Vajza e njeriut më të fuqishëm të botës, Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, nuk erdhi kot më datat 22-23 janar 2026 në Vlorë. Nuk takoi për formë studjo arkitekturore atje. I takoi për t’u konsultuar për projektin në Sazan me vlerë 1.4 miliardë dollarë dhe ndoshta edhe për një projekt të mundshëm në Zvërnec.
Pse Kushner e ka për zemër projektin në Vlorë?
Bashkëshorti i saj Jared Kushner, sipërmarrës me vlerë pasurie 1 miliardë dollarë amerikanë dhe ish-këshilltar politik i Presidentit Trump në vitet 2016-2020, i renditur nga Revista amerikane “Forbes” si ndër 15 personalitetet më me influencë sot në botë, për shkak të rolit të tij në Marrëveshjet Abrahams, që synonin nisjen e marrëdhënive të bashkëpunimit mes Arabisë Saudite dhe Izralit, si dhe rolit në arritjen e paqes në Gaza dhe në planin për rindërtimin e saj, që e paraqiti në Davos dy ditë më parë, e ka shumë për zemër projektin e Sazanit.
Rreth shtatë muaj më parë, më 26 qershor 2025, qeveria shqiptare rregjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit(QKB) në Shqipëri një shoqëri aksionere(sh.a), me emrin “Albanian State Development & Real Estate” (në shqip, “Zhvillim Shtetëror dhe i Pasurive të Patundshme të Shqipërisë”), pak ditë pasi Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij Ivanka Trump vizituan Vlorën po në qershor 2025.
Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100 përqind nga Korporata e Investimeve Shqiptare, një strukturë shtetërore e varur nga kryeministri, e cila ka rreth dy vjet që po punon me projekte investimi me partnerë privatë vendas dhe të huaj.
Dhëndri i Donald Trump mori statusin e Investitorit Strategjik, me një vendim të 30 dhjetorit të vitit 2024 të Komitetit të Investimeve Strategjike të drejtuar nga kryeministri për Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane, e krijuar dhe e drejtuar nga Jared Kushner. Vendimi u dha për shkak të vlerës së lartë të investimit në projektin e paraqitur prej Kushner. Statusi iu dha kompanisë amerikane për një periudhë 10-vjeçare, gjatë të cilës ajo do të realizojë projektin e saj të investimit, të ndarë në tre faza.
Investimi në ishullin e Sazanit kap vlerën e 1.4 miliardë dollarëve dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 përqind të ishullit, në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Nga projekti pritet të punësohen mbi një mijë persona.
Ky investim propozohet si një projekt i integruar me marinë turistike, si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike, zona rekreacionale (të krijimtarisë sportive, kulturore dhe artistike), me shërbime në funksion të tyre.
Më 17 maj 2025, në një mesazh video në samitin e investimeve të huaja për Evropën në Tiranë, me pjesëmarrjen e Presidentit francez Makron, me titull “Përparësia: Evropa”, Kushner njoftoi se kishte angazhuar një nga inxhinierët më të mirë të projekteve miqësore me mjedisin në Evropë, për projektin e Sazanit. Ai foli dhe për simbiozën e projektit në Sazan me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Ivanka Trump dhe rritja e profilit ndërkombëtar të Shqipërisë
Vizita dyditore e Ivanka Trump në Vlorë, më 22–23 janar 2026, përbën një ngjarje me rëndësi të veçantë politike, ekonomike dhe simbolike për Shqipërinë. Përtej protokollit dhe vëmendjes mediatike, kjo vizitë prodhon disa përfitime konkrete dhe afatgjata për vendin tonë.
Ivanka Trump është një figurë globale, me ndikim të drejtpërdrejtë në qarqet politike, financiare dhe të biznesit amerikan. Prania e saj në Vlorë e vendos Shqipërinë në fokusin e mediave ndërkombëtare dhe rrit perceptimin e vendit si një destinacion serioz, i sigurt dhe në zhvillim. Kjo vëmendje ka vlerë të shtuar, në një kohë kur vendet e vogla konkurrojnë fort për investime dhe aleanca strategjike.
Zgjedhja e Vlorës nuk është rastësore. Ajo forcon imazhin e qytetit si një qendër elitare turizmi, jo vetëm sezonal, por edhe për investime afatgjata në turizëm luksoz, rezidenca elitare, marina dhe porte jahtesh, si dhe shërbime të integruara turistike. Vizita e një figure të tillë si Ivanka Trump shërben si “vulë besimi” për investitorë të tjerë potencialë.
Në klimën aktuale gjeopolitike, çdo afrim me SHBA-të ka peshë të veçantë. Vizita e Ivanka Trump sinjalizon hapje të reja për investime amerikane direkte, bashkëpunime publiko-private, fonde zhvillimore dhe projekte infrastrukturore.
Kjo vizitë i dërgon tregut botëror të turizmit një mesazh të qartë: Shqipëria është në hartën e interesave amerikane. Përtej aspektit ekonomik, vizita ka një dimension të fortë diplomatik. Ajo përforcon partneritetin strategjik me SHBA-të dhe konfirmon pozicionimin e Shqipërisë si aleat i besueshëm në rajon, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Ky dimension është i rëndësishëm edhe për rolin e Shqipërisë në stabilitetin rajonal dhe në proceset euroatlantike.
Planet e Kushner dhe Ivanka Trump për Shqipërinë
Investimi në Szan dhe një projekt i mundshëm investimi dhe në Zvërnec vijnë në një moment kur turizmi në Shqipëri është kthyer në industrinë numër një të vendit, duke ia kaluar sektorit të ndërtimit dhe eksportit të mallrave. Sipas Bankës së Shqipërisë, turizmi ka kontribuar në prodhimin kombëtar në vitin 2025 me mbi 4 miliardë euro.
Investimi i Kushner dhe Ivanka Trump është i rëndësishëm edhe për një arsye të dytë. Krahas kapitaleve me vlerë 1.4 miliardë dollarë, Kushner ka deklaruar se do të sjellë në Shqipëri një markë elitare të shërbimeve turistike, aktive sidomos në vendet aziatike, por edhe në ishullin Shën Stefan në Malin e Zi, marka “Aman”. Kjo markë parashikohet që ta rrisë edhe më tej imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik, në një zhvillim të ndjeshëm dhe në nivele të larta.
Me 8 përqind(45 hektarë) të ishullit të Sazanit të zhvilluar nga projekti i Kushner, ne mund të shohim gradualisht në Sazan një mini-Singapor, në kuptimin që mund të kemi një masterplan investimesh serioze dhe të koordinuara me njëri-tjetrin, duke e kthyer ishullin e vetëm që kemi në një zonë me potencial të lartë ekonomik.
Jo vetëm në Sazan, por edhe në pjesë të tjera me potencial të lartë të vendit, mund të krijohen zona ekonomike dhe mundësi për rritjen e turizmit, i cili ka marrë një peshë të madhe në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në rajonin e Mesdheut. Sazani ka qenë një aset i fjetur i Shqipërisë prej tre dekadash e gjysmë tashmë, duke qëndruar në një gjendje letargjike. Me Kushner ai e ka mundësinë të shndërrohet në një qendër zhvillimi.
Me Ivanka Trump që diskutoi me studjot arkitekturore në Vlorë, me siguri edhe për një projekt në Zvërnec, të dyja projektet kanë aftësinë të sjellin mundësi të reja, punësim të ri dhe të kontribuojë në forcimin e ekonomisë sonë kombëtare.
Qe jemi dhi e zgjebosur, por bishtin perpjete Ku ka arritur personaliteti i shqiptarit. Nuk pati rendesi targa e krahines nga erdhi I veteshpallur mbret, po leka zogu te mori per grua princeshe austri-hungareze 100 vjet te shkuara. Ne per dy ore xhiro me makine akoma vazhdon ansambli I kengeve ritmin bjeri gajdes o ramaxhi. Zogu per 10 vjet arriti parja te njihej ne Europe, pashaporta te ishte me vlere zvicerane. Sot leku yne si leter pa vlere, pashaporte si nje kartoline e padesheruar. .Keqardhje per kedo emigrant shqiptar te ndroj menje te kthehet per te jetuar ne shqiperi. Nuk eshte faji I berishes qe e ka ves kudo te ece ti duket e xanun, as I rames qe ja legalizon menyren. Eshte, ka qene, do jete mos aftesia jone te jemi dinjitoz perballe botes. Kete fituam.
