Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

25 Janar 2026, 11:20Blog Nga Zef Ndreka

Situata e protestës ishte realisht vetëm e nxehtë përpara godinës së kryeministrisë dhe më pas tek kuvendi popullor.

Siç u pa edhe nga pamjet, vërehet vetëm zjarr, shpërthime dhe tension i lartë para një godine qeveritare, me turmë, flakë dhe mjete piroteknike. Kjo taktikë e PD-së dhe opozitës e zhvendos protestën nga mesazh politik tek spektakli i dhunën. Kjo është taktika kur humbet kauza.

Dhuna asnjëherë nuk është tregues i forcës politike. Për më tepër kur opozita kalon tek molotovët, tymi dhe përplasjet me policinë, perceptimi publik ndryshon menjëherë. Dhe fokusi ikën nga arsyet e protestës dhe shkon te rendi dhe siguria. Kështu, qytetari i pavendosur trembet, nuk afrohet dhe ndërkombëtarët distancohen. Ndërsa qeveria fiton justifikim për masa më të ashpra.

Historikisht dhuna rrallë ka rrëzuar qeveri në sisteme që ende kanë zgjedhjet për rrotacion. Dhe përdorimi i dhunës nga opozita zakonisht e forcon pushtetin me argumentin se po mbrojmë stabilitetin nga kaosi opozitar.

Pjesëmarrja e ulët ishte mesazhi real i protestës edhe pse në politikë numrat nuk janë çdo gjë. Gjithsesi, protesta e madhe pa dhunë ka më shumë legjitimitet moral. Ndërsa protesta e vogël me dhunë si kjo e ditës së sotme është dëshpërim politik.
Qytetarët nuk dolën, nuk iu përgjigjën PD-së dhe opozitës dhe kjo tregon lodhje elektorale, tregon mungesë besimi tek alternativa ose frikë nga përshkallëzimi i dhunës.

Problemi real është se PD-ja ndodhet në fazë rënieje ekstreme duke treguar se kjo forcë politike me Berishën pengmarrës ka hyrë në grahmat e fundit, sepse PD-ja dhe opozita në tërësi, sot ka humbur mbështetjen, kanë radikalizuar gjuhën dhe veprimet, duke u futur në rreth vicioz.

Rrëzimi i qeverisë nuk ndodh me flakë e me tym, por me organizim të qetë dhe masiv, me program të qartë ekonomik e social, me figura të reja që krijojnë besim, me koalicione të gjëra, me zgjedhje

Pa këto, protesta si kjo e fundit, mbetet moment emocional, jo ndryshim politik dhe ajo që pamë duket më shumë si shfryrje zemërimi sesa strategji për pushtet.
Dhe zemërimi digjet shpejt, por nuk ndërton dot shumicë.

5 Komente

  1. A
    Agim Anastasi

    A echte Saliu apo Monumente i Leninit ? !!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Flamuri në duart e NON GRATËS UNIVERSAL është ofendim i madh ndaj gjithë atdheut.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dd

      Nuk eshte puna se nuk kishte pjesemarrje sepse ne krahasim me numrin e popullsinse nuk ishte e vogel. Puna eshte se nuk ishte serioze, nuk kishte objektiv ose ai medemek objektiv per te rrezuar Ramen te gjithe dinin qe nuk do arrihej. Ne dinim para se te fillohej se sa protestues do merrnin pjese, cfare intirenari do kishte, kush do fliste, sa do zgjaste e deri tek muzika qe do perdorej, nuk kishte asnje dallim nga protestat 13 vjecare dhe kjo dihej. Une nuk mendoj se ky eshte faji i opozites, populli i opozitar eshte i lodhur, i varfer, i plakur pasi femijet e tyre ne shumice jane jashte per shkakte politikes diskriminuese te qeverise ndaj tyre, pastaj asnje opozite ne Europe qe nga koha e fashizmit nuk ka perjetuar goditje nga pushteti si opozita shqiptare. Une nuk mendoj se opozita po lufton per pushtet por po lufton per mbijetese, e prapeseprape eshte me mire nje opozite sado e lodhur se sa pa opozite fare ose opozite fake. Psh pa kembenguljen e opozites per ligjin e dekriminalizimit sot ne parlament PS do kishite jo 19 depudete qe kishin kryer krime si ne 2013 por do kishte mbi 90 % te asaj kategorie, ose prishja masive e banesave te qytetareve u frenua disi pikerisht nga mbeshtetja e opozites ndaj banoreve te terrorizuar apo rastet uleritse te korrupsionit qeveritar prej miliarda eurosh nuk do te ishin hetuar kurre pa denoncimet dhe kembenguljen e opozites.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me prokurë të posaçme

        Ke të drejtë Dd! Sipas ligjit të dekriminalizimit, po të ishte i vërtetë, as dje dhe as sot, ai që nuk do duhej të ishte në parlament është Sali Ram Berisha. Ti mund të mos i mbash para syve ato që i ka bërë ai në këto 35 vjet vendit dhe shqiptarëve, të cilat në një vend me demokraci normale dhe drejtësi të drejtë, ai jo në parlament, por në ferr do ta kishte vendin. Ani, edhe pse drejtësia nuk ia ka treguar ende vendin, atë e ka mallkuar dhe dënuar shumica e shqiptarëve që e kanë lënë të sillet rrugëve si zagar dhe të lehë çdo ditë para kanerave në SHQUP. Nuk po përmend "non gratat" e Uashingtonit, Londrës e Brukselit ndaj tij. Troç ka qenë, është dhe do të mbetet fatkeqësi e shqiptarëve, i mallkuar prej tyre për jetë.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Timi

        Është stina e dimrit, dhe do mjaftonte pak ujë nga zjarrfikëset mbi kokat a tyre si shi, dhe çdo gjë do shkonte mirë. Saliu djeg e thyen sepse e di që nuk ka reagim nga shteti.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje