Nga Ervis Iljazaj
Parlamenti i Shqipërisë ka votuar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për zgjidhjen e krizës së Gazës, me një konsensus bipartizan. Përtej qeverisë, e cila sapo mori ftesën nuk nguroi ta shpallë angazhimin e saj të menjëhershëm nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale të Kryeminsitrit Rama, edhe Partia Demokratike e shpalli dakordësinë e saj. Në fakt, opozita shqiptare, si pasojë e retorikës së saj pro Trumpiste, nuk mund të sillej ndryshe dhe nuk kishte pothuajse asnjë kritikë për qeverinë, asnjë analizë se cfarë është ky Bord dhe cfarë sjell për Shqipërinë dhe politikën e saj të jashtme.
Sepse, pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë Bord, sigurisht që ka një ndikim në politikën e jashtme të Shqipërisë dhe strategjisë së saj. Po të shikosh se cilët shtete morën pjesë, do të vihet re se vendet kryesore të Europës si Spanja, Franca, Britania, Gjermania apo edhe Italia, ose nuk kanë marrë pjese ose nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë për këtë cështje. I vetmi që e firmosi menjëherë këtë anëtarësim ishte Viktor Orban, i cili nuk shquhet si ndonjë proeuropian i madh. Në firmosjen e anëtarësimit që u zhvillua live, pothuasje asnjë nga përfaqësuesit e vendeve kryesore të BE nuk ishte prezent.
Në përgjithësi, Bashkimi Europian ka qenë kundra këtyre instrumentave ndërkombëtar për zgjidhje të krizave politike apo humanitare me arsyetimin se këto janë instrumenta që i mbivendosen rendit aktual të organizatave ndërkombëtare si OKB, brenda të cilave janë gjetur zgjidhjet ndërkombëtare. Ndërkohë që Donal Trump me veprime të të tilla de facto është duke e zëvendësuar rendin aktual me instrumenta të ideura dhe konceptuara prejt tij.
Në këtë rast, Shqipëria zgjodhi politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo atë të Europës. Këtë zgjedhje vendi ynë do të duhet ta bëjë gjithmonë e më shumë në të ardhemen, të paktën për sa i përket politikës së jashtme. Është fare e qartë se aleanca euroatlantike është në një krizë të thellë që kur Donald Trump u zgjodh në mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Mosmarrëveshjet midis Europës dhe Amerikës në këto momente kanë arritur ndoshta pikën më të lartë që pas Luftës së Dytë Botërore. Në shumë cëshjte që nga siguria, ekonomia apo e drejta ndërkombëtare, Trump dhe Europa kanë mendime të ndryshme. Aq të thella janë këto mosmarrëveshje saqë shumë ekspertë të fushës e konsiderojnë si një carje të pakthyeshme këtë aleancë. Madje, vënë në diskutim edhe ekzistencën dhe vashdimësinë e NATOS apo marrëveshje të tilla. Si të thuash, bota që kërkon të krijojë Trump, është toalisht e ndryshme nga ajo që ekziston sot dhe padyshim që kjo vendos në pikëpyetje qëndrimet europiane të cilat po shfaqen publiksiht nga liderë të ndryshëm. Mjafton të dëgjosh fjalimin e Presidenti të Francës ne Davos për të kuptuar se në cfarë pike janë këto marrëdhënie.
Shqipëria padyshim që ndodhet midis dy aletëve të saj historik, që tashmë nuk e mendojnë njësoj për sa i përket cështjeve ndërkombëtare. Bordi i Paqes ishte jë test i parë i dilemave që do të ketë Shqipëria në të ardhmen për sa i përket vendimeve të saj, ku do të duhet të zgjedin midis Europës dhe Amerikës.
Megjithatë, askush nuk e bënë këtë analizë dhe këto qëndrime kaq të rëndësishme nuk bëhen fare pjesë e debatit publik. Ndërkohë që marrëdhëniet me SHBA janë kryefjala kudo në Europë. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe janë aleati ynë kryesor dhe kontribuesi kryesor i sigurisë së kombit Shiptar deri më sot, por ajo botë ka ekzistuar der më sot, nuk dihet ende nëse do të ekzistojë më. Prandaj, është e rëndësishme që vendimet që përcaktojnë strategjinë tonë kombëtare duhet të jenë të matura dhe kërkohet një reflektim i thellë për botën e re që kemi pëprara.
Kesaj herë, Kosova dhe Shqipëria zgjodhën Amerikën, por në të ardhmen, duke qenë se ne bëjmë pjesë në Kontinentin Europian dhe jemi në proces integrimi, zgjedhja nuk do të jetë kaq e lehtë. Të paktën, mos të jenë vendime të marra me kaq ngut./mapo.al
Me duket normale kjo zgjedhje. Kur ne e patem kunder Evropen gjate historise sone, madje edhe sot me lodrat e shumta te integrimit, ne krah patem vetem Ameriken. Kjo gje per mua flet shume.
Zgjodhi SHBA nga frika sepse janē hajfutē , trafikantē droge, pastries te parave te krimit, te degraduar , te korruptuar etj, dhe i servilosen se mos ja bēn si Maduros. Po ishin tē paster nuk duhet te kenē frike. Kurrē nē gjirin e Eurooēs sē pērparuar demokraci liberale.
Ose, zgjodhi qe Shqiperia te hyj ne histori si nje nga vendet e para qe u be pjes e kti bordi. Bord qe do te shqyrtoj rimekembjen e nje vendi te shkaterruar nga lufta. Zgjodhi Bordin qe te jet ne tavolin me superfuqi si SHBA ose Russia. Zgjodhi Boardin te ndihmoje nje vend musliman. Nuk zgjodhi Europen qe ka te pakten 15 vjet qe tall bythen jo do hysh, jo do hysh ne Euro. Jo plani, jo zdo Greku apo Franca.
Cfare rimekembje nga lufta mor mjeran? Do e pushtojne Gazen dhe do ndertojne hotele per rezort qe te zhvasin lek. Shqiperia bashke me disa vende te tjera rreckamane jane ne bordin e Trapit se nuk i vinin shtetet me peshe.
Cfare rimekembje nga lufta mor mjeran? Do e pushtojne Gazen dhe do ndertojne hotele per rezort qe te zhvasin lek. Shqiperia bashke me disa vende te tjera rreckamane jane ne bordin e Trapit se nuk i vinin shtetet me peshe.
Vasale te perjetshem
Shqiperia eshte shtet europian o loqe. E ardhmja e Shqiperise eshte Europa. Donald Trump i preu vizat shqiptareve se ca familje shqiptare ne Amerike po rronin me 200 dollare ndihma sociale dhe hoqi llotarine. Mos kujto se Trump vlereson Shqiperine. Ne Bordin e Gazes jane vetem shtete hallexhij. Ja refuzuan ftesen me te rendesishmit, Franca, Kanadaja, Gjermania, Anglia, Spanja, e gjithe Europa Perendimore, dhe mbeti me Kazakistanin, Sbqiperine dhe Kosoven qe do i lepijne sumen me mut nga halli. Bordi i Paqes eshte palacollek i Trump per te ngritur hotele ne Gaza. Prandaj nuk marrin pjese shtetet serioze.
Po, Rama beri mire qe u be pjese e Bordit. Vetem Amerika na del per zot kur duhet, Evropa na e ka pasur dhe na e ka me hile, ky eshte fakt. Dhe, BE mo falimenton. Shqiptaret e kane te ardhmen me Usa.
Nuk te ka bere asgje me hile Europa. Jemi vend pa shtet dhe shume i prapambetur. Nuk permbushim standardet per te hyre ne Europe. Ne France, azilkerkuesit e dyte me te shumte pas sirianeve jane shqiptaret. Me shqiptare qe ja mbathin nga vendi i tyre per te mbushur cadrat e Europes, ti pret te hysh ne BE.
Te ishe ti gjerman, franncez apo italian, do e kishe pranuar Shqiperine ne EU ? Me kete sistem drejtesie, me keta politikane hajdute etj ? Une jo.
Patronazhisto sa i vetperbuzur je o dythundrak…!Nje gjerman,francez apo hollandez perse ishte dakort per hyrjen ne BE te shtetit pacavure si Greqia apo Bullgaria
Nuk ke patur Europen kundra gjate historise, por kane qene shqiptaret qe kane zgjedhur vete te jene kundra Europes, me vullnetin e tyre, sic zgjodhen tani.
Po BE kur na zgjodhi ne?! 35 vjet në koliben prapa mureve të saj, të ushqyer me lugën boshe të integrimit. Ka brenda edhe gjysëm ishuj aziatikë të Lindjes së Mesme. BE mori fund. Është si Ballkani pas rënies së Perandorisë Osmane. Sqetulla nën të cilën u formua dhe parazitoi nuk egziston më. Janë kohë të reja, aleatë të rinj, nevoja të reja dhe objektiva të reja.
Po ca integrimi aman. Kur ti si vend nuk arrin të bësh detyrat minimale të shpise ca pret të integrohesh. Kemi pasur 35 vjet kohë, me një popullsi të 2,5 Milion dhe këto pasuri natyrore, do kishe qenë Zvicra, dhe do të lutej vetë BE Por ke pasur dhe ke klasë drejtuese pa vizion, ose me mire vizion sa për të fituar zgjedhjet e radhës .
Po ke pasur dhe ke akoma sali kermen qe vetem vra e pri dhe se fut njeri ne burge dhe ju qe e mbeshtesnu
Po psev emeriton ti....po pse te fusi kur ti jep asset e vendit pa gare ke Arabet e kush del para...aty rri ku je...bile une mendoj se dhe vizat mund ti vendosi...ashtu si usa.
Është e logjikshme që ndjenjat e tua dhe identiteti jot nuk i përkasin Europës. Je(ni) shumë larg të qënit europian edhe në aspektin e ndërtimit të shtetit, rregullave dhe funksioneve të një shoqërie të civilizuar me kulturë e ligje demokratike. Je(ni) thjesht një grupim barbar pa shtyllë kurrizore që lëpini të pasmet e më të fortit, më agresivit për një kockë duke kujtuar se kjo kockë do ju bëjnë më të mëdhenj, por përkundrazi, kjo ju bën më të vegjël, më të izoluar, më të pabesueshëm dhe më pak respektuar!
Nuk te fut njeri ne Europe ashtu qyl ore zoteri. Ka rregulla. Bej detyrat se jemi akoma vend pa shtet, pa drejtesi te pavarur, me dritat dhe ujin me orar dhe ku permbyten qytetet me 2 pika shiu. Donald Trump nuk e mori Shqiperine ne Bordin e tij te dhjere te Gazes, sepse na vlereson. E beri sepse nuk i erdhi asnje shtet i rendesishem demokratik. Ja refuzuan ftesen. Mbeti me Kosoven, Shqiperine dhe Pakistanin per te mbushur numrin.
Faktikisht...Rumania..Bullgaria..i kane bere mese mire "detyrat"...nuk po flasim per Greqine e 80.....hahahahahaha....k@rlliqe albanesh qe behen me,,,,,katolik,,,se Papa....mjaft o b..q..me ate Europe legenash...qe nuk kane lene gje pabere ne kete Gadishull......ndarje kufish...manipulim historie....lejim gjenocidi....akoma dhe sot tallen me ty me integrimin...ne nje kohe qe nuk ja mbetur...bullgare...turko-pontus...arabet e Kretes...mongolet e Urbanit....jevgjit e Bukureshtit...pa hyre brenda....por sic duket po,,,,tund kembet,,,,tani....se i thone nje fjale,,,,,,cfare je bere,,,do te ta bejn,,,,,,
Romania dhe Bullgaria jane te prapambetura per standardin e Europes Perendimore, po ku e ku me Shqiperine, mor torollak.
Shqiperia nuk e ka luksin te beje tjeter zgjedhje pervec reshtimit me SHBA , pavaresisht se jemi si nje kanoce bosh pas lokomotives amerikane.
Serbia pa viza ne me viza na rrofte aleanca...e di ti qe mijera familje presin bashkimin familjar apo green card...?
Askush nuk interesohet per ta, ambasada ngeli duke lavderuare ameriken kur populli ka ngel ne rruge. Keto jane pasojat e largimit, duhet te qendroje populli ne vendin e tyre dhe te varin gjithe politikanet te sheshi.
Serbet nuk e shperdoruan besimin dhe dhenjen e vizave. Shqiptaret e ben, I more per "vizitor" dhe nuk u kthyen me se u be deti kos. Sa hyn harruan ca firmosen kur moren vizat dhe dogjen kta mijera qe thua ti. Nuk ngelen pleq pa hyr dhe pa u kthyer dhe pa marre "pensjonin" qe nuk u takon. Koka ben, koka peson. Mire e ben. Vdiqen per pak Amerik. Leket ja duan po ligjet nuk i zbatojne. Boll mori Amerika, plot 200.000 rrini aty tani.. Popull qe vetem ne vendin e tyre nuk do te rri.. Kot thon jo Ilir jo Dardane, jo autokotone. Popull emigrues, e dinte Enveri ca populli kishte prandaj I mbylli per 50 vjet.
Shqiperia vetem humb...me BE do i laje duart...jo vetem ljo por dhe shkelja vazhdueshme e msa...ku kompani europiane perjashtohen nga gara . Usa na hoqi green card, bashkimin familjar etj...vizat do i shtrengoje. BE nuk do liroje gje as levizje lire as pune ne BE. Ndaj cfare fituan Shqiptaret? Na e thuaj Iljazaj.
Gjithecka behet per pazare personale te politikaneve dhe organizatave kriminale qe ata bejne pjese. Populli eshte thjesht bageti te cilet perdoren per te justifikuar qe "ja populli na zgjodhi ne" etj.
Dy premtimet me te cilat erdhi dhe mori serish pushtet EDVINI rane! Dorezo pushtetin dhe ik! I pari, 21 janar, gjakun e perdhose, drejtesine e varrose! Integrimi, ra, dhe mezi prisje te gjeje nje alibi! Alibia duket te jete, ja Amerika na vuri ne zgjedhje te veshtire! Kohe lufte ishte, mbajtem anen e sigurise!!! Ky deshtak kronik dhe mashtrues ordiner duhet te DOREZOJE pushtetin. Ku ka krim me te madh se te mashtrosh e fyesh nje popull, nje komb e aq me teper ate shqiptar??!!
O kok bosha nuk ka lidhje me anetaresimin ne BE , ne jemi pjese e Europes dhe Shqiperia ka per tu antaresuar ne BE dhe do te jete pjes e Bordit te paqes .Mos degjoni berishen .Shqiperia ne BE dhe aleate e pa diskutueshme e SH.B.A.
Kush tha? Me urdher peshku...jo mos djale jooo...nuk eshte cudi te vendosi dhe vizat.
Cdo gje e shihni bardhe e zi si gjithmone. Zgjodhi te jete pjese e bordit por kjo nuk do te thote qe eshte me Ameriken dhe kundra Europes. Kete e ka bere edhe ne OKB shpesh here. Kur ka menduar ndryshe se Europa, i ka bashkuar votat me Ameriken. Te njejten gje ka bere kur ka pare qe interesi europian e shqiptar jane te njejte, ka votuar krahe Europes. Ju kujtoni se diplomacia eshte bardhe e zi, ose me mua ose me te. Diplomacia nuk eshte si politika e brendshme shqiptare ku njerezit shohin njeri tjetrin si armiq e jo kundershtare politik.
Gjynah që po shkon dëm ky djalë ! Po si është e mundur që Rama nuk është konsultuar fare me këtë kokë , para se të merrte këtë vendim kaq të rëndësishëm për vendin ? Ky flet me kompeencë të madhe për këto probleme , sikur të jetë vetë ‘‘nona”e ptoblemit !
Nuk duhet folur para kohe.Sigurisht,keto jane variante te proteste,por edhe te ideare nga Trapi,me teorite e tij te rendit te ri.Por Sidoqofte "bordi",si iniciative justifikohet me rezoluten e OKB per Gazen.Ndaj nuk mund te themi para kohe se i sherben shkaterrimit te OKB.Mbase ,per firmosur se projekti te saj nga vendet "iniciatore ",Trapi mund ta cojne ne OKB per diskutim dhe mirati.Dhe pastaj te gjitha keto tesori,perfshi dhe perfshirjen e shqiperise ne kete board si intervenire ndaj europes rrezohet.Prandaj deri tani nuk mund te paragjukohet.Mos doni te thoni se meqe Trapi ben bord paqeje,Europa eshte per bord lufte?Per paqe duhet te luftojne e punojne te gjithe,pra dhe shqiperia.Nese perdoret kjo iniziative ne sensin negativ,ka kohe edhe per distancim .Trapa mund te hidhet e perdridhet si te doje,por OKB nuk e shkri dot.SHBA mund te distancohet nga OKB,por nuk detyron dot te tjeret ta ndjekin mbrapa.E beteja rruge per paqe eshte OKB.
Por dhe Trump do ta ndaje miellin nga krundet dhe ketu! E rendesishme eshte qe Kosova do te ulet ne nje tavoline si e barabarte dhe me... Rusine, Putin. Kjo eshte njohje e Kosoves si shtet. Serbia e njeh pas kesaj, Kosoven, Ballkani si problem gjeopolitik mbyllet! Shpresoj te jete VETEM keshtu!
Ne France u hoqe denimi me vdekje ne nje moment kur 67% e popullsise ishin pro..... Te maresh mendimin e fshatarit , muratorit , elektricistit , infermierit..... per nje investim strategjike apo nje levizje strategjike eshte e pa imagjinueshme. Loja e Rames me aderimin ne Bordin e Paqes eshte 10/10 .......ky borde do shuhet si nje flluske sapuni ne momentin qe Trapi Amerikes mbarone mandatin..., Europa eshte kunder Bordit te Paqes pasi e shikone vehten jashte loje , dhe eshte pa kenaqur me vendet aderuese...Ok me beje pjese e komunitetit europien dhe largohem....... Rama po e luan bukur kush ka tru e kuptone, kush ka trute e Bufit ketu ndaloje. Kemi 35 vite qe duam te jemi pjese e Europes dhe pergjigje eshte jooooooo ( nuk ka rendesi kush eshte ne pushtet )atehere me lejo mua te beje zgjidhjen time........
Tall bythen Greku me nje Shqiperi. Jo votoj, jo se votoj. Gjithashtu dhe shtetet e tjera. Jam dakort me ty 110%. Boll me "rregullat" kur e di qe Greqia nuk ka per ta aprovuar kurr. Nje shtet qe ka akoma ne fuqi nje ligj lufte edhe se kan kalur 60 e kusur vjet.
Ju jap të drejtë për komentin. Si të zgjedhim Evropën kur integrimi I Shqipërisë I lihet në dorë Fredi Shehut nga Progonati?
Ore po shkruan broçkulla Kjo u votua nga e gjithë politika Tjetër gjë Gaza tjetër gjë Gruenlanda Do të dukesh të dalësh kundra rrjedhës së lumit
Shqiperia eshte ne Evrope prandaj gjatoshi kesaj radhe gaboj. Trapi eshte me Putin ky krriçi çfar do qe vete mbrapa si lengaraq
Qe te ruaje karrigen e pushtetit. Mediat perendimore na vune ne nje grup me diktaturat e botes ngaqe morem pjese ne Bordin e Trapit.
Duhen shfrytezuar marredhjene e mira me familjen e Trump dhe ti kerkohet zotit Trump sa nuk eshte vone qe Shqiperia dhe Kosova sebashku te behen shteti i 51 i SHBA-ve. Evi Kokalari dhe Bleona Qereti mund te cajne ndermjetesine dhe ti mbushin mendjen Trump, krahas vajzes se tij. Si thoni o PATRIOTA?
Mire e ke Ana, madje ne kohen e diktatures tregojne : qe njeri hodhi iden se i duhej hapur lufte Shba qe te na pushtonte e pastaj te na mbante me te ngrene, ngrihet nje komunist i devotshem e me besimin tek forcat tona e i thote, po sikur ta fitojme luften? Imagjino keta tanet te drejtojne Ameriken hahaha
Kjo eshte histori e vertete, por ka ndodhur diku midis viteve 1915-1920, vitet e urise se madhe. U hodh propozimi ti shpallim lufte Amerikes, do na pushtoje e do na mbaj edhe me buke. U pelqye idea, mirpo ngrehet Labi dhe thote - po sikur ta fitojme NA luften, a e mbajme dot Ameriken me buke? E keshtu u hodh poshte propozimi.
Nuk ka ndonje gje te keqe, bordi i paqes eshte thjesht nje fond investimi, investo qe te rrish, sot je neser nuk je. Ndersa BE na mban me uje te ngrohte se ka frike nga influencat e tjera, si Kina, Turqia dhe Rusia.
Rama zgjodhi SHBA-ne ne vend te Europes? Ore mos ki merak se nuk nxehet Europa me Shqiperine. As nuk e llogarit fare. Nuk mbeti Europa te mbaje inat me nje cope Shqiperi qe nuk eshte as pjese e Bashkimit Europian.
Nuk zemërohet Europa jo, se ne jemi një mini-shtet. Nuk plasën Makroni me shokë të mbajnë inat Albaninë se shkoi në bordin e Trapit.
Shqiperia nuk duhej te kishte marre pjese me vrap. Duhej te pakten te kishim pritur. Trump eshte psikopat i regjur. As nuk dihet se per cfare sherben tamam ky bord.
Nuk eshte zgjedhje mes Amerikes dhe BE (BE nuk perfaqeson Europen). Por nqs do duhej te behej nje zgjedhje, patjeter me Ameriken. Per sa kohe BE bullizon vazhdimisht Kosoven dhe favorizon Serbine, nuk ka si te jete ndryshe. Ti kthesh krahet Amerikes per tu bere pale me Greqine apo Spanjen qe i ka kthyer ofendimet per Kosoven ne hobi eshte budallek dhe amatorizem.
Me keto qe shkruan, e trajton veten si mish i huaj ne kontinentin europian. Sic kane bere te paret e tu qe nga vdekja e skenderbeut e deri me sot. Shqiptaret bejne gjithmone zgjedhjen e gabuar dhe kur e pesojne keq behen poete e filozofe duke thene europa kurve, por kurva e vertete jane shqiptaret ne kete kontinent.
Ofendimet qe ben tregojne nivelin qe ke. Nuk beme zgjedhje te gabuar kur u kapem pas Amerikes dhe fituam pavaresine e Kosoves. Te ishte per BE Kosova do ishte pjese e Serbise tani. Kemi miq dhe vende me interesa te perbashket dhe jashte BE, nuk ka pse ti sakrifikojme per hir te BE.
Makroni I merzitur pyeti Melonin: kush do te na beje per te qeshur tani qe Tramp na mori Palloshin? I kerkojme shqiperise te na jap shokun Sali-tha Meloni
Une nuk jam dakord me pjesemarrjen e Shqiperise ne kete bord diktatoresh. Po a ka ndonje europian qe do e qortonte Ramen pse mori pjese ne bordin e Trapit? Nuk besoj se i behet vone shume se Shqiperia eshte shtet i varfer dhe i vogel. As Makroni, qe eshte europiani me qendrimin me te ashper ndaj Trump-it, nuk do kritikonte kurre Shqiperine e vogel se u fut ne nje cope Bord Paqeje te Trapit. Nuk presin ndonje gje nga Shqiperia, nje vend i vogel jashte BE-se. Nuk jemi aq te rendesishem o birazer.
sala m 92 zgjodhi europen dhe konferencen islamike...dhe m 97 amerika i boni gjemen...rama seshte budella....europa eshte cope cope....s rregullon dot vene....ruset e kane i kafshate goje europen...
Amerika eshte 100 here me cope cope se Europa. Gjithandej geto, droge, ne prag te nje lufte civile. Qenke i lajthitur fare te thuash qe Rusia e dhjere paska kafshate goje Europen. Si duket ti lan halet ne Amerike.
Pse shume shtete te Europes nuk jane dakord dhe pse shqiperia eshte dakort. Ktu nuk behet fjale o mene dhe kundra Europes ome europen kundra USA ska arsye qe Eurpoa te zemerohet se pse ne pranuam inisiativen e USA per ne votimi eshte pozitive pa nderhyriet ne punet e brendeshme te sejcilit shtet
Te ishte per referendum popullor, apo nevoje e USAs per shqiperine e madhe… Me e pakta do ndieshim Puerto Rico Sa eshte grenlada? Sa jemi ne. Por nuk konsiderohemi. Nuk zgjodhem ne, thjesht u kapen per veshi njerez fajtore te jene ne rresht. Nje berish qe Rama e mund me vote popullore per aq kohe sa berisha shtetin e konsideron stan. Nje Rama qe mundet nga bejleri sepse bie ne gjunje ndersa politiken e konsideron fiksin e Filip Cakullit. Kthe koken nga cdo cep ballkani, cdo frengji Europe, shqiperi e tallur dhe e gjunjezuar. Shqiptaret punojne e garantuar me shume se cdo emigrant tjeter ne USA. Spo them per legena milionere qe lumturi ndiejne te marrin perkrahje socioale permbi veterane lufte amerikane te vertete. Llapaj? Duhet te ngrente cadren perballe ambasades per cfare kerkon nga ideologjija e trasheguar nga veliaj. Agron shehaj me nje mama mija gjys italiane, te ngrente zerin ne parlamentin italian prej nga merr fitimet. Qorri mos bej veze kineze te rakipi, por ta thote troc jap garanci USAs por na duhet ndihma kineze. Sa cben greku e Serbi as me shume as me pak. Trecereku shqiotareve do ishin USA citizenship ne rast se Rama sdo bonte humor kinez, por qe ne fillim te mandatit te mos u hapte bythesh me bilalin me taku obamen, por sazanin tja dhuronte USAs me deshire popullore. Nje bilion dollar eshte as me shume as me pak aq sa shqiptaret kane mare qyl nga asistence ne USA. Dhe sdo ndieshim si komb lepires per asistence. Tashme dje djali soros, I Biden, tashme vajza trumpit. Politike eshte te kesh baza dhe perkrahje, jo thjesht lepirje nga halli. Fundja, me gjithe respektin per Elisen si zonje, po spiropali ne perballje me ministrin e jashtem grek, serb, kinez apo rus? Duket thjesht qasje e rames per trumpin qe i pelqen zonjushat permbi aldo bumcin. Europa nuk na qas, USAs nuk I duhemi. Te pakten mos themi o sa mire me qene shqiptar. Pse nuk e di parlamenti europian kush eshte bejleri? Po kush do bej note proteste? Spiropali apo vokshi.shqiperi hesapi.
Jo shoku, zgjodhëm SHBA, ashtu si duhet të jetë në fakt. Teump është hajvan, por shyqyr, i përkohshëm. Zgjodhëm Amerikën se vetëm ajo na ka bërë derman që nga themelimi so vend i pavarur, asnjë tjetër. Epo, ndoshta edhe Turqia (por histori e gatë kjo).
Amerikanët e dinë mirë kush është Edi Rama, ata njohin deri në detaj lidhjet e tij me botën e errët të krimit financiar. Rama hapur ka pranuar dhe luftuar për legalizimin e parave të rrjeteve mafioze, duke e mbështetur këtë në faktin se kështu janë zhvilluar të gjithë shtetet dhe askush nuk mund t'a ndalë atë të bëjë të njëjtën gjë kur ata që bëjnë sikur shqetësohen për këtë, vetes ja kanë lejuar në çdo kohë. Natyrisht, si çdo diktatoruc, Rama këtë e bënë vetëm për interesin e qëndrimit në pushtet. Pikërisht këta tipa ka qejf Trump, të cilët shesin nënë e baba për karrigen e pushtetit, për ta pasur më të lehtë t'u kërkojë që fondet e mafies, të cilat kjo kategori banditësh politik i kanë orientuar për zhvillim të brëndshëm, tani duhet ti orientojnë drejt Gazës për aq kohë sa është e nevojshme. Sepse, dreqi t'a hajë, nuk ka pse të paguaj vetëm Amerika për rimëkëmbjen e çdo mutësie që bëjnë të marrët në këtë botë. Për Trump, i ardhur në krye të Amerikës nga bota e biznesit, nuk ka turp më të madh se ajo që t'i lejonte vetes të bëjë punë me humbje. Pra, pak a shumë kjo është tabloja, Trump po ju kërkon gjithë atyre vendeve ku sundimtarët bëjnë çfarë të duan në vëndin e tyre si të lidhur kokë e këmbë me mafian, të cilët nuk pyesin as për ligj dhe parlament gjatë ushtrimit të pushtetit, të orientojnë fondet e organizatave mafioze me e të cilat ata bashkëpunojnë, për t'i investuar paratë në Gaza, nën garancinë e tyre dhe merret me mënd, me shkeljen e syrit të vet Trump. Kjo është përafërsisht e vërteta, të tjerat janë llafe. Sa për europianët dhe Kanadanë, Trump e di mirë se diçka e tillë atyre nuk mund t'u kërkohet, ata nuk drejtohen nga individë të lidhur me mafien, e po ashtu nuk kanë kontroll mbi parlamentet e tyre për të marrë miratim të shpejtë për allishverishe të kësaj natyre.