Të djathtet shqiptarë të zhytur në luftë klasash

30 Janar 2026, 10:33Blog Nga Ylli Manjani

I gjithë ky debati publik, me media, portale e rrjete sociale mbi pasurinë e të zgjedhurve është neveri. Poshtërsi që vjen nga një dashakeqësi klasore. Nxitja e turmave kundër pasurisë, dinjitetit dhe të zotit është lojë e kahershme.

Si fillim dëshiroj ti uroj çdo deputeti, njësoj si çdo gazetari apo shqiptari, pavarësisht sa dakord biem njëri me tjetrin, që TA GËZOJË e TA TRASHËGOJË pasurinë që ka!

Mua nuk më vjen asnjë e keqe, përkundrazi, që dikush ka pasuri.

Nuk kam asnjë të keqe nga njerëz më të zotë se unë, sado inat të më vijë me veten time për këtë gjë. Bravo i qoftë kushdo që është i zoti! Një thënie e vjetër e jona është:" kush është i zoti mos i shkoftë zi moti".

Gjithashtu respekt për çdo shqiptar që mendon, shprehet e sillet me dinjitet, integritet e qytetari, sado të mos jem dakord me të.

Po i përmend këto tre kategori, pra të pasurit, të zotët dhe qytetarët sepse të tre këto katagori janë sot objektivi i luftës së klasave.

Ushtarët e kësaj lufte të nxitur nga politika, sigurisht, janë zakonisht të paaftë dhe të paqytetëruar mjaftueshëm. Kanë pak ose aspak lidhje me dinjitetin njerëzor dhe nuk justifikojnë pasurinë që kanë vënë si plaçkë e luftës klasore që bëjnë.

Unë prap u uroj edhe këtyre të pasurisë së plaçkës, TA GËZOJNË!

Por duhet ta dinë se kanë hyrë në një luftë klasore, nga ku edhe vetë do digjen.

Kjo luftë klasash që po bëjnë për llogari të politikës, nuk ka asnjë dallim nga lufta klasore që implantoi midis nesh Enver Hoxha e sistemi i tij komunist. Edhe lufta e atëhershme në emër të popullit u justifikua. Se u mor pasuria e të pasurve sepse ishte "rrjepur populli"...

U burgosën, internuan e pushkatuan të zotët sepse po pengonin popullin të ishte i lirë...
U katundarizuan qytetarët ose me politikë qarkullimi luadri, ose me implantim të fshatit në qytet.
Tani, a mund ta na thotë dikush se ku dallon lufta e djeshme nga kjo e sotmja e klasave?!
Të majtë e veçanërisht të djathtë, që turpi i mbuloftë e pika i rëntë, u janë sulur pasurisë (të pasurve), të zotëve dhe atyre pak qytetarëve me bukë në trastë.
Me deklarata politike; me ligje klasore; me media dhe tashmë edhe me prokurorë e gjykatës sot goditen më shumë se asgjë tjetër të tre këto kategori.
Ndërkohë e përsëris, goditësit janë vetë të pasur, por qytetarisht të ligj dhe, intelektualisht të paaftë.
Sulmuesit janë të pafytyrë sepse vetë jetojnë në vila pa leje e pasuri pa origjinë, ama llapën e kanë shpatë për vilat e pasurinë e të tjerëve. Të mos harrojmë se statistikisht gati gjysma e popullsisë rezidente jetojnë në vila. Se edhe ato të ndërtuara pa leje vila quhen ore...!
Nejse, se nuk mund të përsërisim argumentet e luftëtarëve klasorë, por vijoj të insistoj në nevojën për një kushtetutë dhe korpus ligjor të ri edhe për këtë shkak, pra për nevojën e ndërtimit të një shoqërie transparente e të drejtë, por pa luftëra klasore. Hetimi i burimeve të pasurisë të mbetet strikt çështje ligjore dhe me proçes tepër, po tepër të rregullt ligjor dhe, në situata tepër ekstreme.
Nuk është turp të kesh,as të dish e as të kesh dinjitet, o njerëz !?
Turp, madje krim social është të bësh këto që u bënë dje e që po e bëjmë edhe sot!

26 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Qe ne titull te shkrimit kuptohet qe ke te drejte. per SaliHun ka rendesi vetem te quhet kryetar i PD dhe te mbaje rreth vetes disa depudete qe dolen nga listat e mbyllura. Se ata qe u votuan masivisht i kullufiti, i la jasht...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      E kane trasheguar luften e klasave 100% dhe me keq se ne monizem qe me ardhjen ne pushtet perdoren te njejtat metoda si te ppsh

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        E ka qarë këtë artikull z. Manjani. Unë nuk bie gjithmonë dakord me zotërinë, ama këtë herë PO.

        Përgjigjjuni
        1. a
          amnisti mafiozesh varferi shqiptaresh = eDRAMA

          Pas amnistise gjobave e taksave te pa paguara qe ben Qeveria vetem 3 dite para zgjdhjeve ja tani vjen dhe Amnistia per pasurite e atyre nga Yllka qe shkon me tej - te mos deklarohen fare ato pasuri e se si jane vene por tu themi "bravo ju qofte" qe i keni e i shtofshi me shume me tenderime e koncesionet ne te ardhmen...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shefkiu

            Dy metra jan per te gjithe

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kuptoni themelet

            Zoti Manjani: 1. Çifligaret dhe bajraktaret shqiptare e kishin trashegimi pasurine, apo dhurim nga Sulltani per sherbimet e tyre? Pastaj fol per Enver Hoxhen. 2. A mund te shkruash emrat kryesore te atyre qe perfaqesojne sot "te djathten" ne Shqiperi? Pastaj shkruaj.....

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vala

              Kjo ndodh se drejtesia, ne vend te kryej misionin e vet kushtetues, eshte zhytur ne kete batiak.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bato

                Po nuk e kuptoj si mendoni se do të ndryshoj gjë kur në krye të PD është një komunist ekstremist. Ai vetëm me luftë klasash është mësuar, po sigurisht me spiunime, me të gjitha të zezat e atij regjimi të cilit i shërbeu.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjindja pa shkollë

                  Zoti Manjani! Për të qenë më i qartë, ju duhet të na shpjegoni se cilët quani "njerëz të zotë" sepse ky cilësim përdoret në shumë raste psh : I zoti për punë I zoti për të mësuar I zoti për të folur I zoti për të mashtruar I zoti për të vjedhur I zoti për të vrarë I zoti për gënjyer ... etj.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zani

                    Lufta midis te pasurve e te varferve ka egzituar e nuk shuhet zotri

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lani

                      Eshte zilia ndaj atij qe ka por ne fund te gjithe barazim jane

                      Përgjigjjuni
                    2. Z
                      Zani

                      Lufta midis te pasurve e te varferve ja ekzistuar me shekuj e nuk shuhet,zotri.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tatjana

                        Kjo qe shkruhet ne kete artikull eshte e vertete. Ka akoma njerez me mentalitet komunist qe urrejne te pasurit. Permendet neper raportet e disa gazetareve qe ky biznesmen ka marre kaq milion tendera dhe tjetri aq. Po ju lumte ore, jane te zotet. Meqene merrnim edhe ne te tjeret por nuk jemi te zotet. Ne, njerezit, akoma mendojme se ai qe punon dhe merr tendera eshte hajdut. Jo ore zoterinj, jo. Perderisa berja e tenderave eshte ligjore dhe marja e tyre eshte ligjore rrjedhimisht dhe pasurimi I ketyre njerezve qe punojne, fitojne, pasurohen, eshte ligjor. Nuk kemi pse t’i urrejme, si ne komunizem qe i quanim kulake.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lexuesi.

                          Jeni shume e vertete.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rrup Tupi

                            Eshtë e vërtetë -thua ti...por jo plotësisht -them unë. Të ishte tenderi i ndershëm rruga nuk kushtonte 260 milionë euro dhe shembej 3 ditë pas inagurimit. Problem është se tenderi u përgjysmua rrugës-60 milionë Belinda,30 milionë drejtori i rrugëve ,30 milionë biznesmeni dhe ja ku avulluan 120 milionë .I mbeten rrugës 140 milionë.Dhe rrugët shemben ndërkohë që 3 veta shtojnë pasurinë. A duhet t'i urrejmë,apo duartrokasim këta të pasur hajdutë?

                            Përgjigjjuni
                        2. N
                          NACIONALISTI

                          LUFTA E KLASAVE ANTAGONISTE ZHVILLOHET GJATE GJITHE PERIUDHA E TE SISTEM EVE SHOQEROR DHEBAZE EKONOMIKE E SAJ JANE MARDHENIET NE PRODHIM. PASURIA E VENE NE KETO SISTEME E KA NE BAZE KORRUPSION IN VJEDHJE THE KRIMIN ASNJE SISTEM EKONOMIK SHOQEROR NUK TE KRIJON KUSHTE PERPASURIM TE SHPEJT DHE MARRAMENJES ME PUNE TE NDERSHME PAVARESISHT SE CFARE PUNE BEN

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aleko

                            Venia e pasurise ,natyrisht behet edhe me zotsi por ka dhe allishverishe..keshtu eshte ne gjithe boten..Duhet te kemi kujdes kundra ekstremizave qe cojne uje kunder atyre qe kkane krijuar kete pasuri.., lufta kunder pasurise eshte lufte kunder ekonomise sone te brishte…Kejo lufte behet nga brenda por shtyhet dhe nga jashte ,posacerisht nga fqinjet jugor ,qe ende lokmojne pasuri dhe teritore shqipetare..Duhet te hapoim syte populizmi qe opozita e ka aq per zemer mund te na coje ,pse jo ne nje 97 tjeter..

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Petrit

                              Aman vetem komunistet mos na i ngacmo me shkrime sepse te idhnohet baba. Sepse historikisht luften e klasave e Kane ne gjak te majtet komunistę kriminelë ,hajdutë e te korruptuar

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Turi

                                Nuk e di nese ky genjen veten apo e ben te na genje ne te tereve. Shqiperia nuk ka as te majte e as the djathte. Shqiperia ka nje klase politike te koruptuar qe per te ruajtur kariget e per te mos u denuar per korupsionin e saj, mer formen e enes qe qarkullon ne Evropen Perendimore. Sot e ashtuquajtura e Djathtte eshte po aq e Majte sac eshte edhe e ashtuquajtura e "Majte" ne Shqiperi. Sepse qeverite e Perendimit pas nje marshimi te gjate (50 vjecar) drejt komunizmit te institucione perendimore , jane sot nje sistem i Majte. Lufta ne aparance ne Shqiperi mes politikaneve eshte si lufta e Salinit me Trockin. Te dy palet ishin komuniste por me metoda te ndrysheme. Ne si popull ngaqe vuajtem shume nga sistemi Stalinist jemi me mentalitet komunist por jo si Stalini. Ne Shqiptaret nuk e duam nje bote demokratike kapitaliste, sepse nuk e kupotojme, nuk e dime cfare eshte. Shtoji kesaj qe edhe perendimi , qe ne shqiptaret e marim si shembull, eshte i majte ne teresi, dhe Shqiperi eshte behet nje anarki komuniste e perzier me krim e korupsion.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rrup Tupi

                                  O Manjan! Ne komentuesit e varfër nuk jemi kundër të pasurve. Ne komentuesit e varfër nuk jemi kundër të zotëve. Hallall buka që hanë me djersën e ballit! Ne komentuesit e varfër jemi kundër politikanëve hajdutë,drejtorave hajdutë,shefave të policisë milionerë me rroga të ulëta. Këtë a mundet të ma shpjegojë dikush: pse nuk jam i pasur unë pas 32 viteve pune si mësues? Ta zëmë se deputeti ka dyfishin ,apo trefishin e pagës që kam unë. Çudia është pse unë nuk kam pasuri,pse nuk kam pallate,pse nuk kam vilë,e në fund të fundit pse unë bashkë me gruan( mësuese edhe ajo) nuk blejmë dot as shtëpi të thjeshtë? A ma shpjegon dot Manjan?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Ms.

                                    Sipas mendjes tende Jane te tille " Te djathte " . Kete lloj te djathte e njeh mire " Zoteria ", sepse e ka te races se tij .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kruje

                                      Nuk ka re djathte e te majte ne shqipri vetem neonaziste/fashiste (nacionalsocialiste)dhe republikane unionist, nuk ekziston asgje tjeter Ose je a ose b por a ka humbur cdo konflikt historikisht kunder b

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        drejtesi e munguar

                                        Z .Manjani,askush nuk eshte e nuk duhet te jete kunder te pasurve,ne sistemin e pranuar ne 1990-n.Arsyeja qe ju permendni,si shkarazi,pasurin e gjyqtareve e prokuroreve.Zoteri,ata jane nepunes me rroge shteti dhe me rroge nuk mund te vendosesh pasuri milioneshe.Natyrisht edhe avokatet qe jane sipermarsa me profesjonin e tyre,nuk mund te vendosin miliona euro brenda nates.Ne keto raste dicka vromaj.E po keshtu per mjekun,pedagoget e te tjere.Ky sistem te lejon te merresh me sipermarrje por nuk duhet te te lejoi te besh allishverishe.Kur pasuria vihet me kondrabande droge ne e gjurmojme dhe e ndeshkojme.Kur pasuria vihet me korupsion nga pushtetar e te tjere themi:ta gezoni.Z.Manjani,Lufta e klasave nuk eshte atribut i diktatures komuniste por eshte i pranishem qe ne ndarjen e shoqeris ne klasa.Lufta e te kundrtave ne natyre dhe shoqerin njerezore eshte motor i jetes.Antagonizmi nuk eshte produkt i ideve Komuniste por i klasave qe jane te detyruara te bashkejetojne.Zoteri te thuash te verteten eshte mire por populli nuk flet kunder atyre sipermaresave qe punjne por,kunder grabitjes qe ne vendin tone ka 35 vite qe nuk ndalon.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zio.....

                                          Zoteri, Me duket se hidhni shashka per tym: nje me siper flet per cifligare, te cilet kane qene sa gishtat e dorës dhe mbi 80% e fshataresise me 1939 kane qene fshatare te mesem. PD u tregua ekstremiste marksisiste-leniniste me ligjin 7501, duke i xhveshur shqiptaret si pronare reale te Shqiperise. Sigurisht, prona duhej te kthehej tek i zoti historik duke pasur parasysh dhe ndryshimet 45 vjecare te "socializmit"..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            EMIGRANTI

                                            ESHTE MOMENTI QE GAZETA DITA BASHKE ME SHKRIMIN E ZOTIT MANJANI TE A BOTONTE EDHE "HAKERRIMI" E ATDHETARIT ALI ASLLANI

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tirana#

                                              Po të flasim vetëm për të djathtën, problemi qëndron se tek ne nuk ka një të djathtë ideologjike. E djathta kancerin më të madh e ka sepse ka ngelur peng i tribalizmit mesjetar, që në vetvete nuk është një ideologji politike, por mbeturinë mesjetare e mizerjes që komunikon me dhunë,.me vjedhje, me Bajraktarizëm, me prostutucion, me esadizëm, me.tok txanun. Kjo lloj mostre horror, e vetmja në Europë, mori edhe një përgjigje të prerë nga Perëndimi. Berishizmin nuk mund t'a shesim më për politikë,.kur gjithë bota na thotë që është një jashtëqitje hajdute, tribale, anti shtet, destabilizuese, primitive. Edhe Esad Pasha kishte ndjekës, çetë tribale deputetë, pasuri, Fevzinj, gjithë Serbinë pas vetes, por nuk ishte asgjë politike. Ajo që polli ishte esadizmi. Një lëvizje tribale, antishqiptare, feudale, hajdute e ngjashme me berishizmin. Është koha që të investojmë në veri në shkollim, industri, bujqësi, emancipim dhe nxjerrje nga mesjeta dhe të djathtën t'a ndërtojmë mes intelektualëve, qytetarëve, komponentëve të sigurisë dhe mbrojtjes, sipërmarrësve, financierëve dhe mbi të gjitha patriotëve. Tribalizmi që tund flamurin, duke djegur Shqipërinë është një plagë e jona dhe një prostitutë antishqiptare në duart e grekëve dhe serbëve.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje