Nga Denis Dyrnjaja
Sot opozita do zhvillojë një tjetër protestë kombëtare. Demokratët zbresin në bulevard, qeveria vesh godinën me llamarina. Kjo është panorama e përgjithmonshme e duelit të pandodhshëm. Pra gjithë se kush bën punën e vet e ikën ne shtëpi pastaj.
Ndërkohë Edi Rama hyri ne vitin e 13 që i ka ditët e numëruara. U bë vite e vite që dëgjohet ky paralajmërim që nuk shndërrohet kurrë në realitet politik, të paktën nga kjo opozitë, me këtë model politik dhe me ata që e përfaqësojnë sot.
Edi Rama i ka ditët e numëruara është një paralajmërim shumë i fortë, por humbet nga fakti kush e thotë e për rrjedhojë ky lajtmotiv jo vetëm nuk tremb askënd, por bën efekt te kundërt.
Me këto absolutizma e me këtë retorikë të ngrirë dhe këta personazhe qesharakë që dalin ditë e natë në publik si papagaj politikë, herë me ngjyra e herë pa ngjyra, por totalisht pa shije dhe sens politik, Edi Rama jo vetëm që nuk rrezikon pushtetin, por i shtohen gjasat për një mandat tjetër. Sepse pushteti nuk humbet nga dëshirat, por nga alternativat dhe PD sot është çdo gjë tjetër, përveçse alternativë. Këtë tani e kanë kuptuar dhe po e thonë shumë demokratë që po shkojnë drejt askundit me Berishën, Nokën, Vokshin e Palolokën. Djali i të ndjerit Sokol Olldashi ja tha troç doktorit po na “merrni në qafë” dhe ne të rinjve.
Ndërkohë ka disa të tjerë që nuk kanë tru politik, dhe në mënyrë të automatizuar thonë vetëm togfjalësha ose paralajmërime pa ditur çfarë po thonë. Rama sigurisht i ka ditët e numëruara. I ka fiks 1460 ditë, sa zgjat një mandat katërvjeçar. As më pak, as më shumë deri kur shqiptarët të duhet të vendosin mes tij dhe kundërshtarëve të tij që e kanë rrëzuar tërë kohës këto 12 vite plus….
Sali Berisha, duhet thënë dhe njohur kjo meritë, se ka treguar një aftësi të admirueshme për një gjë, të mbajë rreth vetes një tufë “idiotësh të dobishëm” dhe kjo është aftësi e jashtëzakonshme se nuk është e lehtë, do durim dhe energji të vazhdueshme. Ata janë kryesisht njerëz që i zhbëjnë opozitës çdo shans real për pushtet dhe i garantojnë atij komoditet absolut për të ruajtur fronin e opozitës.
Ata nuk janë aty për të fituar zgjedhje por për të ruajtur kryetarin e përjetshëm sepse pa të nuk kanë simbol, orientim dhe stil tjetër politik në drejtim. Këta individë të paaftë deri në nivelin e analfabetizmit funksional janë të gatshëm të thonë çdo idiotësi të mundshme, mjafton t’i bien në sy Berishës, të flasin gjuhën e tij, të përdorin retorikën e tij dhe të ushqejnë mitologjinë e tij.
Besnikëria është valuta e vetme që pranohet. Mendimi kritik është mall i ndaluar në PD. Tani nuk ka më përjashtime por vetëpërjashtime. Dhe kështu, ndërsa PD lufton fantazma, Rama qeveris përmes gafash e skandalesh, arrogance dhe një lloj brutaliteti instructional ku shurdhëria është tipar kryesor i induktruar prej tij.
Psh Rama nuk dëshiron që t’ia paraqesë njeri realitetin e degraduar brenda shtetit të tij,, sepse ndërkohë e di, por do duhet të bëjë sikur se di sepse pastaj humbet fuqia e ndërgjegjes së gënjeshtërt.
Ndërsa opozita numëron ditët e Ramës, Rama numëron votat e radhës. E thjesht, pushteti nuk rrëzohet me britma, por me ide. Opozita sot nuk ka një vizion për vendin, nuk ka një projekt të qartë të mënyrës se si duhet të shfaqet politikisht por vepron me inerci dhe improvizim shpesh nga figura që nuk kanë kuptim si qenie politike por janë aty sepse mendojnë se vlejnë, madje dhe shumë.
“Rama ik” nuk është program. Është dëshirë. Dhe dëshirat nuk fitojnë zgjedhje. Më dramatike se mungesa e ideve është mungesa e njerëzve që janë të aftë t’i artikulojnë ato. Opozita nuk prodhon më figura që frymëzojnë besim, profesionalizëm apo interes publik dhe sidomos interes publik. Nuk sheh ekonomistë që flasin me shifra, juristë që flasin me ligj, apo politikanë që flasin me gjuhë njerëzore të kuptueshme, bindëse dhe të pranueshme.
Në opozitë sot dominon militantizmi dhe individët militantistë që flasin me mllef, besnikë që flasin me urrejtje dhe zëdhënës që flasin me klishe. Një opozitë bëhet e dëshirueshme kur krijon shpresë, jo kur shpërndan ankth, kur ofron rrugëdalje, jo kur thjesht përshkruan katastrofën.
Qytetarëve nuk i duhen më heronj mitologjikë dhe as profetë të apokalipsit politik, por njerëz normalë, të besueshëm, që dinë çfarë po bëjnë dhe pse po e bëjnë, kërkohen njerëz të pafrustruar që shohin kudo vetëm armiq ndaj kryetarit dhe vetë partisë.
Sot opozita nuk arrin as të imagjinohet si qeveri. Nuk ka ide të testuara, nuk ka debat të brendshëm, nuk ka konkurrencë mendimesh. Ka vetëm një piramidë besnikërie ku ngjitesh jo për atë që di, por për atë që thua dhe sa fort e thua sidomos kur e bën dhe kryetarin të ndjej emocione si tip emotiv që është.
Për sa kohë opozita refuzon të rinovohet në ide, në gjuhë dhe mbi të gjitha në njerëz, ajo do të mbetet një instrument perfekt për ta mbajtur Ramën në pushtet. Sepse pushteti nuk mbrohet vetëm nga forca e atij që qeveris, por edhe nga dobësia e atij që pretendon ta zëvendësojë.
Në këtë realitet, Rama nuk ka pse të shqetësohet. Opozita po bën për të atë që ai vetë nuk e kishte menduar, praktikisht po i garanton vazhdimësinë. Ata, thotë Rama mendojnë për humbjen e djeshme, ne mendojmë për fitoren e ardhshme. Mjafton kaq për të kuptuar diferencën…
Me te vertete je shume i sakte, llogjik, dhe argumente shterruese, por qe nuk vlejne per kokboshet, truderrat dhe militantet e saj...
mjafton te shohesh sot ne krye te bandes se naziskineve te Mamurrasit Kol bushkolen kryebanditin e Kurbinit qe terrorizoi popullin e Tiranes kur digjte deren e kryeministrise para 4 vitesh apo deren e bashkise deri sa dogji dhe flamurin kombetar mbi bashki dhe populli I Shqiperise dhe Tiranes do te distancohet menjehere nga nje pordheste trushplaresh hundeshkabe kokpalare qe mashtrohen nga Vampiri 82vjecar me 27akuza mbi kurriz dhe me 2nongrata nga dy fuqite me te medha te botes ne grahmat e fundit ne politike.
Bes Kallakja do e mori dhe Ijen ne proteste bashke me luanēt e Bubqit , nami do bohet
Dy mundesi jane ne Shqiperi: Ose KM i ka ditet numeruara ne pushtet ose populli opozitar i ka ditet e numeruara ne Shqiperi, sigurisht nese Europa vazhdon te pranoje emigrante .
Opozita nuk ka drejtues por delenxhinj e te korruptuar kete di une. Pushteti eshte me keq akoma.
As njera, as tjetra. Kushdo qe ka qene ne pushtet pas 91, ky aktuali dhe ata qe do e pasojne, pa perjashtim te gjithe hajdute dhe do jene hajdute. Sepse ne si popull e kemi qejf hajdutllekun dhe qylin. Sidomos vitet e fundit qe injoranca dhe analfabetizmi kane marre permasa te paimagjinueshme.
Ik ore U rroçke tru thare, opozita ne emigeim me dite te numeruara. Po ikin/le te ikin (kush te doje) dhe nga pozita per nje jete me te mire... keshtu eshte zhvilluar bota.
Thelbi është kurr nuk mund të fitosh me në krye një NON GRATA.... Vetëm shpellarët i mblidhen non gratës....
Lider te korruptuar e frikacake nga ligji jane te gjithe ...Rama e Berisha sidomos. Falin pasuri per qellime personale ku vendi nuk fiton asgje. So TAP psh ku nuk marim as gaz. Sikur cdo presidenti amerikan ti falim nga nje toke iku Shqiperia. Turp I madh si e trajtojne si placke.
Suksesin e vazhdimësisë së një qeverisje afat gjatë dhe planeve afat gjata e siguron vetëm një opozitë peng dhe e këputur. Për Shqipërinë është fat, paçka se SBja është jashtëqitja më e neveritshme dhe hajvane e historisë , që kaloi dorë më dorë të çdo antishqiptari dhe Rama një mësues vizatimi mëndjelehtë, servil, delirant dhe tmerrësisht karagjoz.
KA OPOZITE QE KA EDHE IDE. PROBLEMI I MADH ESHTE SE KRYEDROGA NUK LE NJERI TE FITOJE DUKE I VJEDHUR ZGJEDHJET ME MENYRA NGA ME TE NDRYSHMET DHE DUKE BLERE VEZHGUESIT E HUAJ QE NUK HAPIN GOJE PARA FAKTEVE ULURITESE. SHTO PASTAJ QE RINIA KA EMIGRUAR, REZULTATI ESHTE KRYETAR KOKAINOMAN ME PATENTE NE PSIKIATRI PERGJITHMONE. NUK NA MBET VEC TE KENDOJME KENGEN LUM SI NE E LUM SI TI. RRNOFTE SHOKU EDVER
Ja shkroi dhe Agron Kulici ma se fundit. Bravo djaki i Saliut, sot dofitoni patjeter, nje mut me te madh se deri tani. Sot ne shesh nuk do kete meshume se 500 zombi te sektit ne zhdukje berishist. Populli nuk del se Saliu sot do vrase ne bulevard qe te barazoje qeverine me vehten.
Kjo e tregon shume qartë që janë një, mos u lodhni…, ose lodhuni, luftoni por ata jane bashke, kanë fuqi, kanë para pushtet, shtet, banda, çdo gjë…., Si thoni…?!!!
Bravo Denis
Të numëruara i ka edhe Rama, se varen nga orët që i kanë ngelur dobiçit që sheqerja ngjisi me farë qeni.
Sa te jete Berisha Ramen nuk e gjen gje....
Po,do Ken lene LYLIN me i bo llogaritë ???Prandaj ka humbur i shkreti se s'po gjen dot një makinë llogaritëse që të ketë memorje më tepër se normalet se PIKTORI se ka mbaruar akoma VEPREN që ka në kokë!!!
Rama sipas ketij gazetarit ka fituar me nje program te qarte!!!
Rama sipas ketij gazetarit ka fituar me nje program te qarte!!!
Edi Rama vërtetë i ka ditët e numëruara... Shpëtoi kot me 17 Janar nga Adriatik Llapaj i cili vendosi t'ia shtyjë dhe ca ditë rrëzimin. Sot e ka ngushtë nga protesta më e fuqishme që ka parë ndonjëherë Shqipëria(protestë nga Partia Demokratike kjo) protestë nga e cila zor se shpëton . Edhe nëse, larg qoftë po themi,nuk rrëzohet sot,e sigurtë është që me 31 Janar do ta rrëzojë përfundimisht Tiku.
O Denis sa të jetë vampiri në krye të PD -së opozita vetëm do firojë dhe do fitojnë një ashtu që nuk thuhet
Bravo. Me vjen keq që me atë nivel që ka PD-ja nuk e merr vesh kete që ke shkruajtur. Ata e kujtojne per lavderim per ato per ditet e numeruara. Dru me pre or taj
Kështu do vazhdojë ky muhabeti i "ditëve të numëruara" të Ramës derisa të mbarojë fryma jetësore e tij. Por, deri atëhere, Berisha do të ketë përvjetorin e dhjetë të thejqafjes...
Një gjë eshtë e sigurtë: Kjo Bandë do të bjere një ditë, heret apo vonë. S'bashku me të edhe ju daullexhinjët që i mbani iso. Kjo bandë ka shkatërruar dhe po shkatërron klasën punëtore dhe njeruin e ndershëm. Kjo bandë do bjerë s'bashku me mercenaret e saj, kjo është vetëm çeshtje kohe. Te jeni te sigurtë.
Mendojnë se me tituj interesante do nxisin pjesmarrësit. Protesta ka qenë forma e mbajtjes së PD, nga Berisha,ai vdes politikisht pa të.
Po te shkosh pas brumbullit, ne hale do perfundosh
Respekt Zylo.Keto jane kakerdhi dhish te egra jo si ato te juajat.
Saliu eshte tiger i djallezuar se mos ben vrasje ne njerezit e tij qellimisht t'ja hedhi shtetit , cfar nuk pret nga ai , eshte ujk i egersuar me horrat e idjotet qe ka perrreth tij .
Bravo Denis por te vjen cudi me cunin e Sokol Olldashit....... Ne vend te thote pse ja vrau baben Salehu qan hallin e PD....... Me keq se femijet e Azem Hajdarit Kur dihet kush i ka vrare dhe shkojne i lepihen Salehut
berisha nuk eksiston ma. Harrojeni.
Penis Dyrnjaja,Berisha nuk do me pushtet sepse ka realizuar çi ka dashtun menderrja!Ka djegun Shqiperine e tjetersoi,e vodhi,e shkateroi ,e dogji dhe e vrau,tashme ai ka vetem nje ender qe te ngordhe me 11 Prill si dhe Enveri dhe kete zoti ia ka plotesuar ,ndaj edhe Dumani edhe pse ka prova te patjetersueshme si vrastar,vedhes pronash e djeges i Shqypnise nuk e prek. Ndaj o Penis Sali Berisha do pushtet vetem qe ti behet ceremonia mortore madheshtore dhe te organizohet nga shteti amoral Shqipetar. Kjo eshte arsyeja se perse Sali Berisha qendron ne politike pasi e ndjen qe 11 Prilli eshte afer e per rrjedhoje kerkon qe te nderohet me çdo kusht pas ngordhjes se tij.
Bravo Denis. Megjithatë leri budallejt t’i bëjnë qejfin vetes.
Do duhej vertet politikanet dhe gazetashitesit medieatik te ngjanin me ty Mero. Lekundje mendore mund te dukemi qe kemi, se te jetosh, klinton, bush, Obama, Biden,dhe dy here kete fahriun qe pi koka kola, pranueshem te duket vetja kelluf, gjen cunin e fahriut, nulin, vokshane, dhe Eliza ne boten e cudirave. Realiteti eshte i njejte thjesht dobesimi I euros ben dyrnjane nga dje ti thonte canit rrije mbas dere per nje cope pice, sot shperndan tratke nga nje tv ne tjetrin. Nuk e kam me Denisin, e kam me ty Mero, mjaft vaite lule mbi drejtesi pse e zoteron vete. E vadite berish, rame e veliaj, askush nuk I rezistoj kohes, sepse asnje nuk pranon te jete per popullin I popullit. Fundja mero duket se duhet te vaditesh arlindin. Fundja dukshem eshte Shprehja, secili per vehte, zoti per te gjithe. Mero nderse popullin sa pa ikur dhe gjyshet ne zvicer, se vend na pranon ne nuk ka me. Koha Mero ti sherbesh popullit, rama e berish nuk ndryshojne ne bote
I keni numuruar vitet qeverris? Edhe sa dite ka? Ta Thom Une, edhe 13 vite te tjera. NE zgjedhjet e ardheshme merr 94 vende Ne parlament. Ja jep populli, NUK i merr vete.
Deri sa te lehe mortja Sali... vertet Edi i ka ditet e numeruara, nje me nje...3650 dite ke o Ed me kundershtar Sali Bishen
Qeveria është problemi, opozita është shpresa. Shqiptaret kane probleme me shumice por shpresa ka vdekur
Mund të them vetëm "Bravo,bravo Denis",sepse gjithçka që duhej thënë e ka thënë mjeshtërisht Denisi.
PëDë është parti fantazmë! Në komandë qëndron një kryefantazmë, e deformuar, me rrudha skandaloze, me sy të skuqur gjak, me fytyrë pa qime, me hundë gjithë inat dhe tek-tuk shfaqen fantazmat-hije, që i bëjnë elozhe kryefantazmës, duke i deklaruar me kamer dhe mikrofon, me zë dhe me figurë: - Unë të dua shumë, më shumë se babën tim! Unë jam me ty, zonjë e madhe... Kryefantazma shpërthen dhe "mbytet" nga emocioni, saqë mundet të thotë vetëm: - Rrofshi juuuuuue! Largohuni me kohë nga fantazma, o njerëz! Fantazmat hanë njerëz me mënyra nga më të ndryshmet dhe kurrë s'kanë të ngopur...