Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet "Mjeshtër i madh", është shkopi i ‘historianit’

9 Gusht 2024, 17:10Blog TEMA
Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet "Mjeshtër i madh",

Nga Frrok Çupi

Pardje vrau shokun e dhomës ku banonte në Azil, diku këtu në zonën ‘Ali Demi’.

E rrahu barbarisht me bastunin metalik, me të cilin, kush e shihte, mendonte se me atë copë shkop po mban jetën e tij më këmbë, dhe vetëm kaq. Sapo mbaroi puna dhe infermieret e Qendrës fshehën krimin, e fshehën sepse…. (arsyen po e them pastaj), u shfaq media me lajmin se ‘shkrimtari dhe historiani Zyhdi Shehu… vrau shokun e dhomës, Virgjil Vesha’.

Media pastaj zbuloi se Zyhdiu ishte shpallur edhe ‘Qytetar Nderi’ në Kavajë. Por ndërkohë rrahu barbarisht për vdekje një njeri tjetër.

Ndërsa Virgjili ishte ‘asgjë’. Nëse do të  ndodhte e kundërta, që Virgjili të kishte vrarë Zyhdiun, tani do të ishim duke e përjetuar ndryshe situatën, heroike dhe pasiononte poetike. Sepse viktima do të ishte ‘shkrimtar e historian’. Ndoshta edhe poet.

Do të gjëmonin gojët dhe letrat se ‘u vra një historian, një shkrimtar i njohur, një ‘Nder i Qytetit dhe Nder i Kombit’. Do të viheshin në dyshim partitë, agjentët, anti- demokratët, komunistët, fashistët…, të gjithë. Të gjithë ‘kush na e vrau shkrimtarin dhe historianin…, dhe Nderin?’.

Njerëzit, të shkretët, do ta dëgjonin për herë të parë këtë emër, Zyhdi Shehu; për herë të parë emrin, por kurrë nuk kanë dëgjuar ndonjë vepër të tij. Edhe pse Zyhdiu është ‘Nderi’ i njerëzve qytetës, këta do t’i vinin kapakun kësaj historie banale me ‘intelektualë të shquar dhe historianë e shkrimtarë të njohur’; deh do të kthenin krahun në gjumin e dytë.

Kjo ka ndodhur e ndodh shumë rëndomë në shoqërinë tonë të mjeruar: Poetë dhe vrasës, ose hajdutë, ose barbarë, ose injorantë.

Është ngritur ‘djali i botës’ në malësitë e Kukësit, i akuzuar për disa krime, i ka rrëmbyer pistoletën policit dhe e ka vrarë policin me armën e tij. Pastaj është shpallur ‘poet i madh’, dhe sot e kësaj dite shoqëria jonë vuan me thesin mbi shpinë, thesin e hallit se ‘një poet i shquar’ qenka dënuar nga gjykata. Por ai që u vra nga ligji thonë ka qenë vetëm poet, ‘s’ka prekur një lule’. ( Ndjesë për të vdekurin herët, por më shumë ndjesë për njerëzit që vuajnë kot së koti ‘poetin e historianin e shquar, kushdo qoftë).

Edhe infermieret e Azilit në Tiranë e fshehën krimin e vrasjes së kryer nga Zyhdi Shehu, sepse prej tij kishin mësuar se ishte ‘shkrimtar dhe historian i shquar’.

Historian i shquar si Aleks Buda!

Ky është Buda i fesë së historisë së Mesjetës dhe Skënderbejadës, jo Buda i budizmit të Indisë. Cili është ky dhe cili është Buda?  Budën nuk e njohin as infermieret, as gazetarët, as delenxhinjtë që i hyjnë në turinj njerëzve të zakonshëm me ‘poetët martirë’. Ku ka poet martir? Askund në botë nuk ka poetë martir, as shkrimtarë martir, as historianë martirë. Ka vetëm martirë, martirë të sajuar ose të vërtetë, por pa mbiemrin ‘poet’, a ‘historian’. Buda nuk ishte martir. Vepra nuk është kurrë martire.

Ka në jetën tonë qindra scripto- manë që shtyjnë me tërë forcën e facebuqeve, aferave me para, me forcën e injorancës, të kallaballëkut, të farefisit…, dhe dalin mbi ujëra si ‘të shquar’. Po për çfarë janë ‘shqyer’. Pyete atë njeriun që qet zjarr për poetin, pyete çfarë ka shkruar ai… Tjetri mbledh buzët- shkruante Edison Ypi në një reflektim të tillë. Zero. Po zero është më e mirë, sepse ka fushë bosh, ndërsa këta e zënë fushën me pisllëk që e quajnë art e letërsi.

Po rrëshqet teposhtë nëpër ujëra të pista vlera e shoqërisë, kjo është e tëra. Po rrëshqet pas këtyre ‘shkrimtarëve e historianëve të shquar’. Presidentët e kësaj Republike i kanë ngjitur në gjoks tabelën ‘Nder i Kombit’ secilit debil që ka propozuar Partia. E kanë bërë vlerën një mishmash. Këtu nuk njihet Ismail Kadare, por shquhet Zyhdiu. E si mund të shquhen pastaj Frederik Reshpja, ose Mira Meksi, ose Ali Asllani?…

Këtu ka vlerë shkopi i ‘historianit’ që vret barbarisht shokun, por nuk shkohet në Opera. Këtu lavdërohet ai që shan Europën në emër të Gjergj Fishtës, por nuk njihet Ndre Mjeda. Këtu protestojnë për burgun e  Stresit dhe të Noizyt, por harrohen përjetësisht Jan Kukuzeli, dhe Gjergj Lapacaja.

Këtë teposhte të tmerrshme ka krijuar firma e presidentëve për ‘Nderin e Kombit’, për ‘Mjeshtrin e madh’ dhe ‘Qytetarin e nderit’. Ndoshta pritet që shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’; është shkopi i ‘historianit’.

17 Komente

  1. G
    Gaci

    Drejt e sakte.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilia

      Po me Mira Meksin ç’te doli pune o Frrok Llapa apo do t’ia shkundesh manin, kujdes se eshte prone e zënë Mira edhe pak shkon ne azil edhe ajo.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nul Moka

      Poeti i madh që i mori pistoletën policit që i kishte shkuar në shtëpi për ti dhënë një njoftim . Ja mori dhe e vrau. Si do të vepronte ligji me këtë poet, që mbas dhjetë vjetësh u zbulua se ishte i madh? ........ . Edhe sot ky poet i madh nuk ka asnjë botim...... . Por ai ishte i madh...... . Më i madh se babai i kryeministrit të sotëm që firmosi dënimin e tij me vdekje.............. . Megjithëse ata që e shajnë babain e kryeministrit shkojnë e përulen dy herë në vit para monumenteve të bëra nga dora e tij.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kureshtari

        A vetëm babai i kryeministrit e dha nënshkrimin apo edhe anëtarët tjerë?Nëse edhe të tjerët kanë nënshkruar,mos ha mut me okë vetëm nga muti i kryeministrit!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Edhe pse Frroku nuk e përmend me emër, fjala është për poetin Havzi Nelaj. S'është nevoja të flas unë për të se boll është folur e shkruar. Mjafton të them që ishte një disident dhe kaq mjafton. Meqë komentohet rreth tij, dënimi me varje, ishte tepër jo prporcional me aktin e fundmë të jetës së tij, që ishte plagosja e një polici, por ngjarja nuk është tamam-tamam, si e përshkruan Frroku. Gjithsesi përdorimi i emrit të tij vënd e pa vend për qëllime politike apo ngjarje banale të ditës, mendoj se fatziun Nelaj, e fyejnë edhe më pas vdekjes. Sa i përket stërpërdorimit dhe keqpërdorimit të mosfaljes së jetës tij, (jo dënimit), nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, që kishte tagrin pas vendimit të Gjyjatës së Lartë, instanca e fundit dhe më e larta e sistemit gjyqësor të regjimit komunist, e cila kishte dhënë atë vendim, të formës së prerë. Institucioni i Presidiumit të asaj kohe, me anëtarë 'ad- interim', siç ishte dhe Kristaq Rama, si akt mëshire, edhe mund ta kish zbutur vendimin e GJL, duke ia falur jetën. Gjithsesi vendimi i Presidiumit, si organ kolegjial, nuk e bëri dhe me votim unanim 19:0 e la në fuqi verdiktin e Gj.L, pra dënimin me varje?!?! Pra ishin të 19 anëtarët që votuan pro ekzekutimit të Avzi Nelës. Mirë njëri ishte skulptori K.Rama, që paska qëlluar dhe babai i kryeministrit (sikyr ta dinte!), po 18 anëtarët e tjerët cilët ishin? Pse nuk doli një prej tyre të ishte kundër?! Pyetje retorike është, se, cili do guxonte, qoftë dhe ta mendonte atë?!

          Përgjigjjuni
      2. P
        Pp

        Artikull idiot. Zyhdiu ishe i rrjedhur more, me skleroze. Edhe Karavaxho ka vrare, edhe Çelini.ti merresh me nje play te rrjedhur te sklerotizuar. Sktrptoman je dhe ti

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andoni

          Nuk eshte njelloj . Çelini e Caravaggio kane vrare me ndergjegje . Zuhdiui shkrete as se di se cfare ka bere sepse memoria e tij me teper se 3 minuta nuk mban mend . Une vete kam eksp pune 18 vjet e gjysem ne nje istitucion te tille ne USA dhe ka pas raste edhe me te veshtira por absolutisht media nuk i boton keto lajme sepse respektojne gjendjen e tyre mendore e fizike . Te gjithe atyre qe merren kaq shume me kete lajm per publicitet e per ca lexime me teper dua tju them nje gje . DO BEHENI DHE JU NJE DITE TE TILLE … Kete ja thonim gjithmone personelit te ri kur edhe merziteshin nga lloji i punes aty…

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati 12

            O trap , Froku e ka me titujt dhe dekoratat qe presidentet dhe keshillat bashkijake kane dhene me qillo per njerez pa vlera e pa kontribute te spikatura , veç se i propozonte partia . Ilir floriri dha tituj edhe per parukiere , skandal .

            Përgjigjjuni
            1. x
              xheJ.eN.Bi

              Pp...Artikull idiot,....o Pp,nuk ka artikull idiot ,po njerëz idiota si puna jote. Nuk kuptove asgjë nga shkrimi .Çupi nuk ka asgjë me Zyhdiun po me të gjithë ata që vënë para emrit " historian e letrar"kur nuk kanë lexuar asnjë vepër të tijë.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shkembi

              Bravo Cupi ! Shoqeria jone eshte e kalbur deri ne rrenje. Kujtojne keto bajgera se poetet e shkrimtaret nuk i kap ligji. (Njesoj si Stresi qe kerkon ndihmen e KM prej vrimes se miut)

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti i Porcelanit

                Sqarim per Frrokun. Zyhdi Shehi nuk ishte historian, por nje mesues i gjuhe-letersise, i cili nje dite te bukur u emerua drejtor i Muzeut Historik te Kavajes. Zyhdiu ka qene nepunes korrekt dhe i palodhur; ka shkruar disa biografi heronjsh e deshmoresh. Ketu perpara kam permbledhjen e mbi 20 artikujve te tij te titulluar: "Kavaja-figura te shquara." (2005), qe i ka shkruar me burime arkivore, me ndershmeri e patriotizem, pavaresisht se nuk ishte historian profesionist, ishte amator i historise. Titullin "Nderi i qytetit te Kavajes" e ka marre me merite, pavaresisht se tani duhet t'i hiqet, pasi nuk e justifikon mbajtjen e tij.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Evropiani nga Shqipëria

                  Një president si puna e këtij Zydës na e serviri për pesë vjet malinji shalgjati. Për të provuar sa popull idiot jemi dhe sa i zgjuar është padishahu

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bujar Kanapari

                    Ka qene mesuesi im. Njeri i punes dhe i ndershem. Semundja qe po kalon, eshte mjaft e rende. Fatkeqesi per te dya familjet.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptari

                      Shumë saktë Frrrok problemi shooqëror që ngre

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sio...

                        Unë kam një propozim të marrë: të organizohet një emision në studio ku te ballafaqohen vlerat e vepres se Kadarese dhe vlerat e vepres se Shehit. Te dyja veprat të kenë dashamiret e tyre ne studio ku të debatojne me urtësi...

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sokrati

                          Ky shkrim nje percartje kur nuk thua asgje dhe shkruan se te duhen ca leke!

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            raul

                            Cudi e madhe qe spiuni Agush 50 lekesh qe dekoroi mulligjinj, kovace, berbere, stalliere, pijanece ordinere, pijetare, roje pylli, kosetare, fshesagjinj, per veprat e medha qe kishin bere ne dobi te kombit dhe la pa dekoruar heroin e Astirit, krricin e faros me dy gishta lart qe per 18 muaj bllokoi cdo nate per 2 ore trafikun ne pikun e tij ne mbremje per te penguar ndertimin e unazes. Krrici i faros e meriton me shume se i ashtuquajturi poet Havzi Nela qe gjate gjithe jetes kishte bere nje vjershe me dy strofa me nga 4 rreshta sejcila dhe ideollogjia e perbindeshit te vicidolit e beri te nderuar vetem se per pushkatimin e ketij pseudo poeti qe vrau policin kishte firmosur krahas 9 antareve te presidiumit dhe antari i 10 qe ishte i ati i kryeministrit. Ky dekorim nuk u be per te lartesuar poetin qe shkrojti vetem nje vjershe me 2 strofa por vetem per te gjetur shkak per te denigruar figuren e ndritur te Kristaq Rames qe nuk mund ta perdhose kurre nje njeri qe vrau Remzi Hoxhen, vrau 26 vete ne Gerdec, vrau 4 vete tek dera e zyre, vrau 4000 vete ne luften civile 1997 e sa e sa krime qe do ti laje ne boten tjeter.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje