare në veçanti, le të shpresojmë për më të mirën.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Hall I madh e ka gjet Shqiperine me ket felliqesire gjakatare qe po e telendis prej tridhjet e ca vjetesh

          Përgjigjjuni
          1. p
            ppa

            Shkrim dhe analize e sakte dhe shterruese; duke shmangur Berishen shpeton jo vetem PD por dhe Shqiperia!

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Yyyyyyshtttt

              Kadill çoç te dija edhe ty dhe isha bere gati te votoja nismen thurja, po shume mire qe na sqarove qe ke ngelur po ai qe ke qene, kaka e sali halese. Po pa na thuaj more kadill bandilli cilat jane punet e mira te sali halese?

              Përgjigjjuni
              1. M
                MOKRARI

                EDHE UNE JAM DAKORT ME TE GJITHA VEREJTJET E THENA ME LART NGA KOMENTUESIT.JAM NGA PORADECI DHE BANOJ PERKOHESISHT NE AMERIKE.KAM VOTUAR DIKU PER KETE KADILLIN NE POGRADECP PER DEPUTETDHE E KAM VLERESUARSEPSE KAM EDHE SHOKE NGA FISI I KETI,POR JAM ZHGENJYER NGA KY SHKRIM SIDOMOS NGA THENI TE MIRAT QE KA BERE BERISHA.NUK EKUPTOJ KET THENIE TE KADILLIT.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli e do ne Litar

                  Kadlli: kur pashe emrin tend ne kete shkri mendova ndryshe nga ajo qe ke shkruar per Berishen dhe ju si PD ???? Keqardhje kur thua per te mirat qe ka bere Berisha gjate ketyre 34 vjeteve dhe kerkon ti japesh MERITE mesa duket ??? Pervec shkaterimit te vendit dhe shkaterimit te Rinise dhe shperberjes se popullit nuk ka asnje MERITE . Mesa kuptova nga shkrimi ju jeni si PD komplet me nje mendje me ate kriminel i paskeni bere bashke te gjtha punet e liga kunder popullit ,prandaj jeni te gjithe Bashkefajtor . Kush me shume e kush me pak ju duhet te denoheni ne emer te ketij POPULLI Berisha duhet varur dhe jo ti japim merite

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Terbaci qe nuk e ka marre vesh se sh. E. H ka vde

                    KY te detyron te futesh ne sferat e banales . Ky , me veprimet dhe idete e falura me shumice dhe me cilesite e tregut te gabit shton rradhet e koqeve te kandarit qe nga neritan ceka , genc pordho , bamke qylollari e mu. qenesh . Do cmontoje KY mut modelin me te zi , me te strukturuar per te keqen e ketij vendi , berishizmin . S' ka faj KY , Kane ata maskarenj qe I hapin hapsire , glorifikuesit e E. Rames duan t'i Lene si opozite Sali kriminelin .

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tetovari2

                      Po more komentues po,Ka(r)Dilli,ka të drejtë kur thotë se tradhëtari Berisha ka bërë gjëra të mira.Ja vetëm një shembull.E asgjasoi ushtrinë shqiptare që vlente ashtu si e sa ishte mbi130 milrd.dollarë!Ndërsa sot kur botën e kanë kapur ethet e luftave të mundëshme Shqipëria ka mbetur lakuriq!Sot po bëjnë ca përpjekje për t'u armatosur por nuk mund të ndajnë për ushtrinë 50-60 mirë.dollarë! Pyes kur dhe sa vite i duhen Shqipërisë që t'a arije vlerën e ushtrisë së Enverit prej 130 miliard dollarësh?!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Stape Pashi

                        Shmangia e Saliut është një operacion që dhëmb, ndryshe organizmi ( PD ) është i destinuar të përcillet në varr.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje