Vatani?

29 Janar 2026, 09:10Blog TEMA

Nga Auron Tare

Tre “fshatra” tutje meje, në Boston, jeton një djalë nga fshatrat e Leskovikut. Takohemi rrallë, por na hahet muhabeti. Djaloshi, që ka ardhur mjaft i ri nga Jugu i Shqipërisë, mbaroi shkollën në Boston. Punoi ku mundi, por sot është jo vetëm me një diplomë të shkëlqyer, por ka ngjitur majat e karrierës në fushën e tij, duke drejtuar një ndërmarrje të rëndësishme shtetërore me 700 punonjës. Jo keq për një djalë që e kishte parë Tiranën vetëm dy herë në periudhën e tij “shqiptare”.

Para se të vija në Tiranë e ftova për kafe. Erdhi menjëherë dhe, pasi u përshëndetëm, i thashë që po iki në Shqipëri. Do dal edhe nga Leskoviku, i thashë. Qeshi.

“Je i marrë,” më tha. “Andej nuk ka mbetur më njeri. Kot që vete.”

“Po ti,” i thashë, “sa ke që nuk shkon?”

“Po nja 10 vjet,” më thotë.

“Po ç’të bëj. Herën e fundit që isha, ata pak komshinj që kanë mbetur në fshat akoma ziheshin për gardhet. Babai ankohet se nuk shet dot mollët. Nëna vjen vërdallë. Spital nuk ka me. Ilacet ja u dergoj une. Sa herë i merr malli, i sjell këtu. Rrinë ca, pastaj mërziten dhe ikin.”

“Po mirë,” i them, “punët të kanë ecur. Pse nuk bën ndonjë gjë andej nga fshati? Ja, unë do iki në Leskovik, po mund të iki edhe në Konicë, të shikoj nëse e shtyj atë idenë e rregullimit të shtëpisë së Faikut.

Fshati i tij sheh Konicën dhe vetë ai vjen nga një shtëpi me tradita.

“Po ç’dua unë andej, o Auron?” më thotë. “Kush punoi për Shqipërinë dhe ia pa hajrin?”

foto 1. Shtepia ne Korce ku ka jetuar dy vjet poeti i njohur Grek Jorgo Seferi. Restauruaar nga Shteti Grek ne shenje kujtimi, mirnjohje dhe politike sigurisht.

foto 2. Shtepia ku ka lindur Faik Bej Konica dhe i vellai diplomati i shquar Mehmet Konica ne qytezen e Konices. E lene ne fatin e saj pa asnje interesim nga Institucionet shqiptare per ta restauruar.

Vatani?

Vatani?

8 Komente

  1. U
    Uffff

    Nuk e di pse zoti tare na solli kete histori te ketij personazhi. Pasi ai eshte pjese e problemit te neve si komb i prapambetur. Arsyeja pse Shqiperia ka ngelur vendi me i pa zhvilluar edhe ne periudhen osmane, mgjth shume Shqiptare ngjiteshin ne hierarkine osmane dhe beheshin edhe vezir dhe arritje te tjera me shume se etnite e tjera ne perandori, dhe perseri nuk investoheshin me ne vendin e tyre te origjines!! Muhamed aliu themeloi egjiptin modern, ai dhe femijet e tij nuk i kthyen kurre syte nga Shqiperia. Ali pasha e kishte mendjen te bente shtet bashk me greket kur ata nuk e donin. E plot drejtues te tjere ne Moldavi etj. Ky tipi i Auronit si shume Shqiptare te tjere nuk e ka ndjenjen e prejardhjes dhe origjines. Jemi komb me shume njerez me gjak mercenari. Kjo na ben te integrohemi lethte ne cdo vend tjeter por vendit te prejardhjes nuk i sjellim asgje.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Auron! Nese shtepia e Faik Konices do te ishte ne Greqi, te siguroj qe do te ishte kthyer ne "muze", njesoj si ajo e poetit grek ne Korçe, qe me vetem 2 vite qiraxhi. eshte shtepi muze!!?? Besoj se je aq i mençur per ta kuptuar...

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXX

        Pavaresisht arsyeve shoviniste, Grqeia si shtet kujdeset per te vetet dhe per historine e saj. Na rrofte ne qe mburremi me historine tone. Shko shiko Janinen dhe muzeun e Ali Pashes se si e mbajne greket dhe pastaj shko e shiko Tepelenen, vendlindhen e Aliut nese ke ndonje muze per te.

        Përgjigjjuni
      2. L
        LORA

        Auron Tare, mos pyt cdo bej Vatani per ty,po cdo besh ti per Vatanin. Eshte mesim historik qe ia ka lene botes mbare Presidenti John Kenedy. Tung.

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXX

          Mire e ke ti, po Kenedi e kishte per vatanin e tij. Po per kete tonin qe e ka marre peng banda e rilindjes (ju vodhe edhe emrin atyre te verteteve qe po perpeliten ne varr), dhe qe po perpiqet ta shese te ofetuesi me i madh, nuk vlen kjo shprehje.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Redi

          Po mire mo Tare, edhe shtepite e emigranteve do paguaj ky popull qe eshte vsrferuar sa nuk ka ku shkon, me mijera familje pa shtepi. Po ne nje vend ku nuk banon njeri çi do krto restaurime? Te vijnë pinjollet te vendosin nje tabele qe " Ketu ka pas jetuar Moc Rroku" dhe u lamë. Edhe ti flet si e ema e Zeqos në maje të shtylles.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Go West

            Urime Auron, misioni qe ke marre persiper na nderon. Shpresoj qe autoritet greke te mos sjellin pengesa se normalisht tanet, kur ju dhane leje per rindertimin e shtepise se poetit, duhet te kishin marre edhe lejen qe edhe shtepia e Konices te mund te restaurohej. Sa per flamurin shqiptar mbi ndertese, druaj qe palogreket do ta lejojne. Me besimin, qe te tjere dashamires te Konices do te bashkohen me nismen Tuaj, edhe nje here urime e sukses.

            Përgjigjjuni
            1. l
              loni

              Sikur nga ato 6000 000 qe pagoi Sali Berisha per te hequr damken e non-grates 10% ti kish paguar per rinderimin e shtepise se Faik Konices, do kish regulluar dicka ne nderin e tij.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje