Nga Dritan Hila
Gjithë historia e paqes në Ukrainë vërtitet rreth boshtit nëse amerikanët do futen të investojnë aty, çka do të sillte edhe një lloj kufiri për ambiciet ruse, pasi goditja e tyre do të sillte në mënyrë të tërthortë prekje të interesave amerikane.
Sa më sipër është një ilustrim bashkëkohor sesa të lidhura janë luftërat dhe aleancat me ekonominë.
35 vite pas hapjes së Shqipërisë, është hera e parë që një investim serioz amerikan afrohet në Shqipëri. Dhe është hiç më pak se vajza e presidentit amerikan, por jo vetëm. Është përfaqësuese edhe e një lobi të fuqishëm hebre dhe pinjolle e një dinastie ekonomike. Emrat që për ne vdekatarët e zakonshëm janë mitikë, Bezos, Musk etj, në Mar El Lago janë të shtëpisë.
Donald Trump është ndër të paktët presidentë që postin po e shfrytëzon edhe për interesa personale. Ka projekt për investime të vetat apo në Join Venture në Emirate, në Vietnam, po negociohet edhe në Bjellorusi dhe Rusi. Ishte edhe në Serbi, por Vuçiç u tregua i dobët. Kurse Rama i siguroi atë që një investitor ka nevojë: siguri dhe procedura të thjeshta.
Pavarësisht zërave kundër, investimi amerikan do të jetë në një zonë kënetore që sipërmarësit shqiptarë nuk do jenë në gjendje ta mbulojnë apo ta vënë në eficencë. Aty ka qënë prej 35 vitesh dhe është shfrytëzuar vetëm nga bretkosat dhe gjermanët e polakët që pinë hashash. Kurse investimi nga një brend si Trump, do t’i sigurojë një status prestigjioz zonës dhe më gjerë Shqipërisë. Natyrisht që kjo do sjellë edhe standarde krejt të tjera në turizëm duke filluar nga kanalizimet, ujësjellësi, ujrat e zeza, etj.
Pas kësaj, vendi mund të jetë emër familjar edhe për Amazon, Ikea e të tjerë gjigandë ndërkombëtarë. Imagjinoni që Ikea ka pikë në Janinë, por jo në një vend të tërë si ne. Këto janë sipërmarrje që mbase do duan një ose dy dekada të materializohen, por hyrja e Shqipërisë në hartën e tyre është edhe një koeficent sigurie për vendin duke e kthyer më vonë në një hub për shpërndarje në gjithë Ballkanin. Jo më kot Via Egnatia fillonte te ne. Padyshim mund të jetë një Rrugë e Mëndafshit por me kah të kundërt.
Dhe e gjitha kjo siguron futjen e vendit nën sqetullën amerikane jo vetëm ekonomike por edhe ushtarake. Dhe resorti i Ivankës si fillim do na shpëtojë nga zbrazja e të pëgërave të trageteve në brigjet tona, pasi nëse vazhdon të ndodhë si çdo behar, këtë herë do ta bëjnë përpara pronës së dikujt që do t’i bëjnë kapitenët e anijeve ta hanë atë që ka zbrazur. Si fillim nuk është pak për ne, që na bëjnë rreshtore fqinjët.
Po si nuk te nxihet faqja se qeke dhe “bure me thinja” qe i lepihesh atij qe dukshem i ka ditet e numurume!? Pisanjos!
Sa i “pa kripe” ky megalloman! I pelqen vetja dhe genjehet si gazetar niveli. Vdes te therrase ca historiane ne studio dhe i pyet…” a ka patur gabime Enveri?”. Dhe historiani shpjegon se Enveri ka patur “tre gabime”, vetem tre. Jo more thote ky gazetari Hila, “ashtu ë…vetem tre, interesant”.
Ky eshte burri i burrit
Cfare I ben europa shqiptateve qe kemi Fier e ture nuk na pranojne Amerika na ka bere 2 Shtete qe europa qe jetojm nuk e njeh akoma
Nje lider duhet te mendoje dhe per fatin e Shqiperise e shqiptareve post Trump. Megjithese ju jugoenveristet nuk e keni problem qw per karrike lepini bythen e te huajve dhe nese nuk ju konvenon, i peshtyni. Sic bete me titon mao ce dun etjjjjj
Po Saliu nuk eshte jugore more “arbnor”.
Bravo Arbnor. Po nuk ka te beje me jugun. Eshte thjesht ceshtje karakteri. Njerez pa karakter ka kudo. Me teper eshte ceshtje gjenetike. Servilosja, bythlepirja, shkerdhatizmi, pabesia,et.etj trashegohen nga brezi ne brez, nga babai te i biri. Nuk ka lidhje me krahinen se nga je. Eshte ceshtje personale.
Bravo
Investimi eshte i dy Sirianeve we jetojne ne Katar. Trump neser iken e Sirianet finances te al Nusres shpallen prape armiq. Hila dhe ti si Rama je...merrni kot me pras....cdare strategjike I mbeti kesaj pune pastaj....
I pështirë Kjo është logjikë koloniale, madje as logjik fare. Mendësi e vogël fshatari që kërkon shpëtimtarë, jo institucione. Një njeri që e sheh botën kështu nuk di cfare emri ti vendosesh. Realizmi pa dinjitet quhet servilizëm qe mos perdor ate fjalen tjeter
Ky është pilaf dasmash Po na mytën këta kokë lopët Je byth lëpirës nga ata të ultët nato ka 70 vjet mundet të jet dhe 70 të tjera Trampi edhe 3 vjet është dhe të bën të fala futi ndonjë paçe të zmadhohet koka se brënda aha
Hila homo sovieticus
Pse çfare pune te prishin ty gjallesat e nenes natyre si bretkocat? Jane pjelle e natyres, nje qenie natyrale. Po betoni çfare eshte? Nje perbindesh qe po shkaterron Shqiperine. Turp te keni qe mbeshtesni tjetersimin e natyres nga oligarke te paskrupullt. Na permend Bezos ose Musk. Te dy jane psikopate qe nuk i duhen Shqiperise.
Jo po i duhet surrati yt
Zona ku do investohet eshte shfrytezuar nga bretkosat e gjermanet dhe polaket qe pijne hashash- thote servili. Jo, more, jane qytetar shqiptar e te huaj qe shkojne ne ate zone. A eshte zone e mbrojtur? Eshte transparent investimi? Ka shume pyetje qe gazetar serioz duhet t'i bej ne vend te hu hu hu...
Bravo, Hila ! Mos ja vare ketyre cometatoreve te mesiperm qe jane rehat me e eren e corapet qe i drojne njehere ne muaj , apo shqipefoles qe jane xheloze per zhvillimin e Shqiperise perpara dhe duan si gjithmone percarje ......
Po', more, po. Me mire me Ivanken sesa me Nato. E bukur po, seksi po, è thjeshte dhe e komunikueshme po. Te gjitha te mira I ka.,perfshi dhe parallije.