Fituam nje investim te ri , por qe nuk eshte i destinuar per 99% te shqiptareve por per pasaniket rreth 1% shqiptare dhe gjithe pasaniket e huaj qe do vijne. Kjo zonja e nderuar , pse nuk perfshin ne projekt edhe nje plazh publik falas per shqiptaret e varfer ? Gjithashtu mesuam se Palloshi eshte teper i hapur dhe i dashur me njerezit , pret ne Kryeministri edhe njerez pa asnje post shteteror ,...por po me thoshte nje punonjes i varrezave te Sharres , qe kishte nje hall , tha do kerkoj takim me Ramen ne Kryeministri , se derisa priti Ivanken , do me prese edhe mua.....po kjo zonja a do e paguaje "taksen e sevapit per politikanet e varfer"? Nuk e di sa ja ka caktuar perqindjen Bela me shoke ? apo perjashtohet kjo se e ka baben "e madh" ?
Qenke infektuar rëndë nga kopili serb që shan për çdo gjë o tarallak...
O debil , a ke ndonje argument te kundershtosh komentin tim ? Sa per kopilin serb dhe palloshin e gjate as me rruhet fare.....por ti me dukesh nga ata zagaret qe ndjekin gjithmone pushtetin. Sa ishte Sala ne krye , ke ngrene kocka prej tij , sa ra Sala nga kali , u hodhe te Rama per tu ushqyer.
Demokomunistet ne sulm
Po Jared ?? Sepse dhe ai erdhi, nga ai nuk përfituam gjë?
So fitojme ate qe dituam nga Gazsjellesi i TAP-it.
1 nuk fitness dhe nuk mere sazqn vajza Donald trump
Pordhet e Rames dhe te ivankes fuck rilindja
Populli asgje. Sepse . Cfare jepet pa gare ka dyshim e korrupsion brenda jo vetem financiar por dhe interesa personale. Une di qe do perjashtohen nga taksat , cdo takse . Pra asnje lek ne buxhet. Po te jepej me gare mund te fitonim shume. Gare nderkombetare. Jane perjashtuar Kompanie europiane. Shkelur MSA. Rrezikojme anetaresimin ne BE. Nuk falet toke sa here vjen nje president amerikan per bisnes. I bie per 100 vjet mos kemi me toke. Nese buxheti shtetit nuk fiton nga taksat atehere keni bere krim. Fatos njerezit paguajne taksa dhe per nje buke qe blejne...ne I perkashtojme pasunaret. Shiko ligjet fiskale jane bere si kuluese makaronash.
E vertete!
Smund te thuash asgje kur priten te hapen 1000 vende pune. Po thuaj qe kerkesa duhet te jet qe 75% e vendeve te punes duhet te jen shqiptare. Se do ta mbushin me njerez me kontrata pune nga gjith bota per krah pune te lire. Dhe qendroji kerkeses per 75%. Ne qofte se 75% nuk perputhet athere do ket nje gjob ditore qe te vendoset nga qeverria deri sa 75% te permbushet dhe te mbahet.
Une di qe investimi do jete I dy Sirianeve me banim ne Katar. Ish finances te Al nusras. Kaq....te tjerat rruges...Ivanka eshte thjesht ndermjetese.te fala Alabarit...ai po pret te mari pjesen tjeter te portit ndryshe arbitrazh.
Nuk e di se sa dhe çfarë fitove ti si Çoçol, por shqiptarët dhe qytetarët e Vlorës në veçanti do krahasohen çdo ditë e më tepër me banorët e Gazës! Megjithatë me situatën politike amerikane ku një regjim diktatorialo-fashist po hedh rrënjë, projekti i Sazanit dhe Zvërnecit munt të përfundojnë në rastin më të mirë si hoteli karikatinë 40 vjeçar tek Sheshi I Flamurit!
Per Ramen thone se ka privatizuar shtetin! Ne te vertete, Rama e ka dorezuar shtetin shqiptar! As shitur jo! E ka dorezuar ne duart e izraeliteve te ndyre, te cilet pjese-pjese, nje cope sot, nje cope neser, do i katandisin shqiptaret "muhaxhire" ne token e te pareve! Eshte metode e njohur prej kohesh kjo e cifuteve! E kane aplikuar ne shume vende, ne kohe te ndryshme! Kudo ku gjejne shtete te dobeta! Rames dhe disa lakejve te tjere u hedhin ndonje kocke ne preher dhe u "premtojne" rehati e paprekshmeri! Nje premtim "fake" qe nuk e kane problem ta shkelin! Mjere ky vend!!!! Zgjohuni shqiptare!!!
Alabar nuk eshte Israelit. As keta mbas Ivankes. As mbas cameramen inteligjente te Emirateve. Ku ta gjejme ta mari Israeli se jane njerez qe nxjerrin lekun nga guri por se kemi kete fat.
Po a e pyete popullin per kete more zotni! Na rrofte DEMONKRACIA! Flet vetem per perfitime dhe asnje fjale per dëmet mjedisore! Ma vafanculo!
Hera e par ne jet time qe e degjoj emrin e ktij Quqolit , paskan mbir nga gjitha anet Sidoqoft, te vish ne Shqiperi pikerisht me 21 Janar te peshtysh ne fytyre shqiptareve ne diten kur kujtojne te vetmen here qe njerez te pafajshem u vrane nga nje diktature e instaluar esht qartazi nje tentativ percmimi dhe pseudonenshtrimi njekohsisht duke then se Shqiperia eshte ''magjike'' etj etj Nese do flasim per financa ne e dime qe BE ka dekada qe investon ne Shqiperi qindra mijera euro e mos me shum dhe mendoj qe nje projekt renegat ne nje ishull nuk eshte problem per tu perballuar nga ata, mos te harrojme se Trump ne 2028 me shum gjasa nuk do te jet me president kurse fuqia e BE do te jet konstante dhe ne rritje, per trutharet qe thojne MAGA duhet ta dijne se SHBA eshte nje oqean larg dhe fatin e kemi te perbashket me Europen, jo per te menjanuar SHBA biles perkundrasi nga nje dashuri e madhe per unionin qe po kalon ditet me te zeza nga pseudokonservatore neonaziste qe me shum gjasa ne 2028 nuk do te jen Sot Merz, Meloni, Macron e vertet qe nuk do te jene perjete por pas tyre vjen nje Merz, Meloni e Macron 2.0 sepse politikat nuk ndryshojn Dhe dicka, femer me te shemtuar dhe me fallse nuk kam pare ndonjeher, ndersa burri eshte nen hetim nga autoritetet izraelite per sabotim te integritetit te shtetit te vetem hebre ne bote Nuk ka asnje shans qe ata qe i refuzon vendi i tyre ( SHB dhe Izraeli ) te perfundojn ne Shqiperi per te perhapur sjelljen dhe propaganden e tyre, Rama iken dhe kush do qe te vij pas tij do te ver fshesen te gjitheve, shqiptaret e ndershem dhe te thjeshte do te jene e ardhmja dhe aleatet tane strategjik (SHBA post Trump dhe BE) do te na mbeshtesin ne cdo hap
Fiton qyl Kushner - Tramp. Vlora nuk fiton asgje. Shqiperia . Humbje. Sazani duhet te behet nje qytet shtese i Vlores. Pike.????????
po shqiptaret duan qe te vine ata te investojne ne Shqiperi? une jo pershembull..... pse nuk hap tender shteti dhe firma (firmat) me programin me te mire te marrin persiper zhvillimin e turizmit te Sazanit. pastaj cfare kuptimi ka qe te zhvillohet vetem turizmi? vendi ka nevoje dhe per prodhime vendase se ndryshe do blihen jashte me cmim te shtrenjte. nuk thone kot memire te dish se te kesh.
Berisha po "Djege" NE Tirane qe ti thote Trampit:Shiko se jame edhe une ketu Sali Pall-Kar Berisha....nuk kthehet Jered Kushner te shikoj surratin e Zgjebes Sali Berisha..se e di se kush eshte:NON gRATA