Nga Ilir Demalia
Mos u mashtroni: ajo që pamë dje dhe shohim vazhdimisht në bllokimin e ekraneve kur del Lexhenda nuk është opozitë, nuk është krizë dhe nuk është “revoltë popullore”. Është media shqiptare duke bërë atë që di të bëjë më mirë: riciklimin e krimit politik për të mbajtur veten gjallë.
Pa kamerat, mikrofonët dhe “breaking news”-et, Lexhenda do të ishte thjesht një relike e viteve ’90. Me median, ai shndërrohet në “lajm kombëtar”, në “kërcënim”, në “zhvillim dramatik”. Kjo nuk është informim. Kjo është larje politike në cikël të plotë.
Në Shqipëri, krimi politik nuk hetohet. Transmetohet.
Nuk analizohet. Normalizohet.
Nuk dënohet. Riciklohet.
Media e ka kthyer të kaluarën kriminale në kontent. Sa më e errët historia, aq më i madh ekrani. Sa më i rëndë bilanci i gjakut, aq më i butë trajtimi mediatik. Gërdeci, 21 janari, ’97, ’96 — të gjitha reduktohen në “opinion”, “qëndrim”, “debat”.
Kjo nuk është harresë. Kjo është amnisti mediatike e qëllimshme.
Pse media e mban gjallë të vdekurin politik?
Sepse media shqiptare nuk ka luksin të prodhojë të re.
Sepse gazetaria kushton.
Sepse hetimi rrezikon.
Sepse qytetaria kërkon standarde.
Ndërsa Lexhenda është i lirë, i gatshëm dhe i sigurt. Nuk kërkon pyetje. Nuk kërkon ballafaqim. Nuk kërkon përgjegjësi. Ai flet, shan, kërcënon — dhe media mbush oraret.
Në këtë marrëdhënie, media nuk është viktimë e politikës. Është partneri i saj më besnik.
Ndërsa ekranet ziejnë nga fytyra të konsumuara, qytetari real zhduket. Mendimi i pavarur nuk ftohet. Alternativa e re injorohet. Çdo zë jashtë rrethit të vjetër ose heshtet, ose përqeshet, ose etiketohet si “i parëndësishëm”.
Media nuk i trembet ekstremizmit.
Media i trembet normalitetit.
Sepse normaliteti kërkon etikë. Dhe etika është armiku më i madh i këtij modeli.
Ndërsa Lexhenda është bërë si ata që hedhin fishekzjarrë natë pẽr natě në 1-2 të natës, Lexhenda hedh fishekzjarre para Kryeministrisë pë “rrëzimin” e 1035-të të Ramës në këto 13 vjet
Bllokohen rrugët, irritohen njerëzit, shkatërrohen nervat për këto festa. ndërsa televizionet transmetojnë live, pa kontekst, pa kundërpyetje, pa asnjë filtër. Qytetarët mallkojnë nëpër makina. Mediat numërojnë klikimet.
Ky është misioni editorial i medias : zhurmë, jo kuptim.
Pa këtë media, krimi politik do të ishte i vdekur. Pa këtë media, e shkuara nuk do të shitej si e ardhme. Pa këtë media, politika shqiptare do të detyrohej të ndryshonte.
Por kjo media nuk do ndryshim. Sepse ndryshimi do ta nxirrte jashtë loje.
Prandaj ajo lan, lustron dhe riciklon.
Prandaj bllokon ekranet.
Prandaj e quan “lajm”.
Derisa kjo lavatriçe të prishet, Shqipëria do të mbetet peng jo vetëm i politikës së vjetër — por i medias që jeton duke e mbajtur atë gjallë.
Nje proteste partiake média nuk ka pse te jete ary , qendrone , pasqyrojne dhunen , pasi paguhet nga krimi. Nuk e di kush ishte ai plehre kameraman qe filmonte Bufin komunist duke valvitur flamurin kombetar nen zjarrin e molotovit hedhur nga terroristet mbi institutionin qe perfaqesone flamurin.....nuk e kuptoje si keto média pasqyrojne dhunen ne ekranet si ka mundesi. Bufi çdo veprime e bene thjeshte per tu mediatizuar e di qe kamerat i shkojne pas bythe, sa turpe per ate palo média. Protest e bere nga nje parti dhune e pasuruar ne ekranet tv , pse ........
Analiza perfekte por në shqipëri nuk e kuptojnë sepse janë të gjithë të zhytur në kënetën e krimit,drogës dhe mafjes duke e ushqyer atë me propagandë dhe dizinformacion që meriton kodin penal.Gazetare qesharake që nuk pyesin ,por imponojnë opinionet e tyre në favor të padronit që i paguan.Eksitohen dhe ngazëllehen kur shohin pamje zjarresh ,përleshje dhe goditje ,dhe jo vetëm nuk i dënojnë por i ekzaltojnë.Shkurt,mediat në shqipëri janë vegla në duart e krimit,bandave dhe korrupsionit.
Po ti SYCI mavi ku e fut veten dhe a nuk paguhesh ti nga e njejta lavatrice?
Veten ta ka fut ty o cop m@ti qe nuk meresh me artikullin, por me syzet qe mban edhe plaka jote!
Ti thuaj ku gabon ky.Duke rreshtuar gabimet e tij me fakte, del vete pastaj qe dhe ky paguhet.Kuptohet,miliona si fevziu e peka,se pa leke nuk ka ne kapitalizem.
Bravo, bravo artikull i perkryer
Analize e mençur.
TEMA eshte lavatricja kryesore
Tema është rrobalarëse,teshalarëse.petkalarëse…
Kjo Vetëm shqip nuk flet, i turret Meros pse artikullshkruesi thotë një të VËRTETË që ulëret, po mos të jetë media, Sali Berisha vdes. VDES.
JO or Taj, eshte SyrriQorr.Tv dhe Syrri.net, por or taj ti je Qorri i vertete!!!!!!!!!
Lavatrice eshte Zeni TV, klani etj Jo Tema, Por hajduti e krimineli Sali ka miliarda e pagun pa problem per te mbrojtur ato te shumtat pare, Kurse SPAK u merret me ato qe kane pak ose aspak se e ka ma te kollajt me realizu planin. Kur ke nje drejtesi Cobanesh, te korruptume e te kapun nga Sali Krimineli ashtu do jete.
E vertete. Tema eshte kthyer ne portal propagandesk pro qeverritar. Me vjen turp qe konstatoj nje gje kaq te flliqur per kete portal ku me te vertete ka qene ajka e lajmit, e lajmeve te perzgjedhura dhe nga ku lexuesi merrte informacion cilesor, ku socialisti i ndershem e klikonte kete portal pasi gjente ketu te verteten. Tani na eshte bere Tema si kanali i zenit e akoma me keq. Mero, te klikojme akoma s’e na eshte bere si ves, por do e humbasesh shume shpjet rolin mediatik qe ke patur pasi propaganda dhe jenjeshtra nje destinacion kane. Ate te zhdukjes nga klikimi i lexuesit
Eshte e para dreQesia qe mban ne jete antishqiptarizmin politik ne Shqiperi,tash e 36 vite. Medias ia bej dermanin ,nje quit e ik pirdhu,,,,,,dreQesise nuk di si t'ia bej.
Lora ke harruar breket ne bagazh te makines..Kam mbeshtjelle krikon me to...ngela duke bere gomen
Nu kam lexuar deri tani nje analize te tille Skaner i ben medias ,plot kulture dhe thellesi mendimi.I drejtpersedrejti dhe kurajoz.Bravo Demaliaj !
Mendja pa punë është sëmundje,e sidomos kur ushqehet me tifozëri politike, pa asnjë kontribut real. Ka njerëz që nuk punojnë, nuk krijojnë, nuk ndërtojnë, por e harxhojnë energjinë duke u kapur pas flamujve partiakë, si të ishte kjo një formë e re jetese. Në vend që të mendojnë për të përmirësuar veten dhe shoqërinë, ata zhyten në grindje sterile, duke e kthyer mendjen në një vegël të sëmurë që prodhon vetëm ndasi...
Analize e shkelqyer!
Po pse si jeton meroja thoni ju nga 1-2 reklama te paperfillshme ne gazetatema? hahaha I gjithe populli eshte hajdut ne krye qeveritaret, media.
Degjoni Dekarin se vetem ky ka qene dhe mbetet njeriu me dashakeqesi i shqiptareve dhe nuk mungon kurre ne komente , sepse me vrerin qe vjell 24 ore para monitorit siguron tagjine nga Athina !
Po. Prse. Nuk. Godasin. Edhe. Deputetet. Sic. I godiste. Saliu. Keta. te. PS Prse. Godasin. Popull fukara. Se. ne. Protest. Vene. Hallexhinj militant tArixhinj. Te. Paguar. Prse. Nuk. Godasin. Bocin. Noken. Ate. Budallan. e. Fariut Se duket. Sikur. Politikanet zihen. dhe. Drurin. E. Ha. Populli. Dhe. Thone. Qe. Para. Ligjit. Jemi. te. barabart
Or Taip , epo na e shpife mor burrë me shkrimin tënd . Pas cdo fjale vë pikë. Cfarë gramatike është kjo o Taip?
Ky shkrim i Demaliait është më i miri për Median, të cilën e kam menduar prej kohësh. Mendoj që po të jetosh jashté i kupton më mirë difektet e Medias shqiptare dhe kjo e ka ndihmuar Demaliajn që t’i perceptoj.
Mbreme ne lajmet e ores 7 e 30 me ngjalli krup Top Channel me menyren sesi e pasqyronte protesten e ca djemeve te edukuar per vite te tera me nje fryme primitive te goditjes se policise qe eshte ne krye te detyres dhe qe nuk kane asnje faj per te cilin mund t’i akuzosh! Me ka mbetur zakon t’i ndjek lajmet te ky kanal qe kur u themelua nga Tani, por nuk do ta ndjek me, ashtu sic bej prej vitesh edhe me kanalet e tjera!
Kam një lloj stepje që të lavdëroj artikullin sepse e ka shkruar një person që kur e dëgjoja që fliste nga Amerika më dukej jo for I kualifikuar, gati gati si sherrxhi kafenesh, "Syçi". Por ,ç'do koment që do të shtoja për temën që trajtohet do ishte një përsëritje e asaj që është thënë nga autori. Por për këtë arsye nuk mund të mos I them bravo Ilir Demalia !
Syc Demkalia, ke harruar te shtosh thelbesoren - Mero Baze nuk eshte brenda asaj Lavatrice qe jeton prej saj, si me i pa varuri analist i ketyre 35 viteve publicistike!
Brilante ! Ilir Demalia nje analist ekselent, inteligjent, i drejteperdrejte, demokrat ne shpirt dhe i guximshem per kohen ku jetojme. Fatkeqesia jone eshte qe si ai ka shume pak ne Shqiperi , fare pak ! Shumica e analisteve jane servile te peshtire, trushpelare, me inteligjence disfunksionale, genjeshtare e mashtrues ne sherbim te padronit qe i paguan apo i ka zene koken me dere. A mund te zhvilloje Fevziu emision pa pranine e Berishes qofte dhe me msm. A ka gazetare si ata te televizionit te familjes mafioze Syri tv qe kane shitur fytyren e, inteligjencen e tyre ne publik , duke u prezantuar si sherbetore te pervuajtur te nongrades si Qim Peka, Sonila Meco, Bledian Koka,Flavio Qarri apo Shkullaku ? Po ne televizionet e tjere qe organizojne emisione per te mbajtur gjalle figuren e kriminelit nongrada si Grida Duma, Lubonja, Burimi,Enton Debilekaj,Tela, Bushati etj. Pra paralel me krimin e politikes eshte urgjente te ndeshkohet dhe krimi mediatik.
Shkrim që meriton respekt. Pushteti i 4-t është edhe më i korruptuar se e ashtuquajtura drejtësi. Media e sotme i shërben këtij sistemi me po atë besnikëri që media e shkuar i shërbente diktaturës.
Mendoj qe media eshte me e kriminalizuar se politika dhe ndoshta do te vije nje dite qe do te jape llogari para ligjit. Vini re gazetaret qe i shkojne cdo dite ne konferenca shtypi nongrades. Ai i perserit cdo dite te njejtat genjeshtra deri ne merzi, ai shan, ofendon e degjeneron politikane, prokurore , gjykates duke perdor epitete poshteruese edhe per seksin femer dhe keta gazetare qendrojne te tulatur, nuk reagojne duke u bere bashkefajtore me kriminelin. Si nuk u cua nje gazetar me personalitet qe ti thote Berishes stop, une nuk mund te asistoj qe ju te degjeneroni me shorehje rrugacerore nje femer e te largohet nga salla. E nje gazetar i tille do ti hapte rruge vehtes dhe te tjereve per nje autostrate te re te ushtrimit te detyres se gazetarit si shembull per brezat e ardhshem.
Të lumtë Ilir !
Bravo Demalia,ke goditur ne shenje!
Kush media po e mban akoma gjalle kriminelin nongrada. Televizioni familjes Syri tv me Qim Peken, Flavio Qarri, Bledian Koka, Sonila Meco etj. A2, New 24, Ora new, Top Qenefi, pjeserisht Tv Klan. E thone pastaj qe mediat i ka kapur Rama.
E ke qare Ilir !
Kryelavatriçja është Syri i familjes Berisha, pastaj News 24 e Klodiana Lalës, Llabanit, Metës, Euro news e Mëhillit, MCN dhe Cna të djalit të Meksit, klanit të Fevziut, Top Channel të Grida Dumes, etj.
Dhe trushplaret si puna juaj, qe i bejne fresk nje pushteti te korruptuar, jane Kryelavatriçja ku ky pushtet lan e shplan pisllekun e vet Cdo qytetar ka pergjegjesi per abuzimin me pushtetin e kujtdo force politike. Urrejtja dhe mllefi i njeanshem jane deshmi primitlvizmi e militantizmi te semure.
Është realitet, nuk është mllef, jemi lodhur me gënjeshtrat dhe ulërimat e idhullit tënd në çdo vakt, se nuk thotë asgjë, vetëm shan, fyen, shpif dhe nuk durohet më. Të gjitha stacionet edhe TVSH i shërbejnë parave të pista të Berishës. Bëni një anketë dhe rezultati tregon se Berisha është ai që të vret sytë në TV.
O gomar , kaq i trashe te jesh ? Komentuesit e shumte kritike jane thjesh reagime kundra mesjetarit Sali Berisha qe i ka bere 1001 te zeza ketij vendi dhe ti si shpellar i zgjuar qe qenke , i del per zot ! Njeriu normal kurdohere eshte i prirur te zgjedhe te keqen me te vogel , kurse shtazet konvenojne me te ngjashmit e tyre .
Te lumte Demala 100 per 100 e vertete E
Te lumte Ilir. Ke demaskuar nje te keqe te madhe qe po erreson mendjet, jetet, te ardhmen e shqiptareve. Kjo media ndyresire eshte me e keqe se Dumani apo vrasesit e tjere me pagese. Ata vrasin sojin e tyre shume te paket ne numer. Kjo media eshte vrasese me pagese e gjithe Shqiperise. Ptu…maskarenj, pa atdhe, din, imam, per ca luks po kerkoni te degjeneroni shqiptaret, po degjeneroni edhe familjet tuaja, grate, femijet, niperit, mbesat tuaja!
BRAVO ! Një artikull i një intelektuali të kultivuar !
Ilir Demalia ..!?!? Po , KY ne kete shkrim , nuk ngjan fare me ate percepti qe Kemi , prej kohesh , per te . Me kete analize brilante , me kete argumentin trondites , me kete "Pretence " per pushtetin me langaraq ( pushteti I katert !!!) te ketyre 34 vjetesh , meriton vleresimin maksimal .
Eshte nje teater i rendomte or mik, me idiote qe hedhin fishekzjarre dhe molotov e me 20 police pas makines se ujit qe bejne sikur shteti ekziston dhe me 100 kamera televizive dhe 200 telefona qe xhirojne live.. a e di sa kushton nje "proteste" ? Rreth 1 milion euro. Problemi eshte se po lene leshte e nuk po del gje. Mediat ne shqiperi jane lavatrice parash te pista, pervec kafeneve Shqiperia duhet te jet kampion per numrin e kanaleve mediatike apo "debateve politike" cdo nate.
Mediat mbajne gjalle krimin..se ndryshe ato do falimentonin…kaq e thjeshte..
Analize e sakte!
Bravo Ilir ,ke bërë një analizë fantastike .Na janë neveritur ekranet me këta palo analistë të "SHUMËDITUR"
Te lumte Demalia! Nuk ke perjashtuar askend nga keto media te degjeneruara , te tjetersuara , te flustruara, te degraduara , te kamufluara si hajdutet dhe genjeshtaret me te medhaja ne Shqiperi. Eshte politika qe I ushqen dhe keto I japin jete asaj.Shiko cfare bejne mediat sidomos ato qe quhen te djathta, tjetersojne realitetin , vjedhin para nga fukarenjte , ngrene kulla, pompojne politiken , organizojne krimin , dhe ne shikojme estradat e tyre.Dhe politika kercen me daulle per to , drejtesia I mban me pekule dhe ben sehir dhe ne bejme komente neper kafene se sa na vodhen dhe na tjetersuan trurin ,degjeneruan shoqerine dhe na moren jeten. Te lumte Demaliaj. Mero , shiko kete shkrim dhe vazhdo me tej, eshte ndihme per shqiptaret e ndershem.
bledi fevziu eshte lavatricja me e madhe krimit ne shqiperi
Pse ka média ne Shqiperi !. Nese Bushati Lubonja Cani Çurri Robert Kaka Papa Erla Mehilli Rakipillari Peka Sonila siliconi Krasta Duma Barbaramo Abilekaj Eni Vasili Hoxha Zekthi Shkullaku Fevziu.....jane dy -tre avokat te Report tv i ke aty çdo mbremje rrezik fleje ne studio , apo nje fare experti kriminal i thone profesor Karramuco ai te shpjegone me nje fare fodullizmi haaaa. Ne Shqiperi nuk as média as shoqeri civile as opozite por nje familje kriminale ajo e Berrishes qe ka kapur gjithe sistemin. Nuk duhet te jesh shume intelegjent per ta kuptuar qe valvitja e flamurit dhe djegja e institucionit shteteror se perfaqesone ate flamur jane d'y gjera te kunderta . Ose djege flamure e institution ose mbrone flamure e institution, gje se ky psikopat dhe grupi terrorist qe une mendoje qe jane koqevar nuk e kuptojne. Dikush thote po drejtesia çfare bene ... asgjeeee, eshte e kapur.....
Bravo ,bravo te qofte se I ke vene piken mbi I Ne aShqiperi pjesa me e madhe e medias se shkruar a folur ËSHTË kthyer ne tallava ku ata qe shkojne a shkruajne a- mendojne vetem fitimin dhe kjo eshte shume e dukshme bile jo vetem ne shoqeri, por edhe mardheniet familiare Vetem UNE te fitoj pe menduar kush demtohet b- Nje ndasi e tejskajshme politike perballe se ciles humbet llogjika C- DEKIARATA e kopetenca per ta bere te bardhen te zeze ne sekonde D- konspiracion I tmerrshem qe po cmend shoqerine e meradhe e shume te tjera qe vazhdojne te mbajne gjalle ate qe ka vdekur klinikisht , por derisa ti dale shpirti do e terheqe zvarre Jo vetem pd, por gjithe SHQIPREINE Alla shqiptarshe per ata qe vazhdojne ta ndjekin nje non grata pa asnje te ardhme jane pa sy, pa mend apo krejtesisht budallenj ??!! Le ta zgjedhin TE LUMTE Z DEMALIA ,
Lir Demaliaj mbetet për mua sot e kësaj dite zëri më i fuqishëm i "OPOZITËS REALE", ashtu siç e kam njohur personalisht kur diskutonim me zë të ulët nën frikën e survejimit të sigurimit famëkeq. Këtë shkrim është pak ta quash dinjitoz. Ky shkrim është këmbanë ulëritëse për gjithë ata që ëndërrojnë një Shqipëri të denjë përkrah vendeve të zhvilluara perëndimore. Demokratura post diktatoriale e ka zhytur vendin në një labirinth mediatik, ku qytetari me IQ nënmesatare e ka të vështirë të bëjë dallimin midis informacionit dhe trushplarjes. Propaganda e pa shfrenuar mediatike, ku rol kryesor luajnë emisionet e kurdisura me opinione "live" dhe gazetaria me lajme gjysmake e të thata, të gjitha të kaluara më parë në sitën e partive respektive prej të cilave paguhen, ka marë përmasa ekstreme, aq sa "Zëri i Popullit" duket lule po ta krahasosh me to. Pushteti i katërt është i lidhur fort me ato prej të cilave varet e mbahet më këmbë. Në kushtet ku pothuajse çdo ditë më shumë informacion prodhon kronika e zezë dhe politika e dhunës me flakadanëve e molotov cocktails, median nuk ke se si ta ndash veçmas e ta trajtosh me naivitetin e një adoleshenti, të pavaruar apo të paanshshme. Mediat e pavarura nuk kanë një redaktor e dy moderatorë. Mediat e pavarura janë institution me qindra të punësuar, të cilët kontrollojnë në mënyrë të pavarur pubën e njëri-tjetrit. Media të pavarura janë NYT, BBC, BILD, etj, dhe jo kapsi i andi bushatit apo spirra e qim pykës. Vetëm po të vështroje dje me kujdes pamjet e regjistruara nga kameramani dordolec i vënë në shërbim të Syrit të sypeshkaqenit do konststoje se i njëjti clip ku një protedtues bënte sikur po i vinte për të vjellë nga gazi lotsjekkësu përsërit të paktën njëzet herë. Dordoleci e ka vendin të ruajë laraskat dhe jo në vendngjarje.
Lir Demaliaj mbetet për mua sot e kësaj dite zëri më i fuqishëm i "OPOZITËS REALE", ashtu siç e kam njohur personalisht kur diskutonim me zë të ulët nën frikën e survejimit të sigurimit famëkeq. Këtë shkrim është pak ta quash dinjitoz. Ky shkrim është këmbanë ulëritëse për gjithë ata që ëndërrojnë një Shqipëri të denjë përkrah vendeve të zhvilluara perëndimore. Demokratura post diktatoriale e ka zhytur vendin në një labirinth mediatik, ku qytetari me IQ nënmesatare e ka të vështirë të bëjë dallimin midis informacionit dhe trushplarjes. Propaganda e pa shfrenuar mediatike, ku rol kryesor luajnë emisionet e kurdisura me opinione "live" dhe gazetaria me lajme gjysmake e të thata, të gjitha të kaluara më parë në sitën e partive respektive prej të cilave paguhen, ka marë përmasa ekstreme, aq sa "Zëri i Popullit" duket lule po ta krahasosh me to. Pushteti i katërt është i lidhur fort me ato prej të cilave varet e mbahet më këmbë. Në kushtet ku pothuajse çdo ditë më shumë informacion prodhon kronika e zezë dhe politika e dhunës me flakadanë e molotov cocktails, median nuk ke se si ta ndash veçmas e ta trajtosh me naivitetin e një adoleshenti, të pavaruar apo të paanshshme. Mediat e pavarura nuk kanë një redaktor e dy moderatorë. Mediat e pavarura janë institution me qindra të punësuar, të cilët kontrollojnë në mënyrë të pavarur punën e njëri-tjetrit. Media të pavarura janë NYT, BBC, BILD, etj, dhe jo kapsi i andi bushatit apo spirra e qim pykës. Vetëm po të vështroje dje me kujdes pamjet e regjistruara nga kameramani dordolec i vënë në shërbim të Syrit të sypeshkaqenit do konstatoje se po i njëjti clip, ku një protestues bënte sikur po i vinte për të vjellë nga gazi lotsjellës, u përsërit të paktën njëzet herë. Dordoleci e ka vendin të ruajë laraskat dhe jo në vendngjarje.
E pa basushme edhe Report Tv eshte bere si Syri Tv
Bravo Demaliaj duhet bere bllok kunder nje pjese te mire te gazetareve te paafte ,te blere nga sypeshkaqeni Xeni, te lidhur me krimin.Po keta gazetaruc perfitojne nga pavarsia qe u kane dhene sore shoqerite modene ,nga imuniteti qe kane,Nje pjese e ketyre qe jane edhe gjobaxhinj po helmojne publikun me disinformacione.A mund te me thoni pse nuk flasin gazetaricet me perjashtim te Balles per ate gazetaren qe the qe ne daten 20 amerikanet do arrestojne Edi Ramen Turp……..
Shum shum realist.... Ah sa shum nevoje kemi per kto burra te mençur
nuk ka drejtesi ne shqiperi harojeni. kemi drejtesi. te ikromuar nga kriminelet aty brenda. po nuk u pastrua. drejtesia. kerma krimineli sali berisha. do vazhdoj krimet
Nuk jam i fushës së mediave por një vlerësim për këtë shkrim e kam .Ndoshta midis shumë komenteve ,shkrimeve ,debateve dhe tjërë ky është një midis të tjerëve që ju i kini vënë pikat ""mbi i"". Mundet të jem gabim por po e shpreh hapur dhe me një bindje të pa lëkundur se në Shqipëri dëmi më i madh që i bëhet opinionit vjen nga mediat të cilat nuk janë jashtë anësisë dhe përkatësisë politike dhe partiake . Mediat janë bërë përçues i zërit mendimit dhe qëndrimit politik të partive sepse ato paguhen për këtë qëndrim anti realitetit dhe të vërtetës në çdo fushë Mediat tona janë shndërruar në një tellall të fshatit të para çlirimit që trasmeton ato që i thoshte prefekti agai i fshatit apoi kryeplaku .,e në veri pa tjetër ato që thoshin e donin bajraktarët .Dhe në këtë rast këto role i luajnë pronarët e mediave të kapur nga krimi ,pasanikët, mafiozët dhe drejtuesit e partive politike qoftë në pushtet apo në opozitë .Për të patur një zë të pastër të fuqishëm real të pa varur dhe me kurajo të mediave të gazetarëve të drejtuesve të paneleve duhet të kemi pronar të mediave të tillë patriot të ndershëm jo makutër të paras jo qejfëli të partive politike jo njërëz të cilët e kanë vënë këtë pasuri nga përkrahja që i kanë dhënë qeveritë dhe tani i detyrohen të lehin dhe kafshojnë sipas urdhërit që japin drejtuesit e partive dhe krimi i organizuar që i detyron këto media të shkruajnë propogandojnë të mbështesin atë parti që është e lidhur me interesat e saj . Si është e mundur dhe sa është normale që në 24 orë të ditës e natës 3/4 të kohës e zënë emisionet komentet konferencat e shtypit panelet me analistë që kanë 35 vjet që helmojnë opinionn publik dhe mbi të gjitha dhe më skandalozja ,a ju bën përshtypje pronarëve të mediave ,që Saliu është i prezent në media çdo ditë si puna e reklamave të firmave ? Po mirë po kanë një regji një status një programacion një politikë mediatike një rregull minutazhitë përcaktuar nga AMA që e paguajnë taksat e popullit ?? Po çfarë thotë more të nderuar që ai të zaptojë ekranet për 24 orë ??Ai veç shan ,ofendon ,akuzon partitë qeverinë ,shpif dhe çon në institucionet evropiane informacione të gënjshtërta ,akuzon Shqipërinë për bandat që sipas tij drejtojnë vëndin . Ai ju bën thirje Vëndeve të BE dhe Amerikës që të mos e pranojnë Shqipërinë në BE se sipas tij pra Saliut nuk i përmbush kushtet Po mundet të qëndrojnë indeferent mediat ndaj një handikapi të tillë të këtij kllouni të politikës , A duhet të ti jap akses të pa limituarnë media një njeriu që është non grata që është në ndjekje penale që i ka bërë kaq dëme këtij populli që është përgjegjës për qindra dhe mijëra të vrarë nga viti 1991 dhe dei më sot A e ka të drejtën morale që ky të bëjë propogandë anti qeveritare dhe anti shqipëtare kur vetë është i zhytur në krime korrupsion në vjedhe në shitje të pronës së popullit me një euro kur ky ka bërë me qindra shpronësime dhe dhënia për militantët e partisë demokratike Përse këto media nuk i dinë këto veprime anti shqipëtare anti ekonomike të këtij politikani që zapton ekranet për orë të tëra në të gjtha ditët e javës muajt e vitit ? Pa diskutim i din por ju vjen më mirë që ti paguaj familja Berisha me valut pa u përpjekur shumë dhe për ditë se sa të mbajnë qëndrim parimor dhe kufizues për këtë vampir të djersës së popullit dhe të gjakut të bijëve të popullit, që i bëri kurban për interesa të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit me çdo mjet rrugë dhe çmim .Përfundimisht media si pushtet më vete ka çeduar nga misioni i saj madhor nga detyra patriotike dhe shoqërore për propogandimin erezultateve dhe linçimi i mangësive të punëve të qeverisë institucioneve të partive politike të drejtësisë të historiografisë të shkencës të artit kulturës traditës Media e ndjen veten komod kur dalin shumë politikan historian studius analist deputet drejtues partish politike dhe mbushin ekranet dhe kohën televizive me broçkulla me budallalëqe me shpifje me analiza steriotipe me një unison stoik në sharje ofendime shpifje dhe kritika jo të bazuara për gjëndjen në Shqipëri Po mirë pse televizionet dhe pronarët e tyre a nuk duhet të kenë pak nacionalizëm që të mos i kapërdijnë por dhe të mos i lënë hapsirë të pa kufizuar disa elementëve anti shqipëtarë që vijnë në panele në studio me fjalime të shkruara kushedi se ku duke e vënë vëndi tonë të tyre në qëndër të akuzave kritikave jo të bazuara ,shpifje , akuza si një vënd i sunduar nga bandat krimi mafia droga korrupsioni e tje ra? Po more po ato kritika që janë e vidente mirë është që të thuhen biles me zë të lartë dhe të argumentuar ,. Por jo të nxishë një realitet që shifet ndiqet dhe ndjehet nga shumica e popullit Media duhet të jet në avangardë për të thënë të vërtetat për ti propoganduar për ti bërë prezent për opinioni si pozitivet edhe mangësitë por jo ti hiperbolizojë mangësitë se kështu i do mideja e opozitës dhe se ajo e paguan median për të nxirë realitetin . Kjo nuk është media që duam dhe që është kusht i një demokracije në rritje , Për këto dhe shumë gjëra të tjera që çalojnë në mediat tona unë me modesti e pëlqeva shkrimin tuaj .
PERGEZIME PER ANALIZEN ZOTI ILIR DEMALIA .
Zoti Ilir Demalia analizon një fakt, që përbën objekt punë për DREJTËSINË! Meriton respekt dhe falënderim! Nuk kishte gjë më të turpshme, kur lexhenda tundte flamurin dhe çakenjtë hidhnin molotovë drejt kordonit të policisë dhe lëndoi 5 prej tyre! Osmëni dhe Lalaja jepnin "informacion live" për turp!
Media na helmon çdo ditë. Duhen sa më shumë analistë e gazetarë të shkruajnë e te flasin kështu, troç, si Demalia dhe Baze.