“Këto nuk janë Modelet tuaja!

9 Gusht 2024, 15:00Blog TEMA

“Këto nuk janë Modelet tuaja!

Nga Lajla Përnaska

Të dashura vajza shqiptare!

Është e vështirë të futesh “në lëkurën tuaj”, veçanërisht për brezat tanë që adoleshencën dhe rininë e kaluam pranë librave, trysnisë ideologjike, aksioneve , zborreve e punës vullnetare.
Sfidë e madhe për një vajzë, adoleshente, apo të re, të përballet sot me trysninë e botës së "super modeleve” apo “VIP-ve të Show-Biz” e instagram-it.
Sfidë e madhe dhe për familjet e tyre!
Por s’mund të mbani ju të vetme mbi supet tuaja ende të brishta, peshën e fajit për bashkëmoshatare tuajat që kanë zgjedhur me çdo kusht e me çdo çmim, jo thjesht të bëhen “VIP-e” mediatiko-sociale, por të bëjnë “jetë luksi”, duke shkelur mbi çdo vlerë të vetvetes, familjes dhe traditës shqiptare dhe duke rënë pre e bisturisë e silikonit.
Këto nuk janë Modeli juaj!
“VIP-e” të bën investimi i trurit, vullneti e përkushtimi në një profesion a pasion, por jo shitja e trupit dhe e vlerave që duhet të bartë çdo vajzë shqiptare.
Bashkëfajtorë në këtë realitet që na përplas herë pas here në fytyrë akte rrahjesh e dhune midis “ VIP-eve”, ku individi kalon çdo cak njerëzillëku janë disa bashkë:
-Familje të shpërbëra e të çorjentuara;
-Kriza e thellë ekonomike e varfëria;
-Media të ngërthyera në ethet e fitimit të parasë, që kanë braktisur misionin e tyre edukues, me emisione halabake, që mund të jenë model i vajzave të pronarëve , apo drejtuesve të tyre.
Por këto nuk janë Modeli i Juaj!
-Një sistem i dobët arësimimi që degradoi prej kohësh në Universitete-Kioska e në shitje letrash hallvaxhish për “diploma”.
-Parti politike që herë pas here promovojnë antivlera dhe eskorta politike , duke i veshur ato me pushtet.

Por ato nuk janë Modeli juaj!

-Lidhjet me “bobat e lekut” , pjesë e paligjshmërisë apo botës së drogës e krimit. Sa VIP-e të show-bizit kanë dalë e dalin me lidhje të kësaj kategorie për “ të mjelë para” e për t’u pasuruar prej tyre??!!!
Por ky nuk është Modeli i vajzave shqiptare!
Të gjithë bashkë ne mund t’ja dalim, duke u ngërthyer fort vlerat, traditën dhe atë që ka qenë e duhet të mbetet
Modeli i vajzave shqiptare në breza!”

18 Komente

  1. F
    Fakovsky

    Ju BRAVO që e thatë, pot kujt ia thatë.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vegla e Saliut je o Lajla

      Cudi si i ka dhene leje Saliu te shkruaje kesaj Lajlase!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Nuk eshte me me Saliun. Qe kur ra nga pushteti.

        Përgjigjjuni
    2. A
      A.G.

      Dakort me autoren e shkrimit. Sikur ajo të mos ishte anëtare dhe figurë politike e një partie që, që në ditën e parë të krijimit të saj e deri më sot ka patur dhe ka "Heronj" dhe "Modelë" kriminelë ordinerë, rrahës e vrasës me pagesë, përdhunues serialë, trafikantë armësh, drogash e femrash (që më shumë me dhunë se me dëshirë i degdisnin semaforëve të Europës) dhe përfaqësues të denjë të llumit shoqëror dhe idiotizmit. Duke filluar me Azem Hajdarin e Sali Lushën e deri tek Flamur Noka, Edi Paloka e Adriana Kalaja. Shumë dakort me autoren e shkrimit sikur ajo të mos kishte qenë deputete e një partie që për "lider" historik, aktual dhe të përjetshëm ka një vrasës, një zjarrvënës dhe përdhunues të çdo institucioni shtetëror, të çdo ligji moral dhe juridik, të çdo norme etike, morale dhe kushtetuese dhe të çdo dinjiteti personal dhe kombëtar. I vetmi kryetar partie që jo vetëm ka pranuar që ka urdhëruar vrasje por dhe ka kërcënuar që do të vrasë edhe me shumë, që ka rrahur barbarisht burra e gra, pa dallim feje, seksi e ideje, që edhe kur nuk ka patur mundësi t'i masakrojë fizikisht, nga foltorja e Kuvendit ka përdorur fjalorin më vulgar dhe të ndyrë për të sulmuar kundërshtarët jo vetëm personalisht por familjarisht duke përmendur specifikisht nënat, motrat dhe gratë. Prandaj, ky Manifesti i Moralit DemoSalist nuk vlen dy grosh pas 34 vjetësh që Partia ku bën pjesë autorja e shkrimit ka punuar me fanatizëm dhe zell të pashoq për të shkatërruar çdo vlerë morale, kulturore, arsimore, intelektuale dhe historike në vend. Dëmi i pakthyeshëm nuk ndreqet me fjalët mallëngjyese "të dashura vajza shqiptare". Meqë ra fjala, a do shkoni edhe ju sot zonja Përnaska bashkë me shoqet e moralit, poshtë dritares tek Rruga e Shpresës, për të dëgjuar leksionin e përnatshëm të vlerave morale?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kunder sal malokut

        Respect per komentin . Perfect

        Përgjigjjuni
      2. P
        Patriot

        Mjaft e sakte dhe fisnike e nderuar Pernaska! Respekt, mbiemrri na kujton edhe futbollin e mrekullueshem!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enilio

          Shkurt, qarte, bukur. Bravo!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Altin

            ju faleminderit zonja Përnaska

            Përgjigjjuni
            1. s
              sofi emigrante

              Te lumte pena dhe mendja o A.G !

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptari

                Shumë dakord me fjalët e zj Përnaska si nënë dhe po aq dakord me komentuesin e mësipërm për ujë Përnaska si politikane.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gerdeci

                  @"A.G." nuk mund t'i heqesh nje presje shkrimit tuaj????

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vajza

                    Bravo...A.G

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Martin

                      Me pelqeu shkrimi dhe me nxiti te shkruaj edhe une dy rreshta: Ne vitin e pare te Fakultetit te Historise dhe te Filologjise kam mbetur pa mend nga leximi dhe konspektimi i studimit "Origjina e familjes e pronës private dhe e shtetit", me autor Frederik Engels. Autori ka parashikuar dy shekuj me pare shuarjen e shtetit dhe familjes. Shtetet po rezistojne edhe per disa vjet, por familja po shuhet me shpejt. Prishja e familjes nuk eshte vetem nje fenomen shqiptar, por nderkombetar, te cilin une po e vezhgoj ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Te gjitha programet qe ju i kritikoni ne Shqiperi jane te kopjuara nga programet e televizioneve te Amerikes... Brezi i ri i botes, por ne kete rast i Shqiperise Patriarkale duhet te pergatitet per sfidat e neserme te prishjes se familjes, sidomos meshkujt...

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Ben

                        Ne cvit ke qene tek Filologjiku, Martin? Mbase kemi qene ne te njejten kohe? E provuam edhe ate sistemin e Engles por nuk arritem gje!

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Arlinda Ymeraj

                        Bravo Lajla, jo vetëm për çfarë ke shkruar, por sepse atë që ke shkruar e vërteton, e mbron me personalitetin tënd. Kush të njeh apo kush ka dëshirë të të njohë, e di mirë se ti nuk ke nevojë as për parti, as për pushtet, as për mbiemra të tjera, që të të cilësojnë vlerat e tua, përkundrazi, i bën ti nder auditorit. Kush ka tru apo vullnet të mirë, e kupton dhe e vlerëson.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tirana

                          Gjithshka fillon ne familje dhe vetem ne familje, pavaresisht ndikimit nga shoqeria, shkolla etj etj nese familja eshte e shendoshe veshtire se femija merr rruge te gabuar. Por eshte per te ardhur keq qe edhe familjet shqiptare po prishen per arsye te ndryshme, prandaj na presin dite te veshtira..

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Salehu

                            Bukur por cfare te befshe me tv ne Shqiperi qe promovojne kurvat e semaforve dhe jo ata qe studiojne e punoje

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vllezërit Kondi

                              Lejla Përnaska! Në politikë jeni modeli më i shemtuar i dhimokracisë shqiptare... Gjatë fushatës elektorale në zonën tuej, me zë dhe figurë keni shpërndare para në këmbim të votave..Pra mandatin e deputetës e keni siguruar me vota të vjedhura dhe të blera...Dhe në vazhdim, menjëherë pas manatimit alla BELERI, përpiluat lista për largime masive nga puna të kundërshtatve tuaj politik...Dhe tani dilni e shisni moral!!!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje