Nga Namir Lapardhaja
Sali Berisha dhe deputetët e mbledhur rreth tij i kanë dhënë sot fund teatralitetit të betejës me Edi Ramën dhe kanë bashkuar votat me mazhorancën socialiste.
E bën këtë, së pari, në Komisionin e Jashtëm, ku, pavarësisht se pretenduan se kishin dërguar disa ndryshime, sërish votuan në bllok me anëtarët e tjerë të Partisë Socialiste.
Më pas, të njëjtën gjë përsëritën edhe formalisht në seancën pelanare të posaçme ekzaktësisht për këtë gjë, duke e çuar në 113 numrin e votave së bashku me mazhorancën.
Nuk bën as më shumë dhe as më pak veçse votuan që Edi Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes për Gazën, pasi ky i fundit i poshtëroi gjatë fjalës së tij vetëm pak orë para se atë të votonin me kokën poshtë.
E bën një gjë të tillë pas shfaqjes teatrale në seancë, pavarësisht se ngritën llojlloj pretendimesh në funksion të teatralitetit dhe të betejës së tyre kundër qeverisë.
Por në fund e votuan, pa më të voglin dyshim, sepse për gjithçka që bëjnë nuk kanë as turp as cipë as moral as parime, sepse ngrejnë gënjeshtra dhe mashtrime dhe pastaj ‘detyrohen’ të lëpijnë ato që kanë nxjerr nga goja e tyre në funksion të halleve të ditës.
Janë thjesht disa pazarexhinj të rëndomtë, të cilët edhe kur votojnë si ‘qen të rrahur me bishtin ndër shalë’ sërish lëshojnë klithma në ikje e sipër për t’u dukur si të fortë.
Votuan për përfaqësuesin e narko-regjimit të narko-shtetit, për Edvin drogën e krimit, i cili, teksa i tallte, ua përmendi disa herë që do votoni si çeçua për të më çuar mua në Shtëpinë e Bardhë.
Votuan pasi shpresuan që marinasat e Trumpit të zbrisnin në Surrel dhe ta rrëmbenin në thes nën shembullin e Maduros së Venezuelës dhe, meqenëse nuk ndodhi një gjë e tillë, ia ‘paketuan’ vetë Trumpit dhe ia dërguan në tryezë si trofe.
Do thotë ndokush teksa lexon këto rreshta: Çfarë të bënin? Ishin të detyruar!
Sigurisht që nuk kishin çfarë të bënin, sepse për raste të tilla populli ynë bujar ka atë shprehjen e famshme të urtë dhe plot mençuri: “Kur ta ‘vë’ Kadiu nuk ke kujt t’i ankohesh!”
Dhe këtyre kjo u ka ndodhur që prej ‘non gratës’ së Saliut. Thjesht e shtyjnë me ankesa për përdorim të brendshëm partiak, për zhurmë dhe për shfaqje, për cirk dhe për teatër gjasme opozitë, sepse kur vjen puna për qëndrime, u pa se si shkuan dhe bashkuan votat me narko-regjimin e Edi Ramës, pikërisht për ta çuar përfaqësuesin e kartelit në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.
Shqiperia nuk eshte as narkoshtete as narkorregjim Shqiperia eshte demokratike por nuk ka opozite konstruktive por thjeshte disa rrugaçe ......
Namir, si gjithmonë, je BRILANT. Ke kënaqësi kur ju këndon (jo lexon), sepse shpirti këndon, jo sytë…..
Ajo fotooja lart, më pëlqeu shumë. Trump, një gjigand i botës, Berisha, një zvarranik shpelle. Nuk ka foto më domethënësi për fundin tragjik dhe të turpshëm, të kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar berisha.
Keshtu e kanë keta pune, me te fut ,Saliu dhe Ramadura shërbejë Amerikes, te dy brenda e kanë, secili me thellë do duket, Saliu per arsye moshe mund t'ia hedh por mendon familjen
opzita me ne krye kriminelin sali berish kermen. ka deputetet me te ndyr. ne parlament
Amani o njerëz, po Saliu,gjithë jetën e tij,në politikë, vetëm blofe ka bëre.Dhe me anë të tyre ja ka dalë mbanë për bukuri.Por,blofi blof është ndaj vjen momenti që të nxjerr zbuluar. Në kësi rastesh,menjëherë, ai fillon një tjetër blof sepse nuk e njeh as turpin as namuzin. Problemi këtu nuk është me Saliun por me hajvanët që e besojnë pafundësisht.
paraja vella... paraja..................................bythlepirsa ka gjithandej por, fatkeqesisht te ne qenkan me bollek.............................................................
Namiku eshte brilant. E forte kjo foto dhe diçitura " kur ta vë kadiu...". Eshte e fortë ajo thënia e shkodranëve "njeriu të keq Zoti pa se me ja marre shpirtin ja merr ftyren". Ky kadavra e pakallur, i poshteruar boterisht, familjarisht per të gjitha gjerat më të zeza mbi tokë, del vetë me familjen dhe mbiposhterohen duke vertetue vete me poshtersit e tyre drejtesinë e një vendimi duje i shpallur të padesheruar ne ShBA e Britani e BE.
Ftesa e Trump ka qene per dy presidentet, Begaj dhe Osmani., por thone qe Rama me Soros, kane nderhyre dhe kane argumentuar e vene emrin e Rames! Trumpit i eshte raportuar kjo gje dhe ai ka kerkuar qe Rama te mos shkoje ne Davos, pasi ai nuk deshiron ti jape as doren! Keshtu duket...
Andej nga Korca thone Haleja nuk ka qeder nga pordhet sigurisht vetem nga te dhjeret. Ketij i kane hedhur tonelata ne fytyre dhe s’ka as turp e as skuqet e zverdhet. Kerkon te vdese me te gjithe poshtersite qe ka bere.vendin e ka ne hell si njeriu me iposhter ne historine e kombit tone qe akoma nuk po gjen qetesine e demokracine qe enderron
Starti I ketyre kumteve koncize fillon me shume kuptimesine e nje metafore te paketuar pa filtra . Berisha , kjo legjende e gjalle e guximit dhe virtuozitetit njerezore ne zemrat dhe shpirtin e flamurnokerise , perballe Kadiut ( ligjit , forces ) u konvertua ne begun ( kelysh lepuri ) sic themi ne leberit. Dhe pak me gjere , I gjithe teatri I maskarenjve u kthye ne furriqe begunesh ...
Analize perfekte,z Lapardhaja bravo,ke nxjerre si perhere ne menyre groteske fytyrën e vertete te ketyre mjeraneve berishiane ne parlament.
Jo or Jo, ta marin vesh keta idiotet e opozites qe jo ta 've' kadiu, po tu thuhet shqeto, se te QI kadiu, haha e votuan si Cecua.
Keta jane bere me qesharak se Haxhi Qamili,bile me keq po te kemi parasysh qe Haxhi Qamili ishte analfabet,edhe mund te tolerohet.
Lapardha!Nund te me thuash kush ka cipe,nder,karakter,dinnjitet ne ate parlament?????
Fantastik shkrim .vetëm se duhet vetëm për moshat mbi 18 vjeç me kte foto dhe kte titull.
Jo z.Lapardhaja nuk jam dakord. Kishin se çfar të benin,jo nuk kishin. Që diten që dolen rezultatet e zgjedhjeve, duhet të ishin mbyllur ne selinë e PD. Të benin grupe pune , me specialiste nga vendi dhe jashtë vendit, dhe pas katër vjetësh ti jepnin popullit nji program më të mirë se sa të Rames. Po këta nuk duan të vijnë ne pushtet. Këta një lloj paguhen, këta palaço duan vetëm të shpetojne kush është kandidat për burg. Dhe sa për Kadiun, Ai të zgerlaq, vetë e kruajten, le ta shijojne tani.