Dënimin e Saliut më shumë do e vuajë Edi Rama

23 Shtator 2024, 17:18Blog TEMA
Dënimin e Saliut më shumë do e vuajë Edi Rama

Nga Spartak Ngjela

Edi Rama nuk po e shpëton dot Berishën.

Shenjat janë se Saliu do të gjykohet në SPAK për korrupsion.

Rama tani, nëse Saliu dënohet, është nën flamë.

Pse?

Sepse gjithë suksesi i Ramës ka qenë se, përballë tij, në zgjedhjet elektorale ai ka pasur Saliun.

Se Saliu ka rënë në një përqindje të vogël votuesish, por që është në lëvizje personale me Partinë Demokratike, për t'i shpëtuar akuzës së ngritur kundër tij për korrupsion. Dhe, Saliu aktualisht është i arrestuar me akuzën për korrupsion.

Shenjat janë që mund të dënohet; por sot dënimin e Saliut më shumë po e vuan Edi Rama.

Vitin tjetër, Rama ka zgjedhjet parlamentare, dhe po i ikën nga loja politike Gogoli.

Sepse, në funksion të zgjedhjeve, Saliu i është dashur Ramës si Gogol, pasi dihet që Saliu nuk ka fare vota më në elektoratin e Shqipërisë, dhe Rama me socialistët kanë qenë të sigurt në fitoret e tyre.

Po Rama çfarë po bën?

Nëse Saliu, i akuzuar për korrupsion, do dënohet me heqje të lirisë, Rama nuk i fiton dot zgjedhjet e ardhshme.

Ja, kjo është frika patologjike e Ramës, i cili asnjëherë nuk e kuptoi dot se ç'është shteti, ç'është demokracia dhe cili është roli i zgjedhjeve të lira në një shtet demokratik.

Rama, në funksion të shtetit, i ka hipur kalit të asgjësë, prandaj e do dhe Saliun në këtë kohë dhe në këtë akt e arsye bashkë, të cilin na i kanë thënë shumë bukur latinët e mëdhenj në Romën e lashtë:

Ex nihilo nihil fit (nga asgjëja vjen vetëm asgjë).

6 Komente

  1. k
    konservator

    avokat I nderur,PS ose e majta ka fituar çdo pale zgjedhje nga 1992 deri sot.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avokat

      Taku ja fut kot me beso, une e kuptoj qe ti ke intuite politike edhe inteligjence per vertitesh kot ne nje fushe edhe nuk thua gje por perserit veten. Eshte aftesi Taku te flasesh edhe mos thuash gje se psh edhe Tosi kete aftesi kishte mund te fliste gjysem ore edhe nuk thoshte gje por mileti kenaqeshin edhe ti Taku njesoj je me beso si duket keni te njejten shkolle drehi ta mare njesoj jeni ske ci ben.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adriatik

        Z.Ngjela.Je bere bajat me mendimin tend se Rama perdor goholin Berisha per te fituar zgjedbjet.Ky edhte menfim naiv dhe nuk i shkon inteligjences tend.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Ngjela me mire mos fol se sa te flasesh dhe te tregosh veten tende me inteligjence te dovete, Edi nuk ka pasur vetem salen por te gjithe taborin anti shqiptar te pd perfshi dhe ty brenda , prandaj mos broçkullit kot me ligjet e tua , futi nje gote çaj qe te flesh rehat dhe mos i qaj hallin kaloresit pse i varen kembet , kujdes naten sè mos shikosh ndonje ender te keqe .

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            Pirdh o Spartak pirdh. Rri rri dhe ja fut pordhes kot ndonjehere.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gazetari

              Nuk na the ndonje gje qe nuk e dinim. Keto qe thua ti i di edhe bufi. Por problemi eshte ke te votojne shqiptaret? Lulashin apo Lym Murrizin? Kete na thuaj te lutem.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje