Nga Dritan Hila
Një herë në një fshat të Shqipërisë, kishte ngecur njëri në majë të plepit.
Mblidhet fshati dhe filluan të gjithë të jepnin mend sesi të zbriste fatkeqi. Pasi e pleqëruan, vendosën të thërrisnin Saliun. Saliu ishte si punë Mbrojtje Civile në fshat, pasi e thërrisnin për bllokime, zhbllokime, përmbytje apo zjarre. Vjen Saliu, shikon gjendjen dhe kërkon një litar. Ia sjellin litarin dhe ai ia hedh njërin skaj atij që kishte ngecur në majë. Lidhe në mes litarin, i thotë Saliu. Lidhet ai. Pas kësaj, Saliu e tërheq fort litarin dhe fatkeqi bie i vdekur në tokë. Ç’na bëre o Sali, iu sul fshati? Nuk di ç’të them pse nuk funksionoi, tha Saliu, unë me këtë metodë një herë kam nxjerrë edhe njërin që kishte rënë në pus.
Kjo barceletë mu kujtua kur lexova një nga djemtë e rinj të PD, me shkollim të mirë dhe që nuk është i pamençur, që pyetjes se çfarë do bëjnë që të përmbysin Ramën, ju tha se do vazhdojnë me protesta, mbase edhe duke mos lëvizur nga bulevardi.
Gjynah që e mendon kështu, pasi kjo lloj proteste nuk ka qenë asnjëherë frutdhënëse e shqiptarët ia kanë pirë lëngun. Nuk funksionoi kur e bëri Rama, nuk funksionoi kur e bëri Basha&Berisha, dhe nuk do funksionojë as herën e tretë. Në demokraci nuk funksionojnë as çadrat, as grevat e urisë, as molotovët dhe as sikur t’i vënë flakën vetes protestuesit. Të gjitha janë provuar anembanë botës dhe rezultati ka qenë negativ për praktikuesit.
Në rastin shqiptar, kur vazhdohet me praktika të stërbëra në këto 35 vite, ajo çfarë mund të arrihet është të hedhin të vdekur PD-në. Sepse Saliu kaq di të bëjë. Ai di të flasë vetëm për protesta vdekje, revolucione madje edhe me fëmijë rom (këta janë skalion i aleatit PL), vetëm se puna është që kjo metodë mbase e nxori një herë nga pusi në ‘92-shin, se ashtu ishin ca punë dhe kohërat, por sot nuk të nxjerr nga pusi e as të shpëton nga plepi.
Më mirë nuk thuhet! Ke qëlluar në shenjë kësaj radhe.
Fabul e bukur... I ke nxjerre themelin SaliHut. Keshtu themi ne nga anet tona...
Andej nga vitet 90, në Vlorë ka qenë një komisar policie tropojan. Policët nga veriu kishin kapur, rrahur dhe çuar në komisariat një vlonjat që e kishin dëgjuar të thonte se Saliu është gomar. Pse i thua presidentit gomar more qen! I bërtiste duke i rënë, komisari tropojan. Të betohem, tha vlonjati e kam për tjetër Sali. Jo! Ja ktheu komisari, deri sa thua gomar , e ke për Sali Berishën.
O Tani jemi i madh....
Meritoni respekt për qartësimin e dy salinjëve, që në të vërtetë është vetëm një! Saliu ynë, që mos iu kujtoftë emri, është vetëm për të mbytur njerëz, për t'i poshtëruar ata, për ti kanosur, për t'i vrarë, për t'i vjedhur dhe për t'i arrarisur jashtë teritorit shqiptar. Ky është mortja e shqiptarëve, sepse mortja ka shumë pasuri, ka shumë para, ka blerë me hipotekë mitingashë, olsa, belerë, deputetë liste, menderë dhe dreqësia mban sehir, duke pritur vetlargimin e mortjes nga dita në ditë...
sali berisha eshte kriminel i betuar. sali berisha duhet denuar me vdekje. ai ka lindur kriminel. nuk ndryshon dot
Na le pa fjale.
Je i madh o Dritan e ke then shume bukur po kujt ja thua . Saliu aq di e aq thote e ben po cudia eshte jo me Saliun se ai e ka nga halli edhe ca nga mosha , por me shume te rinj pothuaj shumica te shkolluar dhe disa ne shkolla te mira jashte vendit . Po qe te gjithe sikur ti kete pjelle Saliu me Lirien te njejten gjuhe e te njejtin artikullim , si mender Llapaqeni qe pret ti keputen dashit .
Nje perralle tjeter eshte edhe kjo: Nje fshatar qe e quanin Dritan kishte dale per gjah. I eci fati dhe vrau nje ujk, e pa ujkun te shtrire ky Dritani dhe bam i gjuajti edhe nje here, ndejti dy minuta dhe bam i ra perseri e perseri. Njeri qe po kalonte andej pari i tha o Dritan, po ç'ben ashtu more, ujku ka ngordhur me kohe. Po, tha Dritani, po une dua ta vras fare, fare, se keshtu me ka mesuar babai.
E ke fjalën për ujkun e ngordhur të racës luposale vitshidolisum!
Tamam per ate e kam fjalen, dhe keta bolet vazhdojne akoma te merren me te, dhe besoj ti biolog e kupton pse e bejne apo jo? Se ju jep mundesine te bertasin vazhdimisht ujku, ujku, sic po bejne, dhe nga ana tjeter çakalli Edvinale Kristaqus Bythqimus vazhdon te beje punen e vet.
Berishovici atë mënyrë di po per ato speciet që i ven pas ka ndonjë barsalet
Thirteen Te parin si specialist Edvinin por ai u tha:le te rrije ne maje te plepit se sherben si objekt turistik
Ti ke problème me koken , sinqerisht shko te mjeku
Le të themi që në 35 vjet Sali Berisha është si të shijosh me qetësi gotën mbushur me çka pjell vrima e mizerjes shqiptare. Përpjekja për të nxjerrë nga uria, errësira, mesjeta , inçesti dhe hajnia provincat më të egra shqiptare, dhe për të ndritur pa përjashtim bijtë e popullit, mbaroi me Enver Hoxhën. Dikush prej atyre mijëra shqiptarëve të varfër që u shkolluan dhe u ngritën në detyrat më të larta, dëshmuan përgjegjësi, mirnjohje, patriotizëm, qytetari, vetëkontroll, zotnillëk dhe e mbyllën me nder. Dikush edhe pse përfitoi çdo privilegj dhe post të mundshëm në çdo sistem, dëshmoi që ngeli veçse hajn, hajdut, halabak në dialektikë, i paqëndrueshëm, sharlatan i 100 sahanëve, tradhëtar, vëlla vrasës, zjarrvënës dhe e mbylli me një tabelë ndërkombëtare turpi në qafë bashkë me familjen, si hajdutë dhe horra., duke prostitutar për lloj lloj qeni antishqiptar dhe duke u zvarritur si krimb drejt varrit.
Ai Saliu që thotë Hila ishtë fukara Ky Saliu në Shqipëri e ks djegur vëndin disa herë dhe ka vjedhur sa ka dashur ai me familjen Ujku mjergull do populli e di Shqipëria dhe PD pa Berishën do jetë më mirë dhe më keq për Ramën
E ke qarë Dritan Hila. Problemi është se Saliu u ka hedhur trutë e gomarit shpellarëve, që janë betuar që do hyjnë andej nga kanë dalë dhe nga Saliu nuk heqin dorë.
Ti vezhguesi a nuk na thua nga vjen qe ofendon njerezit si shpellar sepse qytetar nuk je kurre sepse qytetaret nuk ofendojne .
Detyren po ban te pleqrese coban pak dele i rrin urte. Shpedharit
Barcoleta me Saliun gomar eshte akoma me e forte! " Deri sa thua Saliu eshte gomar" - i thane policat tropojan,e ke per Sali Berishen!!!! Hahahaha!