Nuk ka forcë në frikë – PD nuk fiton duke u terrorizuar qytetarët me protestat e saja

23 Janar 2026, 22:13Blog TEMA

Nuk ka forcë në frikë – PD nuk fiton duke u terrorizuar

Nga Musa Kurtulaj

Blindimi i godinës së Qeverisë pasditen e së premtes, bëhet nga frika se protesta e thirrur nga Sali Berisha pasditën e të shtunës në ora 17.00 mund degjenerojë në dhunë ! Në një mënyrë apo në një tjetër, këtë e paralajmëroi vetë zoti Berisha të premtëm me kërcnimet ekstreme se "Rama po qe burrë, të presin në zyrë...!". Kur një parti që pretendon të jetë demokratike paralajmëron dhunë, ajo nuk tregon guxim – ajo krijon panik dhe tmerr tek qytetarët që duhet të mbrojë.
Çdo paralajmërim i ekstremizuar dhe çdo blindim i imponuar, thjesht u thotë qytetarëve se me kë kemi të bëjmë në protestë... ! Kjo nuk i jep pikë PD-së – përkundrazi, e zbeh akoma më shumë imazhin e saj dhe seriozitetin për demokracinë që duhet të përfaqësojë.
PD ka një ngarkesë dhune në të kaluarën e saj, ndaj çdo deklaratë që paralajmëron dhunë nuk e pastron këtë histori, përkundrazi, e riprodhon atë. Në vend që të tregojë se është një parti e qendrueshme, e përgjegjshme dhe paqësore, ajo i kthen sytë e qytetarëve tek ankthi dhe pasiguria sapo paralajmëron protesta. Dhe kjo nuk sjell as respekt, as vota, as legjitimitet.
Qytetarët nuk kanë pse të ndihen të kërcënuar kur një parti paralajmëron protestë. Një opozitë e fortë nuk frikëson, nuk imponon blindime, nuk paralajmëron dhunë – ajo organizon, demonstron paqësisht dhe tregon se demokracia nuk është luftë, por dialog dhe respekt.
PD ka nevojë të tregojë se mund të protestojë pa asnjë dëmtim, pa asnjë akt dhune, pa asnjë tmerr për qytetarët. Vetëm kështu mund të fitojë admirimin dhe besimin e njerëzve si parti paqësore. Çdo hap që tregon frikë e dhunë, e largon nga kjo rrugë dhe e thellon humbjen e besimit publik.
Nëse PD do të jetë vërtet opozitë dhe forcë demokratike, ajo duhet të marrë një vendim të qartë: jo akteve të dhunës, jo imponimit të blindimeve – po organizimit të protestave paqësore dhe respektimit të qytetarëve. Vetëm kështu do të mund të nisi të fitojë reputacionin dhe të shtojë votat në zgjedhjet e radhës, ndryshe keq e më keq do të shkojë !

8 Komente

  1. F
    Fushat elektorale qē prej 12 majit 2025

    Ora e pērplasjes PD

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Dimer eshte. Trupat policore jane te paisura deri ne dhembe,,, mjere ata budallenje qe do ngopen me gaz lotsjelles dhe kamzhik gome...Nder rreshta pergjigjen e moren nga k/ministri. Gjynah me ata qe genjehen akoma pas berihait 81 vjeçar.Do jete dhe ai Tiku arixhiu qe ka dite qe ri me tre kater veta poshte shkalleve te kryeministrise... me demek do bejne namin neser...Ramen nuk e mundni dot se ka gurin dhe aren ne dore dhe sa te jete Tropojani ne krye te PD, aty do jete edhe pas moshes se pensionit. Vetem po ja la Taulantit stafeten...

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Or mik Saliu ka 35 vjet me kete kenge.Tani pret te ndryshoje?Gungacit ja drejton gungen vetem vari keshtu dhe Saliu do heqi dore nga poshtersite kur.........

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Mire e ke ti por shpellaret s'njohin menyre tjeter.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Nga cili planet vjen ti zoti autor??!! Për Pd-në e Shqipërisë flet ti??!! Hahahagahaha

            Përgjigjjuni
            1. V
              Veseli

              Titulli i shkrimit me duket absurd. Pse do terrorizohen qytetaret nga nje proteste paqesore e popullit opozitar qe ka te gjithe te drejten e zotit por edhe te garantuar nga kushtetuta te protestoje. Çfare mjetesh paskan ne dore populli opozitar qe te terrorizoje qytetaret pasi ata vete jane qytetare. Ne kemi pare se asnje proteste e dhunshme nuk eshte bere pas vitit 2013.Populli opozitar as nuk desheron as nuk ka mundesi te terrorizoje bashkeqytetaret e vet ,perkundrazj eshte populli opozitar qe ndihet i kercenuar nga qeveria qe i mgushton perdite e me teper hapsirat e jetes,qe i detyron femijet e tyre te largohen pergjighmone nga Shqiperia.Beteja e popullit opozitar nuk eshte beteje per pushtet,por beteje per mbijetese, beteje nese do ndertojne te ardhmen ne Shqiperi apo te largohen nga atedheu i tyre pasi qellimi final i Rilindjes eshte largimi i popullit opozitar nga Shqperia njehere e pergjithmone.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poooo fitore

                Interesante ...Po ta mbajti qendro ne zyre..... Dhe keta bastarde kerkojne pushtet haaaaa. Une nuk jam socialiste por keta rrugaçe nuk i votoje kurre. Keta duhen te ankoheshin pse kryeministria vishet me llamarine pasi ne jemi force politike qe duam pushtet dhe jo dhune...... Shkurt Sakte Thjeshte nuk eshte opozite por nje grupe sharlatanesh vjedhesa kriminel qe nepermjet qendrimit ne politike duan te jene te pa prekshem. Ti thoshe kryeministrit qendro ne zyre po ta mbajti haaaaa nuk ke çfare thua....

                Përgjigjjuni
                1. S
                  STRUGA

                  E saktë z.Poo Fitoore, ky është sali Serbi dhe PEDE*-ja! Po, ky është varrmihës, me urdhër dhe mision që nga fillimi i „pluralizmit“ në Shqipëri i armiqve dhe fqinjëve grabitqar për zhbërjen e shtetiit dhe popullit shqiptar. Kurrë këto vemje dhe ky kriminel s‘do të mundet më me gënjye më, kurrën e kurrës, se si beson më askush.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje