Nga Alesia Balliu
Historia politike njeh rikthime që në letër duken madhështore, por që në praktikë shndërrohen në epiloge të paralajmëruar. Një nga shembujt më domethënës është ai i Napoleon Bonapartes dhe “100 ditëve” të tij të famshme, një rikthim i bujshëm që përfundoi me humbjen fatale në Vaterlo. Në mënyrë simbolike, rikthimi i Sali Berishës në krye të opozitës shqiptare mbart ngjashmëri të frikshme me atë moment historik: shumë zhurmë, shumë nostalgji, por pak fuqi reale.
Napoleoni u kthye nga Elba si një mit i gjallë. Ushtarët iu bashkuan, populli e duartrokiti dhe Europa u përfshi nga ankthi. Por ajo që kishte ndryshuar nuk ishte vetëm konteksti ndërkombëtar, por vetë koha. Franca nuk ishte më ajo e lavdisë së dikurshme dhe Napoleoni nuk ishte më lideri i pakontestueshëm. Rikthimi i tij ishte më shumë emocional sesa strategjik, më shumë simbolik sesa funksional.
Edhe Sali Berisha u rikthye mbi valën e nostalgjisë politike, revoltës dhe manipulimit të demokratëve se problemi në atë parti ishte Basha dhe jo ai. Por, ashtu si Napoleoni, Berisha u përball me një realitet të ri politik. Shqipëria e sotme nuk është ajo e viteve ’90 apo e fillimviteve 2000. Elektorati ka ndryshuar, pritshmëritë janë të tjera dhe pushteti i Edi Ramës është ndërtuar mbi një makineri shtetërore, mediatike dhe elektorale shumë më solide sesa ajo që Berisha kishte përballë në betejat e tij të mëparshme.
Në Vaterlo, Napoleoni humbi jo vetëm betejën, por edhe mitin e pathyeshmërisë. Sot, Berisha duket se po humb gradualisht të njëjtin mit përballë Ramës. Jo sepse Rama është i pathyeshëm, por sepse opozita që Berisha përfaqëson nuk po arrin të prodhojë alternativë, vizion dhe frymë të re. Konflikti mbetet personal, retorika e vjetër dhe betejat shpesh duken më shumë për të shkuarën sesa për të ardhmen.
Rikthimi i dytë, si në histori ashtu edhe në politikë, është gjithmonë më i vështiri. Ai kërkon jo vetëm karizëm, por edhe përshtatje me kohën. Napoleoni nuk e bëri dot këtë. Pyetja që shtrohet sot është nëse Sali Berisha po arrin ta bëjë, apo thjesht po e konfirmon një fund politik që historia e ka parë edhe më parë.
Në fund, pavarësisht emrit historia është e destinuar të përsëritet në kontekste kohore të ndryshme por me të njëjtin fund tragjik, humbjen.
Me shume se nhjashmeri, rasti I non grates permban sharlataneri, sepse kete kufome e kane braktisur edhe me ish besniket e tij. I ka mbetur vetem lumpeni qe pret tu bjere ndonje cope nga qielli
Me këtë krahasim injorant dhe fshataresk nga provinca e humbur periferike e Perandorisë Osmane,me siguri që Franca do bëjë protestë dipllomatike dhe do e trajtojë si ofendim të papranueshëm.
Kjo zonja ka shume te drejte, rikthimi i Berishes ngjan si dy pika uji me rikthimin triumfal te Napoleonit. Koalicioni i korrupsionit kunder Berishes ngjan gjithshtu me koalicionin e mreterve te Europes kunder jo vetem Napoleonit por ne radhe te pare kunder ideve te revolucionit qe ai perhapii. Une mendoj se Berisha per aresyet qe tha zonja dhe per moshen qe ka do ta humb kete beteje por ashtu si Napoleoni mbeti i pavdekshem ne kujtesen e njerzimit,ashtu edhe Berisha do te mbetet i pavdekshem ne kujtrsen e brezave qe do vijne si nje shembull i luftetarit te paepur per liri e drejtesi per njerzit e thjeshte. Burbonet u rikthyen pa disfates se Vaterlose por idete e revolucionit mbeten ashtu si ne Shqiperi bijte e eterve gjakatare u rikthyen por idete e lirise dhe vepra e Berishes do mbetet dhe jane te pakthyeshme. Koha e Berishes do kujtohet gjithmone si koha e lirise ,pasi kurre populli shqiptar nuk eshte ndjere me i lire.
Sic duket kjo avokate me shkolle ....nuk e njeh fare histoire française. Te krahasoshe Bufin me Bonaparte eshte ti futesh thiken historise
O Zot! Deri ku arrin injoranca e ketij krahasimi, mos shkruaj më mbas kesaj gafe imperiale, e sigurove gines si debilja me e madhe ne bote! Urime!
Saliu do mbetet ne histori per kjoskat dhe per lumin e Lanes qe e ktheu ne nevojtore.