Një protestë nën hijen iluzive të Trump

24 Janar 2026, 19:37Blog TEMA
Një protestë nën hijen iluzive të Trump

Nga Andi Bushati


Protesta e radhës së opozitës përkoi me momentin kur më shumë se kurdoherë gjatë kësaj dekade, dy rrëfime krejtësisht kontradiktore po përplasen fort me njëra-tjetrën. 

I pari është ai i pushtetit që po ekzalton ftesën e Donald Trump drejtuar Edi Ramës, për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Atij i bashkëngjitet edhe parakalimi në rivierën shqiptare i një pjese të familjes presidenciale amerikane, që ka ardhur të mbikqyrë paratë që do të fitohen aty. Sipas këtij rrëfimi, kapitulli i paqartësisë së qeverisë Rama me administratën republikane është mbyllur dhe ajo do të vazhdojë të ketë të njëjtën përkrahje që ka marrë deri dje nga Biden, Blinken, apo Soros.

Këtij versioni totalisht haluçinant, i kundërpërgjigjet ai, më absurd, i kritikëve dhe opozitarëve të Ramës, që shpresojnë se “armiku” i tyre do të pësojë të njëjtin fat si presidenti Venezuelian, Nicolas Maduro. Në mbështetje të tezës së tyre këta të dytët përmendin ftesën e munguar nga Donald Trumpi, për të firmosur si anëtar themelues i Bordit të Paqes, në ceremonine e Davosit. Ata kujtojnë mesazhet e shpeshta kundër narko trafikut të lëshuara nga shefi i diplomacisë Marco Rubio dhe vartësit e tij në Departamentin e Shtetit. Ata përmendin goditjet me frymëzim nga përtej Atlantikut, që SPAK i ka bërë pikave nevralgjike të strukturës rilindase, duke shkuar deri tek Belinda Balluku dhe abuzimet e AKSH-it. 

Protesta e kësaj të shtune e opozitës ishte produkt i këtij rrëfimi dhe një përpjekje e dukshme për ta mbajtur gjallë atë. Pa e thënë shprehimisht ajo mëton të përkundë idenë se fundi i narkotrafikantit tonë do të vijë nga jashtë. Prandaj protestuesit perveç partullave në shqip, mbanin dhe të tilla në anglisht, prandaj Berisha kumtonte se “kohët kanë ndryshuar” dhe shpallte se gjendemi “në klilometrin e fundit”.

Por, nëse rrëfimi mashtrues i pushtetit që do të mbajë me çdo kusht në këmbë sadopak nga legjitimiteti i cfilitur prej skandaleve dhe koorupsioni është i kuptueshëm, efikasiteti i atij të opozitës lë vend për dyshime. A fitojnë PD-ja, aleatët e saj, kundërshtarët e pa angazhuar të Ramës, duke u mbështetur tek ideja se shpëtimi do të vijë nga përtej Atlantikut? A i jep kjo hov apo e bën më pasiv popullin e mbetur opozitar? A nuk e shkatërojnë besueshmëinë e kreut të partisë dhe deputetëve të tij, fakti se ata nuk guxojnë të flasin qoftë edhe një fjalë për grabitjen e Zvërnecit, përmes përjashtimit nga statusi i zonës së mbrojtur, vetëm se ajo prodhon para për Jared Kushner dhe Ivanka Trump? A nuk i njollos ata nxitimi për të votuar, në rrjesht, pjesmarrjen në Bordin e Paqes, sipas një axhende të përcaktuar nga Rama, nga frika se mos ngjanin si anti Trump? Duket sikur ankthi dhe preokupimi i PD-së, më shumë sesa të jetë e paranueshme dhe simpakike për shqiptarët është të jetë e tillë për trumpistët. Në këtë pikë ata ngjajnë me të mbyturin që do të kapet pas fijes së flokut. Të pretendosh se po përballesh me diktaturën e Ramës dhe të shpresosh se një politikan që tregon vetëm përçmim ndaj demokracisë, si Donald Trump, do të angazhohet ta rikthejë atë në vendin tonë të vogël, tregon nonsens, miopi dhe pafuqi politike. 

Kjo fabul opozitën nuk e çon askund. Kjo u pa edhe njëherë në protestën e sotme, e cila qe konfirmimi i radhës se një pushtet që vjedh zgjedhjet, është gati e pamundur të rrëzohet edhe me lëvizje në rrugë. Në regjime ku opozitarët burgosen, ku mediat e blera nuk informojnë, po bëjnë propagandë, ku qytetarët jetonë të shantazhuar prej largimeve nga puna, zhveshjes nga të drejtat që u takojnë: si paga në shtet, bonusi i bebes, kempi për invalitët, në bazë të shënimeve që raportojnë për ta spiunët patronazhistë, vala e lëvizjeve popullore është vështirë të shndërrohet në cunam. Zakonisht sisteme të tilla rrëzohen, një herë në kaq vjet, atëherë kur kalben vetvetiu, apo si pasojë e lëvizjeve tektonike brenda llojit. Ato nuk cënohen prej të njëjtave mjete që janë efikase në kushte lirie. 

Pra, në këtë pikë, opozita mund të jetë e justifikuar edhe nëse nuk prodhon dot rotacion përmes votës edhe nëse nuk ka kapacitet përmbysës përmes forcës. E vetmja gjë për të cilën mund të kritikohet nuk është pafuqia, por mungesa e moralit. Dhe këtu shkëlqen me gjithë vezullimin e saj hipokrizia se demokracinë do na e rikthejë Trump.            

9 Komente

  1. T
    Ti je ndyrsira me e madhe

    qe ka Shqiperia ,shpirzi, fytyra me e shemtuar. Sigurisht ka dhjetra te tjere si ti . P.sh. Lubon qe eshte po aq shpirtzi sa ti

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diarre Blloku

      spiunët patronazhistë, partullave, simpakike, pushtet që vjedh zgjedhjet me 83 deputete, lëvizje tektonike brenda llojit, kapacitet përmbysës përmes forcës???????, totalisht haluçinant,....

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Vetem nje I marre nga trute shkruan te tilla gjera! Zoti na ruajte, cfare analize ?!!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Begaj pordha e Ramës

          Kush me gjen mua se nga anon Bushati do të ju jap 1 milion dollarë. Me sa kam kuptuar unë ai ecën në tehin e briskut që ta këtë me kollaj të anojë shpejt nga shkon rrjedha

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Bushati është marksisto sovranist. Anon nga Arlind Qori.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Mari-Helen

            Ta them une - as vete nuk e di ky. Po ky dhe Lubonja dhe Nesho ambasadori nuk duhet te merren seriozisht. Thjesht injoroini. Plera per kodh te mbeturinave. Lubonja kish dy ministra ne shtepi - ky lepurushi tjeter eshte i perkedhelur i Hysni Kapos.

            Përgjigjjuni
            1. c
              cilijetimoreburre?

              Keta opozitarucet e sotem po te jene burra me koqe le ta formulojne sic ka ndodhur e sic duhet ate historikun e ofertes se Sazanit dhe Zvernecit ndaj vajzes se Trampit dhe publikusht le ta krahasojne me korruptimin qe i eshte bere Mc Go igalit, duke shtruar pyetjen ne se ka ngjashmeri? E pastaj le ti drejtohen publikusht administrates amerikane , ne se do vazhdojne ti lejojne keto tentativa allashqiptarce?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liqeni

                Mungesa totale e moralit e ka fikur opoziten. Kjo eshte fatkeqesi e rende per Shqiperine, pasi i duhet te vuaje edhe me gjate thundren e hekurt te Qeverise Hajdute te Rames. Ja e verteta.????

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dr. Pavllov

                  Thënia e Berishës se ai dhe çeta që drejton është në kilometrin e fundit qëndron. Gremina ka filluar të shfaqet në horizont. Hajde andush nxito dhe ti të hidhesh me parashutë në prehrin e mretit. Kush e di, ndoshta ka rezervuar dhe për ty ndonjë kockë. Mandati i pestë nuk do ta falë gabimin.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje