Gjyqtarja Irena Gjoka duhet mbrojtur nga shantazhi, nga krimi dhe nga subjektet penale

30 Janar 2026, 11:58Blog TEMA
Gjyqtarja Irena Gjoka duhet mbrojtur nga shantazhi, nga krimi dhe nga subjektet

Nga Namir Lapardhaja

Sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka nuk kanë të bëjnë me debatin juridik apo ligjor, por ato e kanë pikënisjen, janë ushqyer dhe janë çuar përpara nga presioni i politikës që beson se shantazhi publik dhe frikësimi janë rruga e duhur për të arritur qëllimim e synuar.
Këto sulme nuk kanë synuar asnjëherë të sqarojnë të vërtetën, por delegjitimimin e një gjyqtareje që pa dëshirën e saj është gjetur në qendër të disa masave penale, të cilatn duhet thënë, janë dhënë prej saj, por që gjykohen nga të tjerë në themel.

Mirëpo, inatet dhe shantazhet, me sa duket, kanë gjetur fijen më të dobët të sistemit dhe aty marrin zemër dhe sulmojnë.

Rasti i gjyqtares Gjoka nuk është i vetmi, por tregon se kur drejtësia prek sadopak interesa të mëdha, politika aktivizon mekanizmin e vjetër të frikësimit, të sulmit, të shantazhit, të fyerjes dhe të përbaltjes.
Kemi parë këto kohë riciklim dokumentesh, keqinterpretim faktesh dhe ndërtim ligjërimesh që janë shndërruar në instrumente për të goditur jo një vendim, por vetë autoritetin e gjyqtarit. Pra, nuk kemi të bëjmë me përpjekjen për standarde, por jemi përballë një tentative për asgjësim total të një emri konkret që në karrierën e saj është përballur me krimin e organizuar, duke dhënë ndaj tyre vendime të guximshme.

Vlen të përmendim se nga dokumentet e publikuara në media është e qartë se për autoritetet greke çështja "Gjoka" nuk ekziston si proces penal.
Ndërkohë që kemi të njëjtët aktorë që për vite kanë relativizuar krimin dhe kanë sulmuar reformën në drejtësi, që sot shfaqen si mbrojtës të “pastërtisë ligjore”, duke goditur pikërisht për interesa thellësisht vetjak dhe në konflikt të hapur interesi një gjyqtare që është përballur me ta, ashtu siç është përballur me krimin përpara tyee.

Të mbrosh sot Irena Gjokën nuk do të thotë t’i japësh imunitet, por do të thotë të mbrosh parimin se verifikimet bëhen nga institucionet, jo nëpërmjet shantazhit dhe presionitnpublik, sepse që drejtësia të funksionojë nën shantazh është shumë herë më e dëmshme se sa një drejtësi që nuk funksionon.

Nëse sot pranohet linçimi i një gjyqtareje, nesër çdo gjyqtar do të mendojë dy herë para se të marrë një vendim që prek pushtetin apo krimin. Dhe në atë moment, drejtësia nuk do të jetë më e pavarur, por e frikësuar.

Pyetja nuk është nëse Irena Gjoka i pëlqen politikës, por pyetja që duhet të shtrohet është nëse Shqipëria do të ketë një drejtësi që mbrohet nga shteti, apo një drejtësi që digjet sa herë që prek interesat e gabuara, prandaj nëse sot shteti nuk mbron një gjyqtare, nesër nuk do të ketë më drejtësi për askënd.

10 Komente

  1. L
    Ladi

    Shume e vertete. Plotsisht dakord.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti.uk

      Te lumte pena dhe mendja lapardhaja.

      Përgjigjjuni
      1. K
        K O R C A

        Nje BRAVO te madhe e te merituar zoti N.Lapardhaja . Je nje gazetar i vertete e atdhetar qe meriton respekt .

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Jo me larg se dje nje jo vetem analist por edhe politikan,shkruante per reformat ne drejtesi ne Serbi,Mal te Zi dhe Shqiperi.Ne rastin e Shqiperise kritika e madhe qendrore tek Spaku qe per t'u dukur lart para amerikaneve dhe BE ka bere arrestime me bike por edhe pse ka kaluar kaq kohe ne arreste nuk ka zbuluar asgje.Dhe per çudi,kur shume thone qe gjyqtarja eshte pa faj,prokuroret tane duan t'a ngarkojnë me faj,se me sa duket kjo nuk u bindet prokuroreve ne vendimet e saj

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexuesi

            bravi zotiLapardhaja,nje analize e shkelqyer

            Përgjigjjuni
            1. u
              urrejtja qe te kthehet ne bumerang

              Te rezikshem nuk jane ato, qe mbulojne surratin me ferexhe,rrezikshmeria konstante kundrejt ketij vendi europian, jane keto qenie si lloj i laperdharit, qe kane trute e tyre te mbeshtjella, me ferexhene e zeze, qe e solli bashke me pushtimin dushmani osman. Ja ku cfaq kjo lloj specie dhe nje komponent te prodhuar nga truri i tij i amballazhuar me ferexhen e zeze: Urrejtje orientale shekullore, nga pozicionet e Babes, kunder fqinjit tone, Greqise, ku strehohen dhe jetojne dhe punojne qindra mijra bashkeatdhetaret tane,Duket qe lloji i laperdhareve, ndjehet si dikur , shekuj me pare, i plote ketu,nen sundimet e llojeve te ramiut dhe saliut, qe i zevendesojne Baben si dikur.

              Përgjigjjuni
              1. b
                berti

                Po është shum e vërtetë kjo gjyqëtare duhet mbrojtur sepse është me integritet dhe e pastër.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Ms.

                  " Urrejtja qe te kthehet ne bumersng " , thjesht ka shoerthyar frustimin e nje te marri . E ne kete perrua cmendurak , eshte e pamundur te gjesh ndonje grimce te arsyes njerezore . Analiza e autorit eshte perfekte .

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Next level

                    Nëse kemi arritur në pikën kur individi më i kriminalizuar, më i diskretituar, më i izoluar ndërkombëtarisht dhe i etiketuar si i padëshirueshëm familjarisht, akuzon dhe çon në komë klinike gjithë drejtësinë e re, do të thotë se kjo e fundit ka marrë fund, jo për faj të një mbeturine që po qelb dynjanë. Drejtësia e Re Ka vrarë veten

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mali

                      Sa shumë fjalë sa shumë ujë sa shumë keq informim për opinionin publik për një çështje që me një ndërhyrje shumë të thjeshtë natyrisht nga MD mundet dhe janë mundësitë që të merret nga autoritetet shqipëtare në autoritete Greke përgjigje e shteruar si është e vërteta e këtij pretendimi nga opozita për gjyqëtaren Irena Gjoka, Si ka mundësi të lihet ky sqarim në dorë të një prokurorie të kapur nga krimi nga opozita dhe të bëhet një presion kaq i rrezikshëm për trupën e gjyqetarëve që merret me ndjekjen penale të SaliBerishës . Po a duhet të thotë fjalën Parlamenti për të tilla probleme që i vihet sterkëmbëshi drejtësisë ? Përse dhe çfarë e pengon parlamentin ta hedhë në koshin e plehërave pretendimet dhe akuzat me prapavijë në mbrojtje të Saliut për këtë gjyqëtare ?? I mungojnë mjetet njërëzit specialist fondet strukturat ??? Pa tjetër që jo . Këto gjëra nuk ezaurohen me deklarime alla Balla apo dhe të EdiRamës . Jo jo duhet impenjim i plot sqarim shterues dhe përgjigje po shteruese Në se ka gabuar Irena të hiqet pa pishmanllëk me proçeduara të shpejtuara dhe të shkojë atje ku e përcakton ligji .Ama në se këto janë akuza bajate dhe me objekt për të goditur drejtësinë dhe për të mbrojtur Saliun atëhere ti jepet e drejta Irenës dhe ti shkurtohet gjuha e gjarpërit Saliut apo ca salushëve të vegjël që i ka guxhitur Saliu për të lehur si qëntë e rrugëve që trëmbin kalamajtë . Me disa qëndrime me disa shpifje apo me akuza të pa baza nuk bëhet drejtësi Ashtu sikurse edhe me disa figura të drejtësisë qoftë dhe kjo Irena në qoftë se nuk e ka treguar të vërtetën përsëri nuk do ta kishte moralin të gjykonte të tjerët .Por kjo mundet dhe duhet sqaruar sa më shpejtë për të mirën e drejtësisë dhe opinionit shoqëror që ka 11 vjet që pretë të shikojë rezultate të dukëshme në dhënie drejtësie

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje