Nga Ermal Peçi
Rikthimi i Sali Berishës në politikë u justifikua si një “domosdoshmëri historike”. Por sot pyetja thelbësore është pse u rikthye, kur çdo provë politike dëshmon se ai nuk e mund dot Edi Ramën, nuk e bashkon dot Partinë Demokratike, nuk ofron dot asnjë rrugë reale për rotacion pushteti dhe kur asnjë derë amerikane nuk i është hapur.
Berisha u rikthye duke deklaruar se “me Edi Ramën nuk ka zgjedhje”. Nëse kjo tezë është e vërtetë, atëherë rikthimi i tij është paradoksal. Çfarë kërkoi të fitojë një lider që beson se zgjedhjet janë farsë? Nëse sistemi është i mbyllur, rikthimi i tij nuk është akt guximi, por një akt politik i pakuptimtë. Nëse, përkundrazi, zgjedhjet ekzistojnë, atëherë Berisha i ka humbur ato radhazi përballë Ramës. Në të dyja rastet, rikthimi i tij del i dështuar si në logjikë, ashtu edhe në rezultat.
Akoma më domethënëse është paaftësia për të bashkuar Partinë Demokratike. Berisha u rikthye me premtimin se do ta ribënte PD-në forcë shumice, por rezultati ishte përçarja më e thellë në historinë e saj. Një parti e copëzuar, pa drejtim dhe pa besim publik, e cila në asnjë moment nuk funksionon si opozitë reale, por si dekor politik i pushtetit.
Ngjarja e 8 janarit 2022 tregoi fytyrën reale të këtij rikthimi. Berisha tregoi se kishte forcë të sulmonte selinë e partisë së tij, por sot lind pyetja thelbësore: pse e njëjta “vendosmëri” nuk u drejtua kurrë ndaj Kryeministrisë? Pse zemërimi, mobilizimi dhe akti ekstrem u përdor kundër PD-së dhe jo kundër pushtetit që ai e quan “regjim”?
Sot, pafuqia politike e Sali Berishës nuk është më çështje perceptimi, por një realitet i prekshëm. Ai u rikthye pa rrugëdalje, pa projekt fitues dhe pa aftësi unifikuese. Në vend që të sfidonte Edi Ramën, sfidoi vetë partinë e tij. Ky është ndoshta dështimi më i madh politik i një figure që dikur e dominonte skenën shqiptare por sot nuk kontrollon dot as veten e tij.
Te dashur qytetar neser lereni vetem Berishen ne protests mos bini preh e fjaleve te tije ai per te shpetuar familjen kerkon gjakun e Ketij Populli te vuajtur Ashtu sic e mori ne 97 98 Gerdecin 21Janarin Piramidat Anijet e shume te Tjera si Keto Mos I vishni nenat prape me te zeza bolle hoqen per shume vite Respekt
Te bofte mire Loku shihemi me 24 i kemi marre brisqet . Tung
Ti je i vogel ( e kam parasysh ke punuar te D.Hila ) dhe nuk e njeh fare historikun e PD. PD u krijua me rrugaç , kurrva , xhepist , burgaxhinj oridiner , te pashkolluar , llumi qytetit , makinacion i perdorur nga Ramiz Alia per te bere diference ne popull, ne ate moment dha suksese , mbas tre muaje PD humbi zgjedhjet, por ne longtemps tregoje qe ishte nje gabime fatal sot po e vuajme mungesen e nje opozite konstruktive. Jam deshmitar ne Berat ne PD u mblodhen gjithe llumbi qytetit i erdhi dita rrugaçit te kontrollonte qytetin. Ndersa ne PS Ramiz Alia mbajti eliten ku femijet e élites vazhduan. Per te qene antare partie duhet te kishte mbaruar shkollen e mesme, te ishe i pa denuar te ishe ne pune mos te kishte te denuar , nga nje familje e rregullt te beje martese brenda linjes , ishte nje lloje filtri i shoqerise. Vitet kaluan dhe PD me rrugaçet e saj nuk ndryshoje linje , dhune , molotov , shkaterim , vjedhje, korrupsion , vjedhje pronash , vjedhje votash , dhune ne parlament , dhune ne rruge , dhune ne proteste....... Ishte nje tip ne Berat Namik ( Cami ) Banushi, i denuar per vjedhje disa here , 8 vjecaren nuk e mbaroi i shkonte ministrit te brendeshem Agron Musaraj ne zyre.......... Ndersa ne PS tipa te tille lango rrugesh nuk kane egzistuar , ndaj deri sa kjo disbalance te thyhet, PD nuk ka per te mare kure pushtet ...nese ndodhe mrekullia behet nje réforme.
Si e lejon familja nje plak matuf te deleniset rrugeve si kale I ngordhur
Ndoshta vertet eshte ashtu si thote artikullshkruesi qe Berisha eshte i pafuqishem politikisht. Por te pakten a nuk sherben shembull frymezimi per kete brez dhe brezat e ardhem si nje luftetar i paepur per lirine e shqiptareve,liri qe e beri realitet ne vitet e pushtetit te tij? Edhe Spartaku ishte i pafuqishem ndaj Romes, edhe Zhiordano Bruno ishte i pafuqishem ndaj inkuizicionit, edhe Mic Sokoli ishte i pafuqishem ndaj Turqve,edhe Adem Jashari ushte i pafuqishem ndaj serbeve por ata mbeten ne histori jo sepse fituan,por se u perpoqen deri ne fund .
Mos i ndot figurat historike me këtë tradhëtar,hajdut,vrasës,zjarvënës të Shqiperisë,Berisha këtyre nuk mund tu vjen as sa "e zeza e thonjit të gishtit të vogël". Nuk e di çfar shembulli dhe frymëzimi mund të jetë ky tradhtar e vrasës.
Dmth Bufi kenetes do ngelet ne histori !. Ne histori ngelesh per mire dhe per keq , ky Bufi jot per çfare do ngelet ne histori per fotot me femijet e diktatorit Hoxha ne Drilon. Per fotot me diktatorin Hoxha. Per doktor shurre i Hysni Kapos. Per te qenit sekretar i PPSH. Per te qenit spiune i sigurimit te shtetit. Per minimin qe i beri krijimit te PD. Per naften Milloshevicit. Si dhender Serbie Per firmat piramidale . Per vjedhje votash rrahje opozitaresh. Per 1997 . 5000 mije te pafajshem te vrare . Per grusht shteti 1998 . Per Gerdecin. Per kater te vrare para kryeministris . Per korrupsion galopant. Per penges te drejtesise. Per non grata SHBA e Mbreteri e bashkuar. Per gafat qe bene . Per çfare do ngelet ne histori ....... Per keq kuptohet Po ka edhe ndonje mihop qe krimi i duket suksese
Ore Maksi a je ne terezi?! Saliu eshte pjella me e keqe shqiptare sepse percau kombin ne veri-jug.....
Saliun e ktheu Rusia dhe Serbia, por ata gabuan sepse nuk e dinin qe per shqiptaret Saliu ishte i vdekur por i pakallur.
E verteta eshte se Sali Berisha eshte i humbur sepse eshte ne kunderkohe.Berisha eshte lindur dhe rritur ne nje familje dhe ne nje shoqeri malesore ku ishin konservuar me shekuj disa vlera si ndershmeria,besa,bujaria,drejtesia dinjitet etj.Ne nje shoqeri te prapambetur dhe te varfer keto vlera cmoheshin shume me teper se pasuria. Statusi social i njeriut nuk percaktohej nga psuria materiale por nga pasja ose jo e ketyre vlerave.Berisha u formua me keto virtyte dhe edhe po te doje nuk mund ti shmange sepse ato formojne botkuptimin dhe karakterin e tij. Mirepo ky botkuptim sot ne Shqiperi dhe ne bote nuk ekziston me,pabesia.pandershmeria,genjeshtra,hipokrizia,psurimi me cdo mjet,intriga,makiavelizmi,vjedhja ,pragmatizmi jane tiparet e kohes se sotme.,interesi ka zevendesuar parimet.Berisha edhe pse njeri inteligjent nuk arrin ta kuptoje kete ndryshim epokal ne hierarkine e vlerave. Njerzit nuk duan parime por perfitime,edhe vete bashkepunetoret e Berishes po te kishin mundesi do beheshin ministra te Rames dhe jo te Berishes sepse me Berishen do merrnin nje rroge ndersa me Ramen do merrnin miliona euro dhe do vinin pasuri per breza te tere sic po bejne ministrat sot.