Ivanka Trump është diçka në mes Zonjës së Parë dhe Princeshës

21 Janar 2026, 21:35Blog TEMA
Ivanka Trump është diçka në mes Zonjës së

Nga Berat Buzhala


Statusi politik i Ivanka Trumpit në Amerikë është diçka në mes Zonjës së Parë dhe princeshës.

Ajo, e shoqëruar nga bashkëshorti Jared Kushner dhe dhjetëra arkitektë, ka qëndruar në jug të Shqipërisë, në Zvërnec, ku – bashkë me një grup partnerësh – po planifikon të investojë disa miliardë dollarë.

Gjatë gjithë ditës, Ivanka ka qenë e shoqëruar edhe nga njëri prej djemve të Shefqet Kastratit, i cili thuhet se është partneri shqiptar i Trumpëve.

Në Shqipëri thuhet se familja Kastrati ka raporte biznesore, por edhe private, me Jared-in, Ivanka-n dhe vetë Presidentin Trump.

Nuk i njoh mirë; herë pas here i kam kritikuar edhe në të kaluarën. Por duhet ta pranoj se kjo familje po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm.

Për shkak të ndikimit të Kastratëve, Ivanka, kohë më parë, publikonte në rrjetet sociale postime me libra për historinë e Shqipërisë, e po ashtu publikonte edhe foto nga Shqipëria.

Në këtë kohë paqartësie të madhe politike, kur secili shtet po lufton për interesin e vet, shqiptarët janë me fat që kanë arritur ta krijojnë një lidhje kaq të afërt me këtë familje.

Unë jam i bindur se këto raporte dhe këto komunikime do të ndikojnë pozitivisht edhe në epilogun e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sonte, kryeministri Rama ishte në darkë me njerëzit më të afërt të Presidentit Trump. Ishte një telefonatë larg komunikimit me Donald Trump-in, i cili ndodhet gjithashtu në Evropë, në Davos.

Miq e mikesha, biznesi dhe biznesmenët nuk janë kategoria më e dashur për masat popullore, por në ekonominë e tregut të lirë, biznesi i hap ato dyer që politika nuk mundet.

Dikush mund të thotë: “Po, ama me resurset e shtetit.” Paj, resurse ka boll edhe Irani, edhe Venezuela, ama shih ku janë dhe ku kanë mbetur.

Resurset e shtetit duhet të përdoren pikërisht për situata të tilla: për t’u afruar me miq e me aleatë, e jo për t’i ruajtur e për t’i vënë turshi.

Shqiptarët janë me fat që sonte, në konakun e tyre, hanë darkë dhe e bëjnë gjumin dy prej njerëzve më të fuqishëm në planet.

Ndoshta s’ka nevojë me jua tregu se çfarë peshe globale ka Jared Kushner. Para disa kohësh dëgjova disa të paditur që thoshin: “Trumpi i ka larguar Ivanka-n dhe Jared-in.”

Jared Kushner dhe Steve Witkoff, edhe pa pozita zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, janë dy prej personaliteteve më të fuqishme botërore, pas Donald Trump-it.

Pra, Shqipëria as nuk është narko-shtet e as Venezuelë, qysh e etiketon opozita shqiptare. Shqipëria është, për momentin, shteti më stabil në Ballkanin Perëndimor.

Sa më herët që opozita në Shqipëri e kupton këtë – e, besa, edhe disa në qeverinë e Kosovës – aq më mirë

37 Komente

  1. G
    Gogo

    E rikonfirmove prape ADN-ne tende prej lakeu o Bubuzhel

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trumcaku frikacak

      Edhe Berat edhe Buzhzhzale gumezhzhzhin per Ivanken me mbiemer Tramp!!! O tempora, o morez!!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Konsideroje ket koment Berat i nderuar

        Bravo Buzhala. Shkruj kur te mundesh nese asht koha qe Kosova te organizon nji referendum per tu bashku me Shqiperine, tash qe Zoteri Trampin e kena mik te madh te shqiptareve. Bordi i paqes do na mbeshteste, ne do behemi nji shtet, dhe absolutisht do na mbeshtet OKB. Per cdo eventualitet, nese bashkimi kombetar do kundershtohej nga rreth dhjete vende evropiane, kjo nuk na pengon sipas rregullave te OKB. Ti do thuash Berat qe nuk don Kurti, ket e dime, por do ta don Osmani ne kuader te Bordit te Paqes. Ajo dhe Rama duhet te punojne brenda Bordit te Paqes per bashkimin kombetar. Rendi i ri botnor qe po krijohet eshte mundesi kolosale qe shqiptaret te jetojn ne nji shtet. OKB do riformohet ndryshe, pra nuk na pengon kush. Kurtin e dergojne ne Guantanamo po te jete e nevojshme.

        Përgjigjjuni
      2. n
        nje e vertet e modhe...........

        Kastrati: pas big investment m'sazon do te kalojme ne super big investment.... "bektosh state",dhe kjo perseri me ndihmen e Allahit dhe Evanka-s.... gezuar ramazonin!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rok

          Të lumtë Berat. Ke filluar të zgjohesh. Ke filluar të shkruash shqipen tamam në shqip.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Dialektet jane buluria e cdo gjuhe perfshi edhe anglishten qe kane universitet me se 1000 vite Shqipja me e embel e bukur e holle e pasur.me shume se e zones time( pjese e bukur e gjuhes tone shqipe

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dajti

            Bravo Buzhal,ja ke qellu kete radhe. Eshte saktesisht keshtu si e komenton ti.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dashi

              Jo vetëm që është një shkrim shumë i saktë në ide e mendime , por më e saktë është gjuha letrare e zyrtare shqipe , që Berati ka përdorur këtë herë . Suksese Berat !

              Përgjigjjuni
            2. E
              Emigranti shqiptar

              Jaredi ka ardhur të arrestojë Ramën. Po ashtu është loja. Ramaduro njihet mirë në SHBA kush është..... E ka thënë edhe Peter, ai shqiptari që demokratëve amerikanë ju thotë socialistët amerikanë. Ndërsa kur shqipton Trump e thotë Çramp....... . Ky Peter ka biseduar edhe me ambasador Neshon, të birin e komunistit Gaqo, dhe kanë vendosur që Ramaduron ta arrestojnë.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Heshtja flet shume

                Heshtja e Rames flet shume , kush eshte i zgjuar e kuptone , kush ka cerveaux e Bufit dhe Bufoneve te kenetes qe vazhdojne te perdorin ato 20 fjale te perhereshme nuk kane per ta kuptuar kurre . Politika nuk behet me Vrenozet dhe ata pleq te semure menderisht qe i mbledh Bufi . Politika ne vehtvete eshte art dhe duhet te jesh artiste per ta bere , gje qe Bufi kenetes nuk e ka ...... Rama do ta ngordhi Bufin komunist per sa kohe qe do jet ne jeté , jo politikishte pasi politikishte eshte i mbaruar por si qenie e gjalle , nuk e fal i ka hyre thelle ne shtepi duke pergojuar néné babe vella gruan femije.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pashai Turk

                  Mos shkruaj me asnje gje. I ke thene te gjitha.

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

                  Asnjehere nuk me ka pelqyer Buzhala; duket si gazetar i percipte qe merret me thashetheme. Ne rradhe te pare, ne Vlore sot erdhi Ivanka me nje grup bashkepunetoresh, jo Kushneri. Ai sic duket eshte ne Davos. Ideja se Ivanka po i lexon librat per historine e Shqiperise per shkak te ndikimit te Kastrateve eshte qesharak.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Po e sakte

                    Ai shpreh mendimin e tij sikurse ti tenden pse e keni kete shpirt te kundershtuari Do kesh pak problème me syte , ishte edhe Kushner po ç'lidhje ka vijne per biznesin e tyre

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

                      Nuk kam une probleme me syte, por ti me mendjen. Ivanka ne asnje foto apo video te publikuar nuk ishte me Kushnerin. Dhe ne lokal u fut pa Kushnerin, doli pa Kushnerin dhe hipi ne makine vetem me Ramen. Gazetari duhet te verifikoje faktet para se te shkruaje artikullin. Per kete e kisha fjalen ne lidhje me Buzhalen.

                      Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tarassai

                    Rama = Berisha = me shume te tjere = Hajdute

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirana

                      Rama=Berisha=tradhetare=antishqiptare qe nuk i lejojne shqiptaret te investojne ne zonat me te bukura te Shqiperise derisa te gjenden hajdutet nderkombetare te zhvasin token dhe detin e popullit te pafat.

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Berti

                      Po buzhal, ne problemin e kemi se kujt me ja than, se është një investim në interes te dy palëve, vetëm nji budall nuk mund ta kuptojë. Me ate investim qe bëhet në vlorë, dhe me aeroportin, shum shpejt do ti vijë dita, që të jetë kryeqyteti i ballkanit, për nga turizmi. Do punsohen me mijra njerez, ku fjala nuk ka punë, do te hiqet nga goja e vlonjateve.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        B

                        Po mijra do punesohen,filipinas,bangladeshas,etj etj dhe asnje kacidhe taks nuk do paguajne,ti dhe une do i shikojme me dylbi keto bukuri

                        Përgjigjjuni
                      2. I
                        Iliri Himare

                        C'thua o analfabet,kush eshte ky legen qe te le hapesire ty te japesh mendime.Mendimet e tua,jane mendime analfabeti e bythlepiresi,ptyy fare e keqe.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Teo

                          Kur te iki Trump cdo ndodhe? Tokat nuk falen sa kohe eshte nje president. Une mendoj se Rama i ka lare duart nga BE. Dhenia pa gare eshte e denueshme. Koha do ta tregoje se cfare demesh po ben.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Téo loqja

                            Téo idiot funksionel çfare toke u fal oooo tarrollak. Je ne kapitalizme jo vajza e Trapit po dhe motra jote munde te hapi nje shtepi publike...... Kapitalizmi nuk njeh race ngjyre moshe por vetem investim fitime punesim

                            Përgjigjjuni
                          2. s
                            sali

                            Shume e sakte

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Ptuh

                              Ik se na i shpifet. Keta jane lapera mafioze.

                              Përgjigjjuni
                              1. Çot hajduti

                                Ore Berat që po tregon se nuk e meriton emrin, mo's na trego se grabitesit e pasurive kombetare Familja e Shefqet Kastratit po i ben nder Shqipërisë! Shefqet Kastrati një analfabet me 7 vjeçare që në kohen e Rames e meritoi statusin e Oligarkut, i cili perdor parate e Rames, qenka njeriu që po shpeton Shqipërine. Ore tellall, more Legend, ma trego pse ky Rameplehra perdor parate e Shqiptareve per tekat e tij, dhe na tregon se çduhet te bejme ne! Ore Buzhaleh,na le more te zgjedhim vete.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Plaku matuf

                                  Baba i tyre ka lujt nga mendja e krese.eshte ceshtje kohe perpara se ta heqin .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardha e ka bishtin mbrapa

                                    Kush po i shoqeron? I biri i atij Kastratit qe mbyti Durrsin mo ? Po sigurisht qe kjo familje i ben nder te madh Shqiperise. Nashti qe erdhen Trampet, do hame me luge floriri te gjithe.... O Berat o i pafat. Po Trampet kane ardhur ne kete bote per te rrembyer mor djale, jo per te dhene. Ose je axhami dhe nuk e kupton, ose je legen qe shitesh per nje byrek

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arjan

                                      A ESHTE SHITUR ISHULLI I SAZANIT?DHE CFARE E GJEN RAMEN NESE KA BERE TRADHTI NDAJ REPUBLIKES SE SHQIPERISE.RAMA SOT ESHTE NESER IKEN.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Piktori

                                        Bravo ! Hera e pare realist .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Jet-666

                                          Në rregull o Bizele si të thuash ti, po kur ti fusin "turshitë" në kavanoz zotrote do hysh pa " vizë" për kafe se ke miliona në xhep dhe fjalën e ngrohtë për partinë dhe miqtë , kurse populli i thjesht me bukë , domate pak djath e shalqi në termus sdo ta ketë më mundësinë kurrë ti afrohet këtyre perlave që i ka falur Nëna Natyrë kombit shqiptar (sja ka falur - as Saliut , as Ramës e as Ivankës e askujt tjetër) . Pastaj do vijnë arabët do marin edhe Divjakën, Ksamilin, Dhërmiun , Tomorrin, Thethin e me radhë.. E di ti Bizele që nga turizmi kërkesa dhe çmimet po rriten dita ditës dhe njerëzit e thjeshtë nuk kanë mundësi të blejnë as copën më të vogël të djathit apo shalqirit... Nga turizmi nuk fiton populli shqiptar në tërësi se nuk u ulen as taksat apo u rritet rroga , pensioni , ndihma sociale u rregullohet shëndeti apo spitalet , u pastrohet ajri apo uji , por vetëm këta që kanë hotele (e që ndërtojnë edhe më shumë beton hotele) dhe po i bëjnë zona ekskluzive vetëm për tē pasurit (d.m.th politiqenërit ,disa hajdutë të administratês shtetërore, mashtruesit e call centrave dhe spitaleve dhe trafikantët e drogës ) .Po ashtu dhe kompanitē ajrore të cilat blejnë sa më shumë avionë dhe duan mē shumë aeroporte për të betonizuar sa mē shumë Shqipërinē e vogël dhe për ta ndotur pa masë...qiellin e kaltër shqiptar. Të tjerat pastaj janë sufllaqe pa fund , flamingo , pelikanë , delfinë , kënetë, moçal..derra dhe tru i thartuar si turshi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xxx

                                            Sigurisht është nje gjë shumë e mire per Shqipërine dhe hap dyert dhe mundësitë edhe për investime të tjera me pas, dhe kjo për meritë të Rames. Saliu me ardhjen e tij në pushtet e bëri rrëmujë dhe pis Tiranën dhe Shqiperine, sipas modelit të jetesës në shpella dhe po mundohet me thonj e dhëmbë t'a lërë në batak, vetëm ai dhe familja e tij të fitoje, të tjerat s'kanë fare rëndësi për të. Thoni fjalën e mire o njerëz kur bëhen gjëra të mira sot për ne dhe për nesër për fëmijët tanë, jo i vini vegën çdo gjëje jo turizmi nuk ngre mirëqenien, jo kjo, po ajo. Kush ka një shkop magjik t'i bëj gjërat si në përralla?! Sa të jetë Saliu dhe kjo opozitë ecuria do jetë më e ngadaltë, se edhe pushteti s'kerkon shumë nga vetja. Krahasuar me qorren opozitë, është më një sy

                                            Përgjigjjuni
                                            1. G
                                              Gim

                                              O zot i madh o zot, pse o zot psee….shqfqet kastrati, nje injorant qe lyen floket, i biri, nje derr dhe ofendon llucen…kta jane fytyra jne ne bote…mallkuar qofte dita qe na i solli kta verremlinj

                                              Përgjigjjuni
                                              1. @
                                                @.

                                                Bobo ia mori sazanë Trampi shqiptareve. Po na thoni ku do e çoj mor komentues se na bet merak. Eh ç’na ka gjet. Po shikoni o te shkret qentë që ju rrethojn. Njeri kerkon t’ju marr detin, tjetri Kosoven. Pak me larg atje ku kerkoni te futeni ka kaq dekada që po ju zvarisin se nuk ju duan. Ather ç’far te keqe ka ky investim ? Apo se do hapen vende pune. Pastaj ç’far te mira ju ka sjell Sazani deri tani. Un çuditem si nuk e ka privatesuar Jamserbi me Çiten NON GRATA që jep akoma leksione ne katedrat e Magjistratures. Kjo nuk ja u vret sytë.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Me vjen turp

                                                  Servil i peshtire.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lindi

                                                    Buzhal, Ivanka ka ardh Jo pér biznes po me i thanë Ramés, hik. Hik se ka shumë ankesa pér ty. Baba çuno ka vendos të të rrëmbejë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      NACIONALISTI

                                                      Dikur me Saliun tani me Ramen???

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Padredha

                                                        BRAVO TE QOFTE BERAT BUZHALA PER VLERESIMIN E SAKTE QE U BEN NJERZVE. VERTET SHQIPERIA ESHTE ME FAT QE KA LIDHJE TE FORTA ME FAMILJEN ME TE LARETE, ME DINJITOZE DHE ME TE FUQISHME NE BOTE. PLUS KETYRE IVANKA SI PERSON ESHTE NJE ENGJELL NE TOKE. VENDI KU SHKEL IVANKA BEKOHET. LUTEMI TI MBROJE ZOTI NGA DJALLERIT E MALLKUAR, ENGJELIN IVANKE DHE BASHKESHORTIN E SAJ SHUM TE LART E FISNIK. ZVARRANIKET E PARTIS PUNES DO VJELLIN VRER DERI SA TE NGORDHIN.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Musa

                                                          Ne na duhet nji Mjeshter ma i mir,që na SHARTON e i ham bashk FRUTET......

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje

                                                          Blog Tema