Një ditë pas vrasjes

22 Janar 2026, 19:20Blog TEMA
Një ditë pas vrasjes

Nga Frrok Çupi 

Të dy janë ende ballë përballë, ata që u vranë dhe ai që vrau.

Ngjarja ka ndodhur dje, në 21 Janar. Ata që u vranë para 15 vjetësh, erdhën në vendin e flijimit, në bulevardin më të madh të Evropës Juglindore. Kërkojnë prapë takim me vrasësin. Sa të jetë jeta, derisa vrasësi të dënohet, këta do të kthehen në vendin e flijimit. Siç edhe vetë vrasësi kthehet instinktivisht në vendin e vrasjes. Edhe kur thotë, diku në një sallë, se ‘vrasja ishte e ligjshme’, do të thotë kthim në vendin e krimit.

Dje erdhën prapë të dy palët. Të vrarët përfaqësohen nga mijëra, madje miliona. Vrasësit përfaqësohen nga prokurori dhe gjykatësi. Prita gjithë ditës e natës se çfarë do të ndodhte. Nuk ndodhi asgjë tjetër

Është takimi më i padëshiruar në këtë botë; por ja që ndodh për pesëmbëdhjetë vjet radhas.

Kësaj here, për të pesëmbëdhjetën, viktimat morën fytyrës vendimin e Drejtësisë: ‘Nuk do të dënohet vrasësi!’. Atëherë, viktimat lëshuan trëndafilat mbi trotuar  dhe lanë takimin për herën tjetër.

Familjarët shkuan për të ledhatuar mermerin e varreve. Një nga ndihmësit e vrasësve, avokat i ish- presidentit, i pështyu për së vdekuri.

“Ju jeni hajdutë!- u tha viktimave.- Keni vjedhur unaza grash”.

Edhe ky është njeri i ligjeve. Tjetri, që nga kupola e SPAK tentoi të pastronte pështymën mbi viktimën. Bëri një telefonatë dhe ftoi ‘heroin’ e kutisë që quhet ‘hapje e çështjes’. Xhaxhai i Aleks Nikës, që e vranë pesë metra në portën e qeverisë, mori rrugën për te prokurori në SPAK. Prokurori e mikloi. Mark Nika dëgjoi dhe shkoi. Iu duk sikur vërtet prokurori do të bënte diçka.

Shehu mbylli derën nga brenda zyrës së tij dhe nuk e pështyu atë që thërriti. Të paktën këtë nuk e bëri. Por ç’kishte për të bërë e bëri më parë. SPAK e hodhi në Lanë dosjen e 21 Janarit; ky prokuror ishte një prej tyre. Dosjen e kishin ndotur si leckë. Gjykata Evropiane e të drejtave të Njeriut urdhëroi prokurorët ‘të lanin e lëpinin me gjuhë’ çështjen e ndotur. Por këta bënë asgjë.

Këta nuk i marrin direktivat nga Evropa. I marrin nga një shpellë krimi që ndodhet afër.

Nga ajo që ndodhi dje, deri më sot në mëngjes, u kuptua një gjë: Vrasësi nuk do të dënohet kurrë me ligj. Veçse në anketimet e mediave sot, herët, në mëngjes, mbi 90 për qind e qytetarëve deklaruan se ‘vrasësi është Sali Berisha’.

Gjykatat tona nuk dënojnë krimin për sa kohë që autori i krimit është në jetë. Nuk ka ndodhur asnjëherë. Kësaj here qeveria shqiptare bëri një përpjekje për të ndërtuar një Drejtësi të drejtë, por e pamundur.

As të parët e Sali Berishës nuk janë dënuar me ligj.

Haxhi Qamili (Xhambazi), një prej liderëve më qesharakë të vendit, nuk u dënua me ligj. Aty nga vitet 1914- 15, i dha helmin jetës së vendit dhe desh ta kthente me fytyrë në sundimin osman. Nisi kryengritjen kundër qeverisë perëndimore dhe Princ Vidit.

Esat Pashë Toptani, politikani që e zhyti vendin në kaos total, s’u dënua. U akuzua për lidhje të fshehta me Serbinë në kurriz të Shqipërisë. Ngriti pushtetin personal në dëm të interesave të vendit. U vra në Paris, por nuk u dënua kurrë nga gjykata.

As diktatori Hoxha gjatë regjimit komunist, nuk u gjykua kurrë.

Vetë Hamza Kastrioti, që tradhtoi interesat atdheut, nuk u gjykua e as u dënua. Edhe pse nuk ishte në  një kohë të hershem për ligjin. Kodet e Hamurabit ishin njohur në botë njëzet shekuj para epokës së tij.

As në këtë epokë moderne post- Hamurabiane, Drejtësia nuk do të dënojë vrasësit e katër dëshmorëve të 21 Janarit. Në popull, sigurisht, do të tregohet me gisht se cili është vrasësi.

Por sa para bën; nuk i dënon gjykata.

8 Komente

  1. t
    tpc

    O Frrok duhet te jesh i sinqerte me lexuesit e tu. Qeveria Rama u perpoq te blinte gjakun e Aleks Nikes me para ashtu si Berisha u perpoq te blinte gjakun e Hekuran Dedes. Rama me ane te avokatise se shtetit i kerkoi familjes Nika qe te mos e conte ceshtjen ne Strasburg ne kembit te parave, ndersa Berisha i çoi bodyguardin e vet familjes Dede me valixhe me para ne kembim te heshtjes dhe faljes se gjakut. Nqs Rama dhe PS do te donin me te vertete qe vrasjet shteterore te 21 Janarit te marrin denimin qe meritojne ata i kane pasur dhe i kane te gjitha mekanizmit ta bejne kete. Thjesht nuk duan ta bejne.Gjithcka qe shikon nga Rama,Balla etj eshte thjesht hipokrizi.Eshte teater. Eshte turp qe ceshtja i eshte lene perseri ne dore prokurorit qe ka 15 vjet qe pershurr mbi ate dosje.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hila

      Z.Frrok kur ne drejtesin shqiptare dominojne druvaret, shpellaret e lodraxhijt keshtu do veje puna.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E

        Frrok ke plotesisht te drejt,zagaret e Saliut Dumani dhe Alfred Shehu(qe ka dosjen(vajten ne gjykaten e lart dhe e kundershtuan me force marrjen e dosjes Si mund te bej drejtesi ky prokuror qe e refuzoj dosjen? Impossible! E pamundur,ai dhe Dumani jane qen lehesit e Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kaçaniklli

          Nuk I dënon gjykata !?..... . Por ka edhe kanun. ..... . Dhe vërtet. Po pritën nga gjykata, kurrë familjet e të vrarëve nuk do të gjejnë drejtësi...... Atëherë ta vendosin vetë......... . Vrasësin e njohin....Familjen e vrasësit po......

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kusheriri i Hamurabit

            Dakort me shkrimin por nuk mund ti thuash kohes moderne,kohe postHamurabiane pasi Kodi i Hamurabit eshte shkruajtur ne rrasa guri 1800 vjet para Krishtit ,pra 3800 vjet me pare. Keto rrasa me vone u fshehen dhe vetem ne vitin 1901 u zbuluan dhe tani ndodhen ne Luver. Nuk mund te themi as post Romake megjithese kolonat dhe parimet kryesore te legjislacionit modern bazohen ne te Drejten Romake.Nuk mund ti thuash sepse kane kaluar m,bi 1500 vjet nga shembja e Romes. Mos u prononco per nje gje qe nuk e di-thote populli i Mesapotamise.

            Përgjigjjuni
            1. r
              rp

              keta prokuroret e Argjita Skapit, nje dite do marrin mbi shpine edhe denimin qe nuk i dhane vrasesit Sali, burgun do e bejne ata, mbasi do denohen si bashkepunetore ne krim!

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Q

                Banda berishiste ne Spak dhe drejtuesi tre vjecar i saj Dumani tashme jan ekspozuar dhe denuar nga shumica e shqiptareve. Shpresoj dhe besoj se do vij dita qe Dumanet,Dadot,prencet dhe gjithe te ngjashmit e tyre ne drejtesi nje dite do ta marin denimin.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Oficeri dulles

                  Dumdumani vegla e Sales . Sala e shan qe gjoja nuk Jane miq, po populaire nuk I ha keto kumbulla te qelbura qe shet ti me gjith dumanet e shejtanet nje dite do ta hani qafen e pates

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje