Fenomenologjia e deklaratës së Ambasadës amerikane për 11 Majin

31 Maj 2025, 12:50Blog TEMA

Fenomenologjia e deklaratës së Ambasadës amerikane për 11

Nga Roland Lami

Deklarata e Ambasadës Amerikane “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë", është shoqëruar me  komente nga të gjithë aktorët e rendësishëm politik, analist, gazetar  madje edhe nga njerëz të zakonshëm në rrjete sociale. Ajo që vlen të analizohet në këtë rast janë dy aspekte: larmia e interpretimeve të deklaratës dhe rëndësia që i kushtohet një deklarate rutinë të Ambasadës Amerikane.

Pasuria e interpretimeve të deklaratës është për tu pasur zili. Nuk kishte faj teoricieni i semiotikës Roland Barthes i cili thonte që nuk duhet të kërkojmë që të zbulojmë “mesazhin e vërtetë” por të analizojmë mënyrën se si teksti luan me kuptimet, si ndërvepron me lexuesin, dhe si krijon hapësirë për interpretim, debat, rezistencë apo pranim. Nëse do të përdornim syzet e Barthes për të kuptuar mesazhin e deklaratës duhet të themi se deklarata nuk “flet vetë”, por “flitet” nga lexues të ndryshëm që prodhojnë kuptime të ndryshme në bazë të pozitës së tyre politike, kulturore dhe sociale.

E majta dhe mediat pranë saj i kanë dhënë jehonë deklaratës duke e konsideruar si qëndrim i SHBA që ligjitimiton procesin zgjedhor dhe shumicën e dal nga keto zgjedhje. Deklaratë që i bashkëngjitet urimeve të liderve të vendeve të rendësishëm të BE fill pas zgjedhjeve të 11 Majit. E djathta në krahun tjetër  i ka mëshuar faktit se është e ndryshme në formulim nga ajo e zgjedhjeve të 2021duke mos iu adresuar subjekteve politike por vetëm popullit, e vonuar në kohë si deklaratë, ndryshe nga cdo herë tjetër duke lënë të kuptohet se kanë rezerva për procesin zgjedhor në Shqipëri. 

Analistët në krahun tjetër e pasurojnë akoma më shumë domethënien e deklaratës me interpretimet e tyre nga disa prespektiva. Disa vënë theksin te fjala kyce popull si të qëllimshme duke nënkuptuar dislargim nga subjektet politike dhe aleancë afatgjatë me sovranin,  të tjerë e shohin nga pikëpamja gjeostrategjike duke e lexuar si ndryshim kursi i politikës së jashtme jo vetëm në rajon por edhe me gjërë, disa te tjere si deklaratë gjithpërfshirëse pa nominuar ndonjë emer apo subjekt të vecantë nisur nga pritshmëritë që kanë subjektet politike për ta instrumentalizuar më pas deklaratën. Të tjerë shkojnë akoma më tej duke u shprehur se deklarata nuk mund të futet në detaje apo qëndrim mbi standardet e zgjedhjeve pasi këtë gjë e bëjnë institucionet e specializuara për proceset zgjedhore sic janë OSBE – ODHIR. Shkurt, secili ka interpetimin e tij për deklaratën. Një kakofoni interpretimesh ku secili e gjen veten dhe mund ta përdor si të dojë. Aq sa edhe përfaqësuesit e Ambasades Amerikane habiten me fantazinë, kompleksitetin, larminë dhe domethënien që i atribuojnë një deklarate për shtyp.

Deri këtu asgjë të jashtëzakonshme dhe të pa kuptueshme nuk ka për sa kohë është vet gjuha që i stimulon këto nuanca kuptimesh dhe interpretimesh. Problemi kryesor që ka qene dhe vazhdon të jetë edhe pas  34 vitesh pluralizëm politik është mungesa e legjitimitetit të brendshëm institucional, dhe varësia nga mbështetja apo "certifikimi" ndërkombëtar, veçanërisht për proceset zgjedhore. Kjo varësi ka zëvendësuar rregullin dhe mekanizmin ligjor të përgjegjshmërisë, dhe e ka bërë demokracinë shqiptare thellësisht të mbikëqyrur dhe jo të vetëqeverisur.

Kjo certifikata morale që kërkohet nga ndërkombëtarët për zgjedhjet është një koncept që përmbledh një nga fenomenet më domethënëse të demokracisë hibride ose të brishtë në vende si Shqipëria,  mungesën e legjitimitetit të brendshëm institucional, që kompensohet përmes një miratimi të jashtëm, veçanërisht nga partnerët ndërkombëtarë. Vetëm institucionet vendase mund t’i japin një legjitimitet të plotë dhe të qëndrueshëm zgjedhjeve në sytë e qytetarëve shqiptarë. Një shtet që nuk është në gjendje të organizojë dhe të certifikojë vetë zgjedhjet e tij vë në pikëpyetje pavarësinë e vet funksionale. Bashkëpunimi me ndërkombëtarët është i dobishëm për mbështetje teknike, monitorim dhe këshillim, por autoriteti përfundimtar për të shpallur vlefshmërinë e një procesi zgjedhor duhet të jetë ekskluzivisht vendor.

Asnjë vend anëtar i BE-së apo i OSBE-së nuk e delegon certifikimin e zgjedhjeve te ndërkombëtarët. Madje, ndërkombëtarët as që marrin pjesë në asnjë fazë procedurale të administrimit zgjedhor në vendet perëndimore. Ajo që ndodh është raportim paralel për standardet dhe vlerësime të pavarura, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e proceseve, por nuk zëvendësojnë institucionet vendore. Kjo është ajo që duhet të na shqetësoj meqë na prezantohet projekti i antarësimit të Shqipërisë në BE në 2030.

14 Komente

  1. V
    Vurko

    Nuk jane te gjithe por ty sta mban te thuash se eshte Berisha,ai qe luan sipas interesave te tij personale. Kështu do shkruash sepse ha gjellën e PD. Tung

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi Lekdushi

      A nuk mund t'i përgjigjet vet ambasada amerikane këtij konfuzioni të mendimit politk, interpretimit naiv dhe luftës idioteske të të ashtuquajturve analistë politikë? Po unë si e mendoj. " “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë". Njirim bëhet gjithmonë për diçka të mirë. Urojmë për ditëlindjen, për diplomimin, për dasmën, për lindjen e një fmije, për martesën, për..shërimin, Pra në Shqipëri kishte ndodhur diçka e mirë. Në vitin 2021 urohej Rama si fitues, por edhe opoyita si konkurues. Por atëhere konkuronte Basha. Pra të dyja palët, të gjitha palët, sepse zgjedhjet janë pjesëmarrësit e konkurencës demokratike. Nëse do të urohej vetëm Rama, - i cili ende nuk është zgjedhur kryeministër sepse procesi i saktësimit të zgjedhjeve vijon,- duhet të përgëzohej edhe Berisha, ( si Basha dikur). Por "fatkeqësia diplomatike" diplomatke e ambasadës amerikane është se kundërshtari i Ramës, apo bashkëgaruesi, nuk mund të urohej edhe sikur të fitonte. Për të qenë deri në fund korrektë e diplomatikë, ata urojnë gjithë popullin shqiptar, ( sepse edhe votuesit e PD janë popull shqiptar), por gjithsesi janë të kënaqur për procesin zgjedhor që përfundoi saktë dhe premtojnë se me fituesin do të vazhdojnë bashkëpunimin. Kaq e thjeshtë është kjo logjikë diplomatike. Është e turpshme të tregohesh injorant. Gjithsesi eedhe unë mund të jem i njëanshëm. I lutem ambasadës apo qeverisë së SHBA të shtroj edhe një fjali tjetër para se shqiptarët të kenë nxjerrë thikat nga brezi e të kenë viktimizuar njeri-tjetrin. Na e bëni një nder o njerëz të mirë që u besojmë dhe ju duam aq shumë!

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Ambasada edhe mund te japi nje pergjigje te thjeshtezuar,por per mendimin tim modest,thelbi i ketij shkrimi ngelet po ai,e nuk ka per te ndryshuar "konfuzionin",sepse pasqyron politiken tone me poziciohe te skajshme per 30 e kusur vjet dhe karakterin tone.Edhe sikur ti heqesh Saliun e banditeve te tij qe kane te tjera interesa nga ato te shqiptareve, ky shkrim pasqyron edhe karakterin tone grindavec,qe e kemi shume te veshtire te gjejme nje pike te perbashket me njeri tjetrin,edhe ne jeten e perditeshme,jemi kampione boteror per interpretime,vetem e vetem qe te mos pranojme qe e kemi gabim, te jemi ne nje linje mendimi me bashkebisedusin,duket sikur Roland Bardhes shprehet duke referuar direkt ne shqiptareve,keshtu qe,mesazhi i ambasades amerikane,skishte se si te mos perfundonte ne vorbullen e diskutimeve tona te pa fundme,me nje fjale,eshte e pa mundur te mos kerkojme ti shkulim qimet edhe vezes,pa varsisht temes se diskutimit si zgjedhjet e 11 majit dhe mesazhi i ambasades,rezultati nuk ka sesi te mos ishte i njejte me kete qe po shofim,per ndryshe,nuk do behej fjale per diskutime shqiptaresh!!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Labo, bravo për komentin! Në lidhje me të kam vetëm një verejtje, atë lutjen që i bën Ambasadës. Ajo deklaratë, ashtu siç e ka formuluar është tërësisht në sinkron edhe me ju dhe për mendimin tim, nuk duhet t'i heqe asnje presje asaj. Cilët duan të rrokanisen janë të lirë t'a bëjnë. Populli e ka një shprehje dhe për ata, "qentë le te lehin karvani të shkojë perpara". Në fund të fundit do lodhen dhe si gjithmonë do ta pranojnë realitetin. Respekte!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Albert

          Te lumte, Labi Lekdushi.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapajane hesapi

            Grini sallate-thelbi I deklaraten-sepse populli shqiptar e Tha fjalen e tij me anen e votes, me edukaten ligjore ne respekte te votes. Ndaj do te vazhdojme bashkepunimin me Shqiperine sipas vullnetin te popullit shqiptar. Kur KQZ te jape vendimi perfundimtar ligjor do te themi fjale e urime akoma me te ngrohta. Ndaj ju, sallatgriresit daullexhij prisni vendimin dhe pasta beni zhurme sipas shumes qe ju paguajne.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dhëmbeli

              Një shkrim mjaft spjegues ! Flm Roland !

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haka Tekizoti

                Të pranosh si ti je vetëm ai që shohin të tjerët tek ti, të besosh verbërisht se vetëm sytë e botës mund ta shohin qartë atë çka ti je apo çfarë bën ti, nuk është gjë tjetër veçse një kompleks inferioriteti shumë i thellë dhe një injorancë e jashtëzakonshme, një gjendje mizerje e dinjitetit. Interpretimet e tjera të "fenomenit" janë llafollogjira për të zgjatur tërkuzën e llafazanërisë. Dhe ta ballafaqosh këtë me faktin që fëmijët nuk kanë kurrfarë kompleksiteti!...

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjeli

                  Sala kufome qe qelbi boten , mbi kurriz ka te gjitha te keqijat. Shpellar, malok,hajdut ,kriminel , kopil, gjytrrhm , cyryk ,matuf

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Na myten lepiresit

                    Kurse ti nje gjysmagjel i peshtire qe lepin b...e pushteti!

                    Përgjigjjuni
                  2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                    Pamvarsisht deklaratave, në 21apo 25 "UNI" nuk i njoh zgjedhjet,po t'i njoh , më kërkojnë dorëheqjen!

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qytetari

                      Po për çfarë ambasade amerikane po flisni. Pas ardhjes se Trumpit janë bërë si meit të gjithë se mos bëjnë ndonjë gabim se i pushojnë të gjithë nga puna ose e mbyllin fare ambasadën që ka 3 vjet pa ambasador. Çdo gjë tani është as mish as peshk që të jenë në rregull me sherifin e shtëpisë së bardhë. Merreni thjesht: le të thotë çfarë të dojë ambasada amerikane pasi çfarë do të thotë nuk ka asnjë rëndësi. Jeta vazhdon më e bukur!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trapajane hesapi

                        Ore ju qe mahniteni me procesin e votimeve dhe rezultatin Enverist te zgjedhjeve jeni o te debilituar (debila, dmth), ose rrogetare sufllaqexhi ke Edver Ramovici, nuk kuptoni (rasti kur jeni debile) ose nuk ju lejohet te pranoni (rasti kur jeni sufllaqengrenes ke Edveri) sallaten qe ka bere lideri juaj i katunit te Albanistanit (se si lider global i kane rene puplat prej kohesh).

                        Përgjigjjuni
                        1. Çika Tranajoj

                          Analisti Roland Lami nuk bëri gjë tjetër veç urimin e SHBA e trajtojë si një shëmbull se si e kanë zbërthyer partitë politike seicila në këndvështimin e tyre politik dhe diplomatik .Mirëpo këtë e kuptojnë të gjitha nivelet e popullit dhe të intelektualëve apo dhe politikanët si një kategori më e veçantë.Asgjë të re veç një temë për studentët e diplomacisë apo të filozofisë se si mundet të zbërthejnë një qëndrim diplomatik të një shteti në rastin konkret të Amerikës për një problem rutinë për çdo vënd në glob që bëjnë zgjedhje si në rastin tonë dhe për diplomaci dhe kulturën demokratike globale urojnë rezultatin që arrijnë njëra apo tjtëra forcë politike.Kjo ndodhi dhe me urimin ,as mish dhe as peshk të Amerikës për zgjedhet tona.Po bëjnë pyetje shumë analist por dhe njerëz të thjeshtë .Pse kjo Amerika e madhe u vonua shumë dhe e fundit në urimin e shumë pritur nga politika shqipëtare? .Disa të tjerë por dhe partitë politike në veçanti i mëshojnë një detaji se pse nuk u përmënd në urim Edi dhe PS si fitures por vetëm populli .??? Shtrohet pyetja e thjeshtë .A kanë rezerva Shtetet e Bashkuara për nivelin e zgjedhjeve në vëndin tonë ?Po unë mendojë se kanë . Por jo për thelbin jo për deformimin e vullnetit të zgjedhjeve , jo për fenomene që shkatërrojnë zgjedhjet por për disa dukuri të cilat nuk e përmbysin nivelin dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve sepse nga njëra palë zgjedhje në tjetrën duket progresi që edhe Evropa demokratike i evidentojë dhe i çertifikojë si të mira zgjedhjet. Po si mendojnë ca politikanë andikap dhe një nongrata si Saliu ,se Amerika pret të çojë raporte dhe disinformime të opozitës që e nxinë gjithëçka për 34 vjet , pastaj të flas ? Pse ajo pra Amerika ka ngelë të marë në konsideratë gënjshtrat e një anti kombëtari si Saliu?? Jo more analist jo .Amerika i ka në skanër çdo veprim , çdo shkelje , çdo deformim apo keq administrim të proçesit zgjedhor dhe të dukurive negative të evidentuara . Mirëpo kandari amerikan i peshon me tjetër kut zgjedhjet, jo si pëshorja e ndryshkur e opozitës që e shumëzon me zero çdo gjë.Predominon pozitiivja në zgjedhje prandaj urimi ishte i shkurtër por thelbësisht njohës dhe dëshirues për vijimësinë e bashkëpunimit me Shqipërinë.Por kur thuhet në urim për vijushmërinë e bashkëpunimit në të ardhëmen ,me kë do të punojë DASH dhe administrata Tramp?Me OJQ, me LGPT me shoqota të tjera apo me Qeverinë me Presidentin me Parlamentin dhe Partitë politike etj, etj.Kuptohet që bashkëpunimi është në mënyrë permanente :ligjore ,administrative dhe diplomatike por dhe ushtarake si një vënd anëtar i NATOS dhe janë këto të fundit që urimin e SHBA ta kuptojmë në këtë sens .Dhe duan apo s'duan ca birbo ,Rama ka qënë , është dhe do të jetë një faktor dhe primi ,në këtë bashkëpunim të pritshëm më Amerikën Nëse amerika do të vinte në dyshim ligjëshmërinë e zgjedhjeve të jemi të sigurtë që Trampi do ti kishte lëshuar silurët e fundosjes së Edi Ramës pa as më të vogëlin dyshim.Pse ?? Sepse Trampi nuk e ka për gjë të çojë botën në një luftë botërore dhe aq më pak të ngurojë të dërmojë një EdiRama në krye të qeverisë që nuk është se Shipëria ka ndonjë rol në politikën dhe diplomacinëbotërore dhe se i prish punë Amerikës.Por sidoqoftë për rolin që ka në Ballkan dhe për hapat që ka bërë përpara për tu bashkuar me BE dhe reformat e guzimshëme që ka bërë qoftë dhe me ndihmën e Amerikës dhe BE, e justifikon plotësishtë të jetë partner i besueshëm i SHBA dhe i BE ndaj dhe u bë urimi i menjëherëshëm nga 46 udheheqës shtetesh të Evropës pa pritur përfundimin ligjor të çertifikimit të rezultatit .Por dhe urimi i DASh është në këtë kornizë besueshmërie dhe miratimi i ligjëshmërisë të zgjedhjeve.Opozita e ka të vështirë ta kapërdijë një urim të tillë nga Amerika sepse priste që Trampi të dërgonte taborin për të rrëzuar Edin për ti hequr tullacllëkun e nonooosë dhe për tu ftuar në ceremoninë e fitores së opozitës por që priste që këtë ta bënin në Shtëpinë eBardhë e që vet Trampi do ta priste Berishën me ceremoni madhështore si një udhëheqës i SHqipërisë Madhështore ..Mirëpo kjo ishte ëndërr që su realizua dhe që Trampi ja bëri me "hile "këtij ""udhëheqësi madhështor"".Me gjithëatë ,Saliu edhe pse nuk kënaqet me pak ,këtë herë i mjaftoi që Trampi nuk i zuri emërin në gojë Edi Ramës si fitues ,për ndryshe do të mbytejnë ujërat e qelbëta të Lanës .Çfarë "tragjedije "do ti ndodhëte opozitës se për popullin do të ishte një bandit më pak.Pra në vijim të diplomacisë amerikane duhet të mësohemi që jo gjithëmon do të kemi behar .Do ti përjetojmë të gjitha stinët dhe kjo në një masë të madhe do të varet nga punët e qeverisë ,të partive politike dhe të rolit që ka dhe do të luaj në arenën globale për aq sa e ka peshën e saj si një vënd i vogël si popull si sipërfaqe ,si ekonomi por me një pozicion të admirueshëm gjeostrategjik veçanërisht për Ballkanin.Dhe për 13vjet Qeveria Rama dhe gjithë institucionet e saj nuk kanë çeduar as pak dhe kjo ,e rrit besueshmërinë e ksaj qeverie për një vazhdim pozitiv në të ardhmen ,ndaj populli i besoi përsëri për qeverisj .Por edhe SHBA dhe BE e uruan për vijimësinë e pa lëkundur në rrugën e reformave dhe të qendrimit pro amerikan dhe pro Evropian. Opozita po të dojë t'i përkrahë tërë zhvillimet dhe reformat në Shqipëri,për të mirën e popullit ,në të kundërtën ti hipi trenit bullgar dhe të kërkojë votat e "vjedhura "se mbase gjen ndonjë jo për gjë por për ta patur si sebep për të sharë në këtë katër vjeçar që do të ngrohë zogjtë në koliben Shqupit. Sidoqoftë z Roland me modesti ju repektoj sepse ju keni dhënë një version të admirueshëm se si duhet ta lexojmë urimin e Amerikës për zgjedhjet pa qënë kategorik dhe nihilist në të vërtetën e këtij urimi ndonëse ishin vetëm tre rreshta.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje