Nga Kreshnik Spahiu
Një pjesë e shqiptarve janë shqetësuar nga përralla e “faljes së ishullit të Sazanit”.
Në thelb të kësaj fushate qëndron vendimi për të lejuar familjen Trump të investojë në një ishull të pabanuar, që sot shërben praktikisht si nevojtore publike për plazhistët që urinojnë kur shkojnë me anije për të kaluar disa orë plazh.
Sigurisht që Sazani ka mbetur i shkretuar, sepse sipërmarrësit shqiptarë nuk kanë kapacitete apo interes për të investuar një ishull që s’ka as energji elektrike dhe as ujë.
Atëherë pse kjo histeri publike kundër një investimi të huaj?
“Shqipëria turistike”, po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku kërkesa e huaj është shumë më e lartë se cilësia dhe kapaciteti i investimeve lokale. Për këtë arsye, investimet e huaja nuk janë luks, por domosdoshmëri.
Në dekadat e fundit, brigjet e Mesdheut janë shndërruar në një nga motorët më të fuqishëm ekonomikë të Europës. Në Itali, Greqi, Kroaci, Francë, Turqi, zhvillimi turistik nuk erdhi rastësisht. Ai ishte rezultat i një politike të qartë: hapjes ndaj kapitalit të huaj dhe përfshirjes së korporatave ndërkombëtare në ndërtimin e industrisë së turizmit.
A kanë kompanitë shqiptare fuqinë financiare, teknologjinë dhe përvojën për ta bërë këtë zhvillim të mundur?
Jo. Jo Turizmi bregdetar i nivelit të lartë është industri kapitale-intensive. Marina, aeroporte turistike, resorte luksoze, infrastrukturë ujore dhe energjetike kërkojnë investime kolosale. Sipërmarrësit lokalë, në shumicën e vendeve të Mesdheut, nuk kanë pasur kurrë kapacitet për projekte të kësaj shkalle.
Janë fondet ndërkombëtare, bankat globale dhe korporatat shumëkombëshe që kanë sjellë miliarda euro pa rënduar buxhetet publike. Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi nuk do të kishin sot marina moderne, resorte ikonë dhe qytete turistike të reja pa kapitalin e huaj.
Një avantazh vendimtar janë markat globale që sjellin turistë të garantuar. Një hotel lokal, sado i bukur, nuk mbush dot qindra dhoma gjatë gjithë vitit. Korporatat ndërkombëtare sjellin edhe standarde, profesionalizëm dhe cilësi. Një nga problemet tradicionale të turizmit lokal ka qenë mungesa e shërbimit cilësor. Investitorët e huaj sjellin menaxhim profesional, teknologji, trajnime dhe kulturë shërbimi.
Këto investime krijojnë mijëra vende pune, formojnë menaxherë të rinj dhe rrisin nivelin e gjithë industrisë.
Prania e markave luksoze rrit edhe prestigjin kombëtar. Një vend me resorte markash të famshme perceptohet ndryshe në tregjet ndërkombëtare dhe tërheq turistë me fuqi të lartë blerëse, investitorë të rinj dhe zhvillon turizëm 12 mujorë gjithë vitin.
Në shumë raste, shtetet e Mesdheut janë zhvilluar pa shpenzuar fonde publike, duke përdorur kapital privat ndërkombëtar.
Kjo nuk do të thotë përjashtim i sipërmarrjes vendase. Modelet më të suksesshme janë partneritetet mes kapitalit lokal dhe atij të huaj.
Fatkeqësisht, në 30 vitet e fundit një nga dështimet më të mëdha të Shqipërisë ka qenë pengimi sistematik i investitorëve të huaj. Berisha, Meta dhe Rama kanë favorizuar klientelën politike që u financonte fushatat, duke bllokuar investime serioze dhe duke e kthyer bregdetin në kantier pallatesh.
Në këtë errësirë, projekti i Sazanit është një nga të paktat drita jeshile. Ai nuk do të ishte thjesht një investim, por një standard i ri zhvillimi. Një Monte Carlo shqiptar në zemër të Mesdheut.
Është gati e pabesueshme të imagjinosh që Vlora e Ismail Qemalit të shndërrohet në një kryeqytet të elitave botërore mes Lindjes dhe Perëndimit. Por mos harroni: vetëm dhjetë vjet më parë, për në Vlorë udhëtohej katër orë mes gropave ku as karroca e Ismail Qemalit nuk do të kalonte dot.
Lërini amerikanët të investojnë në Sazan, përpara se ishulli të copëtohet nga bandat shqiptare, ashtu siç ndodhi me Gjirin e Lalzit.
Shqipëria s’ka nevojë që ishulli i vetëm të katandiset nga pazarxhinjtë shqiptar si Golemi, Shkëmbi Kavajës apo si Shëngjini…..
Mos u shtirni më patriot se Francezët, Spanjolët, Italianët apo Turqit të cilët bregdetin e tyre e kanë zhvilluar me investime të huaja dhe jo vetëm lokale.
As njeren, as tjetren o Kreshnik
Mua nuk me shqehteson fare mbiemeri i personit qe investone po fareeeeee. Nese investimi hap vende pune sjell turist eshte i mirepritur ...te tjerat jane llafe kazanesh tv....... Edhe nese investitori do ishte nga shpella e Viçidolit do ti thosha ok
Je shume i sakte ne konstatimet e tua Niku!
Po sikur te fillonte berja e shtetit kesaj gjeje te shtrenjte qe ne shqiperi mungon totalisht?Prej mungeses se shtetit behen te tilla plane grabitqare se po te kishte as qe do diskutoheshin keta gjera!
Vlora nuk eshte e Ismailit por Ismaili eshte nga Vlora, sa per invetitoret vendas eshte fat qe se parcelizuan Sazanin si "toke e nxane"
Ka plot parallinj ky vend, po koncepti i investimit në sazan e kalon modelin e deritanishëm shqiptarë. Ka plot hotele, të ashtuquajtura resorte, vetëm me dhoma e kafene ndërtuar nëpër zgëqe. Aty ku u takuan Rama me Ivankën ka disa hotele, krejt beton, pa asnjë metër boshllëk midis tyre. Kujtoni atë gërdallën në qendër të vlorës dhe pallatet afër tij. Këta janë investitorët tanë, karakterizuar nga provincialiteti dhe vogëlsia. Sazani do jetë ndryshe, thuhet se do ketë një raport me ambientin, me bimësinë, kafshët, detin dhe tërësinë e reliefit. Uroj një investim me shije.
O Kreshnik eshte nje gazetare qe Quhet Alma Cupi qe ne disa emisione na ka treguar se si mjaft Shqiptare vec te Kroacise Kane investuar ne infrastrukturen turistike te bregut dalmat (qe NGA Pula,Cavtati e deri ne Dubrovnik) E pra keta Jane bashkekombasit tane qe Kane investuar ne Turizmin Perle te Kroacise duke u identifikuar si nje prej komuniteteve me sipermarrese dhe identitare ne Turizmin Kroat ,dhe ti e di mire Kreshnik se kush eshte Kroacia dhe Potenciali I saj ne Turizmin Boteror,Por ti Kreshnik si renegat qe je e ke me te thjeshte te besosh qe Shqiptaret Jane primitive dhe budallenj e kokepalare dhe gjithaq te pazote e te paafte te investojne se Sa te shohesh shembujt qe sot na I ofron realiteti Jo me larg sesa ai I vendeve Ballkanike,qe NGA Pula,Cavtati e Deri ne Dubrovnik,Kurse ti e merr te mirqene qe Shqiptaret as dine dhe as mundin,eh mor Kreshnik plloca,Jo vete qe Shqiptaret mundin por edhe duan,Ajo qe I pengon eshte vec 1 ,kjo eshte qeveria e shitur dhe kuislinge,Ajo qeveri qe emrin e ka e majte por qe vec per Popullit nuk mendon ,Ajo qeveri qe derdellit gjth diten per pasurote publike por qe Naten privatizon çdo gje qe eshte Shtet,Ajo qe "dhimsurohet "per publikun por qe thote te mbyllet RTSh,Ajo qe gjoja rrit pensionet por nderkohe skermitet Kur cmimet 2fishohen Brenda nates,Ajo qeveri qe hedhin miliona per pllaka dhe adfalt 2 leksh ,por qe prodhimin bujqesor dhe Industrial I ka cuar ne pike be vdekjes.Po mor Kreshnik langorja ka edhe nje rruge tjetër,Ai Quhet Fondi Sovran I Shqiperise.qe dhe nese nuk gjenden 3 apo 4 vete qe te investojne Mund Ta beje kete FOndi Sovran I Shqiperise e TU a leje kete aset te gjithe Shqiptareve sepse Pasuria e Shqiperise iu takon Shqiptareve ,se do te na vije turp neser Kur te vendosim lule Tek varret e heronjve tane Ata qe luftuan per kete vend qe NGA koha e Skenderbeut,Ata qe dhane Jeten per nje Shqiperi te lire dhe te MOSVARME qe na thane....Lume kush te rroje ta shohe zonje....Per çfarë zonje e kishin fjalen Kreshnik,se keshtu si Po e bejme Po e shnderrojjme ne prost.....qe lyet e zhgerryet qe te dale ne semafor e qe ta q... Arabet,e Kinezet dhe nxjerrin dhe Leke prej saj,nderkohe qe popullit shqyen syte kendej bregut sesi Ivanka,Jarred e m ... dhe k....vijne dhe na I marin dhe na hedhin nje kocke te lepihemi ashtu si pronari I jep nje kocke qenit qe I tund bishtin NGA kenaqsia e te qenit qen dhe skllav
Je i qarte ne ato qe thua.Une te kuptoj dhe admiroj. Ajo qe shqeteson popullin, ose komunitetin ne gjuhe me moderniste eshte transparenca.Do te shitet, eshte koncension, jepet me qira etj etj. Vete labet kane nje thenie te bukur... Fjalë te bukura, e gure ne traste. Per ke do mbushet trasta. Mbetet per tu pare. Hajte me këmbe te mbare ishallah. It
Bravo Astrid.
Asnje nuk duhet te vere dore ne ishullin e vetem qe kemi. Le te mbetet ashtu si deshmi e natyres se paprekur. Madje te pastrohet nga betonet e komunizmit! Boll me me ndertime koti prej betoni.
Keshille per te rinjte! Shkoni shikoni Sazanin se me vone do ta shikoni me dylbi!
Hair inshallah se shqipot shkojne gjithmone per lesh e kthehen te rruar .
Për lesh më par e për lesh më von se as. Kemi patur eas kemi timon
Shume mire me investimet strategjike, por ato nuk jane per 90 perqind ye popullit shqiptar. Detyra kryesore e nje qeverie eshte ritja e mireqenies se popullit te vet. Nga pasuria e perbashket perse mos te perfitojne edhe qytetaret e thjeshte sipas projektit 1 Euro. Per shembull qeveria mund te beje nje masterprojekt per gjithe bregdetin (e mbetur pron shteterore) duke e ndare ne parcela te vogla dhe duke ja ndare çdo familjeje brenda nje afati kohor dhe sipas projektit me vila 2 deri 3 kateshe. Mund te beheshin 2, 3 familke bashk.Shyeti ti ndihmonte edhe me kredi. Parcelat te ndaheshin sipas nje llotarie etj, etj. Ka shume menyra per ta bere kete sa nuk eshte vone dhe " ujqit" te gllaberojne çdo gje qe ka mbetur.