Nga Marcello Veneziani
Kujtimet flenë pranë nesh. Ndonjëherë është mirë t’i zgjosh dhe të zgjohesh me ta. Hapet një botë që mendoje se nuk e njihje, por përkundrazi jetoje në të dhe më pas të duket e natyrshme, si uji që rrjedh dhe ajri që thith. Nostalgjia nuk është një sëmundje, por një dhuratë, melankolia e saj është një guaskë që mbron një fryt të gëzuar.
Ne kemi vërtet nevojë për një “klinikë të kujtimeve”, siç shkruan Georgi Gosdopinov në romanin e tij Vendstrehimi i kohës, ku njerëzit shkojnë për të rikuperuar kujtimet e humbura me kalimin e kohës. Nëse do të më duhej të zgjidhja dekadën time të preferuar për ta rijetuar, siç ndodh me njerëzit në romanin e Gosdopinov, do të zgjidhja pa hezitim të parën që kam jetuar. Sepse ishte më e vjetra, më e largëta e jetuar, më ndryshe nga sot, e mbështjellë me aureolën mitike të fëmijërisë kur nuk di ku mbaron realiteti dhe ku fillon përralla, përmes fantazisë.
Ajo daton në një epokë fillestare, ende pa televizor dhe pajisje shtëpiake, të përdorura vetëm nga disa pionierë. Çelësi për të hapur atë sirtar përrallor, përtej magjepsjes së jetës, të parë me sytë magjik të fëmijërisë – zbulimi primordial i gjërave, sharmi i herës së parë të gjithçkaje, kënaqësia për të zbuluar veten në botë dhe për të pushtuar një copëz nga çdo ditë e jetës dhe e dijes – është susami i hapur i asaj kohe magjike, atij vendi, asaj bote që nuk ekziston më: jeta gratis.
Është jeta brenda mundësive, pa çmim dhe pa pretendime, e thjeshtë dhe bujare, falas, ku gjithçka është e aksesueshme për të gjithë: freskimi i shatërvanëve, pjesa tjetër e stolave, kopshti publik, frutat e varura pemëve, që u ofrohen nga degët udhëtarëve, përroi në të cilin lahesh vetë dhe lan rrobat, lojërat e luajtura me ato që ke në dispozicion, pa mjete, më shumë imagjinata e një rregulli a e një objekti që ndërtohet lehtësisht me duar; dhe pastaj deti i lirë, ashtu si edhe pyjet dhe fshati.
Ke etje? Nuk shkon në lokal por pi nga shatërvani, madje edhe në shtëpi nuk blen ujë mineral por nxjerr nga pompat dhe përrenjtë. Burimet në verë ishin vende takimi të mbushura me njerëz, njerëzit pinin, mbushnin kana, lanin këmbët, fëmijët nxitonin në lojërat e tyre me ujë për t’i bërë të rriturit të pinin. Je pak i uritur? Shkul një frut nga pema dhe e ha; përderisa është fryt, mund ta heqësh edhe nga pema që i përket dikujt, nuk po e grabit, nuk është mëkat. Në fakt do të ishte e kundërta, mëkat është të mos i japësh ujë të eturve dhe ushqim të uriturve.
Dëshiron të pushosh? Nuk ka nevojë të porosisësh diçka në tavolinë, ulesh në stol, siç bëjnë ende, sidomos të moshuarit e fshatit dhe pret, pret të kalojë koha, vapa, lodhja. Për pleqtë, koha është e gjatë dhe jeta është e shkurtër; e kundërta e të rinjve, për të cilët orët kalojnë shpejt, por kanë shumë vite përpara.
Dëshiron të bësh një dush? Nuk ka mjedis të posaçëm, me shezlong dhe çadra, pa kabina, varka me pedale apo gomone, por një plazh falas me not falas, ndonjëherë pa rroba banje ose me të brendshme; dhe nëse ke vapë, zhytesh përsëri brenda ose gjen hijen e një shpelle, zgavrën e një shkëmbi apo një peme pranë bregut.
Gjithçka duket më e thjeshtë. Dhe në breg të detit, trupa të hollë, jo të trashë ose në dietë, të paretushuar, pa silikon, në formë, pa tatuazhe, kremra, celularë. Më pas e kalon mbrëmjen me ata që pëlqen, kënaqësia është takimi, shkëmbimi i fjalëve, shakaja. Nuk duhet shumë për të jetuar. Falas.
Fëmijët që luajnë me asgjë në rrugë dhe lëndina, gjëja më e mirë është të marrësh një top. Pjesa tjetër janë vetëm lojëra fantazie: me peta, topadjegësi, kukafshehti, magjistari ose njeriu i lirë, piramida, biberoni, lule dhe fruta, dhe gjëegjëza; lojëra të krijuara vetë dhe lojëra zotësie, që nuk kërkojnë mjete.
Kjo ishte jeta falas, veçanërisht në jug, por në fund të fundit e gjithë bota është një fshat. Dhe nuk ishte një shekull më parë. Mund ta jetish pa para dhe pa kufij aksesi, me pak kërkesa. Jetonim në ajër, tokë, ujë, miqësi, qëllime dhe imagjinatë. Pastaj, është e vërtetë, kishte të pasur dhe nevojtarë, prona private, mure rrethimi, privilegje, bollëk dhe mungesa, njerëz të zbathur; lypësit ishin aty.
Jeta falas ishte një botë që dukej e sapokrijuar, e sapopjekur nga Nëna Natyrë ose Zoti; ende e re, pak fëmijë, naiv në dëshirat e veta të vogla, e kollajtë për t’u kënaqur.
Ishte e bukur jeta falas, dhe e thua me një psherëtimë, por kush e di nëse e mendon vërtet. Ishte një jetë e varfër, ende e papërpunuar, e vështirë në lehtësinë e saj, e ashpër në ëmbëlsinë e saj; një jetë që nuk do të mund ta jetonim më, sepse na duhen shumë gjëra që nuk i kishim më parë dhe prandaj ishin të tepërta në atë kohë; por tani nuk mund të bëjmë pa to.
Nostalgjia është e hidhur sepse ti e di që ajo botë nuk mund të kthehet dhe nuk ka kuptim të luftosh për ta rikthyer. E gjithë poezia e saj, bukuria e saj është në atë distancë të paeleminueshme; magjepsja e një humbjeje që nuk mund të rikuperohet. Nuk kthehemi më dot fëmijë, megjithatë është bukur të rizbulosh frymën dhe mrekullinë e origjinës, pavarësisht se e di që koha ka kaluar dhe është e pamundur të kthehesh.
Por koha, thotë gjithashtu Gosdopinov, duket drejtvizore, por ajo është rrethore; ngadalëson në kthesa, ka nga ata që rikthehen. Dhe jeta perfekte di të ribashkojë fundin me fillimin. Në fund të fundit, falas do të thotë me hir, dhe proverbi i lashtë shtonte “et amore dei”. Jeta falas, hiri i të qenit në botë…
brravo zoti Veneziano. Keto shkrime na mungojne jo kurvat vip te Mero kokebythes
Me duhej ky shkrim
I paska ra Dielli koke .Qofte Ai qe ka durim qe lexon kto hartim qe sapo fillon ta lexon te bo me dhimbje koke, apo ska shku temperatura 40 grade
Hosteni di te lexoje ?? Cfare gomari !
Gomori ta plaste sumen, Une jom duke shku ne univers ndersa ti rri akoma ne epoken e kandilit duke shkrujt hartime
pusho mer rrote kari pusho
mos te ka qir gruan Mero apo do fjalimet e shpellarit Sali gerdalla maj ballkonit. A e njeh kete Venecianon apo si lok qe je mendon se eshte nga katundi jot
Mero po të ftillon me këtë artikull, po ti e ke inatin diku tjetër. Haha qënke i pa parë. Vlerësimin për artikullin e ke mirë, pra qëndron.
????
More kokebythe! Kam frigen se nuk ke marre gje vesh , kuptu asgje. Nqs di te lexosh eshte e mjaftueshme. Merr instruksione nga tutori yt...Kete shkrim briliant eshte per ata qe kane ,zemer,mendje , tru,ndjenja,emocione,njerzillek( humanizem), emancipim..dinjitet, mendje hapur e te cliruar nga skllaveria .. erresira.. Duhet te paguash te lexosh gjera te tilla..duke u futur ne nje bote qe Ka kaluar, me te gjitha ato qe ka pase.....
Ky shkrim o vetem per ato dembela qe rrijne e fantazojne ndersa Une jam ne Hene dhe po behem gati te eksploroje universi dhe nuk merem me hartimet e disa qe vetem fantazojne me sy hap.
Ti Marselo Veneziani, je ftohur në bythë. Vëtë deshën sistemin kapitalist, s’ka asgjë falas. Në këtë sistem edhe ajri nuk është falas, duhet të paguash edhe kur merr frymë.
Nuk o ftoh vetem ky ne byth por edhe keta trapa komentusa qe po na ofendojne neve qe nuk i pranojme keto gattine idiote qe ne kohen e sotme nuk i sherben ashkusit
Ty nuk ka si të shërbejnë më. Ti je viktimë e këtij sistemi. Ske lidhje me realitetin. Ti jeton në hënë, vetë e thua. Biles Ti ske jetuar asnjë çast. Je kavie.
O taj prej Venezie, per Zotin na vele keq me gjithe kto t'omla qi na dhe ne t'thush qi sun e cova dot deri n'fun.... po me fal, una kom vetem nji llafe per ty.....Ec ere pirdhu, debil!
Shteti duhet ta kishte shtetezu gjithe vijen bregdetare dhe cdo shezlong duhej te ishte ne dispozicion te cdokujt me cmim simbolik,mbi shezlong rolin e cadres mund ta luante nje panel solar dhe ne kete menyre shteti ndertonte dy ekonomi komplementare dhe te nderlidhura,ekonomine e turizmit dhe ate te energjise ,me keto te ardhura shteti (qe mbron dhe interesat e atij qe jeton ne maje te malit) duhejt te krijonte nje fond publik investimi ne turizem dhe nje ne energji dhe te fillonte te ndertonte resortet e veta dhe centralet e veta energjitike,dy produkte per te cilat qurravitet duke "gjoja iu lutur" privatit qe ti a bleje (ne rastin e energjise) apo...te ule cmimetve hotelerise (ne rastin e turizmit).Politikisht kjo nuk behet ne menyre keshillimore e as me sanksione ,Kjo behet duke e bere shtetin aktor ne treg ,.Pike .Nuk ka me shtet spektator,nese shteti menaxhon parate e mija qe merr nga taksat ,nuk ka pse mos te zgjedhi qe keto para ti investoje direkt ne ekonomi,mjaft me rruge ,bulevarde qe per 3 vjet shkaterohen dhe rindertohen nga te njejtet hajdute.FUTENI LEKUN DiREKT NE EKONOMI ,gje qe do te fillonte te gjeneronin te ardhura per te investuar ne te tjere resorte dhe te tjere centrale energjitike apo cdo lloj projekti tjeter me efektvekonomik dhe zhvillimor dhe cdo familjeje shqiptare mund qe ti shperndahej nje pakete falas e aksioneve te fondit qe mund tu gjeneronte buxhetit te tyre fitim cdo vit,ne kete fond familjet shqiptare mund te ishin thjesht investitore pasive duke mare te ardhura prej paketes baze aksionere ose mund te kishin opsional mundesine e investimit te kursimeve familjare,kjo alternative do ta bente cdo shqiptar te interesuar per mbarvajtjen e fondit,njerezit do te rrinin me deshire ne nje vend ku praktikisht cdo familje mundvte investonte kursimet e saj,njerezit mund ta kursenin energjine me qellimin per ta exportuar me cmim me te shtrenjte ne tregjet nderkombetare,po ashtu per turizmin mund te zgjidhnin natyrshem infrastrukturst hoteliere publike qe do te ishin alternativa e tyre e lirere dhe ekonomike,kjo gje do te krijonte dhe nje mekanizem real konkurence ne treg dhe jo monopolet e cmimeve te hajduteve qe nuk ua ka lene detin trashegim babai apo mamaja

Ky qenka kokrra e komunistit. Ujë falas, fruta falas, det falas, lojëra fëmijësh falas, stola pushimi falas. Edhe femrat i doni falas se nqs ua japin vetëm çunave me Benz e quani "prostitucion të ligjëruar". Ai Trapi në Amerikë po vret mendjen si ta bëjë diellin dhe oksigjenin me pagesë këta pepinot komunistë kërkojnë ujë falas. Falas është vetëm vdekja, ka thënë një i djathtist i madh.
E ku është e keqja këtu të jesh komunist nqs është kështu sic e përshkruan ky? Na keni ca k@rin me këtë komunist, komunist.
Ata qe nuk kuptojne, le te nxjerrin nga stomaku ate qe nxirret nga pas. Shkrimi mjafte i goditur per ne qe kemi jetuar ato kohe “ te varfera “ po te paperseritura per shume arsye.
Shkrim leshi , Ju ka ngel menja akoma tek gattine te shekullit 19, ku tani jemi në shekullin e universit. Ky qe ka bo kte shkrim te shkoj e te ulet buze nje lumi dhe t’na shkruje ate qe enderon si ne kohen e babaqemos
Hosteni….si ne kohen e babaqimit tend.
Ah mer plak...edhe ti kokrra e kamunistit qeke... Shyqyr qe mesa lexoj komentet ketu shumica e shqiptareve jane "demokrate e liri dashes" te flakte...
Nje shkrim plot ndjenia, delikat, per te mos gervishur kujtimet e atyre qe e kane perjetuar ate kohe, edhe pse ne sisteme te ndryshme, por njekohesishe me nje mesazh te forte per dukurite e sotme sociale dhe formen e eger qe ka marre kapitalizmi oligarkik i rrembimit te prones publike e private!! Sigurisht nuk eshte shkrim per ata qe liber te vetem njohin komentet e shkrimeve te Temes
Komentet I lexon kush te doje... Vec nje gje: edhe kafsha Ka ndjenja ! Per fat te keq disa qe duken njeres Jo !
I kemi pare keto gjera ne kohen e xhaxhit
Bukur... Do pak tru e imagjinate per ta shkuar..
Ky Italiani po na thote qe te shkojme te jetojme ne Kube dhe Korene e Veriut se eshte shume me mire.Juve qe ju pelqen artikulli pse nuk e provoni po na çani trapin ketu me idiotlleqe.
Më vjen mirë që bëjnë komente, por shpellarë që vetëm shajnë e gjykojnë çdo person që ka kurajë të shkruajnë këtu ndodh. Të paktën të prezantohen si normal, duke i bërë komentet me emer e mbiemër jo me pseudonime, por këtë nuk e bëjnë se dhe vete e dinë që janë të pazotë dinë vetem të shajnë ndoshta dhe të orientua sipas përkatësisë politike, po I lini këto mllefe të tjerët pasurohen ju lehni
Ky qenka Ben Blushi i Italise