Midis dilemave, kur aleatët nuk ecin në të njëjtin drejtim...

26 Janar 2026, 22:25Blog TEMA
Midis dilemave, kur aleatët nuk ecin në të njëjtin

Nga Kristaq Xharo


Ka kriza që shpërthejnë me zhurmë, dhe ka kriza që nisin në heshtje. Në politikën ndërkombëtare, shpesh është kjo e dyta që është më e rrezikshme. Një fjali e matur, një deklaratë e vonuar, një aleat që papritur flet ndryshe nga tjetri – dhe toka fillon të lëkundet. Në një botë ku fuqia mbetet monedha kryesore e këmbimit, dilemat më të mëdha nuk lindin gjithmonë përballë armikut. Ato lindin pikërisht atëherë kur aleatët nuk janë më në të njëjtën anë.

Për vendet e vogla, këto janë momentet më të vështira dhe jo sepse mungon vullneti për të zgjedhur, por sepse çdo zgjedhje ka peshë ekuilibri. Një vend i vogël nuk ka hapësira për të gabuar ku një hap i nxituar mund ta zhvendosë për vite në udhën e tij... Një hap i vonuar mund ta nxjerrë jashtë çdo tryeze dhe kur je i vogël, të mbetesh jashtë nuk është metaforë – është rrezik real.

Aleancat krijohen për siguri. Ato ndërtohen mbi interesa të përbashkëta dhe mbi bindjen se rreziku ndahet. Për sa kohë interesat dhe parimet ecin bashkë, gjithçka duket e qartë, por realiteti është shumë më i pleksur. Ka jo pak momente kur interesat ndahen nga morali, kur siguria përplaset me ndërgjegjen, dhe pikërisht aty lind dilema... a mund të zgjedhësh.

Shekulli XXI e nisi këtë dilemë që në fillimet e tij. Pas 11 shtatorit 2001, Afganistani u bë prova e parë e madhe. Aleanca u bashkua, kërcënimi ishte i qartë, dhe lufta u pa si domosdoshmëri. Shqipëria ishte aty, përkrah aleatëve, jo për shkak të kapaciteteve të saj ushtarake, por për shkak të zgjedhjes strategjike. Për vendet e vogla, Afganistani nuk ishte thjesht një mision i largët; ishte një provë besnikërie dhe një investim në siguri. Por vitet që pasuan dhe largimi i dhimbshëm nga Kabuli treguan edhe një të vërtetë tjetër: edhe luftërat e përbashkëta nuk përfundojnë gjithmonë me të njëjtin kuptim për të gjithë.

Iraku, në vitin 2003, e shfaqi ndarjen ku aleatët u përçanë hapur. Disa e mbështetën ndërhyrjen, të tjerë e kundërshtuan. Shqipëria zgjodhi të rreshtohej me SHBA-në, në përputhje me orientimin e saj strategjik. Ishte një zgjedhje e vështirë, por e menduar në logjikën e sigurisë afatgjatë. Pak vite më vonë, realiteti në rajon u ndryshua: Kosova u shpall e pavarur dhe Shqipëria u bë anëtare e NATO-s. Për shumëkënd, këto zhvillime u panë si dëshmi se zgjedhjet strategjike, edhe kur janë të vështira, mund të kenë kostot, por edhe fitoret më vonë.

Dilemat vazhdojnë... në Gjeorgji, në vitin 2008, aleatët u ndanë sërish. Parimi i sovranitetit u përball me frikën nga përshkallëzimi. Disa folën fort, të tjerë heshtën. Heshtja u quajt maturi, por për vendet e vogla ajo u ndje si pasiguri. Kur aleatët nuk flasin me një zë, të vegjlit janë të parët që ndihen të pasiguruar.

Ukraina pas vitit 2022 solli përkohësisht një ndjenjë uniteti. Rreziku ishte i drejtpërdrejtë dhe i përbashkët. Mbështetja për Ukrainën u pa si mbrojtje e rendit evropian dhe e vetë parimit të sigurisë kolektive. Por, edhe ky unitet tregoi kufijtë e tij. Nuk u desh shumë kohë që edhe në këtë dinamikë të zbuloheshin plasaritje... aleatët në mendojnë njëlloj, sepse interesat nuk janë të tilla.

Gaza e bëri këtë ndarje të pamohueshme. Ndërsa disa aleatë folën kryesisht për siguri, të tjerë për vlera dhe ndihmën humanitare. Të dyja palët përdorën gjuhën e parimeve, por jo me të njëjtin kuptim. Për vendet e vogla, kjo krijoi një situatë të vështirë: por ura midis të mëdhenjve qëndroi dhe mbi këtë urë mund të lëviznin edhe të vegjlit...

Erdhi Davosi - 26, me diskutimet dhe vendimin për “Bordin e Paqes”, një proces që e thelloi distancën midis aleatëve, por edhe ndjesinë e ankthit. Për vendet e mëdha ishte debat politik, për vendet e vogla ishte provë shumë e vështirë, një hendek që nuk kishte urë. Të zgjidhësh anë menjëherë do të krijonte distancë nga ana tjetër. Të qëndroje i rezervuar për të ‘ruajtur’ parimet do të kushtonte jo pak, asnjë zgjedhje nuk dukej e sigurt.

Në këtë realitet, vendet e vogla nuk kanë luksin të zgjedhin mes dy ekstremeve. As rreshtimi i vrullshëm, as heshtja e plotë nuk janë zgjidhje. Sfida është të mbetesh pjesë e aleancës edhe kur vetë aleanca është e ndarë... pa u zhdukur, aleancë apo aleatë...koha do e provojë.

Për Shqipërinë dhe Kosovën, kjo dilemë është ekzistenciale. Ato jetojnë mes dy nevojave që nuk mund të ndahen lehtë: sigurisë dhe zhvillimit. Siguria lidhet me aleancat ku mbështetja amerikane është jetike, zhvillimi lidhet me Evropën dhe të ardhmen institucionale. Kur këto dy super të mëdhenj nuk ecin në të njëjtin drejtim, zgjedhja bëhet e dhimbshme...

Realiteti është i pamëshirshëm: midis zhvillimit dhe mbijetesës, gjithmonë fitojnë mbijetesa dhe siguria. Sepse pa siguri nuk ka shtet. Dhe pa shtet, çdo zhvillim mbetet premtim bosh. Shqipëria dhe Kosova duket se bënë zgjedhjen e duhur...koha do e provojë... sfida nuk ishte për të zgjedhin anë sa më shpejt, por të sigurohen si të mos bien, edhe kur aleatët nuk janë më në të njëjtën anë...

* Prof. Dr. Kristaq Xharo: Lektor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UET

5 Komente

  1. K
    Klimax

    E kuptoj ku do të dalësh, me pak fjalë, do vazhdojmë të jemi bythëlëpirës të më të fortit se pa atë nuk ka Kosovë! Problemi është në se ky i forti i shpall luftë Europës që pak a shumë e ka nisur jo vetëm me luftë tregtare, por edhe me kërcënime territoriale, në këtë rast kujt krahu do i bashkohesh? Si kujtesë, kur Perandoria Otomane humbi fuqinë dhe kontrollin e saj në Ballkan, të gjitha vendet ballkanike formuan një aleancë dhe i dërguan ultimatum perandorisë për tu larguar nga Ballkani. Të vetmit që nuk ju bashkuan kësaj aleance ishin shqiptarët. Edhe atëhere besonin se më i forti ishte garanci dhe mbi të gjitha mendonin se i përkisnin të njëjtit identitet. Në qoftëse sot ke frikë të ndihesh europian, nesër mund ti humbasësh të gjitha edhe sikur të shesësh gjithë territorin si Sazanin. Perandoritë nuk janë të përhershme e të pavdekshme. Për Trump lufta në Ukrainë është një problem europan, ashtu sikurse në Gjeorgji, nesër në Moldavi, vendet baltike e Ballkan.

    Përgjigjjuni
    1. b
      bureto

      @Klimax! Lexoje edhe njëherë shkrimin, por me qetësi. Në vijim bëj vetes pyetjet: Nëse nuk do ishin amerikanët dhe britanikët (Klinton dhe Bler), a do ishte sot Kosova shtet i pavarur? A e ka ajo sigurinë se do jetë kështu përgjithmonë? Dhe të tjera pyetje si këto që lidhen me sigurinë e shqiptarëve në Ballkan. Shqiptarët kanë qenë më të vendosurit në përballjen me Perandorinë Osmane, qysh nga epoka skënderbejane deri në kryengritjet e shek.'19 dhe fillim shek. '20. Pas luftës ruso-turje, me dobësimin e Osmanëve, patriotët shqiptarë ndjenë rrezikun e orekseve shoviniste të fqinjve, ndlrkohë të pavarlsyar nga osmanët, Serbisë në veri me mbështetjen e perandorisë Ruse dhe në jug Greqisë me përkrahjen e perandorive anglo-franceze, të cilat edhe e krijuan atë. Përballë këtij rreziku u bë "Lidhja e Prizrenit" dhe lëvizja kombëtare u rrit deri me kryengritjet e viteve 1910-'11. Më pas vijuan luftrat ballkanike dhe "konferenca e ambasadorëve" të 6 fuqive të mëdha europiane, të cilat kënaqën orekset e satelitëve të tyre, në dëm të Shqipërisë të porsa pavarësuar në 1912, duke e rrudhur atë në 28.000 km2, ne me pak se gjysmen. Në këto momente historike kur vendoseshin fatet e shqiptarëve, Amerika nuk kishte rol. Ajo u shfaq vetëm në fundin e L.I.bot, kohë kur në "Konferencën e Paqes" në Paris në 1920, presidenti Uillson, ndaloi coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Amerikanët u pozicionuan pro shqiptarëve, në fillim të viteve '90, posaçërisht kundër genocidit serb ndaj kosovarëve. Ishin ata dhe britanikët (Klinton

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bureto

      @Klimax! Lexoje edhe njëherë shkrimin, por me qetësi. Në vijim, bëj vehtes, pyetjet: Nëse nuk do ishin amerikanët dhe britanikët, (Clinton

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        @Klimax! Lexoje edhe njëherë shkrimin, por me qetësi. Në vijim bëj vetes pyetjet: Nëse nuk do ishin amerikanët dhe britanikët (Klinton dhe Bler), a do ishte sot Kosova shtet i pavarur? A e ka ajo sigurinë se do jetë kështu përgjithmonë? Dhe të tjera pyetje si këto që lidhen me sigurinë e shqiptarëve në Ballkan. Shqiptarët kanë qenë më të vendosurit në përballjen me Perandorinë Osmane, qysh nga epoka skënderbejane deri në kryengritjet e shek.'19 dhe fillim shek. '20. Pas luftës ruso-turje, me dobësimin e Osmanëve, patriotët shqiptarë ndjenë rrezikun e orekseve shoviniste të fqinjve, ndlrkohë të pavarlsyar nga osmanët, Serbisë në veri me mbështetjen e perandorisë Ruse dhe në jug Greqisë me përkrahjen e perandorive anglo-franceze, të cilat edhe e krijuan atë. Përballë këtij rreziku u bë "Lidhja e Prizrenit" dhe lëvizja kombëtare u rrit deri me kryengritjet e viteve 1910-'11. Më pas vijuan luftrat ballkanike dhe "konferenca e ambasadorëve" të 6 fuqive të mëdha europiane, të cilat kënaqën orekset e satelitëve të tyre, në dëm të Shqipërisë të porsa pavarësuar në 1912, duke e rrudhur atë në 28.000 km2, atë që rëndom quhet dhe "Shqipëria londineze". Në këto momente historike kur vebçndoseshin fatet e shqiptarëve, Amerika nuk kishte rol. Ajo u shfaq vetëm në fundin e L.I.bot, kohë kur në "Konferencën e Paqes" në Paris në 1920, presidenti Uillson, ndaloi coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Amerikanë u pozicionuan pro shqiptarëve, në fillim të viteve '90, posaçërisht kundër genocidit serb ndaj kosovarëve. Ishin ata dhe britanikët (Klinton

        Përgjigjjuni
      2. P
        Patrioti

        Sherbimi me i madh qe do i benin Shqiperise elita intelektuale, mes te cileve edhe ky pprofesori i artikulli do te ishte promovimi i idese se Protektoratit te Shqiperise nga ana e SHBA -se per nje periudhe te pakten 150 vitesh, kohe ne te cilen do te formoheshin breza te rinj te shkeputur plotesisht nga e kaluara dhe e tashmja, dhe do te kishin nje mentalitet vertet perendimor dhe nga ana tjeter sigurisht qe edhe ekonomia dhe vendi do zhvillohej dhe do kapte kohen e humbur Perndrysh hiq nje hajdut e sill nje hajdut edhe me te madh Shqiperia kurre nuk ecen perpara.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje