Nga Ardit Bido
I dashur Flamur,
Ky gusht, fatmirësisht, më ka gjetur mirë nga ana shëndetësore, por rastësisht e nisa muajin duke i shkruar një doktori, Vangjelit, dhe tani po e vijoj duke i shkruar një doktori tjetër, ty. Për Himarën po ju shkruaj të dyve, jo në çështje mjekësore, sepse ky inflacion i doktorëve jovendas në Himarë veçse mund të ketë bezdisur doktor Janin që as doni ju, as ai, as qyteti që t’ia zini vendin se ka një jetë që i shërben Himarës, por për çështje konjukturash lokale.
Kur para zgjedhjeve flisja nëpër media, doja që ajo krahinë krenare e Labërisë, ku, po, ka edhe tre fshatra ku banojnë banorë me vetidentifikim grek, të begatojë siç e meritojnë banorët e atyshëm e në vend të kthehet në betejë mes vorioepirotizmit e normalitetit, të kthehej për herë të parë në diskutim mbi hallet e banorëve. E di pse? Sepse flasin shumë për Himarën ata që veçse shkojnë në resortet e milionerëve, apo ata që lodrojnë në detin e kristaltë e dehen klubeve të qejfit natën e verës së mrekullueshme të rivierës shqiptare, e mendojnë se duke pasur ndonjë shtëpi aty poshtë buzë detit e jo lart maj fshatit, janë ekspertë të zonës. Po të flas, pikërisht për ata, që tezat beleriste i pasqyrojnë si shqiptare se arrijnë të flasin veç me pasanikët e atyshëm që janë o beleristët o pasanikët e Tiranës, e nuk kanë shkelur kurrë një ditë në fshatrat e zonës.
Në këtë pikë, pavarësisht sa tentova të flisja për protestën e drejtë të nivicjotëve e shevasjotëve, lukovarëve e borshjotëve, qeparotasve e kudhësjotëve, vunjotasve e pilurjotëve, kuçjotëve e vranishtjotëve, nuk ia dola se, fatkeqësisht, kishit vendosur paraprakisht që ta humbisnit këtë garë, duke e shkërmoqur votën e djathtë në atë bashki.
Pak a shumë e mendoj se çfarë mund të më thuash: morëm pak më pak se votat e Belerit. E në fakt nuk është kështu. Ndoshta ti e di, por po e them për këdo që nuk e di, se bastjonet e djathta në Bashkinë Himarë kanë qenë Piluri, Borshi dhe Lukova, që ia dolët t’i humbisni të treja, duke përsëritur skenarin e vetëshkatërrimit të PD në njësinë administrative Himarë, si një kalk në të gjithë bashkinë tanimë.
Për pakëz histori jo të largët, që e kam fort qejf ta shoh me vëmendje, PD ka qenë forca patriotike e Himarës, themeluar mbi baza të forta aq sa fitoi edhe bashkinë me Anesti Dhimojanin. Në 7 fshatrat e Njësisë Administrative, deri në vitin 2007 ishte bindshëm forcë e parë ose e dytë. Sot, ekziston si një forcë minore, fort pas PS e PBDNJ e kjo si një vetëshkatërrim i programuar kur forca patriotike e zonës nisi të bashkëpunoj nën rrogoz me OMONIA-n. E kishit treguar më herët, që kur më 2003, Fredi Beleri u shfaq komisioner i opozitës në Pilur, ku ende kishit shumicën dërrmuese të votave dhe e shpalosët bindshëm pas 2007, kur vendosët në mënyrë absurde që të kalonit ylberin. E ku jeni sot? Ku i keni Gjokajt, Todhrët, Gjiçalët, Priftët, Çipajt, Jabaqët, Kushtët, Lejat, Mërkurët, që ishin themeluesit e PD? Majtas i keni, jo se janë bërë të majtë, por sepse s’mund të rrinë me të djathtën që në nivel kombëtar qëndron djathtas e në nivel lokal flirton me vorioepirotizmin. E ky është vetëshkatërrimi juaj i dytë në atë zonë, pasi që prej viteve 2000, kishit vendosur vetëshkatërrimin tuaj në Njësinë Administrative Xarrë, aty ku ka veç shqiptarë e më pak se 10% grekë e befas i dhatë PD lokale PBDNJ, duke dëbuar Mano e Kote, Rubie e Gremo, themeluesit e PD jo veç në Xarrë, por edhe në Sarandë.
Nga gabimi i parë i pakuptimtë në Xarrë nuk u nxor mësim, nga gabimi i dytë i pakuptimtë në NJA Himarë nuk u nxor mësim, a është kjo e treta e vërteta? Le t’i shohim pak votat. Në Borsh, dikur bastion i së djathtës, siç shkruante dhe kolegu tuaj në politikë e i imi në universitet, Agroni, iu plasën derën të zgjedhurit tuaj lokalë nga ai fshat. Sepse nuk mundet që edhe të shkosh në zyra ku mbretëron fotografia e Spiromilos edhe të kërkosh votë në fshatin që është djegur prej Spiromilos.
Në Lukovë, bastion i dikurshëm i së djathtës, humbët bindshëm për herë të parë. Më keq se thjesht humbja, iu kthyen kurrizin eksponentët lokalë. Dhe këtu nuk ka njeri që njeh zonën që nuk sheh përsëritjen e skenarit të NJA Himarë. NJA Lukovë, ku PD fitonte lehtësisht përherë, po sheh që themeluesit e PD lokale po kalojnë ylberin, jo se duan, jo se pëlqejnë shumicën aktuale, jo se nuk janë opozitarë, por sepse e ndjenë mbi kurriz vjet, atë që NJA Himarë e ndjeu mbi kurriz prej 2007, që retorika e dyfishtë e belerizmit nuk u përdor si opozitë për çështjet e tyre të drejta, por u përdor për vorioepirotizëm. Të kujtoj këtu, që është hera e parë që NJA Lukovë përballej me këtë sfidë, teksa në periudhën 2007-2011, kur vorioepirotizmi luante me ju në kurriz të identitetit lokal, ishte komunë më vete, bindshëm e djathtë, e jo 70% majtas si sot.
E ku fitoi Gjikuria, hiq bastioneve të votës greke të zonës që janë Himara fshat e Gjileka, aty ku gëlojnë bizneset dhe presioni qeveritar mund të ishte i thjeshtë por nuk pi ujë, se në atë zonë nuk pi ujë presioni? Fitoi në Kudhësin e majtë, në Shën Vasilin e majtë e në Nivicën që dikur votonte majtas. Fitoi ama me diferencë të ngushtë e jo si në çdo fshat tjetër ku vota shkonte mbi 70% për secilin nga kahët se qe votë proteste kundër vorioepirotizmit në 15 fshatra a pro tij në dy fshatra. Fitoi pra në tre fshatra që kanë çështje jetike që kjo shumicë nuk ua plotëson. A e di ti se nëse kandidati i opozitës do qe një kandidat normal, qoftë Afrovita e familjes që ka treguar se merr vota, qoftë Vladimiri i Nivicës që ka treguar se merr vota, që në Nivicë e Shën Vasil e Kudhës do i numëroje në gishta votat pro shumicës? A e di ti që Lukova do qëndronte djathtas bindshëm e Borshi do ishte betejë kokë më kokë? A e di ti se Vunoi, Piluri e Qeparoi që vuajnë për ujë e Iliasi e Çorraj që nuk kanë rrugë do ju jepnin vota spektakolare?
Hedh bast që edhe kushërinjtë e Andi Bushatit në Tërbaç do e dëgjonin kushëririn e tyre e do votonin djathtas, sepse do qe një votë normale e lidhur edhe me problemet që Andi ngre nga plazhi i Gjilekës e Palasës, e jo një votë kundër djegësve të Tërbaçit e Kallaratit që Andi nuk e sheh se kuvendon me aleancën e pasanikëve të Tiranës dhe të belerizmit e i duket gjithë Himara një Gjilekë, pa parë se mbi 85% të shqiptarëve të bashkisë janë kundër kësaj aleance.
I dashur Flamur,
Votat opozitare që mori Gjikuria janë veç 20% të tij, prej të cilave 15% votat e banorëve me vetidentifikim grekë të Himarës, që edhe unë besoj se duhet të çkompleksohemi e t’i pranojmë, e 5% të votave që i sjell disbalanca e sjelljes me autobuzë edhe këtë herë prej nacionalizmit politik grek. Por kujdes, çkompleksim nuk do të thotë shitje, por pranim. Nuk do të thotë që të mohojmë se, në qytetin e Himarës së paku mbi 30% (e në fakt mbi 50%) shqiptarë, në bashkinë me mbi 85% shqiptarë, në republikën ku shqipja është gjuha e vetme zyrtare, shqipja mbizotëron e nuk mund të dalësh të mbyllësh fushatën para një baneri vetëm në greqisht. E kupton se si humbët tani? Nuk mundet që çkompleksim të nënkuptojë të bëhesh me fotografinë e udhëheqësve të mercenarëve jominoritarë e johimarjotë por kretanë që dogjën Borshin e Kallaratin e nipit të atij që dogji Hundëçovën. Por të bëhesh me Gjon Kastriotin që udhëhoqi betejën për çlirimin e trevave arbërore prej Himarës dhe të njohësh se nën 15% e bashkisë flasin një gjuhë tjetër, greqishten, që as duhet të përbëjë problem.
Halli është që 20% vota të tjerat nuk janë më tuajat. Sepse s’ka më struktura PD zona teksa eksponentët e PD punuan kundër vorioepirotizmit. E pyetja është ç’do të bëni nëse kundërshtarët politikë tuajët nuk do e tradhëtojnë mesazhin e këtyre zgjedhjeve e do risjellin në brazdë ata që me të drejtë protestuan dhe ju votuan jo si votë për ju por si votë mesazhi për kundërshtarët tuaj?
Kujt i shërben qëndrimi krah vorioepirotizmit kur as ndihmoi banorët lokalë në hallet e tyre teksa në media nuk dëgjova asnjëherë Kakome e Krorëz, ujësjellës e rrugë, që unë së paku personalisht i përmend në çdo dalje time dhe as ju elektoralisht teksa vota u kthye në protestë kundër vorioepirotizmit dhe protestë kundër shumicës, me vetëshkatërrim të PD tradicionale në zonë?
Si mundet që të punohet kundër vetes duke zhbërë me radhë vetveten në Xarrë, Himarë e tanimë Lukovë, bastione dikur tuajat, duke shpresuar që të djathtët të votojnë majtas, por ata që janë të majtë të pakënaqur do “bëhen” të djathtë? Këta të fundit mund të votojnë një herë ju, njëherë Belerin, njëherë një forcë tjetër, e në fund sërish PS, në bazë të mesazheve që japin e në varësi të halleve që u zgjidhen ose jo, por kurrë nuk do të bëhen bazë elektorale siç kanë qenë ata që nuk ju kthehen më nëse vijoni qëndroni si një e djathtë apatride në jugun e thellë e sovraniste në retorikë kombëtare.
I dashur Flamur,
Faji nuk është i yti e hiq gabimet që mua më vjen rëndë e s’do isha kurrë nën një baner vetëm në greqisht e nën një fotografi të djegësve e vrasësve të shqiptarëve, e quaj thjesht mosnjohje të zonës pjesën tjetër. Se çfarë bëni me vetëshkatërrimin e PD në atë zonë është punë për ju.
Të shkruajta vetëm për faktin se ndihem keq që lebërve të mi bregas e kurvelesharë nuk u lini hapësirë të flitet për Kakome e Krorëz, a shëtitore Borshi, a rrugë Çorraj, Kudhësi e Iliasi, a ujësjellësi ngado veç Himarën qytet që e ka të ri por që prapëseprapë s’voton as PS e as PD, a për vaditjen e autobuzin e Vranishtit, Tërbaçit, Kallaratit, Bolenës e Kuçit.
Të shkruajta sepse krenarinë e Himarës e nëpërkëmbët bashkarisht duke e kthyer në çështje shqiptarësh e grekësh një bashki me mbi 85% shqiptarë e bëtë që mbivjosësit të mendojnë gabimisht se votat e protestës aty janë vota “shqiptarësh të shitur te greku”, apo bëtë që mbivjosësit të mendojnë gabimisht se minoriteti grek, që është vllezër me ne në atë zonë, është provokues siç ishte spiromilizmi i Belerit e Gjikurisë, para banerave vetëm greqisht të të cilëve dole.
Për të tjerat, kemi kohë. Kalimtarë jemi të gjithë. Doktor Jani do jetë i vetmi doktor i Himarës sërish.
ne çeshtje shqiptare me greke e ktheve ti spinaq i fishkur,ngjalle fantazmen e vorio epirit nga e cila dhjet gjak
Himara u kthye ne baze, si nendetsja 105. Ardit Bido ka meriten e vet ne kete sukses. Popullimi i fshatrave Palase, Dhermi nga ndertimet e pallateve te reja, do ndryshoje spektrin e perberjes ketyre fshatrave. Me pak strategji te mencur, PS rregjistron te gjithe ata qe jane pronare te vilave dhe pallateve tek Samir Mane, qe kur te vije votimi tjeter, te ndryshojne balancen. Zhvillimi Turizmit detyrimisht do sjemlle eliminimin e greqishtfolesve, do i minimizoj ata ne krahasim me pjesen tjeter qe po behet mazhorance.
O pilo Lala ky Ardit Bido ka 7 vjet qe shin ne pushtetin e Rames dhe e ka bere drejtor te pergjithshem te Arkivave te Shtetit dhe kete birbo e kane kallezuar se po fut ne arkiva dokumente te bera ne rrugen e Kavajes(Fallco!!!) dhe me keto sherbime qe kryen i lyhet rrota mire ndaj dhe e mban ne detyre kryeministri dhe asnje audit nuk ka shkuar deri me sot tek Arkiva se bien telefonat te kthehen nga rruga inspektoret. Ky Shvejku tani po edukohet me grada shkencore te cilat i ka plagjature, por ketij Bidos ia jep partia per ti sherbyer krimit dhe mafies se pronave.
O fiqi ose i qir po ku merr vesh ti more gru qirë se çfarë eshte ceshtja e Vorio epirit apo ia ka treguar motres tate Jorgo kur i pastron shtëpinë dhe ai i pastron ullikun
Flamuri doktor? E paske mik o Bido, se dge vet Flamuri nuk e njef veten per doktor
O Bido, o lab i coroditur. Po na e bere Himaren si te ishte kerthiza e botes o lumadh. Po 8 mije veta votuan gjithsej aq sa vriten perdite ne Ukraine. Po ti qenke gomar i teri !
Po ik moj Ana.... . Bido shkruan për atë që kupton dhe që e di se pas 6 muajsh ka prapë zgjedhje në Himarë.......... . Por gabimi i vetëm i Bidos është se e quan Flamurin doktor, kur Muli nuk shkoi asnjë ditë në fakultetin e mjekësisë. Jo për faj të tij, sepse ai erdhi nga Novosej i Kukësit, por askush nuk ja tregoi se ku i kishte godinat fakulteti i mjekësisë.......... Dhe diplomën ja çuan dorë pas dore në lokalin pranë godinës së PD-së.................................... . Edhe një gjë tjetër duhej tja kujtonte Bido këtij Nokës..... Jo vetëm që qëndronte para parrullave në greqisht, por si duroi kur ja ndryshuan emrin kur e prezantuan:.......................- Flamuris Nokqiris dhe shokët e tij, Ivis Kasqiris, dhe Tedis Blushqiris....... . E vuri dorën prapa bythës Muli, por kjo nuk mjafton të shpëtosh pa të q.rë greku në bythë...... . Dhe këtë herë Muli e hëngri....
I djathte flamuri? Or ti, flamuri eshte sallaks - dhe antishqiptar - kaq di ai, mos e ngaterro me gjojna te tjera.
E beri greqia kerthizen e botes moj plehr . Bido shkruan te verteten.
ZotëRi Ani. Tani e mësova që e paske prerë pen-isin e je bë rë zonjë (zonja Ana). Unë prisja që ti të mprihje pen-ën e të shkruaje ndonjë gjë me mend. Që zoti Bido ka "të dhëna gomari", është e vërtetë. Nuk është vërtetë që (siç thua ti) "është gomar i tëri". Duket nga veshët, që nuk i ka si ti. E vërteta (shkencore) është që "në mes e poshtë" zoti Bido ka diçka të ngjajshme me gomarin. Nëse nuk e beson këtë të vërtetë, ftoje Bidon një copë herë moj bidë që të të mbushi mendjen. Dhe byçën (po të deshi byça). Kuptohesh (nga to që shkruan) që je bidë bukurosh-E, por mos i bjer Anës. Shkruaje mendimin tënd me edukatë, e mos ofendo njeri, duke u fshehur mbas pseudonimit, Ana.
Ja tha po kujt ja tha Muli ishte spiun I udb tani u be dhe I asfalise greke
Shum bukur Ardit, po i the', po kujt i the" ?
Bido bitha me takeme.......
@ Dule Ta shkerdhen picken e sateme…
Asgje me shume e as me pak,SHQIPTAR PATRIOT,pena ne duart e te diturit qellon me fort se nje Top! e topi ne duart e pseudo(demoratikas)ka fuqin e nje pleshti,respekte e mirnjohje Z,Bido
O kokrra e hajvanit qe i kerkon pergjigje njerit e tjetrit. Po deshe te mbash qendrime politike e te besh politike, ler zyren e shtetit se eshte institucion apolitik dhe merru me patriotizma dylekshe gjithe diten.
Po ça është ky çami nga Vlora ky sahanlëpirës. Ik mbaja koqet ramës se mos i varen. Gamimene
ik ore kokkoqe, te ka shplare trute janusllatos thithikaris
Ti nuk e ke lexuar mesazhin, sepse autori nuk jep asnje shenje qe eshte hajvan. Apo e ke fjalen per nuk moken?
Jorgo E vërteta dhëmb
Po çfarë e vërtete qe këta qe qeverisin janë hajdutë me çizme
TE LUMTE ARDIT.I QENDIS GJERAT SIC DUHET.RESPEKTE PER TY PATRIOT.
Na i shpifi ky "Historiani " me rroge partie...
nuk te pelqen plehr filogreke.
Jam lab te q...rrobt ...po nuk me pelqejne njerezit qe "ndezin" flamujt e patriotizmit ne ceshtje qe thjesht jane pune parash..
Qenke lodh me nje hajn te djeshem e nje gagac i saliut
Mire e ka k.y bibi qe i shkruan doktoreve dhe u spjegon dhimbjet majtas e djathtas.Di gje ky ku eshte e majta dhe ku e djathta se na e beri corbe
Muli eshte sallaks, or ti!
Po ik oooo BIdo(n) bosh se na ke çarë kokën sikur nuk ke punë tjetër..... Për këtë të paguan partia,,,, apo Turqia se dhe doktoraturën (atë paçavurën pa asnjë vlerë) me paratë e tyre nëpërmjet partisë së çamëve e bëre... legen... sa e ke financimin kësaj radhe... i mbushe xhepat të luimtë.
Je vertete bidone me vrime ...Zotria ka shkruar nje artikull me emer mbiemer ndersa ti e ofendon i fshehur si legen me nje pseudonim , mund te mos te jesh dakorde pasi i sherben grekur po te pakten trego emrin mbiemrin nese je burre e jo buburre.
Shumë gjatë i ke rënë, nuk mendoj se do të lexojë më shumë se 3 rreshta ????.
E lexova. Artikull interesant. I vetmi gabim eshte kur i drejtohen nul mokes si i djathte, nderkohe qe nuli eshte armik.
Na binde o Bido qe je grua qire !
Gghhjjgg. Chy6jc
Ju sahaniepiresit e grekut me paturpesine me te madhe pergojoni nje historjan e patriot si Bido icili mbron interesat tona kombetare dhe jo interesat e Rames.Ju qe lepini ndonje kock qe uka hedhur greku lepini edhe bythen e grekut
Rama mbron interesat tona.
Zoti te bekofte Ardit! Je nje djal i mencur , i zgjuar , i fort me integritet dhe zeri jot degjohet kudo . Patriot dhe trim bere nue pune te shkelqyer per Himaren, ke merite , te respektojme edhe me shume, te duam for dhe te urojme gjithe te mirat . Njerez si ty i duhennketij vendi . Vazhdo dhe kurre mos u ndal. Ne shpresojme tek njerez si ty . Ju do ta ndryshoni kete vend te mrekullueshem vetem ju! ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Oju servile te grekut shkoni e i puthni prapanicen micos se taqos por mos harroni te merrni edhe saliun me vete
Djal trim , i zgjuar, i mencur dhe patriot . ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Bravo Bido! Gjithmonë korrekt dhe mendjemprehtë. Kush ka tru , të kupton, kush ka vesh të dëgjon. Gjithmonë më ke pëlqyer ne analizat dhe argumentet e tua. Bravo!!!
Shikoni sa plehra ka akoma shqiptarizmi me ca komente prej injorantesh;Bido di dhe thote nje te vertete te pa mohueshme dhe asiqare. Kush nuk e di te mesoj, kush nuk do ta mesoje te haje mut !
Me disa gjera qe shkruaj jam dakort por po do te besh nje analize te sakte duhet te thuash te verteten. Bashkine e Himares e fitoi e djathta pavaresisht se Edi Rama e futi ne but kryetarin dhe nuk e la te betohej. Ajo puna e vjedhjes se votes nuk ka shqiptar qe e beson se po ta besojme me te verteten ne shqiperi nuk do kishte asnje kryetar bashkie deputet e kryeminister se e dime si blihen e shiten votat ne shqiperi. Sa per zgjedhjet e pjesshme gjithmone i fiton partia ne pushtet nuk ka ndodhur asnjehere e kunderta
Zoteri, ne besojme qe bejleri blei vota. U kap ne flagrance. U denua me vendime gjykate. Mbase eshte normale te blesh gërqi, por ne shqiperi dhe europe eshte jo demokratike dhe denohesh. Kuptoni te dashur minoritare.
O Bidon me mut je bere "Ilir Vrenozi" i Ripjelljes, ore kelysh i rrahur. Bidon tre here ne dite vetem mut ha, e ke ne menu 3 here ne dite.
E cfare analize apo komenti ofron ti? Dukesh shembelltyre e nje njeri shpellash, qe nuk njeh efukaten apo njerezllekun.
Te quash Flamur Noken Doktor do te thote qe je i vetmi bide qe nuk e di qe Noka ka blere dipomen
Ore Bido! Te gjitha mire I ke thene! Por... ate punen e Doktorit .e fal po I ke prish shume pune. Ka rreth 30 vjet we e fsheh. Kjo se eshte ashtu sic thua ti! ... por lere dhe mos u mer me. Ai ka nje profesion: Demokrat special I instaluar prane Doktorit te vertet Sali! Duke qene keshtu s'ka nevoje per Diplomen kot qe ka marre si mjek. Ka doktorin prane. Se fundi Muli e fsheh se ka frike se mos e kerkojne dhe e marrin gjermanet. Dhe ne kete rast humbja do ishte e pariparueshme per PD. Ardhja e tij ne Himare ishte mision. Ai e kreu. Tash ne liste eshte pa's Argites.
Shoku Bido, nuk eshte kaq e mderlikuar ceshtja e Himares! Eshte e thjeshte fare: ka nje marreveshje mes Berishes e Rames! Perfitimet nuk i di, por me siguri eshte sigurimi i karriges ne opozite te Berishes, Mulit, Gjekes, Bardhit, e figurave te tjera te pamotivuara te PD! Ata kane bindjen se nuk fitojne dot perball Rames, e thone vete! Nuk kane ide dhe kane ngelur peng i SB! Ata pretendojne qe te ngrihet populli per te hequr qeverisjen e rilindjes duke personalizuar revolten per lirmin e Berishes! Pra, asnje ide konkrete por vetem sllogane! Asnje strategji per daljen nga kriza e thelle nuk jane futur. Kandidatet per kryetar bashkie zgjidhen qe te jene sherbetore te kryetarit kur ky te vije ne pushtet (if) dhe jo individe qe ndihen borxhli dhe pergjegjes ndaj komunitetit, preferojne figura anonime per ta dhe jo njerez te dale nga gjiri i tyre! Nuk ka asnje shprese qe e djathta te vije nenpushtet me kete mendesi. Kam mbeshtetur me komente ne kete faqe PD e Berishes dhe vet ate per nevojen qe ka politika te mdryshoje, por Berisha kerkon rrotacion dhe jo ndryshim!!! E shoh te erret te ardhmen (time e te familjes sime) perderisa nuk je pjese e rilindjes, sepse rilindja eshte parti qe promovon aftesine njerezore per vkedhje e mashtrime, korrupsion e trafiqe, pastrim parash dhe investitore strategjik qe i kane te gjitha keto cilesi
Mr.Bido te kuptoj gjithshka qe thua eshte e vertete,po vetem Mul koqes mos i shkruai kaq gjate se nuk kupton.Do kete mbingarkese ne tru dhe pastaj te puth halla ne dy faqe.
Eshte nje tekst I shkruar me nerv labi , me duket mua . Eshte nje njohesh I mire I Jugut dhe Laberise ne vecanti cka I mundeson mbeshtetjen e ideve dhe opinioneve ne korniza solide faktike . Vec une nje verejtje te vockel e Kam . Ai refreni me dr. Flamurin si apogjeun e te djathtes shqiptare ( nese nuk eshte ironi ) sikur I ke Rene longarit kot . Me Mulin nuk me lidh asgje , Po kjo nuk me pengon , Jo vetem mua , se Mulin ngado qe ta rrotullosh ,ne ere e ne veri , per be , nje grimce djathtizmit nuk gjen dot . Ndersa djaloshi Bido na e paraqet si Markezin de Lantenak te Vandese , simbol I fisnikerise dhe konservatorizmit francez . Muli eshte nje fundrrine harbute , djale ! Nje zagar besnike i rrangulliqes , S. Berisha . Dhe eshte mire ta dish , si djale I ri , por edhe si historian I ri se PD e S. Berishes , F. Nokeve , pavaresisht se u ndihmuan nga sivellezerit e tyre per Vule e logo , nuk eshte opozita reale e ketij vendi . Ajo , PD e S. Berishes eshte nje turme fundrrinash , hajdute e plackitesish qe Jane vite drite larg se djathtes dhe opozites .
Shumë mirë Z. Bido, respekt për punën e palodhur si vëzhgues i kujdesshëm i terenit, trajtimin studimor të problrmrve komplekse të asaj zone dhe frymën e pastër patriotike. Mos i jep vlera nje langaraqi si Nokidhis duke ju referuar "doktor", ai është thjeshtë një injorant, i korruptuar deri në palcë dhe një majmun i radhës i Sali Pykës! Siç janë dhe nje farë Luçiano Dhimitër Boçi që prezantuesi grekoman Suli Sufllaqja e veçoi nga të tjerët kur e paraqiti para grekomanëve atje për t'u thënë atyre se nga emri i të atit ky është "orthodoks" pra nënkuptimi edhe grek si ata grekomanët e tjerë, apo spiromilistët e tjerë Kasos, Tedis - Gomari i Blushit dhe kompani. Po ashtu nuk ka kuptim t'i referohesh "PD"- së gjoja si e djathtë në rang kombëtar! Janë bërë kaq shumë analiza për politikat e saj që nga "Ligji për Shperndarjen e Tokës" në mënyrë komuniste, servilizmin e thellë dhe lëshimet katrastofike ndaj shovinizmit grek, ("Varrezat greke", "Marëveshja e Detit", falja e Himarës Vorioepirizmit, et,j etj). Gafa të mëdha të shumta në raport me Gërqinë dhr Kosovën ka bërë dhe Rama që duan një analizë më vete në tërësinë e tyre. Më e fundit ishte budallallallëku skandaloz që së fundi ne Himarë i krahësoi himariotët me "baskët"!!!! Dmth u dha oksigjen nje grusht grekomanëve të çartur!!! Kësaj i thonë në vënd që të vësh vetullat nxjer sytë! Për shkak të rrethanave që ka kaluar vëndi ynë ne nuk kemi patur shtetarë të vërtetë! Patëm president apo kryeministër Sali Pykën qe thonë se ishte nje doktor i mirë por me përvojë zero në punët shtetërore dhe koha tregoi që ishte nje shtetar komplet sharlatan! Rama ishte nje piktor mesatar, por me përvojë zero në punët shtetërore! Bëri punë të mira si kryebashkiak i Tiranës, po bën punë të mira për turizmin por ka lënë nje mal me probleme akoma pa zgjidhur dhe mbi të gjitha ekonominë. Gafat e shumta politike të tij vinë jo vetëm nga mosdija por mbi të gjitha nga mungesa e këshillimit nga ekspertët përkatës. Zotëria krahas meritave ka dhe ai nje megalomani të theksuar, i duket sikur është kompetent për çdo gjë dhe bën gabime në disa raste edhe faje të rënda ndaj vëndit.
Njeri me vlera , patriot dhe per te tille djem ka nevoje sot Shqiperia ! Na mbyten tradhetaret e te shiturit,nuk duhet te mbyllim syte para njerzeve te shitur qe nder shekuj si kan munguar ketij vendi
Te ndjehesh i djathte apo te jesh anti enverist jane dy gjera te ndryeshme. "Bregasit" jane masakruar nga enverizmi por ata jane anti enverist ne radhe te pare e ato mund te djehen te djathte apo te majte e te votojne si te kene deshire. Ne "Breg" padrejtesite sociale,abuzimi me pronat si ne te gjithe Shqiperine por aty leku duket sheshit kane bere qe vota te shkoje aty ku te dhemb dhembi. Berishizmi ka dale mode ne Shqiperi jo vetem te "Bregasit" po gjithandej. Probleme jane pabarazia sociale qe po thellohet uleritese, padrejtesia ligjore dhe makuteria per te pervetesuar prona me te gjitha format e mundeshme te ligjeshme e te pa ligjeshme. Autori ka harxhuar kohen kot me te "Dashurin Doktor" se ai do vetem Berishen se i ka pare hajrin dhe eshte miljoner fale komunistit Sali. Nuk do te dije i ngopuri per fukarane!
Haaaa po c'thua o i marre F.Noka pranoje te jete bashkpuntor i UDB dhe kur e pyeten tha : Me rrahen dhe une firmosa , ky njeri nuk ka punuar nje dite ne jeten e vehte po i ofrove nje cante me euro ky jo vetem i bashkohet Fredi Shehut nga Progonati po edhe gruan vajzen e shet te greku. Ky ka filluar te imitoje non graten ne levizjet e duarve te zerit .
Ketij trapi i ka hipur vetja ne qejf. Nje cope skure prej Sarande.
Ti Ardit,pa doskutim je një nga djemtë,më patriotë,shkolluar,zgjuar,orarator,punëtor ë,anaëist i thellë e trim.Je personifikin i virtyteve më të mira të popullit shqiptar. Kjo shprehet në punën tënde, në këto shkrime brilante e sidomos në diskuret e debatet e tua shëruese. Haram Ai që nuk të vlerësoi ty,sa vlerëson Pëndi Majkon Olta Xhaçkën,Arbe Ahmetaj e co . Mos çaj kokë ke vlerësimin e shqiptarëve. Pikturisti,siç duket,ka frikë se mundet ti zesh vëndin.
Ky eshte shume i shpifur. Sa hap gojen te vjen per te vjelle me ate shqipen e dhjere. Labet rrace e keqe, prostitucion, gomone, kanabis, dhe bythe lepires per interes. Ky ka arritur kulmin e ka hapur veren fare. Hajde ma fut thote, vetem me jep ndonje post
u bash 100 vjec mor djale . Te kishim edhe nja 100 si ti ... ndryshe do ishte Shqiperia
Me 100 si ky do kishe kohen e Enver Hoxhes o matuf
A ben te na tregosh, ti, patriot i kulluar se, perse nuk garojne kandidate shqiptare ne Himaren e Laberise, por ne cdo fushate lokale "qellon te perzgjidhen" kandidate nga tre fshatrat ku banojne banore me vete-identitet grek?!...
Te lutem, më thuaj cila është lidhja e Mulit me shoke e shoqe me te djathtën e posaçërisht me te djathtën historike shqiptare